Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 08. 2013. 16:50 >> 17:08

LAJMET 9.08.2013

9.08.2013

Punëtoreve te Kombinatit te aluminit u janë vazhduar kontratat e punës

Punëtoreve te Kombinatit te aluminit te Podgoricës do tu vazhdohet kontrata e punës ,nga ana tjetër te njëjtën nuk do ta nënshkruajnë 166 punëtorë te cilët i kane plotësuar kushtet për pension,ka kumtuar kryetari i sindikatës te Kombinatit, Rade Krivokapiq.

 

Ai për agjencinë MINA ka deklaruar se vazhdimi I kontratës për shumicën e punëtorëve nuk është kontestues derisa 166 prej tyre menjëherë duke filluar prej ditës se nesërme mund te pensionohen. Sipas fjalëve te Krivokapiqit fakti qe kënaq sindikatën është mundësia qe 420 persona te shkojnë ne pension dhe ne këtë mënyrë te kenë sigurim me te madhe se sa te mbeten ne Kombinat. Një pjese e punëtorëve qe duhet te pensionohen janë tubuar dhe kane vendosur qe tani e tutje te gjitha interesat e tyre ti përfaqësoje ekipi bashkëbisedues e jo si deri me tani Rade Krivokapiq e Sandra Obradoviq.

 

Sinishtaj shprehet se nuk janë me pjese e koalicionit ne pushtet

Iniciativa qytetare është e vendosur qe te braktis koalicionin ne pushtet,nga fakti sic deklarohen se PDS nuk duke respektuar marrëveshjen e koalicionit sipas te cilës referendumi për komunën e Malësisë është dashtë te mbahet deri ne fund te muajit shtator. Kryetari i Iniciativës qytetare,Vasel Sinishtaj, ka deklaruar se ka kohe qe partia e tij nuk është pjese e koalicionit ne pushtet sepse nuk është duke respektuar zëri i tyre .

”Nuk kemi dëshiruar ta nderjeme  koalicionin me Forcën,edhe për kundër asaj qe ata lehte i pranojnë premtimet nga ana e shtetit te cilat nuk respektojnë kushtetutën dhe premtimet te cilat është vështir te ndërtohet ndonje send ne baze te marrëveshjes “,ka deklaruar Sinishtaj për Dnevne novine. Gjithashtu edhe deputeti nga radhët e Forcës Genci Nimanbegu ka kumtuar se pas shtyrjes se re te referendumit,partitë shqiptare duhet te ridefinojne marrëdhëniet me PDS. Nimanbegu  po ashtu deklaroi se qëndrimin e vete politik do ta ndërmarr pasi qe kjo parti te bisedoje me partnerin ne koalicion Iniciativën qytetare. Nga ana tjetër funksionari i PDS ,Nikolle Gegaj ka vlerësuar se referendumi do te mbahet sic është premtuar ,por shtrohet pyetja nëse mund te përgatitet deri ne muajin shtatore për shkak te afateve te shkurtra.

 

Ditën e hëne do te zhvillohet debati për regjistrat e qëndrimit dhe vendbanimit

Grupi punues për ndërtimin e besimit ne procesin zgjedhore ditën e hëne do te debatoje për Ligjin për regjistrat e qëndrimit dhe vendbanimit. Ne mbledhjen e me pashme te Grupit te punës është arritur marrëveshja qe te iniciohet ligji i ri për regjistrin zgjedhore,sepse sic është sqaruar me ndryshimet e aktit ekzistues nuk mund te kryhet komplet reforma. Grupi punues me 5 te këtij muaji ka shqyrtuar projekt ligjin për regjistrin unik zgjedhore ,me te cilin është paraparë qe Ministria e punëve te brendshme te udhëheq me regjistrin zgjedhore,kurse Komisioni zgjedhore shtetërorë te këtë funksionin kontrollues ndaj këtij procesi.

 

Bursat PR nxënësit e talentuar

Ministria malazeze e arsimit ka shpallur konkurs për ndarjen e bursës për këtë vite për nxënësit e talentuar .Do te ndahen 100 bursa shfrytëzuesve te mëparshme,50 për te rinj dhe 15 për nxënësit e shkollave te mesme te cilët janë duke u shkolluar për profile te kuadrove deficite. Dokumentacioni i nevojshëm për te konkurruar Komisionit duhet ti dorëzohet prej datës 2 shtator deri me 18 tetor.

 

Daçiq: Prishtina po e sfidon marrëveshjen

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, u shpreh se pjesëtarët e delegacionit kosovar në bisedimet teknike në Bruksel, po e sfidojnë ''seriozisht'' marrëveshjen 19 prillit.

Daçiq ka thënë se ekipi i Prishtinës po e rrezikon marrëveshjen kur bëhet fjalë për organizimin zgjedhjeve të 3 nëntori.

 

Thaçi: Marrëveshja do të zbatohet

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se shpreson që marrëveshja e 19 prillit në Bruksel me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të zbatohet.

 

Kryeministri Thaçi ka hedhur poshtë pretendimet e Serbisë se Prishtina po rrezikon dështimin e marrëveshjes.

 

Ivanoviq: Më shumë kontakte me politikanët shqiptarë

Drejtuesi i Iniciativës qytetare serbe në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, ka vlerësuar se shqiptarët dhe serbët kanë nevojë për më shumë kohë për të përmirësuar marrëdhëniet mes tyre, pas gjithë atyre konflikteve historike që kanë pasur mes vete, sidomos në vite e 90-ta. Oliver Ivanoviq ka vlerësuar se takimet e zhvilluara deri më tani midis kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij Ivica Daçiq kanë pasur ndikim në krijimin e një perceptimi për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve. Ivanoviq ka vlerësuar edhe thirrjen e dy kryeministrave drejtuar qytetarëve serbë në veri për të dalë në zgjedhjet e nëntorit, por sipas tij kjo nuk është e mjaftueshme:
“Duhet të ndërmerren edhe disa veprime shtesë, sidomos nga ana e kryeministrit Daçiq, sepse serbët në Kosovë u binden urdhrave të Qeverisë së Serbisë. Qeveria e Serbisë duhet të shprehet qartë dhe të thotë se kjo është e vetmja rrugë. Daçiq dhe Vuçiq, duhet t''u bëjnë thirrje njerëzve të tyre në Kosovë që të dalin në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe që t’i përgatisin listat. Mendoj se kur të vendoset një afat prej tyre, atëherë kjo është punë e kryer”, tha Ivanoviq.

 

Ministri Çeku vazhdon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Agim Çeku, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar Andru Morrison Andrew Murrison, po qëndron për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Dje, ministri i FSK-së Agim Çeku, u prit, në takime të ndara, nga ministri i Mbrojtjes Andru Morrison dhe nga shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, gjenerali Nicholas Haughton.
Ministri i FSK-së, ka falënderua ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Andru Morrison dhe shefin e Shtabit të Mbrojtjes, gjeneralin Nikolas Haugton, për ndihmën e gjithanshme, që Mbretëria e Bashkuar po i jep në vazhdimësi Forcës së Sigurisë të Kosovës. Me këtë rast, ministri Çeku, informoi mikpritësit me zhvillimet në FSK; me konfirmimin e NATO-s për arritjen e Kapaciteteve të Plota Operacionale si dhe me ecurinë e procesit të Rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë.
Po ashtu të dy palët biseduan për realizimin e dinamikës së planit të bashkëpunimit sipas Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të dy ministrive përkatëse.

 

4 viktima pas aksidentit me aeroplan në Mogadishu

Katër të vrarë është bilanci i zbritjes së dhunshme të aeroplanit ushtarak të Etiopisë në Mogadishu, kryeqytetin e Somalisë. Lajmi është bërë i ditur nga forcat e sigurisë së Somalisë i cili ka njoftuar se pasi ka prekur tokën, aeroplani është përfshirë nga zjarri.
“Ka qenë një aeroplan mallrash ushtarak ndërsa në të kanë qenë gjashtë persona”, i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve, AFP, një zyrtar i sigurisë i cili nuk ka dashur t’i përmendet emri.
“Katër prej tyre kanë vdekur ndërsa dy është arritur të shpëtohen”, ka thënë i njejti zyrtar.
Pas përfshirjes nga zjarri, një masë e dendur e zezë e tymit është parë në qiell, ndërsa aeroporti më pas është mbyllur.
Shpërthime të vogla janë dëgjuar nga aeroplani i dëmtuar.
Punonjësit e aeroportit kanë thënë së shpërthimet kanë ndodhur për shkak te municionit  brenda në bord.

 

Në një shkëmbim zjarri afër një xhamie në Pakistan, 9 njerëz të vrarë

Persona të armatosur kanë vrarë nëntë persona dhe kanë lënduar 10 të tjerë gjatë një shkëmbimi zjarri në afërsi të një xhamije sunnite, në periferi të qytetit jug-perëndimor pakistanez të Ketas.

 

Lajmi është bërë të ditur të premten nga policia e këtij shteti.Sulmi me armë ka ndodhur pas një sulmi vetëvrasës me bombë, që e kishte cak funeralin e një polici, ku vranë 38 vetë, kryesisht oficerë policorë në të njëjtin qytet.

 

 Arabi Saudite, arrestohen dy militantë të dyshuar të Al Kaedës

Arabia Saudite ka arrestuar dy persona që dyshohet se janë pjesëtarë të Al Kaedës dhe të cilët besohet se kanë qenë duke komplotuar sulme kundër ambasadave perëndimore. Agjencia shtetërore e lajmeve, SPA e ka vizituar zëdhënësin e ministrisë së brendshme, General Mansour al Turki, duke thënë se të dy personat, njëri nga Jemeni dhe tjetri nga Çadi, kanë qenë në kontakt me degën jemenase të Al Kaedës në Gadishullin arabik. Al Turki ka thënë se të dy kanë qenë duke shkëmbyer informacine rreth sulmeve vetëvrasëse në rajon përmes mediave sociale. Ai ka shtuar se i dyshuari nga Çadi  e ka pasur të ndaluar të hyjë në Arabinë Saudite, por është kthyer duke e përdorur një pasaportë që është lëshuar nga një shtet tjetër. Këto arrestime janë bërë pasi SHBA-të dhe disa shtete perëndimore kanë njoftuar për mbylljen e misioneve të tyre diplomatike në disa vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore për shkak të shqetësimeve nga sulmet e mundshme terroriste.

 

Nagasaki e kujton sulmin me bombë bërthamore

Nagasaki është duke e shënuar 68 vjetorin e hedhjes së bombës bërthamore amerikane në këtë qytet japonez. Kambanat kanë rënë në këtë qytet në orën 11 e 2 minuta, kohën e saktë kur bomba e ka goditur qytetin. Të mbijetuarit e sulmit, të afërmit e tyre, zyrtarë qeveritarë dhe delegatë të huaj kanë mbajtur një minutë heshtjeje për më shumë 70 mijë njerëzit e vrarë në këtë sulm dhe prej rrezatimit pasues gjatë javëve në vijim. Kryebashkiaku i Nagasakit ka bërë një apel të liderët e dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë. Bombardimi i Nagasakit ka ndodhur tri ditë pas sulmit të parë me bombë bërthamore, që u realizua në qytetin tjetër japonez, Hiroshima.

 

Takimi Rohani - Putin, më 13 shtator

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet për herë të parë me presidentin e sapozgjedhur iranian, Hasan Rohai, në kryeqytetin e Kirgizstanit, Bishkek më 13 shtator. Këshilltari i presidentit rus, Yuri Ushakov, ka thënë në Moskë gjatë një konference me gazetarë se të dy presidentët do të takohen gjatë mbajtjes së samitit të Organizatës së Bashkëpunimit në Shangai. Irani ka status vëzhguesi në këtë organizatë, ku anëtarë janë Kina, Kazakistani, Kirgizstani, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Ushakov ka thënë se takimi është aranzhuar me kërkesë të Rohanit. Putini është takuar me paraardhësin e Rohanit, Mahmud Ahmedinexhad në muajin korrik.

 

Të shtunën hapet Panairi i Librit “Ulqini 2013”

 Panairi i librit “Ulqini 2013” do të hapet nesër, më 10 gusht. Edhe gjatë këtij viti, panairi do të mbahet në hapësirat e Plazhit të Vogël, në Ulqin. Ai do të jetë i hapur deri më 16 gusht. Organizatorët e panairit kanë bërë të ditur se deri më tash e kanë konfirmuar pjesëmarrjen shtëpi botuese dhe botues të pavarur nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Ata presin që panairi të zgjojë interesim të madh edhe te banorët e Ulqinit e rrethinës, si edhe te turistët.
Tradicionalisht, panairi thërret mysafir ndonjërin prej shkrimtarëve më të shquar të letërsisë shqipe, ndërsa në kuadër të programit të panairit bëhen edhe promovime të botimeve të reja dhe organizohen takime me shkrimtarë dhe manifestime të tjera letrare e kulturore.Panairi organizohet nga Qendra e Kulturës me mbështetje nga Komuna e Ulqinit.

 

Nesër mot me vranësira te ndryshueshme

Sot ne Mal te Zi mban mot kryesisht me diell dhe vranësira te dobëta lokale. Frynë re e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat:Podgorice 37 g,Andrievice e Shavnik 35,Petrovac ,Cetine ,Nikshiq ,K ollashin ,Plevle ,Mojkovac e Rozhaje 34,Tivar e Ulqin 33,Plave 32 ,H.Novi 31 dhe ne Zhablak 27 g. Për nesër metereologet paralajmërojnë mot me vranësira te ndryshueshme,jo stabil dhe vende –vende me reshje te shiut te percjellura me bubullimë. Do te fryje ere e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimet e veriut e cila ne orët e vona te pasdites do te këtë intensitet me te forte. Temperatura e mëngjesit do te sillet prej 13 deri ne 25 ,kurse e larta e ditës prej 20 deri ne 35 g.c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се