Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 07. 2013. 17:15 >> 17:18

LAJMET 26.07.2013

26.07.2013

Vazhdoi debati për ligjet për arsimin

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi e vazhduan sot debatin për  pakon e ligjeve nga sfera e arsimit me të cilët, siç është arsyetuar, do të përmirësohet dhe do të racionalizohet procesi arsimoro-edukativ në Mal të Zi. Ministri i arsimit Sllavolub Stjepoviq ka deklaruar më parë se qëllimi i ndryshimeve është racionalizimi, duke pasur para sysh situatën në të cilën gjendet Mali i Zi dhe nevoja që të sigurohet arsimim kualitativ për të gjithë banorët e Malit të Zi.

Ai ka theksuar se ka filluar të futet modeli i partneritetit publik në sistemin arsimor pastaj mundësia e futjes në punën e shkollave të gjitha subjekteve që prezantohen si partner potencial për përparimin e punës arsimoro-edukative. Përfaqësuesit e opozitës i kanë kritikuar disa zgjidhje në këto ligje duke vlerësuar se janë jo kushtetuese dhe retrograde. Për ndryshe deputetët sot debatojnë ligjet e propozuara për arsimim dhe edukim, arsimimin fillor dhe profesionist, për gjimnazin dhe arsimin e lartë.

    

Rregullatori do të ketë mundësi  për marrjen e licencave

Këshilli për ekonomi, financa dhe buxhet i ka propozuar sot parlamentit që ti miratojë ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për energjetik të cilat duhet ti mundësojnë rregullatorit që subjekteve energjetike tua marr licencat nëse e shkelin atë ose nuk i mënjanojë parregullsitë në afatin e caktuar. Këshilli më parë ka definuar projektin e ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij ligji, me të cilat sot pa ndonjë debat janë pajtuar anëtarët e këtij trupi parlamentar.

Agjencia rregullatore për energjetik në rast se Parlamenti i miraton plotësimet dhe ndryshimet, do të ketë mundësi që përkohësisht tua marr licencat e veprimtarisë energjetike nëse kompania energjetike nuk i mënjanon parregullsitë në punë brenda afatit të caktuar nga rregullatori si dhe nëse kjo firmë punon dhe vepron në kundërshtim me kushtet e vërtetuara me licencë. Qëllimi  i ndryshimeve të propozuara është që agjencisë rregullatore për energjetikë ti jepen autorizimi më të mëdha për sanksionin e kompanive nëse ato veprojnë në shpërputhje me ligjin dhe me dispozitat e parapara me licencë.

 

Është propozuar që të mos iniciohet procedurë kundër dy deputetëve

Këshilli administrativ i ka propozuar Kuvendit që të sjell vendime me të cilat nuk do të lejohej  inicimi i procedurës penale kundër deputetëve Janko Vuçiniq dhe Velko Vasileviq në bazë të kërkesës së prokurorit themelor të shtetit në Nikshiq. Prokuroria themelore e shtetit siç është kumtuar pas mbledhjes së Këshillit ka kërkuar lejen për zhvillimin e procedurës penale kundër dy deputetëve të sipërpërmendur. Prokuroria e dyshon Vuçiniqin për vepër penale të detyrimit kurse Vasileviqin për shkak të veprës së vazhdueshme penale për falsifikimin e dokumentit.

 

Organet shtetërore i kanë dorëzuar 16 për qind të përgjigjeve

Këshilli anketues parlamentar për shndritjen e aferës “Inçizimi” i janë  dorëzuar organeve shtetërore vetëm 16 për qind të përgjigjeve, nga gjithsejtë 106 kërkesave  për marrjen e 596 kumtesave ose të dhënave lidhur shpërdorimet e mundshme parazgjedhore, shkruan gazeta DAN. Këshilltari juridik i Këshillit  Veselin Radulloviq i ka deklaruar kësaj gazete se institucioneve të shtetit , organeve dhe personave juridik ky trup kuvendor u ka ndarë gjithsejtë 106 kërkesa. Këto informata duhet të jenë me rëndësi kyçe për punën e Këshillit anketues dhe për konkluzione përfundimtare mbi keqpërdorimet parazgjedhore dhe për kryerjet e mundshme të disa veprave penale ka thënë ai.

 

Aktivistët paraqesin akuzë kundër shtetit

Aktivistët e rrjetit për Afirmimin e sektorit Joqeveritar, MANS, të cilët ishin arrestuar për shkak të performansit para ndërtesës së parlamentit  kanë dorëzuar në Gjyqin themelor në Podgoricë aktakuzën kundër shtetit me qellim të dëmshpërblimit jo material të dëmit për shkak të cenimit të nderit të personalitetit. Gjashtë aktivistë të MANS-it ishin paraburgosur dhe mbajtur në polici kah fundi i qershorit sepse, siç vërtetojnë në këtë OJQ, publikisht kanë ngritë zërin kundër rritjet të TVSH me të cilat shpenzimet e korrupsionit kalojnë mbi qytetarët.

 

Urimi i Gjukanoviq me rastin e Ditës së Plavës

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq i ka dërguar urim kryetarit të Komunës së Plavës Orhan Shahmanoviq me rastin  e shënimit të Ditës të kësaj komune. “Me qëllim të arritjes së standardeve evropiane është e domosdoshme që me përkushtimin e të gjithë pjesëmarrësve në nivelin nacional dhe lokal, të sigurojmë përparim dhe zhvillim afatgjatë të tërë Malit të Zi”, thekson Gjukanoviq në urim. Ai është i bindur se Plava përmes valorizimit adekuat dhe dinamikë të vlerave dhe përmes bashkëpunimit kualitativ me institucionet shtetërore në periudhën e ardhshme do ti shfrytëzojë shanset e veta zhvillimore. Në Plavë sot qëndron ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural Petar Ivanoviq me ç’rast  sonte do të hap manifestimin bujqësoro-kulturor “Ditët e Boronicës”. Ditët e Boronicës do të vazhdojnë deri me 4 gusht dhe përveç grumbullimit tradicional të boronicës i cili do të zhvillohet të shtunën, me program janë paraparë edhe disa aktivitete tjera  kulturore dhe sportive, është kumtuar nga ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Të përkujtojmë se hapje solemne e manifestimit është paraparë për sonte në ora 20 e 30 minuta në platon e Qendrës së mesme shkollore në Plavë.

 

Integrimet evropiane i bashkojnë vendet e rajonit

Integrimi në Bashkimin Evropian është vizion i përbashkët i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ky është njëri ndër konkluzionet kryesore të Samitit të Presidentëve të Ballkanit Perëndimor që u zhvillua të enjten, në Bërdo pranë Kranjit, në Slloveni. “Dëshirojmë të dëshmojmë bashkërisht se çështjet e hapura mund të zgjidhen me dialog politik dhe duke respektuar obligimet ndërkombëtare. Jemi të gatshëm të ndryshojmë percepcionin se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund t’i zgjidhin vetë problemet midis tyre. Jemi të gatshëm që qytetarëve tanë t’ua përcjellim mesazhin se mirëkuptimi reciprok, bashkëpunimi dhe partneriteti mund të rezultojnë me zgjidhje kompromisi dhe me jetë më të sigurt dhe më prosperuese për secilin prej tyre”, thuhet në konkluzionet e samitit. Në to thuhet gjithashtu se procesi i zgjerimit mbetet forcë motorike dhe të gjitha vendet e rajonit janë të gatshme të bëjnë reforma të thella strukturore dhe ekonomike, të cilat do të ndihmojnë të jenë më të integruara ekonomikisht dhe më konkurrente në tregun e përbashkët evropian. Në konkluzionet e samitit thuhet se Sllovenia dhe Kroacia, si anëtare të Bashkimit Evropian, do të mbeten të përkushtuara ndaj procesit të zgjerimit dhe, në Bruksel, do të përfaqësojnë interesin e rajonit.  Samiti i Presidentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bërdo u organizua me iniciativën e Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, dhe Presidentit të Kroacisë, Ivo Josipoviq. Samiti i ardhshëm i Presidentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Kroaci.

   

Thaçi njoftoi kabinetin qeveritar për takimin e fundit në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi njoftoi sot kabinetin qeveritar lidhur me takimin e fundit që ka zhvilluar në Bruksel me homologun serb, Ivica Daçiq. “Sa i përket energjisë dhe telekomit, telekomunikacionit, mund të them lirisht se sa i përket Kosovës kjo çështje është përmbyllur, gjithashtu edhe sa i përket Bashkimit Evropian, Baroneshës Ashton. Presim përgjigje nga Serbia deri më 8 gusht që të pranohen këto dy marrëveshje të rëndësishme për energjinë dhe telekomunikacionin”, tha kryeministri Thaçi.

Kryeministri kosovar tha se është shënuar progres edhe për çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 3 nëntorit që do të mbahen në tërë territorin e Kosovës, duke shtuar se vlerëson edhe progresin sa i përket mbylljes së stacioneve policore të strukturave paralele në veri dhe mundësisë së integrimit të qytetarëve serbë që dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës. 

    

Ftesë Daçiqit për të votuar në Kosovë

Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, tha se do t’i bëjë thirrje kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, që të votoj në zgjedhjet lokale që mbahen më 3 Nëntor në Kosovë. Ai theksoi se me këto zgjedhje është e ngarkuar Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Vulin tha se OSBE-ja do t’i zbatoj zgjedhjet  në Kosovë, “por edhe atje ku ka të zhvendosur ose për personat e lindur në Kosovë”. Në këtë kuadër ai e përmendi të dhënën se Ivica Daçiq, i cili është i lindur në Prizren, “ka të drejtë vote” dhe se do t’i bëjë thirrje për të marrë pjesë në zgjedhje, i tha Vulin së përditshmes “Veçernje Novosti”. Zyrtari serb tha se OSBE-ja do të jetë “lidhja” e partive serbe për komunikim për zgjedhje dhe se ajo do të jetë organizata e vetme me të cilën qytetarët do të komunikojnë lidhur me zgjedhjet. Sipas Vulinit, serbët do t’i kenë edhe përfaqësuesit e vet në Komisionin Qendror të zgjedhjeve.

   

Qeveria e Kosovës e vendosur për “largimin” e EULEX-it”

Qeveria e Kosovës ka kumtuar edhe zyrtarisht se do të nis punën e vet në kuadër të realizimit të tranzicionit që çon kah mbyllja e mandatit të EULEX-it dhe marrjes së përgjegjësive nga ky mision i Bashkimit Evropian. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se dialogu për tranzicionin e EULEX-it ka filluar dhe se për këtë çështje, ai tha se është i njoftuar edhe Brukseli. Ndërkaq një informatë në lidhje me këtë proces, kryeministri Hashim Thaçi, u tha se i ka transmetuar edhe baroneshës Catherine Ashton. Pas rezolutës së kuvendit e cila parasheh fillimin e fundit të mandatit të EULEX-it, zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se tani qeverinë e presin edhe detyra shtesë. Sipas rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës, EUELX-i do të kaloj këtë fazë tranzicioni deri më 15 qershor të vitit 2014, kur edhe do t’ua delegonte përgjegjësitë autoriteteve vendase. Megjithatë, mbetet të shihet dhe pritet se cili do të jetë pozicioni i Bashkimit Evropian, pasi që EULEX-i mandatin e ka nga Brukseli.

 

Zbogar ia rikujton Kuvendit mandatin e EULEX-it

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka reaguar pas nxjerrjes së rezolutës nga Kuvendi i Kosovës në lidhje me mandatin e EULEX-it.  Ai vetëm u ka rikujtuar institucioneve të vendit raportet që ka Kosova me Bashkimin Evropian. “Shtetet anëtare të BE-së i janë përgjigjur kërkesës së Kosovës për asistencë dhe janë pajtuar që të ofrojnë një mision të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, për të ndihmuar ndërtimin dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, për të mbështetur një demokraci funksionale dhe për t’i ndihmuar Kosovës në proceset e saj evropiane. Me partneritet së bashku ne kemi shtruar një rrugë të gjatë”, thuhet në reagimin e Zbogarit. “Ky progres duhet të vazhdojë dhe BE-ja vazhdon të diskutojë zhvillimin e mbështetjes së saj me homologët e saj kosovarë. Përderisa Kosova dhe BE-ja janë pajtuar në shkëmbimin e tyre vlerave për EULEX-in, gjë që është ratifikuar në Kuvend në shtatorin e vitit të kaluar, ne duhet të bazojmë vendimet tona në një vlerësim të përbashkët të rrugës që kemi trasuar dhe asaj që e kemi përpara”, ka thënë ndër tjera Zbogar.

 

Marrëveshja e 19 prillit ka mbyllur një kaptinë të konfliktit 100 vjeçar

Shefi i diplomacisë së Lituanisë, Linas Linkevičius, vendi i të cilit udhëheq Presidencën e radhës së BE-së, ka vlerësuar progresin mbresëlënës që po arrihet në Kosovë, duke theksuar se jo rastësisht po e viziton Kosovën dhe rajonin në marrje të presidencës së BE. Ministri Linkevičius shprehu mbështetje të fuqishme për agjendën integruese evropiane të Kosovës dhe rajonit, duke theksuar se avancimi i këtyre proceseve është pjesë e prioriteteve të presidencës lituaneze të BE-së. Ai ka shprehur përkrahje edhe për përmbylljen e shpejtë dhe të suksesshme të procesit të negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Por, siç u shpreh Linkevičius, gjithçka varet nga progresi që do të arrihet. Ai u shpreh i kënaqur edhe me dinamikën dhe qasjen racionale për implementimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

  

Në Galicia 8 ditë zie, policia formalisht e akuzoi makinistin e trenit

Policia në Spanjë formalisht e ka akuzuar makinistin e trenit, i cili e humbi kontrollin dhe doli nga binarët në pjesën veriperëndimore të këtij vendi, duke shkaktuar përplasjen më vdekjeprurëse në afro 70 vitet e fundit. Shefi i policisë së rajonit Galicia, tha se makinisti Francisko Jose Garzon, i shtrirë në spital, është akuzuar për krime të ndërlidhura me aksidentin e trenit, që ndodhi të mërkurën në mbrëmje. Megjithatë, aktualisht, makinisti nuk mund të merret në pyetje për shkak të plagëve të pësuara. Policia tha se 80 njerëz e kanë humbur jetën nga përplasja e trenit. Treni qarkullonte nga Madridi dhe doli nga binarët afër vendit Santiago de Compostela. Raportet në media thonë se treni kishte lëvizur me shpejtësi prej afro 190 kilometrash në orë, që është dy herë më tepër se shpejtësia e lejuar. Rajoni i Galicias shpalli 8 ditë zie për këtë rast tragjik, ndërsa në Spanjë janë shpallë tre ditë zie kombëtare.

 

Presidenti i përmbysur i Egjiptit akuzohet për vrasje

Një gjykatë në Egjipt ka urdhëruar që presidenti i përmbysur, Muhammad Morsi, të mbahet në arrest lidhur me akuza, që përfshijnë kryerjen e vrasjeve dhe marrëveshjen e fshehtë me grupin palestinez, Hamas.Agjencitë e lajmeve egjiptiane raportojnë se Morsi është burgosur për 15 ditë, derisa prokurorët të zhvillojnë hetime për akuzat, të cilat burojnë nga ikja masive e Morsit dhe e liderëve të Vëllazërisë Myslimane, nga burgu në vitin 2011, gjatë përmbysjes së ish-liderit të Egjiptit, Hosni Mubarak.Agjencia MENA e Egjiptit thotë se hetimet po fokusohen në kontaktet e Morsit me Hamasin “për të kryer akte antishtetërore, për sulme kundër stacioneve të policisë, oficerëve të ushtrisë, shkatërrimit të burgjeve, vënia e zjarrit në një burg dhe lejimi i të burgosurve që të largohen, përfshirë Morsin”. Shpallja e burgosjes së Morsit u bë pasi ministri i mbrojtjes i Egjiptit ka bërë thirrje për tubime masive për sot për të treguar mbështetje për ushtrinë.

 

Pas vrasjes së opozitarit në Tunizi, tensionet e larta

Në Tunizi tensionet janë të larta pas vrasjes së një politikani opozitar. Kjo vrasje ka shkaktuar protesta masive gjatë ditës së djeshme kundër qeverisë së udhëhequr nga islamistët. Sindikata më e madhe e Tunizisë ka bërë thirrje për grevë të përgjithshme për ditën e sotme, për të protestuar kundër vrasjes së politikanit opozitar, Muhammad Brahmi, nga dy persona të armatosur në kryeqytetin Tunis. Vrasja ka nxitur edhe protestë të mijëra njerëzve mbrëmë vonë afër Ministrisë së brendshme në Tunis dhe në qytetin qendror Sidi Bouzid, ku Brahmi ishte i lindur. Protestuesit, po ashtu, ia vunë zjarrin zyrave të partisë në qeveri Enahda, në një qytet të afërt. Policia ka përdorur gaz lotsjellës gjatë natës për t’i shpërndarë protestuesit. Muhammad Brahmi ishte kritik i zëshëm i qeverisë islamiste. Shtetet e Bashkuara dhe shefja e Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut, Navi Pillay, e kanë dënuar këtë vrasje dhe kanë kërkuar hetime të gjëra. Kjo ishte vrasja e dytë sivjet e një politikani opozitar në Tunizi.

 

Arrin në 100 000 numri i të vdekurve nga lufta në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon thotë se numri total i të vdekurve nga lufta civile në Siri ka arritur në 100 mijë vetë. Ban përsëriti thirrjen për bisedime urgjente për paqen. Pjesa më e madhe e viktimave janë civilë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha dje se luftimet duhet të ndalen si parakusht për zhvillimin në Gjenevë të një konference për paqe sa më parë që të jetë e mundur.

Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Keri, i cili u takua në Nju Jork me anëtarë të opozitës siriane, tha se nuk ka zgjidhje ushtarake për Sirinë dhe se kërkohet rol udhëheqës për të sjellë të gjitha palët në tryezën e bisedimeve të paqes. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë përpjekur të organizojnë një konferencë ndërkombëtare për paqen në Siri, ku të diskutohet ideja e një qeverie tranzicioni. Por palët në konflikt nuk duket se kanë shumë pika të përbashkëta që mundësojnë kompromis.

  

Qytetarët nuk janë të informuar sa duhet

Ndërgjegjja e qytetarëve për ndikimin e ndryshimeve klimatike nuk kënaq dhe nevojitet informim adekuat i banorëve  se si duhet të sillen gjatë muajve të verës, është kumtuar në prezantimin e projektit  të fushatës publike të informimit  dhe ngritjen e ndërgjegjes për ndikimin e ndryshimeve klimaterike në shëndetin e njeriut. Koordinuesja e projektit në Institutin për shëndetësinë publike Mlladenka Vujosheviq ka theksuar se ndërgjegjja mbi problemet shëndetësore të shkaktuara nga ndryshimet  klimatike nuk kënaq tek banorët e Malit të Zi. Që kjo të përmirësohet, konsideron ajo, qytetarët duhet informuar me kohë dhe mënyrë të drejtë.

 

Pasojnë temperatura rekorde

Prej të shtunës në Mal të Zi e deri të mërkurë do të jetë mot me diell dhe shumë i nxehtë dhe nga Enti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji kanë kumtuar se temperaturat do të jenë më të lartat në këtë periudhë të vitit. Temperatura deri të hënën çdo ditë do të jetë në rritje, kurse prej të martës në  viset kontinentale në rënie graduale. Gjatë të martës dhe të mërkurës në veri, në orët e pasditës, përmes vranësimit gradual janë të mundshme edhe reshje të dobëta dhe bubullimë. Gjatë kësaj periudhe kohore do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme, kurse nga e marta erë mesatar deri e fortë veriore.

 

Edhe nesër parashihet të mbajë mot shumë i nxehtë

Sot në Mal të Zi mban mot i kthjellët dhe i nxehtë. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperaturat: në Podgoricë 36 gradë, Tivat e Cetinë 32, Herceg Novi, Ulqin, Budvë e Nikshiq 31, Bijello Pole 30, Tivar e Beranë 29, Plevle 28, Kollashin 27, Plavë e Rozhajë 26 dhe në Zhablak 23 g. Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 12 deri në 25, kurse më e larta e ditës prej 27 deri në 39 g.c. 

 

për të gjitha vërejtjet, sugjerimet dhe mendimet tuaja për punën tonë, mund të kontaktoni në e-mail: radioshqip@rtcg.org

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се