Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 07. 2013. 17:24 >> 17:31

LAJMET 25.07.2013

25.07.2013

Kuvendi vazhdoi punën me pyetjen e deputetëve

Kuvendi i Malit të Zi vazhdoi sot seancën e rregullt gjatë të cilës në rend të ditës ishin pyetjet e deputetëve drejtuar ministrave në Qeverinë e Malit të Zi. Ministri për punë të brendshme Rashko Konjeviq nuk ka kumtuar nëse kundër  Drashko Shariqit janë zbatuar masat e mbikëqyrjes sekrete gjatë vitit 2009 dhe 2010.

Ai duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Zoran Milaniq, ka theksuar se kjo e dhënë është sekrete. Të dhënat, nëse kundër ndonjë individi zbatohen masat e mbikëqyrjes është sekrete dhe si e tillë mund të shfrytëzohet vetëm në pajtim me ligjin për fshehtësinë e të dhënave. Për këtë kemi rastin të informohemi në Këshillin për mbrojtje dhe siguri ka theksuar Konjeviq. 

 

Këshilli kushtetutes do t debatojë nesër për realiimin e amendamenteve

Këshilli kushtetues duhet nesër të vërtetojë propozim ligjin kushtetues për realizimin e amendamenteve në Kushtetutën e Malit të Zi. Parlamenti për realizimin e amendamenteve të propozuara kushtetuese dhe për ligjin kushtetues do të diskutojë me 31 të këtij muaji. Për ndryshe Këshilli kushtetues amendamentet i ka miratuar njëzëri me votat e koalicionit në pushtet, të PSP dhe Malit të Zi pozitiv, kurse Fronti demokratik ishte kundër.

Me Amendamente parashihet që prokurori i shtetit dhe gjykatësit e Gjyqit kushtetues të zgjedhjen me shumicën e dy të tretave, kurse në rrethin e dytë eventual me mbështetjen e tri të pestave të deputetëve. Kryetarin e gjyqit suprem do ta zgjedh dhe shkarkoi kolegji gjyqësor me shumicën e dy të tretave në mandatin 5 vjeçar. PSP dhe Mali i Zi pozitiv kanë paralajmëruar amendamente me të cilat do të kërkohet që Kuvendi të zgjedh dhe ta shkarkojë kryetarin e Gjyqit suprem. 

 

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq vazhdon vizitën në Slloveni

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq po merr pjesë në Samitin e presidentëve të vendeve të rajonit i cili po mbahet në Brdo afer Kranjit. Samiti mbahet me rastin e iniciativës së përbashkët të presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë Borut Pahor dhe Ivo Josipoviq. Në delegacion  me presidentin Vujanoviq është edhe ministri për punë të jashtme dhe integrimet evropiane Igor Llukshiq i cili merr pjesë në samit në nivelin e ministrave. Presidenti i Francës i cili merr pjesë në këtë samit ka theksuar se pjesëmarrja e tij është rezultat i dëshirës që të vërtetojë përkushtimin e Francës në riintegrimin e Ballkanit Perëndimor në UE. Presidenti francez Franso  Olland deklaroi se ky vend përpiqet për perspektiven evropiane të Ballkanit Perendimor.  

 

Ministria për punë të brendshme të udhëheq regjistrat zgjedhor

Me projekt ligjin për regjistrat zgjedhor është  paraparë  që ministria për punë të brendshme të udhëheq regjistrat zgjedhor, por zgjidhja konkrete do të pasojë pas bisedimeve me përfaqësuesit e bashkësive të Komunave ka kumtuar anëtari i grupit punues Neven Goshoviq. Anëtarët e grupit punues kanë vlerësuar  më parë se zgjidhja më e mirë do të ishte që ministria e brendshme të udhëheq regjistrat zgjedhor kurse mbikëqyrja do ti takonte Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, mirëpo kundër këtij propozimi është Bashkësia e komunave. Sipas fjalëve të Goshoviq anëtarët e grupit punues i kanë dorëzuar  vërejtjet  dhe propozimet e veta duke shtuar se disa sugjerime kanë arritur edhe nga OJQ. 

 

Dy ministrat nënshkrunë kontratën shtesë bilaterale

Marrëveshja për dorëzimin e nënshtetasve të vetë ndërmjet Malit të Zi dhe Italisë do ti vështirësojë aktivitetet e kriminalitetit të organizuar, sepse instrumentet që do të përdoren janë tejet efikase, kanë vlerësuar ministrat e drejtësisë të dy vendeve Dushko Markoviq dhe Ana Maria Kanqelieri. Dy ministrat kanë nënshkruar kontratën shtesë bilaterale, paralel me Konventën evropiane për ekstradim të datës 13 dhjetor të vitit 1957. Me nënshkrimin e marrëveshjes Mali i Zi do të obligohet se mund t,ia dorëzojë Italisë nënshtetasit e vetë të cilët kërkohen me qëllim të nisjes së procedurës penale për vepra, për të cilat, sipas dispozitave të dy vendeve, mund të shqiptohet dënimi me burg prej 5 e më tepër vjet. 

 

Qeveria ka sjell vendimin për shpalljen e tenderit

Qeveria e malit të Zi ka sjell vendimin për shpalljen e tenderit për hulumtimin e naftës dhe të gazit në nëndetin malazezë i cili do të hapet deri në shkurt të vitit të ardhshëm, ka kumtuar ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq. Kavariq pas mbledhjes së qeverisë në të cilën është miratuar informata për ftesën publike për dorëzimin e ofertave për dhënien e koncesioneve për prodhimin e karbon dioksidit ka theksuar se tenderi do të shpallet për 7 muaj. 

 

Lëvizja evropiane në Mal të Zi ka dënuar çdo formë të dhunës kundër popullatës LGBT

Lëvizja evropiane në Mal të Zi ka dënuar çdo formë të dhunës kundër popullatës LGBT dhe i ka ftuar  organet kompetente që ti sanksionojnë të gjithë ata që janë përpjekë  tua rrezikojnë të drejtat, thuhet në Kumtesën e kësaj OJQ.  Ata i ftuan organet gjegjëse që çdo akt të tillë ta sanksionojnë sipas ligjit. Në këtë mënyrë do të mbrohen jo vetëm të drejtat e kësaj pakicë, por edhe të drejtat e garantuara themelore me Kushtetutën e Malit të Zi për të gjithë qytetarët e tij. Kjo OJQ thekson se do të vazhdojë tu jap përkrahje të plotë individëve dhe organizatave të cilët veprojnë drejtë realizimit të të gjitha të drejtave të popullatës LGBT.

 

Kryeprokurori të zhvillojë hetime lidhur me shpërdorimin e resurseve dhe institucioneve publike

Kryeprokurori i shtetit  duhet të zhvillojë hetime lidhur me shpërdorimin e resurseve dhe institucioneve publike për qëllimet partiake pavarësisht nga puna e Këshillit anketues për shëndritjen e aferës Inçizimi , konsideron drejtorja ekzekutive e Qendrës për arsimimin qytetarë Daliborka Ulareviq.

Këshilli anketues as nuk e ka mandatin që ta zëvendësojë punën e krye prokurorisë së shtetit kështu që puna e tij mund të jetë vetëm kontribut që ta përkujtojë kryeprokurorin  se mban përgjegjësinë në pajtim me kompetencat dhe mundësitë e veta, e të cilat janë të mëdha, nëse nuk janë politikisht të bllokuara, që këtë rast ta procesuojë deri në fund, ka theksuar Ulareviq. 

 

Takimi Kosovë -Serbi përfundoi pa marrëveshje

Ka përfunduar pa marrëveshje edhe një takim i kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Kabineti i shefes së diplomacisë evropiane, Baroneshës Ketrin Eshton ka konfirmuar përfundimin pa marëveshje të takimit të së mërkurës,i cili ka zgjatur rreth katër orë. Në një deklartatë të shkurtër, të lëshuar menjëherë pas takimit, flitet për përparim në bisedime dhe shprehet bindja se ky përparim do të rezultojë me një marrëveshje “kah fundi i verës”.


Puna për zbatimin e marrëveshjes do të vazhdojë me të njëjtin intensitet edhe gjatë javëve të ardhshme, në mënyrë që të ruajmë dinamikën e arritur deri më tani”, thuhet në deklaratën e Baroneshës Eshton.
Në deklaratë konfirmohet se dy kryeministrat kanë biseduar edhe rreth përgatitjeve për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe se ata janë marrë vesh për ndërmarrjen e masave konkrete për sigurimin e pjesëmarrjes sa më të madhe të serbëve në këto zgjedhje.

 

Në Hungari mbeten edhe rreth 500 qytetarë të Kosovë

Në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, sot u kthye kontingjenti i parë i qytetarëve të Republikës së Kosovës nga Hungaria, të cilët nuk e kishin të zgjidhur statusin legal të qëndrimit. Gjatë kthimit të këtyre qytetarëve, në aeroport ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Lorant Balla. Ministri Rexhepi, tha se kthimi i 110 qytetarëve të Kosovës është bërë pasi kanë kaluar ilegalisht kufirin fillimisht në Hungrari, ku disa prej të cilëve kanë qenë në procedura të azilit, ndërsa disa në mbajtje në kampe të ndryshme thuhet në komunikatën për media të MPB. Ai vuri në dukje se Qeveria duhet t’u sqarojë qytetarëve se koha e azilit ka përfunduar, realisht Kosova në shumicën e këtyre shteteve të Bashkimit Evropian është në listën e bardhë, pra një shtet ku nuk ka diskriminim politik dhe ku siguria nuk është arsye e azilit.Ndërsa Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla, theksoi së në vendqëndrimet në Hungari vazhdojnë të mbesin edhe rreth 500 qytetarë të Republikës së Kosovë dhe deri më tani numri i azilkërkuesve nga Kosova ka kaluar shifrën e rreth 5 mijë në Hungari.ku siguria nuk është arsye e azilit. Ndërsa Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla, theksoi së në vendqëndrimet në Hungari vazhdojnë të mbesin edhe rreth 500 qytetarë të Republikës së Kosovë dhe deri më tani numri i azilkërkuesve nga Kosova ka kaluar shifrën e rreth 5 mijë në Hungari.

 

Kanadaja partner strategjik i Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës në Kanada ka zhvilluar një takim të veçantë me kryetaren e Asociacionit Parlamentar Kanada- Organizata e Paktit Veriatlantik (NATO), Cheryl Gallant.
Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka folur për vullnetin e Qeverisë së Kosovës për intensifikimin e marrëdhënieve me Kanadanë në të gjitha fushat.
Hoxhaj po ashtu ka shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës për të kontribuuar në relacionet trans-atlantike. Kryetarja e Asociacionit Parlamentar Kanada- Organizata e Paktit Veriatlantik (NATO), Cheryl Gallant, ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë në të gjitha fushat, duke shprehur mbështetjen e Kanadasë për avancimin e mëtutjeshëm të proceseve në Kosovë. Pas përfundimit të vizitës zyrtare në Kanada, ministri Hoxhaj ka udhëtuar për në Slloveni, ku do të marrë pjesë në konferencën e Brdos.

 

Kosova në vendin e tretë me numrin e azilkërkuesve në botë

Ndërkohë që Afganistani, Siria, Serbia dhe Kosova, pastaj Kina dhe Pakistani janë pesë vendet me numrin më të madh të azilkërkuesve në 44 vendet më të industrializuara të botës gjatë vitit 2012, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Për shkak të mosnjohjes si shtet nga Kombet e Bashkuara, Kosova nuk trajtohet si një vend i pavarur dhe ajo futet në kuadër të kërkesave që vijnë nga Serbia (Rezoluta 1244).
Vetëm në Evropë gjatë vitit 2012 ka pasur 355 mijë e 500 kërkesa për azil politik, me Gjermaninë si vendin më të preferuar me 64,500 kërkesa, Francën më 54,900 dhe Suedinë me 43,900. Azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor, në veçanti nga Serbia dhe Kosova përbëjnë grupin e tretë të kërkesave për azil me 24 mijë e 800 kërkesa gjatë vitit 2012 që është rreth 14 për qind më shumë se një vit më parë, thuhet në një raport të UNHCR-së, pra Komisionerit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara.

 

Rritet numri i viktimave në Spanjë, së paku 77 njerëz të vdekur

Zyrtarët spanjollë kanë thënë se së paku 77 njerëz e kanë humbur dhe mbi 130 janë lënduar kur një tren me shpejtësi të lartë ka dalë nga binarët në pjesën veriperëndimore të vendit.Numri i viktimave është bërë publik mbrëmë nga shefi i qeverisë rajonale të zonës ku ka ndodhur aksidenti..Televizioni publik spanjoll ka transmetuar pamje të së paku katër veturave udhëtarësh të kthyera në një anë dhe një veturë tjetër e shkatërruar, me tymin që dilte në ajër.

Autoritetet thonë se ata mendojnë që dalja e trenit nga binarët ka qenë më shumë aksident se sa rezultat i i një sulmi terrorist.

 

DASH shpreson në zgjidhjen e shpejtë të emrit

Departamenti amerikan i Shtetit, para vizitës së kryeministrit grek Andonis Samaras në Uashington, si dhe refuzimin e ftesës së kryeministrit Nikolla Gruevski për takime intensive për kontestin, doli me një reagim të shkurtër për çështjen e emrit.“Ne i mbështesim përpjekjet e vazhdueshme në Kombet e Bashkuara të udhëhequra nga Metju Nimic.
Shpresojmë se udhëheqësit në Maqedoni dhe në Greqi do të gjejnë zgjidhje të pranueshme të përbashkët për emrin sa më shpejtë që është e mundur në interes të integrimit euroatlantik, prosperitetit ekonomik, paqes dhe sigurisë në rajon”, thuhet në reagimin e Departamentit të Shtetit.
Presidenti amerikan Barak Obama do të takohet me kryeministrin grek më 8 gusht.

 

Greqia nuk është e interesuar për zgjidhjen e emrit

Propozimi i fundit i ndërmjetësuesit Metju Nimic është bazë e mirë për gjetje të zgjidhjes për kontestin për emrin me Greqinë, por Athina nuk dëshiron zyrtarisht t'i përgjigjet atij, thotë për Frankfurter algemajne cajtung, shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki.
Poposki, siç transmeton Dojçe vele, thekson se Maqedonia deri më tani ka treguar fleksibilitet të madh në kontestin me emrin, duke i numëruar ndryshimin e Kushtetutës, flamurin, pranimin nën referencën e përkohshme në KB, por greqia edhe mëtej e bllokon anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

 

Hizballahu reagon kundër vendimit të BE-së

Udhëheqësi i Hizballahut, Hasan Nasrallah, ka reaguar kundër vendimit të BE-së për shpalljen e krahut ushtarak të kësaj organizate si terroriste.Gjatë një paraqitjeje televizive, Nasrallah ka thënë se ky vendim ka për qëllim që t’i krijojë arsyetim Izraelit për të nisur luftë kundër Libanit.Ditë më parë ministrat e jashtëm të BE-së e kanë shpallur krahun ushtarak të Hizballahut si organizatë terroriste pasi e shohin si përgjegjëse për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Bullgari, ku u vranë pesë turistë izraelit.

 

Edhe nesër mot i nxehtë

Në Mal të Zi mban mot i kthjellët, në viset e larta malore me vranësira dhe reshje të dobëta lokale. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14: në Podgoricë 35, Nikshiq 33, Tivat, Cetinë, Kollashin e B. Pole  31, Budvë e Plevle 30, H. Novi, Ulqin, Beranë e Rozhaj 29, tivar 28, Plavë 27 dhe në zhabjak 24 g. Edhe për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me diell dhe shumë të nxehtë. Do të fryjë erë mesatare  nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 12 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 26 deri në 38 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се