Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

22. 07. 2013. 16:18 >> 16:34

LAJMET 22.07.2013

22.07.2013

Gjukanoviq; PDS nuk  ka keqpërdor  resurset me qëllim të fitores në zgjedhje 

PDS askurrë nuk ka keqpërdorur resurset shtetërore  me qëllim të fitores në zgjedhje, ka deklaruar lideri i kësaj partie , Millo Gjukanoviq,  në mbledhjen e sotme dëgjimore të Këshillit anketues. Ai po ashtu ka vlerësuar se afera  “incizimi”,  është  sajuar  nga  , siç ka thënë, shërbimi  informativ  ushtarak nga Beogradi. Gjukanoviq, ka pohuar se gjithë kohës si lider i PDS dhe në periudhën që ka kryer funksionet  më të larta shtetërore , PDS askurrë në mënyrë të organizuar ose jo të organizuar nuk ka keqpërdor resurset me qëllim të fitores në zgjedhje.

Askurrë nuk ka pas keqpërdorime ka thënë, Gjukanoviq, duke sqaruar se PDS beson se besimi arrihet përmes zgjedhjeve në garën e rregullt politike , duke shfrytëzuar mjetet demokratike për të bindur qytetarët se oferta e PDS është më e mirë se e konkurrentëve . Ai konsideron se afera Inçizimi është sajuar në prag të zgjedhjeve presidenciale me qellim që të dëmtohet kandidati i PDS dhe se është publikuar përmes mediave të cilat , siç tha ai janë tabelë të shpalljeve të shërbimeve informative ushtarake nga Beogradi.

 Askurrë nuk kam shkuar në Bruksel që ti jap llogari dikujt dhe në këto takime nuk është bërë fjalë për dorëheqjen e askujt , ka theksuar  Gjukanoviq. Ai ka shtuar se biseda me ambasadorët kryesisht u është kushtuar rezultateve të punës së qeverisë.

Gjukanoviq ka shtuar se nuk i kupton qëndrimet e UE dhe të asnjë zyrtari të tij si shkrim të shenjt. Në pyetjen nëse do të shkarkojë  shefin e diplomacisë, Igor Llukshiq, si i dyshuar i parë se nga ai kanë dalë Inçizimet , Gjukanoviq ka theksuar se këtë pyetje do ta injorojë sepse siç ka theksuar Këshilli nuk është themeluar që të merret me raportet brenda PDS. 

 

Llukshiq, i vlerëson çmenduri akuzat nga FD

Nënkryetari i Qeverisë e ministër  i punëve të jashtme dhe Integrimeve  Evropiane, Igor Llukshiq, nuk  dëshiroi ti komentoj  disa vlerësime nga Fronti demokratik, se ai , siç është thënë, është i dyshuari i parë  nga i cili kanë  dalë  inçizimet lidhur me aferën inçizimi.

Kjo është  plotësisht  çmenduri e cila nuk meriton asnjë koment, ka pohuar Llukshiq, për agjencinë Mina.

Vlladisllav Bojoviq,  nga Fronti  demokratik, në mbledhjen e këshillit anketues, e ka pyetur  liderin e PDS, Millo Gjukanoviq,  nëse rrjedhjën e inçizimeve nga mbledhjet e PDS, në opinion, do ti shfrytëzoj për qërimin e hesapeve  brenda kësaj  partie  dhe për rikonstruimin  e Qeverisë, konkretisht nëse do ta shkarkoj shefin e diplomacisë, Igor Llukshiq, i cili, siç tha ai, është i dyshuari i parë  prej të cilit kanë rrjedhur incizimet, ka thënë Bojoviq.

Gjukanoviq, ka thënë se  do ti injoroj pyetjet e tilla, pasi që këshilli nuk është formuar të merret me çështje të brendshme partiake.

 

Nesër, Kuvendi debaton rezolutën lidhur me procesin e Integrimeve

Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi, do të shqyrtojnë në mbledhjen e cila fillon nesër rezolutën e propozuar  për mënyrën , kualitetin dhe dinamikën e procesit të integrimit të Malit të Zi në UE dhe disa ligje të tjera nga sfera e arsimit. Deputetët do të deklarohen për raportin vjetor mbi punën e Kolegjit gjyqësor dhe atij të prokurorisë si dhe për punën e Komisionit për pengimin e konfliktit të interesave.

Në rend të ditës janë edhe zgjedhjet dhe emërimet. Kryeministri, Millo Gjukanoviq , në kuadër të orës së kryeministrit,  do të përgjigjet të mërkurën në pyetjet e përfaqësuesve  të klubeve të deputetëve , kurse në rend të ditës të kësaj seance do të jenë edhe pyetjet e deputetëve.

 Parlamenti i Malit të Zi me 31 të këtij muaji do të debatojë për amendamentet  e propozuara në Kushtetutën , kurse me një gusht për rebalancin e buxhetit për këtë vit. 

 

Trajtim jo adekuat në lëmin e shëndetësisë

Plani   aksionar për luftën kundër korrupsionit në shëndetësi nuk  trajton në mënyrë adekuate fushat e sistemit shëndetësor  të cilat janë të gatshme për korrupsion , siç janë prokurimet publike  si dhe regjistrimi dhe distribuomi i ilaçeve , është vlerësuar në Qendrën për monitorin dhe  hulumtim – CEMI.

Kjo OJQ,  ka prezantuar sot raportin për realizimin e planit aksionar nacional për luftën kundër korrupsionit në shëndetësi në të cilin është konstatuar se disa qëllime janë plotësuar plotësisht kurse disa të tjera vetëm pjesërisht , por këto rezultate nuk janë shumë të rëndësishme.

Drejtorja e repartit për hulumtimin e politikave publike të CEMI-it, Ana  Seliq,  ka theksuar se mungojnë hapa konkret të cilët do të pengojnë korrupsionin në proceset e prokurimeve publike, në  distribuimin dhe në regjistrimin e medikamenteve por edhe në raportet mjek-pacient.

 

Mali i Zi pozitiv, përjashton funksionarët partiak

Kryesia e Malit të Zi Pozitivë, e ka përjashtuar nga kjo parti shefin e klubit të Këshilltarëve  në Kuvendin e Budvës, Çasllav Peroviq dhe zëvendësin e tij,  Millan Baleviq, për shkak të , siç është kumtuar , përgjegjësisë  lidhur me votimet për kryetar të Kuvendit , edhe përkundër qëndrimit që të mos përkrahet kandidati i PDS.

Kjo parti ka kumtuar se ky vendim është sjell njëzëri në mbledhjen e kryesisë e cila është mbajt para 10 ditësh.

Në kumtesë thuhet se Mali i Zi pozitivë është parti e cila kultivon principin e përgjegjësisë dhe të cilin do ta zbatojë  si tani që është në opozitë ashtu edhe nesër kur të jetë në pushtet. 

 

Parada e krenarisë, të mërkurën në Budvë

Parada e krenarisë e cila të mërkurën   në mesditë do të mbahet në Budvë do të jetë test nëse shteti i Malit të Zi dhe shoqëria  janë pjekur për ndryshime demokratike , para së gjithash në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut , konsideron forumi progres i LGBT.

Ata në konferencën për gazetarët me rastin e mbajtjes së paradës së parë të tillë në Mal të Zi kanë theksuar se do ta konsiderojnë sukses  nëse në këtë ngjarje do të marrin pjesë më tepër se 3 pjestarë  të   popullatës LGBT  dhe se presin më tepër 10 pjesëmarrës.

 Përfaqësuesi i  Forumit,  Aleksandar  Zekoviq, ka theksuar se hulumtimet e kësaj organizate kanë treguar se një numër i vogël i pjestarëve të Bashkësisë së LGBT, e përkrah organizimin e tubimeve publike dhe se një numër edhe  më i vogël  i tyre është i gatshëm të marr pjesë në to. 

 

KE është duke përgatitur draft marrëveshjen për MSA me Kosovën

Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku ka deklaruar se Komisioni Europian pas marrjes së dritës jeshile nga shefat e shteteve të vendeve anëtare të BE-së, është duke e përgatitur draft marrëveshjen për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën.

Sipas saj, Marrëveshja  e Stabilizim  Asocimit   do ti hapë vendit mundësitë  për qasje në shumë programe në fushën e tregtisë sidomos në fushën e bujqësisë, të cilat përbëjnë rreth 70 për qind të substancës së MSA-së.
Ajo ka theksuar se për Kosovën , ky proces mund të jetë më i lehtë.
”Duke qenë që jemi vendi i parë që hynë në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit për ratifikimi  të marrëveshjes së Lisbonës, ky proces mund të jetë më i lehtë për ne,  sepse shumë nga kompetencat janë bartur te strukturat e BE-së në Bruksel” ka thënë Çitaku për DW.
Duke folur për liberalizimin e vizave, Çitaku nuk ka mund të thotë shumë, vetëm ka pohuar se po punohet për plotësimin e kushteve.

 

Pahor, vlerëson kontributin e presidentit  Nikoliq, 

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka deklaruar se Tomisllav Nikoliq meriton mirënjohje për atë që ka bërë në mënyrë që Serbia të ecë drejt BE-së.

 “Presidenti Nikoliq i ka kurorëzuar përpjekjet evropiane të Serbisë. Ai ka pasur guxim ta bëjë atë që miku im, Tadiq, nuk ka guxuar ta bëjë”, ka thënë Pahor në një intervistë për televizionin maqedonas “Sitel”.

Presidneti Pahor, në këtë kontekst, ka thënë se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është thelbësore për stabilizim e rajonit.
“Isha skeptik kur u zgjodh Nikoliq, sepse në parim nuk i besoj askujt, i cili në të kaluarën ka pasur një retorikë mjaft nacionaliste”, ka thënë Presidneti i Sllovenisë.

 

Brukseli në përgatitje  një plani për telekomin dhe energjetikën 

Një plan për telekomin dhe energjetikën, i përgatitur nga Brukseli, do t’u ofrohet palës serbe dhe asaj kosovare, në takimin e radhës së negociatave, që do të mbahen më 24 korrik të këtij viti në Bruksel.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri”, bëjnë të ditur se draftin e përgatitur nga Brukseli, e kanë parë që të dyja palët, po asnjëra nuk ka folur për të, pasi që pala serbe edhe më tutje po e kundërshton atë.
Deri më tash kërkesë e vazhdueshme e Serbisë ka qenë që kjo e fundit të marrë licenca në Kosovës për operator të tretë të telefonisë mobile në vend, pa kaluar në procedurat tenderuese, siç e kërkojnë ligjet e Kosovës.
Mirëpo, grupi punues kosovar, i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, çdo herë e ka refuzuar një opsion të tillë, ku i kanë ofruar palës serbe operator virtual, e që nuk kërkon procedura për shpallje të tenderit.
Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, mohon mundësitë që Serbia ta licencojë një operator të tretë të telefonisë mobile në Kosovë.

 

PD e Shqipërisë, zgjedh  sot kreun   e partisë

Në Shqipëri sot anëtarët e partisë demokratike  votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë së tyre, mes kryebashkiakut aktual të Tiranës Lulëzim Basha dhe ministrit të Transporteve Sokol Olldashi.

Të dy organizuan dje takimet e fundit duke premtuar një opozitë të fortë ndaj së majtës që do të marrë pushtetin në shtator.

Votimet u  hapen sot në orën 8 të mengjesit deri në orën 19 të mbrëmjes
Pas një fushate 19 ditore në të gjithë Shqipërinë, dy kandidatët për të qenë pasuesit e zotit Sali Berisha, i cili dha dorëheqjen si rezultat i humbjes së thellë në zgjedhjet e 23 qershorit, do të presin sot votën e afër 100 mijë anëtarëve të partisë.

 Dy eksponentët demokratë, të rinj në moshë dhe me histori të ndryshme në partinë demokratike, Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha, mbyllën dje turin e takimeve.

 

Goditje me bomba në rajonet shiite  në Irak

Autoritetet irakiane thonë se një valë shpërthimesh me makina bombë kanë goditur rajone kryesisht shiite në Bagdad, duke lënë të vrarë të paktën 46 vetë dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Njerëzit filluan të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga të paktën shtatë bombat që shpërthyen, kur shumë banorë kishin dalë për blerje apo për t’u qetësuar në kafenetë e zonës, pas agjërimit të Ramazanit. Sulmet më të përgjakshme u shënuan në lagjet Kerrada dhe Tobshi të Bagdatit.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Ekstremistë të pakicës suni, që kanë lidhje me al-Kaidën, shpesh vënë në shënjestër shumicën shiite në sulme hakmarrëse, që po kërcënojnë vendin me luftë civile.

Që nga fillimi i muajit korrik, sulmet nga elementë ekstremistë kanë lënë të vrarë rreth 500 njerëz.

 

Rrethë  20 të vrarë nga tërmeti  në krahinën kineze , Gansu

Autoritetet kanë njoftuar se rreth 20 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë lënduar nga një termet i fuqishëm, që ka goditur krahinën veri-perëndimore kineze, Gansu.

Shërbimi gjeologjik amerikan ka vlerësuar se lëkundjet e tokës që nisën  sot  në orën 7 e 45,  të magnitudës 5.9.

Qendra qeveritare kineze e monitorimit të tërmeteve ka thënë se termeti kishte fuqi 6.6 të magnitudës, ndërsa dridhjet pasuese ishin me fuqi 5.6.

Tërmeti goditi rajonet e Minxian dhe Zhangxian, rreth 170 kilometra larg kryeqytetit krahinor, Lanzhou.

 

Britania,  përkrah futjen e Hezbollah, në grupin e organizatave teroriste  

Ministri i jashtëm britanik, Ulliam Heig (William Hague), ka deklaruar sot   në Bruksel se shteti i tij e përkrah futjen e lëvizjes islamike libaneze, Hizballah në grupin e organizatave terroriste të BE-së.

Heig  e ka bërë të ditur këtë pak para se të nis takimi i të hënës i ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel ku tema kryesore është kjo.

Kjo është diçka që ne e kemi propozuar muajin e kaluar. Ka kaluar një vit prej sulmit të tmerrshëm me bombë në Bullgari dhe ne besojmë që është shumë e rëndësishme që kur toka evropiane goditet nga një sulm terrorist, atëherë Evropa duhet të kthej përgjigje të qartë dhe të fuqishme”, ka thënë Heig, në Bruksel.

Qëndrim të njëjtë ka mbajtur edhe ministri i jashtëm i lituanez, Linas Linkevicius.

 

Netanjahu, në pritje të bisedimeve të vështira me palestinezët

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se pret që bisedimet e paqes me palestinezët të jenë të vështira, madje shtoi se çdo marrëveshje e arritur duhet të ratifikohet me anë të një referendumi kombëtar. Komentet e tij pasuan marrëveshjen me ndërmjetësimin amerikan për rifillimin e bisedimeve të paqes mes dy palëve, të cilat u ndërprenë në vitin 2010.

Kufijtë, refugjatët, siguria, vendbanimet hebraike dhe statusi i Jerusalemit janë mes çështjeve të vështira, ende të pazgjidhura.

Kryeministri Netanjahu i bëri komentet në takimin e përjavshëm të kabinetit të tij, komentet e tij të para në publik që kur Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry njoftoi rifillimin e bisedimeve të paqes gjatë fundjavës, duke i dhënë fund bllokimit të tyre.

 

Nesër, mot me diell dhe i nxehtë

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe i nxehtë. Frynë erë mesatare , vende vende e fortë, veriore. Temperaturat në orën 14: në Pogoricë e Budvë 33 gradë, H. Novi 32, Ulqin 31, Cetinë 29, Nikshiq 27, B. Pole e Shavnik 26, Beranë, Plevle, Plavë  e Rozhaj 25, Kollashin 23 dhe në Zhablak 19 g.  Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në Bregdet,  kohë pas kohe e  fortë nga drejtimet veriore.  Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 24 deri në 37 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се