Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 07. 2013. 17:06 >> 17:41

LAJMET 19.07.2013

19.07.2013

Kuvendi i Malit të Zi, në mbledhjen që do të mbahet më 31 korrrik, do të shqyrtoj ndryshimet kushtetuese

Kuvendi i Malit të Zi do të shqyrtojë me 31 korrik amendamentet e propozuara kushtetuese  me të cilat është paraparë që prokurori i shtetit dhe gjykatësit e gjyqit kushtetues të zgjedhjen me shumicën e dy të tretave dhe në rrethin e dytë eventual me mbështetjen e tri të pestave të deputetëve. Këshilli kushtetues amendamentet i ka miratuar me votat e  përfaqësuesve të koalicionit në pushtet dhe të PSP dhe Malit të Zi pozitiv kurse kundër ishin përfaqësuesit e Frontit demokratik.

Ndryshimet kushtetuese në sferën e gjyqësorit janë ndër kushtet që Mali i Zi ti hap bisedimet për kapitujt 23 dhe 24 të cilët Komisioni evropianë i ka cilësuar si kyçe për përparimin e mëtejmë të shtetit drejtë integrimeve evropiane. Sipas amendamenteve të propozuara Kuvendi i Malit të Zi në të ardhmen nuk do të jetë kompetent  në procesin e zgjedhjes dhe shkarkimit të kryetarëve të Gjyqit suprem dhe të gjyqit kushtetues  me ç’gjë mundësohet depolitizomi i zgjedhjes së bartësve të funksioneve gjyqësore dhe gjyqësoro-kushtetuese.  Kryetarin e Gjyqit kushtetues,   do ta zgjedh dhe shkarkojë Kolegji gjyqësor me shumicën e dy të tretave  në afat pesë vjeçar. Kryetari dhe gjykatësit e gjyqit kushtetues,  në të ardhmen nuk do të mund të ushtrojnë funksionin e deputetet dhe as funksion tjetër publikë dhe as të merren me veprimtari tjera.

 

Perspektiva e industrisë së aluminit me ndihmën e shtetit 

Drejtori i Kombinatit të Aluminit në Mostar , Ivo Bradavica, ka theksuar se beson në ekzistencën e Kombinatit të Aluminit në Podgoricë, duke sqaruar se në rrethanat aktuale pa ndihmën e shtetit Industria e Aluminit nuk ka perspektiv , për shkak të çmimit të metali në treg. Për ndryshe kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,  Ranko Krivokapiq,   e ka hapur tryezën e rrumbullakët me temën “Perspektivat e prodhimit dhe të përpunimit të aluminit në rajon” të cilën e kryeson nënkryetari i parlamentit,  Branko  Radulloviq.

Marko Pejçinovski , pronar i Kompanisë  Euris,  nga Shibeniku,  ka theksuar se para Malit të Zi gjendet vendim i vështir dhe se KAP , nëse merr kahje të drejtë do të ketë perspektivë kurse Nikolla Teshiq,  nga Sevojno,  ka theksuar se është në interes të shtetit që KAP  të vazhdojë punën.

Kryetari i Kuvendit,  Ranko  Krivokapiq,  ka theksuar se nuk është logjik e mirë që shteti ti shërbejë kompanisë e jo kompania qytetarëve. Në punën e tryezës së rrumbullakët marrin  pjesë kryetarët e klubeve të deputetëve dhe deputetët e Kuvendit , ministrat , përfaqësuesit e Bashkësisë akademike si dhe mysafirë nga rajoni,  përfaqësues të Kompanive për prodhimin e aluminit nga Kroacia , BH dhe Serbia.

 

Siguria dhe ruajtja e sovranitetit dhe  integritetit territorial, arsyet kryesore për anëtarësim në NATO

Siguria , ruajtja e sovranitetit dhe e integritetit territorial janë shkaqet kryesore për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe një pjesë e madhe e opinionit nuk është e njoftuar si duhet me këto aspekte të integrimit , pa marr para sysh aktivitetet e qeverisë , është vlerësuar në seminarin në kuadër të shkollës për integrimet euro-atlantike.

Qendra për monitorim  dhe hulumtim – CEMI,   ka organizuar sot seminarin përfundimtarë “Mali i Zi në procesin e Integrimeve  Euroatlantike ; neutraliteti ose siguria kolektive” në kuadër të gjeneratës së dytë të shkollës për  Integrimet Evropiane.

Ministrja e mbrojtjes Milica Pejanoviq- Gjurishiq,  në fjalën e hyrjes ka theksuar se pa marr para sysh faktin se situata e përgjithshme në rajon është përmirësuar dukshëm , çështja e ruajtjes së sovranitetit nacional dhe niveli konstant i avancimit të sigurisë të çdo individi , faktikisht është prioritet i çdo shteti të përgjegjshëm. Sipas fjalëve të saj në kërkimin e zgjidhjes më të mirë dhe më racionale , zgjidhja kryesisht sillet rreth  dy  opsioneve – opsionit të neutralitetit ose rreth opsionit të pjesëmarrjes në sistemin kolektiv të sigurisë të aleancës Atlantiko veriore.

 

Qëndrim pozitiv ndaj propozim ligjit për amnisti

Ministria e drejtësisë ka raport pozitiv ndaj propozimit bazë të ligjit për amnisti , ka theksuar ministri i drejtësisë  Dushko Markoviq  duke shtuar se qëndrimi i kësaj ministrie do të kumtohet në mbledhjen e qeverisë të  enjten e ardhshme. Anëtarët e Këshillit për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë  kanë përkrah propozim ligjin për amnistia , sipas të cilit lirohen nga vuajta e një të katërtës të dënimit me burg personat e dënuar për vepra të caktuara penale. Të dënuarit në Entin për vuajtjen e sanksioneve penale, për shkak të këtij propozim ligji kanë vazhduar grevën e urisë.

Markoviq,  u ka deklaruar gazetarëve në Vilen Gorica,  se të dënuarit  më parë kanë dorëzuar iniciativën të cilën e kanë mbështet një numër i  madh i qytetarëve. Kjo iniciativë nuk është formalizuar në Parlament si propozim ligj por këtë e ka bërë deputeti i PSP,  Aleksandar Damjanoviq.

Ai megjithatë theksoi se ministria e drejtësisë ka mendim pozitivë ndaj propozimit bazë të ligjit për amnisti.

 

Sllovakia, në mbështetje të proceseve integruese të Malit të Zi

Para Malit të Zi gjenden sfida të shumta në rrugën drejtë UE ka vlerësuar ministri sllovak i drejtësisë , Tomash  Boreca , duke theksuar se vendi i tij do ta ndihmojë Malin e Zi në këtë proces.

Për ndryshe,  sot në Podgoricë  është nënshkruar memorandumi për bashkëpunim ndërmjet ministrisë të  Malit të Zi  dhe ministrisë të drejtësisë të Sllovakisë.

Ministri i Drejtësisë Dushko Markoviq ka vlerësuar se  bashkëpunimi  ndërmjet dy shteteve  është shumë kualitativ . Ai ka theksuar se Mali i Zi në momentin kur e forcon sundimin e të drejtës dhe vendos drejtësinë ka me tepër partnerë dhe se bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm.

Borec,  ka theksuar se  dy vendet nuk kanë  çështje të hapura dhe se bashkëpunimi është në nivel të duhur

 

Qeveria , shqyrton mundësinë e lehtësimeve për  blerjen e librave

Qeveria  shqyrton mundësinë që nga viti i ardhshëm ti ulë çmimet e librave për shkollat fillore dhe të mesme , kurse libra grarisë  edhe këtë vit do të marrin kategoritë më të rrezikuara të banoreve ka theksuar ministri i arsimit,  Sllavolub Stjepoviq.

Ai, i lutur që të komentojë çështjen aktuale të ndarjes së librave  falas   për nxënësit e shkollave fillore ka theksuar se duhet propozuar me kujdes masa dhe zgjidhje të reja. Sipas fjalëve të tij ky investim do të kushtonte rreth 5.2 milion euro në vit . Ai shtoi se për këtë vit buxheti është sjell dhe një gjë e tillë nuk është paraparë.

Ai ka shtuar se tash më tepër se 10 vjet qeveria i  ndihmon familjet më të rrezikuara kështu që rreth 20 për qind të prindërve në gjendje të rëndë sociale ka marr libra  falas.

 

V.Sinishtaj; Podgorica, tenton shtyrjen e referendumit në KU të Tuzit

Kryebashkiaku i  Podgoricës,  Miomir  Mugosha,  po përpiqet ta shtyjë referendumin për Komunën e plotë të Tuzit, dhe për këtë arsye është reale të pritet shfuqizimi i  elaboratit  për Komunën  e re në të cilin janë paraqitur shumë vërejtje dhe të hartohet studimi i ri , konsideron funksionari i iniciativës qytetare  , Vasel  Sinishtaj.

Ai ka vlerësuar se në këtë mënyrë , administrata  e Podgoricës do të fitojë bazë ligjore që ta shtyjë referendumin e paralajmëruar për në fund të shatorit dhe eventualisht ta shpallë atë njëkohësisht me zgjedhjet lokale me atë në Podgoricë.

Sinishtaj, siç shkruan gazeta VJESTI ,  konsideron se PDS nuk do ti lejojë banorët e Malësisë që të deklarohen për Komunë para zgjedhjeve lokale në Podgoricë. Nga ana tjetër,  Mugosha nuk mban përgjegjësi nëse përfaqësuesit e KU të Tuzit nuk janë të kënaqur me elabortatin duke theksuar se shtyrja e mbajtjes së referendumit nuk varet nga ai  dh as nga kryeqyteti.  Ai ka shtuar për gazetën Vjesti,   se studimin e ka porositur  kjo Komunë  Urbane dhe se administrata e Podgoricës  i ka respektuar të gjitha afatet ligjore.

Përfaqësuesit e PDS në pushtet dhe të UDSH,  në KU të Tuzit e kanë kritikuar elaboratin  për formimin e Komunës së plotë duke kërkuar që në studim të theksohet të ardhurat precize në territorin e Malësisë. Në, vërejtjet e veta  ndaj elaboratit ata kanë theksuar se të ardhurat e  prezantuara të Komunës jo  realisht  janë të vogla dhe në bazë të të cilave Tuzi nuk do të mund të funksiononte si komunë e plotë.

 

Jahjaga dhe fyle diskutuan zhvillimet në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës,   Atifete Jahjaga pati mbrëmë një darkë pune me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, me të cilin bisedoi për zhvillimet në Kosovë, proceset demokratike në vend, për agjendën evropiane të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit dhe për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidentja Jahjaga dhe Komisioneri Fyle vlerësuan rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve komunale në gjithë territorin e Kosovës, në përputhje me standardet evropiane, të drejta e të lira dhe gjithëpërfshirëse.

Në darkën e punës mori pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

 

Krerët e Serbisë kanë ftuar serbët e veriut për pjesëmarrje në zgjedhjet e 3 nëntorit

Krerët e shtetit të Serbisë u kanë bërë thirrje serbëve nga veriu i Kosovës që të të dalin në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë. Marko Gjuriq, këshilltari i presidentit serb, ka thenë se asnjë vendim që ka të bëj me zgjedhjet dhe të ardhmen e serbëve të Kosovës nuk do të miratohet pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Kosova.

Sipas tij, në takim është biseduar si të realizohet bashkërisht interesi afatgjatë dhe si të mbrohen interesat serbe në Kosovë.

Po ashtu Gjuriq , ka thënë se Serbia nuk do të marrë asnjë vendim lidhur me zgjedhjet lokale në Kosovë ose për ardhmërinë e popullit serb në Kosovë, pa marrëveshje dhe pjesëmarrjen e serbëve nga Kosova dhe të gjithë qytetarëve të Serbisë.

Ndërksa kryetari jolegjitim i Zveçanit, Dragisha Miloviq gazetarëve u ka thënë se në takimet e ardhshme me kreun e shtetit të Serbisë do të kërkohen zgjidhej unike sepse epilogu më i keq do të ishte të shkaktohet ndarja.

Në takim kanë marrë pjesë Presidenti Tomisllav Nikoliq, kryeministri Ivica Daçiq, Zëvvendëskryeministri Aleksandar Vuçiq, et

 

Kërkesë BE, të vëzhgojë zgjedhjet lokale

Presidentja e Kosovës i ka dërguar letër Përfaqësuesës së Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, përmes së cilës i ka kërkuar asaj dërgimin e një misioni evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Jahjaga gjithashtu ka shprehur kënaqësinë për takimin që e ka pasur me Baroneshën Ashton javën e kaluar ku siç thuhet në letër, është diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Në veçanti jam e kënaqur që kishim mundësinë të diskutojmë bashkërisht për rëndësinë që bart kjo periudhë për përpjekjet dhe ndërmarrjet e reja për të integruar plotësisht të gjithë qytetarët dhe për t’i forcuar institucionet tona demokratike”, thuhet në letrën e Jahjagës drejtuar Eshtonit.

 

Përfaqësuesit e FMN në Tiranë

Fondi Monetar Ndërkombëtar, pas mbërritjes në Shqipëri dy ditë më parë, ka zhvilluar edhe vizitat e para të planifikuara në axhendë. Së pari, takimi ishte i planifikuar me ministrin e Financave, Ritvan Bode, ku në qendër të diskutimeve mësohet të ketë qenë situata aktuale ekonomike, e fokusuar kjo te rritja e ndjeshme e deficitit buxhetor.

Përfaqësuesit e misionit të FMN-së kanë shprehur shqetësimin lidhur me nivelin ku ka arritur deficiti dhe kanë kërkuar nga qeveria zgjidhje, në kohën kur  borxhi publik ka arritur  në  64.4 për qind.

Ndër vite, FMN ka shprehur qëndrimin e saj pozitiv ndaj reagimeve të Bankës së Shqipërisë gjatë periudhës së krizës, duke mbajtur stabilitet. Në tetor-nëntor pritet që misioni i FMN të bëjë një tjetër vizitë dhe më pas në një raport të veçantë të paraqesë edhe pikëpamjet e nxjerra nga Vlerësimi i Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSAP)

 

Samaras, refuzon propozimin për takim me Gruevskin

Kryeministri grek Andonis Samaras refuzoi propozimin e Gruevskit për takim si dhe nismën e tij për ngritjen e nivelit të bisedimeve. Sipas Samarasit nuk është Greqia që po bllokon integrimin e Maqedonisë por nje gje te tille po e ben BE per shkak te progresit te ulet me reformat. Kjo deklarate e Samaras eshte komentuar edhe nga Bashkimi Europian.

"U shfaq shpresë se nisma e fundit nga ndërmjetësuesi i OKB-së, për negociata formale me një moment të ri do të sillnin depërtim në lidhje me këtë çështje. Në këtë kontekst, Komisioni Evropian i përshëndet raportet për kontakte bilaterale midis IRJ të Maqedonisë dhe Greqisë", tha zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së Maja Kocijançiç,.

Zëvendëskryeminsitri i Maqedonisë, Fatmir Besimi tha se vendi do të  vazhdojë reformat e nevojshme për anëtarësim në BE edhe pas përgjigjes negative të kryeministrit grek. Ndërsa ministria e jashtme maqedonase vlerësoi se përgjigjia e Samarasit është dëshmi e mungesës së dëshirës për negociata për zgjidhjen e cështjes së emrit.

 

Ministrat e financave të G20, në Moskë

Ministrat e financave dhe zyrtarët e bankave qendrore të 20 ekonomive kryesore dhe atyre në zhvillim (G20) e kanë filluar  sot  një takim dyditor në Moskë.Bisedimet pritet të fokusohen në ndalimin e kompanive të mëdha që të zhvendosin profitet e tyre në vende ku konsiderohen si strehë taksash.

Grupi prej 20 shteteve që mori përsipër trajtimin e krizës financiare të viteve 2008 – 2009, tani përballet me një ekonomi globale me shumë shpejtësi, në të cilën vetëm SHBA-të duket se janë afër një rimëkëmbje vetëmbështetëse.

Takimi i Moskës është gjithashtu pjesë e përgatitjeve për një samit të G20-ës që do mbahet në shtator në Moskë.Rusia momentalisht është udhëheqëse e presidencës vjetore të këtij grupi.Takimi mbahet vetëm një ditë pasi një gjykatë ruse e dënoi me pesë vjet burg një aktivist opozitar, një vendim ky që është kritikuar nga perëndimi.

 

Nga sulmi në një xhami suite, janë vrarë  së paku 20 njerëz

Shpërthimi i një bombe brenda një xhamie sunite në Irakun qëndror ka shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Shpërthimi ka tronditur xhaminë Abu Bakr al-Sadiq ,  të provincës Diyala. Ky është sulmi më i fundit në një sërë sulmesh që kanë përfshirë  këtë vend  javëve të fundit.

Sipas shifrave zyrtare të OKB-së, që prej muajit prill, në sulmet e dhunshme në Irak kanë humbur jetën më shumë se 2500 persona.

 

Pakistani dhe Afganistani , tentojnë përmirësimin e marrëdhënieve

Një zyrtar i lartë i Pakistanit do të  vizitojë Afganistanin me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve  mes  dy  vendeve fqinje.

Zyrtartari pakistanez, Sartaj Aziz, këshilltar i kryeministrit të Pakistanit për punë të jashtme, do të arrijë në Kabul të shtunën për të biseduar me presidentin afgan, Hamid Karzai, rreth procesit të paqes në vendin e tij.Aziz ka thënë se Islambadi ka “sado pak ndikim”, por nuk i kontrollon talibanët afganë.

Kabuli e ka kërkuar ndihmesën e Pakistanit që të nxisë talibanët afganë, të cilët fshihen në territorin e tij, për të pranuar procesin e paqes.

Vizita, gjithashtu, mund të krijojë mundësitë për një takim të propozuar në mes të liderëve të të dy vendeve. Kjo është vizita e parë e nivelit të lartë në mes të Afganistanit dhe Pakistanit që prej mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare pakistaneze në muajin  maj.

 

Detroiti,  ka paraqitur deklaratën e falimentimit

Një ndër qytetet më të mëdha amerikane, Detroit, ka paraqitur deklaratën e falimentimit. Përmes kësaj mase, ky qytet siguron mbrojtje nga kreditorët.Një kompani menaxhere, e kontraktuar nga shteti i Miçiganit, ku ndodhet Detroiti, paraqiti dokumentacionin dje në një gjykatë federale.Me këtë hap, Detroiti bëhet qyteti më i madh amerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara, që deklaron falimentimin.

Guvernatori i Miçiganit, Rick Snyder, duhet ta nënshkruajë vendimin.Detroiti ballafaqohej me barrën një deficiti buxhetor prej mbi 300 milionë dollarësh dhe një borxh afatgjatë prej afro 14 miliardë dollarësh.

Deklarimi i falimentimit vë në pikëpyetje pensionet e ardhshme, si dhe sigurimet shëndetësore të punonjësve të sektorit qeveritar në Detroit. Rreth 10 mijë vetë punojnë për administratën bashkiake të Detroitit.

 

 

Në jug dhe Bregdet të Malit të Zi mban mot me diell kurse në Veri me vranësira të ndryshueshme dhe vende vende me reshje të shiut dhe bubullimë.

Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat : Podgoricë 34 gradë, Budvë 31, Tivat 30, H. Novi, , Nikshiq, B. Pole e Beranë 29, Tivar e Ulqin 28, Cetinë , Plevle e Shavnik 27, Plavë, Kollashin e  Rozhaj 24 dhe në  Zhablak 18 g.

Edhe për nesër në viset jugore parashihet të mbajë mot kryesisht me diell , kurse në veri me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 35 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се