Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 07. 2013. 16:39 >> 16:54

LAJMET 18.07.2013

18.07.2013

Qeveria sot për rebalancin e buxhetit

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, tema kryesore ishte rebalanci i propozuar i buxhetit për këtë vit. Deri në debatin parlamentarë me 1 gusht për rebalancin e buxhetit, ministri i financave Radoje Zhugiq është i bindur se partnerët e koalicionit PDS dhe PSD do të arrijnë kompromis në mënyrë që siç theksoi ai të dilet nga ky qark i magjepsur. “Pres se do të gjendet një masë e kompromisit të shëndosh për rebalancin e propozuar.

Nëse kjo do të jetë në formën burimore ose e modifikuar, pritet të shihet, mirëpo për çdo rast duhet të veprojmë me përgjegjësi në mënyrë që përfundimisht të dalim nga ky rreth i magjepsur i raporteve të pa zgjidhura të cilat ekzistojnë ndërmjet Elektroekonomisë, Elektropërçuesit, Kombinatit të Aluminit por edhe shteti i cili është kyçur përmes formës së dhënies së garancive”, ka thënë Zhugiq. Qeveria ka vërtetuar propozim ligjin për buxhetin dhe përgjegjësinë fiskale i cili ndërmjet tjerash parasheh përgjegjësinë e organeve  të autorizuara dhe organeve shtetërore, para së gjithash përgjegjësin e ministrisë së financave. Qeveria ka shqyrtuar edhe treguesit makroekonomik prej  janarit deri në maj dhe ka konstatuar rritje ekonomike, numër rekord të punësuarve , inflacion më të ulët dhe nivel më të ulët të borxhit publikë.

 

Nuk ka pasur punësime partiake

Kryebashkiaku i Podgoricës Miomir Mugosha  ka deklaruar se në dokumentet që kanë të bëjnë me projektet  e partneritetit  juridiko privat  me firmen “Rokshped”, nuk përmendet punësimi, duke theksuar se nuk ka pasur shpërdorim të resurseve të kryeqytetit për qëllime parazgjedhore. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Anketues, i cili vërteton faktet lidhur me aferën “Inçizimi” në pyetjet e deputetëve u përgjigjen Mugosha dhe kryetari i PDS të kryeqytetit Vlladan Viçeliq. Këshilli Anketues ka vendosur që ti ftojë Mugoshën dhe Vuçeliq lidhur me citatet nga raporti i Këshillit Komunal të PDS të Podgoricës në të cilin theksohet se me ndihmën e Komisionit kadrovik dhe të Komisionit për punësim, Këshilli i Podgoricës ka arritur të punësojë 140 individ. 

 

Ligji për shpërblimet shtetërore nuk gëzon shumicën e duhur

Propozim ligji për shpërblimet shtetërore, me të cilin është paraparë se Kuvendi mund të vendos që çmimi i “13 korriku”-t dhe çmimet tjera të mos ndahen në ndonjë vit të caktuar, nuk e fitoi shumicën e nevojshme në Këshillin Parlamentar për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë.

Ligji, të cilin e ka propozuar kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapiq, e kanë  përkrahur deputetët e Partisë Social Demokratike, kundër ishin deputetët e Frontit Demokratik dhe të PSP, kurse të përmbajtur anëtarët e Këshillit nga PDS dhe Mali i Zi Pozitiv. 

 

Fiton përkrahjen propozim ligji për amnisti

Anëtarët e Këshillit për Sistemin politik, Legjislatur dhe Administratë kanë përkrahur propozim ligjin për amnisti, sipas të cilit lirohen nga vuajtja e një të katërtës të dënimit me burg personat e dënuar për vepra të caktuara penale. Propozimin, të cilin pas iniciativës e kanë nënshkruar mbi 20 mijë qytetarë, parlamentit ia ka dorëzuar deputeti i PSP Aleksandar Damjanoviq. Këtë propozim e kanë përkrahur deputetet e PDS, PSD dhe të PSP, kurse të përmbajtur ishin deputetët e Frontit Demokratik. 

 

Marrëdhëniet harmonike ndërnacionale janë traditë

Mërgimtarët nga Malësia të cilët jetojnë në SHBA japin kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e shumë objekteve fetare, infrastrukturore dhe objekteve tjera të rëndësishme për një jetë më të mirë të banorëve, ka deklaruar kryetari i kësaj Komune Urbane Fran Lulgjuraj. Ambasadorja e SHBA në Podgoricë  Sju Kej Braun  e ka vizituar  KU të Tuzit, dhe gjatë bisedimeve me udhëheqësit e kësaj komune është shprehur e kënaqur me marrëdhëniet miqësore ndërmjet SHBA dhe Malit të Zi. Lulgjuraj e ka falënderuar mysafiren e lartë për vizitën e sajë të dytë në Tuz. 

 

Masa të  domosdoshme të ekzistencën e KAP-it

Institucionet  gjegjëse, para së gjithash Qeveria, duhet të sjellin pakon e masave të cilat do të mundësonin ekzistencën e Kombinatit të Aluminit në Podgoricë, ka theksuar kryetari i sindikatës së metalurgëve të Malit të Zi Dragan Mijanoviq. Jemi të bindur se është koha e fundit që të zgjidhet çështja e KAP përmes një pronari tjetër. Për këtë arsye  presim që punëtorëve të Fabrikës së Podgoricës tu ofrohet sa më parë programi social për largimin vullnetarë nga puna dhe tu mundësohet pensionimi i të gjithëve që kanë nga 30 ose më tepër vjet stazhi  ka theksuar Mijanoviq. 

 

Vizitë  e dobët e turistëve

Momentalisht  në Mal të Zi  qëndrojnë rreth  60 mijë turistë gjë që është numër më i vogël i tyre krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, edhe pse  ishte paralajmëruar vizitë rekorde në fillimin e këtij sezoni turistik.  Në organizatën turistike të Budvas konsiderojnë se vizitën e dobët të korrikut e karakterizojnë bregdetin malazez, sepse turistët nga vendet e rajonit pasivisht shkojnë në det në gjysmën e dytë të korrikut ose në fillim të gushtit, andaj vizita aktuale mund të konsiderohet e mirë, konsiderojnë nga kjo organizatë turistike.

 

Fyle sot në Prishtinë

Komisioneri evropian për zgjerim Stefan Fyle viziton sot Kosovën, ku takohet me liderët institucional dhe politik në vend. Kjo vizitë pritet të shënojë edhe fillimin e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asociimit, për të cilat Kosova mori dritën jeshile nga Këshilli Evropian më 28 qershor. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Fyle do t’u kërkoj institucioneve që të mbajnë reformat në agjendë si prioritet, në veçanti ato fusha që ndërlidhen me sundimin e ligjit, zgjedhjet dhe tregtinë. Përveç këtyre temave, komisioneri evropian do të kërkoj nga Prishtina zyrtare që të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në dialogun me Serbinë, dhe të zbatojë marrëveshjen e Brukselit.

Komisioneri Fyle do ta inkurajojë gjithashtu lidershipin e Kosovës që të vazhdojë me angazhimin konstruktiv në dialogun me Beogradin dhe të implementojë marrëveshjet e arritura deri më sot. Fyle pritet të mbaj një fjalim edhe në kuvend. Komisioneri evropian për shtrirje, Stefan Fyle rekomandoi në Beograd se Serbia duhet ta emëroj krye-negociatorin dhe çështjen evropiane ta vë “në krye të rendit të ditës”. Ai ka theksuar se është e domosdoshme të zbatohet marrëveshja dhe krejt që është dakorduar në dialogun me Prishtinën. Fyle tha se është propozim që çështja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës të trajtohet në kapitullin 35 e cila do të ishte hapur nga fillimi deri në mbarim të negociatave me Serbinë. Pas takimit me kryeministrin serb, Ivica Daçiq dhe delegacionin e Qeverisë së Serbisë, Fyle tha në një konferencë për gazetarë se kjo është pjesë e dokumentit që përmban hapat themelor që duhet t’i bëjë Serbia tani kur negociatat janë hapur. 

 

Viza Liberalizimi - Kuvendi miraton 8 ligje

Kuvendi i Kosovës me procedura të shpejtuara ka miratuar pakon prej tetë ligjeve si pjesë e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Projektligjet, janë sponsoruar nga ministri i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi dhe me shumicë votash janë mbështetur nga deputetët. Këto ligje rregullojnë fusha të azilit, azil-kërkimit, menaxhimit të integruar të kufirit dhe çështje të ngjashme, për të cilat Bashkimi Evropian kërkon standarde evropiane për vendet që mëtojnë të futen në zonën pa viza - Shengen. Miratimi i kësaj pakoje ligjore u bë në ditën kur para Kuvendit, në sesionin e pasdites pritet të flasë edhe Komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle.

 

Kalon ligji që shkarkon 25000 nëpunës publik

Parlamenti i Greqisë ka votuar ligjin për largimin nga puna të mijëra punëtorëve në sektorin publik.
Masat ligjore u miratuan të mërkurën mbrëma, me një dalim të vogël në vota. Ky miratim ishte i nevojshëm për të zhbllokuar ndihmat e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar që kapin vlerën prej 7 bilionë euro. Përderisa ligjvënësit po debatonin rreth ligjit, mijëra protestues ishin mbledhur jashtë parlamentit, dhe po bënin thirrje për refuzimin e masave të reja ekonomike. Me këtë normë ligjore caktohen planet për largimin nga puna të 25,000 punëtorëve, kryesisht mësues dhe policë komunal, që ka shkaktuar protesta, marshe dhe greva për një javë rresht në këtë shtet. Ligji u miratua disa orë para se në Athinë të arrijë për një vizitë ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble, që fajësohet nga grekët si njeriu përgjegjës për këto masa. Kjo është vizita e tij e parë në Greqi, prej se është përfshirë në krizë të thellë.

 

Sekretari Kerry viziton refugjatët sirian

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry ka vizituar sot kampet e refugjatëve sirian në Jordani. Kerry ishte shoqëruar gjatë kësaj vizite nga Ministri i Jashtëm i Jordanisë Nasser Judeh. Gjatë takimit të Kerry me refugjatët, që të gjithë i kërkuan atij që Shtetet e Bashkuara të vendosin ndalimin e fluturimeve në Siri, në mënyrë që të parandalohen sulmet ajrore të forcave qeveritare. Sekretari i shtetit tha se “një varg opsionesh janë duke u analizuar” por shtoi se asnjë zgjidhje nuk është e thjesht për Sirinë. Rreth 600,000 refugjatë sirian jetojnë tani në Jordani, ndërsa ky shtet po bënë përpjekje që të përballojë praninë e tyre. Shtete tjera fqinje të Sirisë, si Libani dhe Turqia, po ashtu kanë ofruar strehim për qindra mijëra refugjatë që lëshuan shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve.

 

Abbas këshillohet për rinisjen e bisedave paqësore

Presidenti Mahmud Abbas do të këshillohet gjatë ditës së sotme me liderët palestinez rreth rihapjes së mundshme të negociatave me Izraelin, tri vjet që kur u ndërprenë ato, njoftojnë zyrtarët. Nuk është dhënë asnjë detaj rreth kushteve që Abbas mund të ketë, dhe nëse ai është nda i kënaqur nga takimi që  zhvilloi në Jordani me Sekretari Amerikan të Shtetit John Kerry, i cili tash e gjashtë muaj për zhvillon me intensitet diplomaci të matur fluturuese. Abbas pritet të ketë takime këshilluese me zyrtarët e lartë që funksionojnë nën ombrellën e Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe partinë e tij Fatah në Ramallah. Strategjia paqësore e presidentit të Palestinës cenzurohet zakonisht nga rivalët islamist, që qeverisin në Rripin e Gazës, dhe për këtë arsye shpesh kërkon ndihmën dhe mbështetjen e Ligës Arabe për t’u angazhuar me shtetin Izraelit.

 

Pavle Goranoviq me poezi shqip

Këtyre ditëve doli nga shtypi vepra e shkrimtarit malazez, Pavle Goranoviq, “Stinët e humbura”, por në gjuhën shqipe, poezitë e të cilit nga gjuha e tij amtare i përktheu mjeshtërisht dhe me pasion si të ishin të tijat, përkthyesi, Dimitrov Popoviq. Vepra e Goranoviqit u botua nga shtëpia botuese, “Onufri” e Tiranës, shtëpi kjo botuese e cila boton shumë vepra letrare të shkrimtarëve më me renome si shqiptarë ashtu edhe të huaj. Popoviq përveç se i shqipëroi , ai me mjeshtri edhe i përshtati poezitë e një shkrimtari malazez që të jenë sa më afër edhe për lexuesin shqiptar. Pavle Goranoviq është lindur në vitin 1973 në Nikshiq. Është diplomuar në fakultetin filozofik, drejtimi filozofik. Shkruan poezi, prozë dhe kritikë letrare. Është autor i shumë zgjedhjeve nga letërsia bashkëkohore malazeze në revistat ndërkombëtare. Aktualisht është drejtor i Entit të Shkollimit të Malit të Zi. Jeton në Podgoricë. “ Botimet e poezisë së përkthyer janë më se të nevojshme për qarkullimin e vlerave dhe njohjen reciproke të kulturave të popujve, e veçanërisht të fqinjëve dhe i kontribuojnë vështrimit krahasimtar, por edhe frymëmarrjes së sinkronizuar të vlerave më të spikatura në rajon. Dimtrov Popoviq, pas përkthimit në gjuhën shqipe dhe botimit të Antologjisë së poezisë malazeze, me shqipërimin e librit të Pavle Goranoviq, ka vazhduar me sukses misionin e vet, që ti ofrojë lexuesit shqiptar krijimet më cilësore të letërsisë malazeze”, thotë në parathënien e këtij libri, mr. Anton Gojçaj. Redaktor i librit është Mlladen  Llompar, kurse recensent është Anton Gojçaj. Përkthimi dhe financimi i këtij libri është miratuar në konkursin e Ministrisë së Kulturës së Qeverisë së Malit të Zi. 

 

Edhe  nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell, vende vende me vranësira të pakta. Fryn  erë e dobët deri mesatare nga drejtimet  të ndryshme.  Temperaturat: në Podgoricë , H. Novi e Buvë 33 gradë, Ulqin 32,  Tivat 31,  Tivar e Nikshiq 29,  B. Pole 28, Cetinë 27,  Beranë e Rozhaj 26, Plavë, Plevle e Kollashin 25 dhe Zhablak  21 g.c. Për nesër në Jug dhe Bregdet parashihet të mbaj mot kryesisht me diell, kurse në veri me vranësira të ndryshueshme dhe në orët e pasdites, vende vende me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesi prej  9 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 35 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се