Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

17. 07. 2013. 16:15   >>  16:24

LAJMET 17.07.2013

17.07.2013

Bisedojnë udhëheqësit më të lartë të partnerëve të koalicionit qeverisës

Udhëheqësitë e PDS  dhe PSD , të kryesuara nga Millo Gjukanoviq dhe Ranko  Krivokapiq, kanë biseduar mbrëmë disa orë për rebalancin e buxhetit shtetëror , pastaj për fatin e KAP por edhe për reformat kushtetuese dhe punën e këshillave anketues të  Kuvendit.

Siç njofton Radio Antena M,  temë e këtyre bisedimeve ishin  edhe disa ide të cilat do të mund të ishin bazë e zgjidghjes së mosmarrveshjes kyçe të partnerve të koalicionit , borxhi i KAP  ndaj elektroekonomisë. Ndër kaq nga këto dy parti konsiderojnë se mosvotimi eventual për verisonin aktual të ribalancit të buxhetit nuk do të thot rënjen e menjëhershme të qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Sip është njoftuar ende nuk ka afrim të qëndrimeve lidhur me të ardhmen e KAP.

PSD konsideron se shuarja është vendimi i vetëm racional , kurse në PDS besojnë se KAP mund të jetë i qëndrueshëm sipas modelit të cilin Gjukanoviq e ka kumtuar dje në konferencën për media.  Partnerët e koalicionit prakt6ikisht nuk kanë asnjë pikë kontestuese lidhur me reformën e kushtetutës , kurse për punën e Këshillave anketues ekzistojnë mospajtime të caktuara. Në mbledhjen e mbrëmshme përveç krerëve partiak Gjukanoviq dhe krivokapiq morën pjesë edhe nënkryetarët e këtyre dy partive, pastaj shefat e klubeve të deputetëve , drejtori politik i PDS dhe sekretari i përgjithshëm i PSD. 

 

T.Millosheviq ; Nuk kam  shpërdoruar  pozitën zyrtare  për qëllime partiake

Ish ministri i bujqësisë,  Tarzan Millosheviq,  ka pohuar sot se askurr nuk ka premtuar asgjë në fushatën e PDS e që nuk ishte në pajtim me procedurat e paraprara  duke shtuar se nuk ka keqpërdor pozitën e tijë zyrtare. Askurr nuk  e kamë përdorë për qëllime partiake dhe as që kamë keqpërdorur ministrinë  dhe pozitën time zyrtare. Por mendoj se çdo ministër serioz afirmon politikën të cilës i takon , ka deklaruar Millosheviq,  në mbledhjen e sotme të këshillit anketues lidhur me grumbullimin e fakteve në aferën Inçizimi.

Këshilli anketues e vazhdoi  sot punën me dëgjimin e Millosheviqit, drejtor aktual politik i PDS , i cili në kohën kur u  realizua inçizimi nga organet partiake të PDS në të cilat bazohet afera Inçizimi, ishte ministër i bujqësisë. Ai duke u përgjigjur në rrethin e parë të pyetjeve të anëtarëve të Këshillit ka vrtetuar se transkriptat e publikuar nga mbledhjen e PDS janë autentik, duke shtuar se qëndron pas asaj që e ka thënë.

Në pyetjen se nëse ndien përgjegjësi personale në aferën Inçizimi dhe a premton se kjo nuk do të përsëritet derisa është drejtor i PDS , Millosheviq ka theksuar se ambicjet e tij janë që të gjitha aktivitetet të realizohen në interes të qytetarëve të Malit të Zi. 

 

Këshilli  përkatës neser diskuton  propozim ligjin për amnisti

Këshilli për sistemin politikë dhe legjislaturë  duhet të shqyrtojë nesër ligjin e propozuar për amnisti me të cilin lirohen nga një e katërta e vuajtjes së dënimit me burg përsonat e dënuar për vepra të caktuara penale. Propozuesi i ligjit , shefi i klubit të deputetëve të PSP, Aleksandar Damjanoviq,  ka theksuar se iniciativën e ka dorëzuar në formë integrale të cilën e kanë nënshkruar 20 mijë qytetarë. Ai ka shtuar se do të praqes amendamente me të cilat personat të cilët kanë qenë të amnistuar  këtë të drejtë nuk mund ta shfrytëzojnë më dhe të amnistuar nuk mund të jenë individët për  vepër penale të vrasjes.

Është paraparë që personave të cilët në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë dënuar me burg prej tre muajsh , por nuk kanë filluar vuajtjen e dënimit dënimi me burg tu zavendësohet me dënim të kushtëzuar. Anëtarët e këshillit do të shqyrtojnë edhe ndryshimet e proozuara të ligjit për çmimet shtetërore të cilat i ka propozuar kryetari i Kuvendit, Ranko  Krivokapiq.  Parashihet që Kuvendi mund të vendos që mirënjohja më e lartë shtetërore , çmimi i 13 korrikut mund të mos ndahet dhe as dorëzohet në ndonjë vitë të caktuar. 

 

Të gatshëm për koncept të ri bashkëpunimi bashkëpunim

Përfaqësuesit e vendeve të rajonit janë të gatshëm për  koncept të ri të bashkëpunimit, qëllimi kyç i të cilave është  Integrimi më i shpejtë evropianë paralelisht respektimit të principeve të vlerësimit të përparimit të çdo vendi veç e veç në këtë proces , është kumtuar pas takimit të djeshëm.

Dje,  në Przhno,  është mbajtë takimi konsultativ i përfaqësuesëve të Shqipërisë, BH , Malit të Zi , Kosovës , Maqedonisë dhe Serbiaë  kushtuar konceptit të ri të bashkëpunimit rajonal me titullin punues “gjashtëshja  ballkanoperendimore   plus nji” me pjesëmarrjen e shefit të delegacionit të UE në  Mal të Zi, Mitja Drobniç,  dhe të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit për bashkëpunimin rajonal, Goran  Svillanoviq .

Në takim , në rolin e vëzhguesit ka marr pjesë edhe përfaqësuesi i Sllovenisë, është kumtuar nga ministria për punë të jashtme dhe integrimet evropiane.

Delegacionin e Malit të Zi në këtë takim e ka udhëheq sekretari shtetërorë për çështje politike Vlladimir Radulloviq.

 

Prezantohet  pasqyrimi strategjik i mbrojtjes

Pasqyrimi strategjik i mbrojtjes definon synime reale  për  planifikimin e sistemit të mbrojtjes dhe vazhdimin e reformave, të cilat para së gjithash do të mundësojnë vendosjen  e qellimeve mbrojtëse  nacionale , ka vlerësuar ministrja e mbrojtjes,  Milica Pejanoviq - Gjurishiq.

Ajo në prezantimin e këtij dokumenti ka theksuar se pasqyrimi strategjik i mbrojtjes është dokument i cili paraqet vizionin e zhvillimit të forcave të armatosura të shtetit.

Pejanoviq Gjurishiq ka përkujtuar se dokumentin e parë të tillë qeveria e ka sjell në vitin 2010 , mirëpo në ndërkohë është parë se obligimet të cilat i janë ndarë ushtrisë së Malit të Zi kanë qenë tepër ambicioze.

Ajo ka theksuar se në procesin e hartimit të pasqyrimit strategjikë të mbrojtjes janë konsultuar ekspertët nga NATO dhe se të gjithë partnerët,  dokumentin e hartuar e kanë vlerësuar pozitivisht.

Nga ana tjetër, siç  ka  sqaruar ajo,  ky pasqyrim parasheh edhe ndryshime në organizimin e ministrisë së mbrojtjes dhe në vetë ushtrinë e Malit të Zi. 

 

G.Danilloviq ; Dorëheqja e Kryeministrit, kusht për rikonstruimin e pushtetit

Largimi i kryeministrit,  Millo  Gjukanoviq,  është mënyra e vetme për rikonstruimin e pushtetit që nga themelet , ka vlerësuar funksionari i Frontit Demokratik,  Goran Danilloviq, duke theksuar se dhënja e dorëheqjes ,  pas skandalit në Kombinatin e Aluminit , është gjëja më e vogël që kryeministri mund ta bëjë.

Duke komentuar dekleratën e kryeministrit Gjukanoviq,  se në punën e deritashme të qeverisë ka vërejtë pika të mira por edhe të këqia dhe se tani ndryshe do ta konceptonte qeverinë , përmes disa zgjidhjeve personale , Danilloviq,  ka theksuar se rikonstruimi i Kabinetit do të ishte e mirë sikur kryeministri të ishte njeri i fjalës dhe të drejtohet gishti ndaj atyre që nuk punojnë.

Danilloviq ka theksuar se sondazhi i opinjonit publikë ka treguar se populli nuk është i kënaqur me këtë ndryshim dhe se mënyra më e mirë e rikonstruimit do të ishte dorëheqja e kryeministrit Gjukanoviq. 

 

Boshkoviq, në mbështetje  të personave LGBTIQ

Ministri për punë dhe përkujdesjen sociale Predrag Boshkoviq i mbështet përsonat LGBTIQ në realizimin e të drejtave dhe siç ka vlerëasuar , parada e  krenarisë ,  do të jetë rast që nga Mali i Zi të dërgohet pasqyrë se është duke u vepruar drejtë përmirsimit të pozitës së tyre në shoqëri. Boshkoviq ka biseduar sot me përfaqësuesit e asociacionit malazezë të LGBTIQ – Kvir Montengro.

Siç është kumtuar nga ministria,  Boshkoviq,  me përfaqësuesit e kësaj organizate,  Daniell Knezheviq dhe Ana Dedivanoviq , ka biseduar për aktivitetet drejt përmirsimit të pozitës të kësaj popullate në Mal të Zi dhe për paradën e dinjitetit e cila është caktuar për në muajin tetor.

Kaleziq, siç theksohet në kumtesë,  e ka njoftuar ministrin  Boshkoviq,  me planet e asociacionit duke thkesuar se parada e krenarisë  , para së gjithash është ngjarje për Bashkësinë LGBTIQ,  por edhe rast që shoqëria malazeze të tregojë se ka potencial që në mënyrë adekuate ti mbrojë të drejtat themelore të njeriut të qytetarëve të vetë. 

 

Zgjidhje e qendrueshme për veriun  në kuadër të ligjeve dhe institucioneve të Kosovës

Marrëveshja 19 prillit të këtij viti në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë që tashmë ka filluar të quhet historike, nga zyrtarë të politikës amerikane konsiderohet si një zgjidhje e qëndrueshme për veriun brenda kuadrit ligjor dhe institucional të Kosovës. Nga Departamenti i Shtetit ajo është vlerësuar edhe si një marrëveshje e rëndësishme,  ‘një zhvillim që ka ndodhur pas disa vitesh të angazhimit amerikan dhe të partnerëve evropianë’.

Ligji i miratuar për amnisti që nuk kaloi pa kundërthënie dhe me një kundërshtim të madh të Vetëvendosjes brenda dhe jashtë parlamentit dhe me kundërvënie dhe një ‘rizgjim’ të shoqërisë civile, gjithashtu pati mbështetjen amerikane për miratim, meqë u tha se ajo ishte një pjesë e rëndësishme dhe parakusht për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, si dhe për të siguruar integrim të plotë të të gjithë qytetarëve në institucionet e Kosovës.
Zyrtarët amerikanë e kanë thënë më se njëherë se Evropa do të jetë demokratike, një dhe e tërë vetëm nëse kudo në çdo cep të saj do të mbretërojë paqja dhe marrëdhëniet paqësore dhe fqinjësore të të gjitha vendeve, përfshirë edhe Ballkanin si një hallk e fundit e familjes së kontinentit të vjetër.

 

Statusi i vendit kandidadatë, brenda vitit

KE vlerëson progresin e bërë nga Shqipëria me zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, ndërkohë që këtë moment e sheh si një hap më afër të Shqipërisë me familjen evropiane. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui e shikon si të mundshëm brenda vitit marrjen e statusit të vendit kandidat, por ai apelon për bashkëpunim mes mazhorancës së re dhe opozitës së djathtë.

Diplomati Sekui e konsideron të rëndësishme gjithëpërfshirjen dhe frymën e kompromisit, sipas tij për të ecur përpara drejt Bashkimit Europian.
Turi i takimeve që ka ndërmarrë këto ditë i dërguari i Brukselit në Tiranë me kryeministrin në detyrë, atë të ardhshëm, kreun e LSI-së dhe me presidentin e vendit, në thelb ka pasur tri diskutime kryesore.

Pjesëmarrjen e madhe në zgjedhje dhe besimin e publikut në to, tranzicionin e butë të pushtetit dhe sfidat e së ardhmes.
Ambasadori Etore Sekui ka deklaruar se në të gjitha bisedat ka përmendur tri fjalë kyçe, që janë përdorur edhe nga faktori politik shqiptar pas zgjedhjeve: “Gjithëpërfshirja dhe fryma e kompromisit janë shumë të rëndësishme për të ecur përpara drejt Bashkimit Europian.  Në raportin e progresit në tetor do të përmenden zgjedhjet dhe miratimi i tri ligjeve, por ka disa aspekte që duhet të jenë në fokus të aktivitetit të qeverisë së re: Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.Sekui thotë se po ndjek me vëmendje edhe garën për kreun e PD-së dhe shkëmbimet e ideve e debatin politik, dhe i duket interesante.

 

Vendet e Ballkanit, përballen ende me sfida  të rëndësishme në strukturat  gjyqësore dhe politike  

Katër vende të Ballkanit përballen ende me sfida të rëndësishme në strukturat e tyre gjyqësore dhe politike sipas raportit më të fundit Vende në Tranzicion nga organizata vëzhguese Freedom House.

Raporti, i cili ndjek dhe klasifikon reformat demokratike në 29 vende ish-komuniste, gjeti se vlerësimet e përgjithshme të Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë e Bosnjë dhe Hercegovinës (BiH) ra vitin e kaluar për shkak të çështjeve që shkojnë nga korrupsioni në një mungesë të pavarësisë gjyqësore dhe qeverisjes demokratike.
Shqipëria, BiH dhe Kosova u renditën më ulët sesa viti i kaluar në treguesit e korrupsionit sepse, raporti tha se sistemi i tyre ligjor është i prekshëm ndaj ndërhyrjes politike.
Raporti për BiH tha se demokratizimi ra për shkak të bllokimit të vazhdueshëm politik të vendit dhe funksionimin e dobët të institucioneve shtetërore.
Mlladen Ivaniq, zëvendëskryetar i komisionit të financës e buxhetit të parlamentit shtetëror të BiH-së, tha se gjendja politike është komplekse dhe qeveria nuk pati sukses në zgjidhjen e problemeve të shtetasve.

 

Shqipëria ndihmoi në shmangien e gjakëderdhjes në Irak

I dërguari i OKB-së për Irakun thotë se rritja e dhunës në këtë shtet është e lidhur me konfliktin në vendin fqinjë, Sirinë derisa “fushëbetejat (e të dyja vendeve) po bashkohen”.

Martin Kobler i ka thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të marten, se grupet e armatosura të Irakut janë çdo herë e më aktive në Siri.
Kobler gjithashtu ka thënë se katër muajt e fundit kanë qenë ndër më të përgjakshmet në Irak në pesë vitet e fundit.
Në këto katër muaj janë vrarë tre mijë vetë.
I dërguari i OKB-së që është në përfundim të mandatit të tij, derisa i ka kujtuar dy vitet që ka qëndruar në Irak, ka thënë se “gjakderdhja e madhe” është shmangur kur një grup iranian në ekzil që e kundërshton regjimin në Teheran, janë zhvendosur në një kamp të ri.
Martin Kobler e ka përshendetur gatishmërinë e Shqiperisë dhe Gjermanisë që të pranojë më shumë se 300 pjesëtarë të këtij grupi.

 

20 fëmijë të vdekur nga ushiqimi  gratis në në një shkollë

Së paku 20 fëmijë kanë vdekur pasi kanë ngrënë ushqimin gratis, të ofruar nga një shkollë e Indisë lindore.Zyrtarët thonë se 12 të tjerë janë në spital.

Rasti ndodhi të martën në një shkollë në Masrakh, një fshat që gjendet 80 kilometra në veri të qytetit Patna.

Zyrtarët thonë se hetimet e para tregojnë që ushqimi ka pasur gjurmë të fosforit, që përdoret për të ruajtur orizin dhe grurin.

Të gjithë viktimat ishin të moshës ndërmjet tetë dhe njëmbëdhjetë vjeç.

 

Anija transportonte aramatim të vjetëruar  mbrojtës

Kuba ka thënë që një anije mallrash, që është konfiskuar në Panama, është mbushur në një nga portet e saj me “armatime të vjetruara mbrojtëse”.

Në një deklaratë, që është bërë publike të martën, Ministria e Jashtme e Kubës, ka thënë që armatimi kthehej për Kore të Veriut për riparim.Ky armatim sipas njoftimit thuhet se përfshinte nëntë raketa të çmontuara, dy aeroplanë luftarak MIG-21 si dhe 15 motorë MIG-21.

Panamaja ka konfiskuar anijen e mallrave të Koresë Veriore dhe ka arrestuar 35 pjesëtarët e ekuipazhit të hënën pasi kanë gjetur pjesë të dyshuara të raketave që ishin fshehur nën ngarkesën që ishte sheqer kafe nga Kuba. Departamenti amerikan i shtetit e ka përshëndetur vendimin e Panamasë për të bastisur anijen për të cilën ka thënë se ka histori të përfshirjes në trafikim të drogës.

Një zyrtar në misionin e Koresë së Veriut në OKB ka thënë se askush nuk është i gatshëm të komentojë për ngjarjen në fjalë.

 

Shtëpia e Bardhë kërkon nga Moska  largimin e Snoudenit nga Rusia

Shtëpia e Bardhë e ka përsëritur apelin e saj drejtuar Moskës që ta largojë nga Rusia ish-kontraktorin e shërbimeve të inteligjencës amerikane, Eduard Snouden, pasi ai ka kërkuar azil të përkohshëm.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë të martën së Snouden “nuk është aktivistë i të drejtave të njeriut” dhe së “ai nuk është disident”, që kërkon mbrojtje nga persekutimi politik.

Carney ka thënë se Snouden duhet të kthehet në SHBA që të përballet me akuzën për  vepër  penale për vjedhje të pronës qeveritare dhe publikimit të informacioneve sekrete.

Shërbimi Federal Rus i Migracionit ka thënë se kërkesa për azil të përkohshëm e bërë të martën nga Snouden do të marrë përgjigje brenda tre muajsh.Uashingtoni ia ka anuluar atij pasaportën amerikane.

 

Putin; Lidhjet Amerikano – Ruse, më të  rëndësishme  se grindjet e pista të shërbimeve të inteligjencës

Presidenti rus, Vladimir Putin, iu ka thënë gazetarëve se lidhjet amerikano – ruse janë më të rëndësishme se sa “grindjet e pista të shërbimeve të inteligjencës”.Putin iu foli gazetarëve  sot  rreth tensioneve, që kanë të bëjnë me ish-kontraktorin e shërbimeve të inteligjencës amerikane, Eduard Snouden. Snouden është duke jetuar në zonën tranzite të Aeroportit të Moskës prej 23 qershorit kur u largua nga Hong Kongu.

Putin ka thënë se ai është i fokusuar në zhvillimin e marrëdhënieve më SHBA-të dhe ka përsëritur premtimin e tij se Snouden nuk do të lejohet që të dëmtojë lidhjet e Moskës me Uashingtonin.

 

Ashton, takon në kajro autoritetet e  reja  të përkohëshme

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton, do të arrij të mërkurën në Kajro për të biseduar me autoritetet e reja të përkohshme.Kjo vizitë do të realizohet një ditë pasi qeveria e re u betua dhe nisi punën.E udhëhequr nga kryeministri Hazem el-Beblawi, kjo është qeveria e parë që prej se ushtria e rrëzoi nga pushteti presidentin islamik, Muhamed Morsi.Lëvizja “Vëllazëria Myslimane” e Morsit ka reaguar ndaj ceremonisë së të martës në Kajro, duke e quajtur kabinetin e ri qeveritar si “jo legjitim”.Shefi i armatës, që është dhe arkitekti i rrëzimit të Morsit nga pushteti, është betuar si zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i mbrojtjes.

 

Neser , mot kryesisht me diell dhe më i nxehtë

Në Mal të Zi mban  mot  kryesisht me diell dhe i nxehtë . Frynë erë e mesatare , vende vende e fortë nga drejtimet veriore. Temperaturat: H. Novi, Ulqin e Budvë 32 gradë, Podgoricë e Tivat 31, Tivar, Cetinë e Mojkovac 27,  Nikshiq , Bjello Pole  e Beranë  26,  Plavë 25,  Plevle 24,  Kollashin, Shavnik e Rozhaj 23  dhe në Zhablak 19 g. Për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe diçka më i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mengjesit prej 9 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 35 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се