Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 02. 2013. 19:33 >> 19:53
2

LAJMET 12. 02. 2013

LAJMET

PDS  i ka dorëzua sot Komisionit zgjedhor kandidaturën e Filip Vujanoviqit

Partia demokratike e socialistëve  -  ia dorëzoi sot Komisionit zgjedhor të shtetit kandidaturën presidenciale të Filip Vujanoviq me 13 mijë e 567 nënshkrime mbështetëse të qytetarëve. Kryetari i PDS Millo Gjukanoviq ka deklaruar se Partia e tij është optimiste se Vujanoviq do të fitojë në rrethin e parë zgjedhor. Jemi optimistë se në Interes të racionalizimit  të interesave shtetërore kjo do të kryhet në rrethin e parë, u ka deklaruar Gjukanoviq gazetarëve pas dorëzimit të kandidaturës. Ai ka theksuar se nënshkrimet janë pjesë e mbështetjes të cilën kjo parti e gëzon në të gjitha zgjedhjet. Kandidatura është e forcuar me nënshkrimet e 13 ijë e 567 qytetarëve.  Kjo është pjesë e mbështetjes  të cilën partia jonë me partnerët në koalicion e gëzon nga njëri proces zgjedhor në tjetrin dhe në të cilën llogarisim edhe në këto zgjedhje ka theksuar Gjukanoviq. Gjukanoviq konsideron se kandidati i PDS ka kontribuar deri tani në stabilitetin e përgjithshëm të Malit të Zi.

 

PSP ka grumbulluar rreth 2 mijë nënshkrime mbështetëse për kandidimin presidencial të Miodrag Lekiq.

Partia socialiste popullore  për një ditë ka grumbulluar rreth 2 mijë nënshkrime mbështetëse për kandidimin presidencial të Miodrag Lekiq. Nga PSP kanë kumtuar se Lekiq për 7 ditë ka grumbulluar 2 mijë e 512 nënshkrime dhe se dje falë aktiviteteve të kësaj partie kjo shifër është rrit në mbi 4 mijë e 500 nënshkrime. PSP thekson se aksioni i grumbullimit të nënshkrimeve do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim. Me  këtë aktivitet kjo parti ka vërtetuar edhe njëherë seriozitetin, përgjegjësinë dhe forcën e infrastrukturës pa të cilën nuk mund të realizohet asnjë aksion i rëndësishëm politikë në Mal të Zi  theksuan në PSP.  Kjo parti i falënderon  anëtarët dhe simpatizantët për faktin se pas ftesës së liderit Srgjan Miliq vetëm për një ditë kanë siguruar mbi 2 mijë nënshkrime mbështetëse për kandidatin e pavarur presidencial Miodrag Lekiq.

 

Rreth 600 të burgosur  në Entin për vuajtjen e sanksioneve penale tash vazhdojnë grevën e  urisë

Rreth 600 të burgosur  në Entin për vuajtjen e sanksioneve penale tash dy ditë janë në grevë urie , mirëpo, në gjendje të mirë shëndetësore, ka kumtuar Aleanca Qytetare. Të burgosurit , siç kanë paralajmëruar, do të bëjnë grevë deri sa të mos miratohet ligji i ri për amnisti. Dje nga ministria e drejtësisë kanë kumtuar se të burgosurit refuzojnë ushqimin e burgut , mirëpo , në pavijonet e veta disponojnë me ushqim të vetin. Aleanca qytetare ka kumtuar për agjencinë MINA se sipas të dhënave me të cilat disponon , gjendja shëndetësore e të dënuarve me burg është stabile dhe se rregullisht organizohet kontrolli i tyre mjekësor. MINA ka njoftuar se nga Enti nuk mund të fitojë informata për numrin dhe gjendjen shëndetësore të burgosurve të cilët janë në grevë.

 

Peroviq do të vendos për aktivitetet e mëtejme lidhur me grevën  pas marrjes së raportit për bisedimet e bashkëpunëtorëve të tij me të burgosurit

Drejtori i Entit për vuajtjen e sanksioneve penale Milan Peroviq do të vendos për aktivitetet e mëtejme lidhur me grevën  pas marrjes së raportit për bisedimet e bashkëpunëtorëve të tij me të burgosurit që e refuzojnë ushqimin , ka kumtuar ministria e shëndetësisë. Nga ministria kanë theksuar se ndihmës drejtori, kryeshefi dhe shefat   e disa sektorëve janë duke vizituar pavijonet dhe bisedojnë me një pjesë të dënuarëve të cilët refuzojnë marrjen ushqimit dhe pastaj do të hartojnë raportin me të cilin do ta njoftojnë drejtorin e Entit. Ai në bazë të raportit do të vendos për hapet e mëtejmë lidhur me situatën konkrete dhe do të shqyrtojë mundësin e zbatimit të deklaratës malteziane, thuhet në kumtesën e ministrisë së drejtësisë dorëzuar agjencisë  MINA.

 

Sot në Podgoricë prezantohet raporti tranzitor i Bankës evropiane për zhvillim dhe rindërtim

Raporti tranzitor i Bankës evropiane për zhvillim dhe rindërtim për vitin e kaluar me titull “Integrimi tej kufitarë” duhet të prezantohet sot në Podgoricë. Raporti , siç është kumtuar nga kjo bankë , është fokusuar në rëndësinë e integrimeve ekonomike. Ky po ashtu është edhe faktor kritikë për zhvillimin ekonomik të Malit të Zi thekson Banka Evropiane. Në raportin e vet nga muaji janar kjo bankë parasheh për Malin e Zi rritje të ekonomisë 0.8 për qind

 

Partia demokratike serbe nuk do të marr pjesë në zgjedhjet lokale në Nikshiq dhe Andrievicë.

Partia demokratike serbe nuk do të marr pjesë në zgjedhjet lokale në Nikshiq dhe Andrievicë. Kryetarja e kësaj partije Dragica Peroviq i ka ftuar zgjedhësit e vetë që në këto zgjedhje të votojnë ato parti të cilat gjatë referendumit ishin  në bllokun për ruajtjen e shtetit të përbashkët.

 

Thaçi: Qeveria e gatshme për reforma në përmirësim të jetës së qytetarëve

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është zotuar sot para zyrtarëve të Komisionit Evropian për dialogun e liberalizimit të vizave se qeveria është e gatshme të ndërmarrë  të gjitha reformat e nevojshme për përmirësimin e jetës së qytetareve të Kosovës, të kontribuojë në përafrimin e Kosovës me BE, si dhe do të mundësojë lëvizje të lirë dhe pa viza për qytetarët e vendit. Thaçi për përmbushjen e këtyre kritereve, kërkoi përkrahje nga zyrtarët e Komisionit Evropian dhe EULEX-i.

 

Sot dorëzohet raporti për liberalizim vizash

Një delegacion i Komisionit Evropian viziton sot Prishtinën, për të dorëzuar raportin rreth vlerësimi të punës së institucioneve vendore në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave. Ministria e Integrimit ka njoftuar se takimi i Zyrtarëve të Lartë për dialogun e vizave do të kryesohet nga ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku dhe Stefano Manservisi, drejtori i Përgjithshëm i Punëve të Brendshme të Komisionit Evropian.“Takimi do të shërbejë për të shkëmbyer pikëpamjet mbi Raportin e parë nga Komisioni për Parlamentin Evropian dhe Këshillin mbi përparimin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave”, thuhet në njoftim.

 

Çitaku: Edhe liberalizimi i vizave do ta ketë një fund

Gjithçka që nis ka një fund. Edhe procesi i liberalizimit të vizave do të ketë fundin e vet. Është mirë që në këtë raport vlerësohet puna jo vetëm e Qeverisë, por edhe e institucioneve tjera, ka deklaruar ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku. Çitaku, ka thënë se raporti për vizat, i cili do të publikohet sot, është përgjithësisht pozitiv.Çitaku, në një intervistë për “Epokën e Re”, theksoi se ky raport vlerëson të arriturat që janë shënuar, duke identifikuar edhe sfidat të cilat e presin Kosovën në këtë proces.“Nuk ka fjalë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe migrimi ilegal janë sfidat kryesore me të cilat Kosova do të vazhdojë të ballafaqohet edhe në të ardhmen”, ka thënë Çitaku. Ajo nuk ka parapëlqyer të flasë me data se kur do të mund të lëvizin pa viza qytetarët e Kosovës. “Ju e dini se unë gjithmonë kam qenë e rezervuar me data dhe as këtë herë nuk do të flas me data. Mund të them se mundi asnjëherë nuk na ka shkuar bosh”, ka deklaruar Çitaku.

 

Lunaçek, bën thirrje për luftimin e korrupsionit

Deputetja e Parlamentit Evropian, raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, bën thirrje për luftimin e korrupsionit në Kosovë. Kërkesën për një qasje më serioze ndaj korrupsionit e bëri me rastin e prezantimit të rezolutës për Kosovën, e cila është votuar javën e shkuar nga këshilli i ministrave të jashtëm të BE-së, e që në mars pritet të votohet edhe në Parlamentin Evropian.

 

Rohan: Dy muajt e ardhshëm do të jenë kritikë për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-ndërmjetësi në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan, thotë se dy muajt e ardhshëm do të jenë kritik sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për Radio Kosovën, ai thekson se, megjithatë, të dyja vendet po shprehin gatishmëri për t’i normalizuar raportet. Mendoj se, të dyja palët kanë vullnet politik për dialog konstruktiv dhe të drejtuar kah suksesi. Mendoj se Beogradi dhe Prishtina duan të normalizojnë raportet. Por, dy muajt e ardhshëm do të jenë në mënyrë kritike të rëndësishëm, sepse në prill Komisioni Evropian do të përgatis raportin, dhe deri atëherë shumica e problemeve duhet të gjejnë zgjidhje.

 

Daçiq i gatshëm të flasë për institucionet paralele

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se është plotësisht i gatshëm që të vazhdojë dialogun me Prishtinën dhe se tema e dialogut të ri do të jetë “paralelizmi i institucioneve”.“Vetëm bisedimet dhe marrëveshjet mund të ulin tensionet. Tema e dialogut të ri do të jetë “paralelizmi i institucioneve”. Qëllimi është që të gjejmë mënyrë se si të zhbllokohen dhe të jenë të pranueshme(institucionet paralele) edhe për Prishtinën edhe për serbët, që jetojnë në tërë Kosovën”, ka thënë Daçiq për gazetën Novosti.

Në pjesën veriore të Kosovës pushteti kontrollohet nga strukturat paralele që veprojnë në bazë të financimit të Beogradit zyrtar. Strukturat e tilla nuk iu binden ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

 

Kryengritësit sirianë pushtojnë një bazë ajrore

Aktivistët sirianë thanë se kryengritësit kundër regjimit të Damaskut kanë marrë një bazë ajrore ushtarake në provincën veriore, Alepo. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani, tha se kryengritësit kanë marrë kontrollin e bazës  Al-Jarrah, pas disa ditë përleshjesh. U raportua se zënia e bazës ajrore vjen një ditë pasi që kryengritësit sirianë  kanë marrë kontrollin e hidrocentralit më të madh në Lumin Eufrat, në provincën e Raqas. Dje,një automjet-bombë ka shpërthyer në një pikë doganore në anën turke në kufi me Sirinë, duke vrarë të paktën 13 njerëz. OKB vlerëson se më shumë se 60 mijë njerëz janë vrarë gjatë konfliktit pothuajse dyvjeçar të vendit.

 

Sulm në Mosul, 8 të vrarë

Një sulmues vetëvrasës me makinë bombë ka vrarë deri në tetë persona në Mosul të Irakut. Burimet e policisë dhe ato spitalore thanë se sulmuesi kishte në shënjestër një postbllok ushtarak. Sulmi i së hënës plagosi tetë persona, kryesisht ushtarë. Sulmi vjen një ditë pasi që katër persona u vranë në sulme të ndara në Mosul. Në mesin e viktimave ishin dy policë, një ushtar dhe një punëtor nafte. Mosuli, 390 kilometra larg Bagdadit, është një qytet multietnik dhe popullata e tij përbëhet nga arabët, kurdët dhe turkmenët.

 

Koreja V. kryen provën e tretë bërthamore

Koreja e Veriut thotë se ka kryer me sukses një provë të tretë bërthamore nëntokësore. Njoftimi u bë sot nga Agjencia zyrtare koreane e lajmeve. Në njoftim thuhet se prova përfshinte një pajisje miniaturë, që kishte një forcë më të madhe shpërthyese sesa provat e mëparshme të kryera nga Veriu. Testi bie ndesh me Rezolutat e Këshillit të Sigurimit, që i bëjnë thirrje veriut, që të ndalojë punën për të zhvilluar armë bërthamore.

Agjencitë Sizmologjike raportuan  sot  për një tërmet në Korenë e Veriut, që kishte forcën prej 5 shkallësh. Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se besonte që Veriu kishte kryer një test që përfshin një pajisje bërthamore me një eksploziv midis gjashtë dhe shtatë kilotonësh. Diplomatët thanë se Këshilli i Sigurimit pritet të takohet  sot në orët e vona  për të diskutuar mbi situatën.

 

Rusia dënon Korenë Veriore

Rusia i është bashkuar vendeve perëndimore në dënimin e veprimit të Koresë Veriore, e cila kreu provën e tretë bërthamore. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se prova meriton dënimin dhe tregon se autoritetet e Koresë Veriore injorojnë ligjin ndërkombëtar, vendimet e Këshillit të Sigurimit. Ai ka thënë se ky veprim meriton dënimin  dhe reagim adekuat.“Shpresojmë se veprimi I Phenianit, që meriton dënim, nuk do të përdoret si pretekst për rritjen e aktiviteteve ushtarake në rajonin e Gadishullit Korean. Koreja e Veriut tha se ka kryer me sukses një provë të tretë bërthamore nëntokësore, duke nxitur kështu dënimin ndërkombëtar të këtij veprimi. Agjencia zyrtare koreane e lajmeve tha se prova ishte ”për të mbrojtur sigurinë  kombëtare dhe sovranitetin kundër armiqësisë së pamatur të SHBA-së”.

 

Netanyahu: Irani më afër armës bërthamore

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu thotë se Irani po vazhdon të lëvizë më afër krijimit të armës bërthamore. Duke folur në Jerusalem, Netanyahu tha se centrifugat e reja, që Irani i ka instaluar për programin e pasurimit të uraniumit, mund të shkurtojnë për një të tretën kohën e nevojshme për të krijuar një bombë bërthamore. Ai tha se megjithatë, Irani ende nuk e ka kaluar atë që ai e quajti “vija e kuqe”, pas së cilës, ai do të zotërojnë materiale të mjaftueshme për të bërë një bombë atomike. Në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator, Netanyahu vlerësoi se Irani mund të ketë mjaft material të pasuruar për ta bërë një bombë bërthamore në verën e 2013-ës.

 

SHBA reagon ndaj ndalesës së Rusisë

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë që menjëherë të heqë ndalesën mbi importet e produkteve të mishit të SHBA-s pas përdorimit të stimulantit  ractopamin  nga ana e Amerikës. Një deklaratë e përbashkët e përfaqësuesit amerikan të Tregtisë Ron Kirk dhe sekretarit të Agrikulturës Tom Vilsack, i bën thirrje Moskës që të respektojë përkushtimet e Organizatës Botërore të Tregtisë. Deklarata shton se mishi amerikan “është prodhuar me standardet më të larta të sigurisë në botë”.Ndalesa e Rusisë që hyri në fuqi ditën e djeshme, buron nga shqetësimet mbi  përdorimin e ractopamines, një stimulant i rritjes që përdoret në mishin e viçit, derrit, bibës, për ta bërë mishin me sa më pak dhjamë. Ractopamine është e ndaluar në disa shtete, por agjencia për ushqimin e OKB-së, thotë se stimulanti nuk e prek shëndetin e njerëzve po që se paraqitet në nivele të ulta.

Пратите нас на

Коментари2

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се