Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 07. 2013. 18:36 >> 18:46

LAJMET 16.07.2013

16.07.2013

Gjukanoviq përjashton akuzat se dikush nga KAP ka marr të holla

Kryeministri  i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në konferencën e sotme për media ka deklaruar se konkurrentët politikë çështjen e KAP-it e shfrytëzojnë për të përfituar poena politik. Kryeministri i ka përjashtuar akuzat se ndokush nga kjo kompani ka marr të holla sepse, siç ka thënë ai fabrika është në humbje. Gjukanoviq po ashtu ka pohuar se kontrata për privatizimin e KAP-it është e mirë dhe se nuk është pasojë e mosdijes apo korrupsionit, por këto janë vlerësime të dikujt që nuk e njeh situatën në KAP.

Është e pa vërtetë se kontrata është bërë në mënyrë të pa ndërgjegjshme. Me konkluzionet e Kuvendit nga viti 2007 janë humbur të gjitha shanset, ka pohuar Gjukanoviq. Ai ka sqaruar se të gjitha vendimet janë sjellë në pajtim me interesat më të mira ekonomike dhe sociale të Malit të Zi. “Ne qëndrojmë  pas politikave tona por edhe tërheqim  vërejtjet në gabimet gjatë vendimeve të miratuara nga organet shtetërore”, ka porositur Gjukanoviq, duke pohuar se rikonstruimi i qeverisë nuk është atraksion politikë por çështje e hapur.

 

Nga një gushti rryma elektrike më shtrenjtë  2.38 për qind

Çmimi i rrymës elektrike prej një gushti do të jetë më i lartë për 2.38 për qind,  ka vendosur sot  Këshilli i Agjencisë Rregullatore për Energjetik. Anëtari i Këshillit Branisllav Preleviq ka njoftuar se për kategoritë tjera rryma do të jetë më e shtrenjtë prej 2.4 deri në 3.3 për qind.

Agjencia Rregullatore më parë i ka dërguar ElektroEkonomisë së Malit të Zi vendimin për korrigjimin e të ardhurave të lejuara të subjekteve energjetik, në bazë të të cilit furnizuesi publik e ka obligim  të propozojë tabelën me çmimet e korrigjuara  dhe të njëjtën ta kthejë në Agjencinë Rregullatore në verifikim dhe në miratim. Rryma nga një gushti, sipas paralajmërimeve të mëparshme, është dashtë të shtrenjtohen 6.17 për qind.

                                                                                                

Çmime më të larta për eurodisel 

Eurodiseli dhe vajguri  nga mesnata e ardhshme do të jenë më shtrenjtë prej 4 deri në 5 centë, kurse çmimet e benzinës do të vazhdojnë të jenë të njëjta, është njoftuar agjencia MINA Business nga Ministria për ekonomi. Në bazë të çmimeve të reja, një litër e naftës eurodisel nga mesnata do të jetë 5 cent më shtrenjtë dhe do të kushtojë 1.29 euro. Ndërkaq çmimi i eurodiselit për qëllime komerciale do të shtrenjtohet 4 cent, respektivisht 1.07 euro për litër. Vajguri do të shtrenjtohet 4 cent, respektivisht 1.26 euro për litër, kurse një litër vajguri për nxehje do të kushtojë 98 cent. Çmimet e benzinës nuk do të ndryshohen as gjatë dy javëve të ardhshme, ashtu që një litër e benzinës pa plumb euro-super 98 dhe 95 do të kushtojë 1.41 euro, respektivisht 1.38 euro. 

 

Mali i Zi dhe Gjorgjia kanë interesa të përbashkëta

Mali i Zi dhe Gjorgjia pas shkëmbimit të ambasadorve do të kenë bashkëpunim më intensiv , në veçanti në lëmit e turizmit , bujqësisë dhe kulturës , kanë vlerësuar ministrat e punëve të jashtme dhe integrimet evropiane Igor Llukshiq dhe Aleks Petriashvili. Dy ministrat sot në vilën Gorica kanë nënshkruar protokollin për bashkëpunim mes dy ministrive. Ministri Petriashvili ka deklaruar se dy vendet kanë interesa të përbashkëta në rrugën e anëtarësimit në UE dhe NATO. Ndërkaq Petriashvili me ministrin malazias për turizëm dhe zhvillimin e qëndrueshëm ka nënshkruar protokollin për bashkëpunim  mes qeverive të Malit të Zi dhe Gjorgjisë në lëmin e turizmit. 

 

Ushtria forcë e besueshme e armatosur

Ushtria e Malit të Zi do të zhvillohet si forcë e sigurt e armatosur në ruajtjen e sigurisë nacionale dhe integrimin e vendit në sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes kolektive, thuhet në pasqyrimin strategjik të mbrojtjes, i cili do të prezantohet nesër në Podgoricë. Strategjinë të cilën e ka miratuar qeveria, do ta prezantojë koloneli Lubo Boleviq ndërkaq fjalën hyrëse do ta mbajë ministrja e mbrojtjes Milica Pejanoviq-Gjurishiq. Si bazë fillestare për zhvillimin e ushtrisë së Malit të Zi është marr vlerësimi nga rreziku dhe kërcënimet për sigurinë nacionale, pastaj kyçja në NATO  dhe UE , si prioritete kryesore në politikën e jashtme, dhe obligimet ndërkombëtare. 

 

Në pritje të hapjes së shpejt të  kapitujve  pas ndryshimit të kushtetutës

Në PDS presin hapjen e shpejt të kapitujve 23 dhe 24 pasi që parlamenti të miratojë ndryshimet kushtetuese në pjesën që ka të bëjë me legjislaturën. Anëtari i Këshillit Kushtetues nga PDS Predrag  Sekuliq ka theksuar se të gjitha partitë politike e dinë mirë se koha luan rol të rëndësishëm kur është fjala për ndryshimin e Kushtetutës dhe se nuk ka asnjë arsye për zvarritjen në miratimin e këtyre amendamenteve. Sekuliq konsideron se edhe pushteti e poashtu edhe opozita janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese në vazhdimin e reformave në legjislaturë, andaj për këtë arsye në PDS janë në pritje të qëndrimit të përgjegjshëm të gjithë deputetëve. Ndryshimet e propozuara të Kushtetutës  janë të pranueshme për koalicionin qeveritar, për PSP dhe Malin e Zi Pozitiv, kurse në Frontin Demokratik nuk i kanë mbështetur amendamentet e propozuara. 

 

Shtyhet mbledhja e Këshillit anketues

Mbledhja e Këshillit anketues e cila është dashtë të mbahet sot është shtyrë, është kumtuar nga Kuvendi i Malit të Zi. Ndryshe Këshilli deri me tani ka dëgjuar 13 funksionarë të PDS. Deri në fund të mandatit, ky trup i Kuvendit do të dëgjojë edhe liderin e PDS Millo Gjukanoviq, drejtorin politikë aktual të kësaj partie Tarzan Millosheviq, si dhe funksionarët lokal Miomir Mugosha dhe Vlladan Vuçeliq. 

 

Këshilli ligjdhënës ka mbështetur disa ligje nga lëmi i arsimit

Këshilli ligjdhënës në mbledhjet e sotme ka mbështetur një sërë ligjesh nga lëmi i arsimit, qëllimi i të cilave , siç kanë sqaruar nga ministria e arsimit , është harmonizimi sa më kualitativ  me legjislaturën evropiane. Ndihmës ministrija Mubera Kurpejoviq ka theksuar se propozimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit për arsimin është me qellim të harmonizimit sa me cilësor me UE. 

 

FSK po bëhet faktor stabiliteti në rajon

Shefi shtatmadhorisë së ushtrisë së Malit të Zi, viceadmirali Dragan Samarxhiq, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është duke punuar me të gjitha kapacitetet që ka, për të arritur synimet e saj drejt formimit të ushtrisë. Gjatë vizitës në ministrinë e FSK-së, ai tha se për arritjen e këtij synimi, megjithatë duhet kohë. Samarxhiq diskutoi me komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës Kadri Kastrati për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve. Samarxhiq pas vizitës që bëri në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se është i kënaqur me kapacitetet e arritura nga FSK-ja, duke shtuar se ajo po zhvillohet duke u bërë një faktor stabiliteti edhe në rajon. Samarxhiq, ka potencuar se është në interes të dyja vendeve që bashkëpunimi në fushën e sigurisë të rritet dhe për këtë i ka premtuar drejtuesve të FSK-së, se në të ardhmen do të zgjerohet ky bashkëpunim.

 

Bisedime për strukturat ilegale të sigurisë

Prishtina dhe Beogradi nisin sot një raund të ri bisedimesh në funksion të zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.Koordinatorja e grupeve punuese nga Prishtina, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka njoftuar se të martën do të fillojnë bisedimet për strukturat ilegale të sigurisë. Por ajo nuk dhënë detaje çfarë janë kushtet e Prishtinës dhe Beogradit për shuarjen e njërit prej formacioneve më të fuqishme të sigurisë në veri të vendit “Mbrojtjes Civile”.Në Bruksel sot Prishtina dhe Beogradi do të përpiqen të gjejnë një formulë të zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në fushën e drejtësisë dhe sigurisë. Shuarja e formacionin paralel “ Mbrojtja Civile” dhe gjykatat paralele konsiderohen pikat më nevralgjike të marrëveshjes. 15 korriku ka qenë data e caktuar kur gjykatat paralele në veri të Kosovës të ndërpresin pranimin e lëndëve të reja.  Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, ka njoftuar  autoritetet në Prishtinë dhe Bruksel se Serbia i ka mbyllur të gjitha stacionet paralele të policisë në veri, duke i hapur udhë riintegrimit të këtyre pjesëtarëve në policinë e Kosovës.

 

Kuvendi i Kosovës pritet t’i shqyrtojë një sërë ligjesh që preken nga Marrëveshja

Kuvendi i Kosovës pritet t’i shqyrtojë plotësimin dhe ndryshimin e një sërë ligjesh që preken nga Marrëveshja e 19 prillit e arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Anëtarët e Komisionit parlamentar për legjislacion, nuk besojnë se ka nevojë për ndryshimin e shumë ligjeve.

Sidoqoftë, deri tani, në Kuvend janë proceduar për ndryshim, Ligji për vetëqeverisje lokale dhe ai për të drejtat e komuniteteve. Pas miratimit të Ligjit për amnisti, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kenë para vetes gjatë këtij muaji edhe disa projektligje të tjera që duhet të kalojnë me procedurë të përshpejtuar. Komisioni parlamentar për legjislacion nuk e ka ende listën e plotë të ligjeve që preken nga marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

 

Rama të punojë me opozitën, të mos përsëriten gabimet

Brukseli vlerëson pozitivisht zhvillimet e fundit në Shqipëri, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 23 qershorit, por tërheq vëmendjen për të shmangur euforinë dhe gabimet e së kaluarës së afërt. Jelko Kacin, nënkryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore tha dje se "shumica e re qeverisëse të punojë shumë për të ngushtuar të çarat që kanë ekzistuar gjithmonë midis opozitës dhe shumicës qeverisëse në Shqipëri". Kacin tha se shpreson që "Edi Rama do ta ftojë opozitën të punojnë së bashku për këtë qëllim".

Institucionet evropiane po ndjekin me vëmendje periudhën paszgjedhore dhe kanë bërë të qartë se tranzicioni i qetë dhe pa probleme i pushtetit është një test i dytë, po aq i rëndësishëm sa zgjedhjet. Kjo periudhë do të ndikojë shumë në konkluzionet e raport-progresit të Komisionit Evropian, të tetorit, si dhe në marrjen e statusit të vendit kandidat të BE-së, që pritet në samitin evropian të dhjetorit.

 

Greqia bllokohet nga protesta e sektorit publik

Trenat kanë mbetur në stacion, kurse spitalet punojnë vetëm me personelin e emergjencase, në kohën kur punëtorët grek kanë nis grevën të martën, në një protestë kundër qeverisë e cila planifikon të largojnë nga puna mijëra të punësuar në sektorin publik. Athina duhet të reformoj sistemin e saj civil, dhe të ul numrin e të punësuarve, në mënyrë që të pranojë më shumë fonde nga BE-ja, por planet e saja të fundit, kanë shkaktuar një tronditje në mes e grekëve, ku shifrat e papunësisë kanë shkuar në 27%.

Marshi një javor i punëtorëve komunal pritet të kulmoj sot me një protestë në kryeqytet para kuvendit, ku do të mblidhen punëtorët e komunales, shoferët e autobusëve, punëtorët e bankave dhe gazetarët. Fluturimet brenda dhe jashtë Athinës do të jenë të ndërprera për katër orë gjatë ditës, në shenjë solidariteti me protestën. Transporti publik në kryeqytetin grek po ashtu do të preket gjatë ditës, pasi autobusët dhe trolejbusët kanë lajmëruar se nuk do të punojnë në orët e para të mëngjesit, dhe në mbrëmje.

 

Sekretari Kerry viziton Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry qëndron këtyre ditëve përsëri në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje në Egjipt dhe përkeqësimit të situatës në Siri. Sekretari amerikan nisi dje turneun në kryeqytetit jordanez, Aman, ku ai takohet me zyrtarët e Lidhjes Arabe për të diskutuar zhvillimet në Egjipt që nga largimi i presidentit Mohamed Morsi nga ushtria egjiptiane në fillim të këtij muaji.

Sekretari Kerry gjithashtu pritet të diskutojë me udhëheqësit  e Lidhjes Arabe edhe mbi krizën në Siri. Zyrtarët amerikanë thonë se ai mund të takohet edhe me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Aman. Ky është udhëtimi i gjashtë i sekretarit Kerry në Lindjen e Mesme që kur mori postin e Sekretarit të Shtetit në fillim të këtij viti.

 

Egjipt, përleshje të reja mes policisë dhe protestuesve

Së paku shtatë njerëz janë vrarë gjatë natës gjatë përleshjeve ndërmjet policisë dhe përkrahësve të presidentit të rrëzuar, Muhamed Morsi.Qindra përkrahës të presidentit të rrëzuar egjiptian Mohamed Morsi mbrëmë u përleshën me forcat e sigurisë në Kajro ndërkohë që bënin thirrje për rikthimin e tij në pushtet. Policia hodhi gaz lotsjellës në drejtim të përkrahësve të zotit Morsi, të cilët u kundërpërgjigjën me hedhje të gurëve në drejtim të forcave të sigurisë. Vëllazëria Myslimane dhe mbështetës të tjerë të zotit Morsi kanë vazhduar protestat para xhamisë Rabia el-Adevije në Kajro, që ndodhet në lagjen që konsiderohet bastion i Vëllazërisë Myslimane. Këto janë përleshjet e para në Kajro pas vrasjes se dhjetëra mbështetësve të zotit Morsi nga forcat e sigurisë një javë më parë. Udhëheqësit e Vëllazërisë Myslimane janë zotuar se do të intensifikojnë protestat e tyre.

 

Putin kritikon ShBA-në për Snowden

Presidenti rus Vlladimir Putin ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për vënien në kurth të ish-kontraktorit amerikan Edward Snowden në aeroportin e Moskës. Putin tha se Washingtoni ka vënë Snowden në grackë, pasi ka ushtruar presion ndaj shteteve tjera që të mos e strehojnë të arratisurin amerikan.
Megjithatë, presidenti rus nuk ka dhënë shenja nëse Moska zyrtare do t’i jep azil të përkohshëm Snowden. Ish-kontaktori i Agjencisë të Sigurisë Kombëtare Amerikane (NSA) ka bërë të ditur se ka aplikuar për azil në Rusi, për të qendruar në këtë shtet, derisa të udhëtoj për në Amerikën Latine, ku tri shtete i kanë ofruar strehim.

 

Edhe nesër mot pa ndryshime, diçka më i nxehtë

Në viset jugore të Malit të Zi mban mot kryesisht me diell, kurse në veri me vranësira të ndryshueshme deri kryesisht i vranët. Frynë erë mesatare kohë pas kohe deri e fortë e drejtimeve veriore dhe perëndimore. Temperaturat në orën 14: në H. Novi 33 gradë, Podgoricë 32, Budvë e Tivat 31, Ulqin 30,  Tivar 28, Cetinë 27, Nikshiq 23, B. Pole e Beranë 22, Plavë 21, Plevle e Kollashin 19, Rozhaj 17 dhe në Zhablak 14 g. Meteorologët për nesër parashohin mot kryesisht me diell dhe diçka më të ngrohtë. Gjatë ditës në viset veriore me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë e drejtimeve veriore e cila në orët e pasditës do të dobësohet. Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 23 , kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 34 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се