Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 07. 2013. 17:35 >> 17:50

LAJMET 15.07.2013

15.07.2013

Deri neser, çmimi i ri eventual i rrymës

Çmimet e energjisë elektrike në Mal të Zi do të definohen deri nesër kur Këshill i Agjencisë regullatore për energjetik duhet të shqyrtojë dhe të lejojë tabelat me koeficient të cila ia ka dorëzuar Elektroekonomia e Malit të Zi.

Agjencia paraprakisht ia ka dorëzuar elektroekonomisë vendimin për koricientat  e të ardhurave të lejuara të subjekteve energjetike pas të cilave furnizuesi publik është i detyrtuar  të hartojë propozim tabelën me çmimet dhe t’ia kthejë ato regullatorit për verifikim dhe miratim. Sipas  informatave të agjencisë “Mina Biznis “ rrymëa për amvistri me matsa dy tarifor  do të shtrenjtohet prej një gushti  3 %.

Rryma , sipas vlerësimeve të mëparshme të agjencisë regullatore për energjetikë në bazë të periudhës regullatore tre vjeçare me një gusht duhet të shtrenjtohet 6.17 %.

Gjukanoviq, neser para gazetaëve lidhur me të ardhmen e Industrisë së aluminit 

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do të bisedojë nesër me gazetarët për politiken e qeverisë e cila ka të bëjë me të ardhmen e Industrisë së aluminit në Mal të Zi.

Takimi i  Gjuakanoviq,  me gazetarët paraprakisht ishte caktuar për të premten e kaluar , mirëpo është shtyr me qellim që , siç ka kumtuar qeveria , kryeministri të ketë kohë të mjaftueshme dhe t përgjgegjet në të gjitha pyetjet e gazetarëve.

Gjyqi afarist,  me 8 të këtij muaji ka shpallur falimentimin e Kombiantit të  aluminit për shkak të borxhit i cili ka arritur 386 milion euro , përmes mundësisë së dorëzimit të planit riorganizim  gjatë tre muajve të ardhshëm.

Propozimin për futjen e falimentimit  në KAP,  e ka paraqitur qeveria me 14 qershor,  për shkak të 25 milion euro garancive të dhëna fabrikës,  të cilat qeveria ia ka paguar  Dojçe Bankës, në vitin e klauar.

 

P.Fisher; Gjermania i përkrah Integrimet Evropiane të  Malit të Zi

Ambasadori gjerman në Mal të Zi, Pius Fisher,  ka thën se Mali i Zi mund të hyjë në UE vetëm pas vitit 2020.

Fisher  për gazetën Dnevne Novine,  ka theksuar se Gjermania  i përkrah integrimet evropiane të Malit të Zi, por jo pa kushte .

Ambasadori gjermanë, ka rekomanduar se procesi i antarësimit  ekskluzivisht varet  nga Podgorica zyrtare. Sa do të zgjas procesi i antarësimit do të varet nga Mali i Zi,  ka thënë Fisher. Kroacisë i janë nevoiutur 8 vjet  dhe nëse ky është parametër për Malin e Zi , bisedimet për antarësim  do të mund të zgjasin së paku deri në vitin 2020 ose edhe diçka më tepër,  ka theksuar ai.

Ai ka vlerësuar se për Main e Zi janë të rëndësishme kualiteti dhe qëndrueshmeria e reformave. Fisher konsideron se kjo ka rëndësi më të madhe se sa dinamika e procesit bisedues. Këto janë leksione të mësuara nga UE me vendet tjera kandidate, ka theksuar ambasadori i Gjermanisë në Podgoricë.

                  

Komisioni Evropian, do të vlerësoj kushtet për hapjen e kapitujve 23 dhe 24, deri në fund të muajit

Komisioni  Evropianë,  do të vlerësojë  në fund të këtij muaji nëse planet aksionare  për kapitujt 23 dhe 24,  të cilat janë miratuar më parë në Qeverinë e Malit të Zi, janë të harmonizuara me  kushtet  për hapjen e tyre  dhe me rekomandimet  nga raporti  për skrining  nga viti i kaluar.

Nga Kabineti i Euro komisionerit  për zgjerim,   Shtefan  Fyle,  gazetës Vijesti,  i është kumtuar se në rast se vlerësimet  do të jenë pozitive,  Komisioni  Evropianë,  do të u rekomandojë shteteve anëtare  hapjen e këtyre kapitujve .

Ky diplomat ka sqaruar,   se tani  fillojnë pushimet vjetore  dhe se Brukseli zyrtar  do të angazhohet me qellim që deri në fund të korrikut të përfundojë vlerësimin e planeve aksionare.

KE; Mali i Zi , ka kushtet e duhura  për t’u adaptuar në kushtet Evropiane të bujqësisë dhe tregëtisë

Mali i Zi ka njohuri dhe mundësi që bujqësinë dhe tregëtinë tua përshtas kushteve të reja në kushtet evropiane  për ç gjë është e domosodoshme informimi më i mirë i ndërmarrsve , konsideron përfaqësuesi i drejtoris së përgjithshme për bujqësi dhe zhvillimin rural në Komisionin  Evropianë,  Sillva Rodrigez.

Ai ka theksuar se procesi i përfunduar para do kohe i skriningut ku çdo gjë është analizuar deatisht,  është vertetuar se ku qëndrojnë problemet. Rruga e Malit të Zi drejtë UE,  nuk do të jetë aq e vështirë nëse të gjithë veprojnë së bashku. Natyrisht,  do të ekzistojnë kushte të caktuara , por Mali i Zi disponon me njohuri të mjaftushme  për UE dhe ka mundësi që ekipin e vetë të bujqësisë ta harmonizojë me kushtet e reja , ka theksuar Rodrigez për agjencinë  Mina Biznis .

Sipas fjalëve të tij, raporti i Komisionit evropianë  që ka të bëjë me kushtet të cilat duhet plotësuar për ti hapur  bisedimet  nga sfera e bujqësisë dhe zhvillimit rural duhet të jetë i gatshëm deri në fund të vitit.

 

D.Ulareviq;Transformime të rëdnsësishme në skenën politike , në të ardhmen

Drejtorja e Qendrës për arsimimin qyrtetar,  Daliborka Ulareviq,  konsideron se është e qartë se tërë skenën politike malazeze  e presin  transformime të mëtejme dhe rirreshtitje . Ajo në intervistën për Radio Evropa e lirë , ka theksuar se ekzistojnë tendenca të caktuara lidhur me këtë por vështir se  ndokush me siguri mund të parashoh se si do të duket fundi.

 Megjithatë  një është e sigurt . Sikur në këtë moment të mbaheshin zgjedhjet askush nuk do të gëzonte përkrahjen me shumicë të trupit zgjedhor , gjë që do të thot se qeveria do të mund të formohej vetëm me koalicione pas zgjedhore  e që natyrisht do të ishin shumë interesante  dhe ndryshe  nga  qeveritë  e deritashme.

 Risi kyçe  janë sjelljet e PSD, e  cila  për momentin është faktor  nga i cili mvaret shum çka dhe subjekt i cili në kohën e fundit  e ka ndryshuar listën e prioirteteve, ka theksuar Ulareviq.

 

A.Damjanoviq; Deputetët  të përkrahin ligjin për amnisti

Shefi i Klubit  të depuetëve të PSP,  Aleksandar  Damjanoviq,  ka theksuar se pret që deputetët  të përkrahin  propozim ligjin e tij për amnisti,  duke  theksuar se iniciativën për miratimin e këtij akti e kanë nënshkruar rreth 20 mijë qytetarë.

Këshilli për sistemin politikë , legjistratur dhe administratë ,  do të shqyrtojë të enjten  propozimin e ligjit për amnistinë  me të cilin lirohen  nga vuajtja e një të katërtës të dënimit me burg,  përsonat që janë dënuar për vepra të caktuara penale.

Damjanoviq,  ka theksuar për agjencinë MINA,  se propozim ligji është iniciativ të cilën e ka nënshkruar rreth 20 ijë qytetarë dhe se ka të bëjë me amnistinë e cila nuk është zbatuar prej vitit 2010. Ai ka shtuar se këtë iniciativë e ka dorëzuar në procedurën kuvendore duke shtuar se në këtë dokument do të paaqes edhe amendamente.

 

Daçiq;  Serbët të dalin me listë të përbashkët  në zgjedhjet lokale 

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë, më 3 Nëntor, serbët duhet të marrin pjesë me “një listë të përbashkët”, e jo të të paraqiten me më shumë parti.

Sipas tij, këto zgjedhje janë të rëndësishme, meqë pos tjerash, do të vendosin se kush do ta udhëheq edhe Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë.

Mëtutje, në një intervistë për televizionin beogradas, B92, ai e ka mbrojtur politikën e qeverisë së tij ndaj Kosovës.

“Serbia nuk do ta mbrojë me tanke Kosovën”, tha Daçiqi dher shtoi se “sikur këtë ta kishte dashur, do ta mbronte kur është shpallur pavarësia”.

Ai theksoi se tash Serbia ka ardhur në situatë ku “ose do ta humbin ardhmërinë tonë dhe të qëndrojmë në bajoneta, ose do ta zgjidhim këtë çështje në mënyrën më të padhimbshme”.

 

Diskutohet shuarja e mbrojtjes civile në veri

Shuarja e formacionit të quajtur e “Mbrojtjes Civile” e Kosovës është tema kryesore e takimit të sotëm në Bruksel midis dy grupeve punues të Serbisë dhe Kosovës në kuadër të implementimit të marrëveshjes së 19 prillit për normalizim marrëdhëniesh. Sot është afat i fundit gjithashtu që gjykatat paralele në veri të pranojnë lëndë të reja

Autoritet në Prishtinë nuk kanë qartësuar se çfarë janë kushtet e Prishtinës dhe Beogradit për shuarjen e njërit prej formacioneve më të fuqishme të sigurisë në veri të vendit “ Mbrojtjes Civile”.Kjo është paralajmëruar të jetë një nga temat kryesore të takimit të sotëm në Bruksel.

Nga zyra e shefes së ekipit të Kosovës Edita Tahiri nuk kanë dhënë informacione rreth platformës së bisedimeve për paketën e sigurisë dhe drejtësisë që po negociohet. Vetëm është thënë që presin që Serbia ta zbatoj edhe këtë pikë të marrëveshjes.

15 korriku është caktuar si data kur Serbia do të vë në jetë vendimin që gjykatat paralele në veri të Kosovës të ndalojnë pranimin e lëndëve të reja, si pjesë e vendimit për shuarjen e strukturave paralele të sigurisë dhe drejtësisë

 

Nishani; Drejtuesit e Institucioneve  pa frigë në periudhën e tranzicionit  të pushtetit

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka porositur sot drejtuesit  e disa institucioneve që të mos ndalen  apo frikësohen ndaj ndonjë revanshi që mund të mendohet në këtë periudhë të tranzitimit të pushtetit nga një maxhorancë në një tjetër.

Nishani po ashtu bëri thirrje edhe për vazhdimin e reformave nga këto institucione pavarësisht ndërrimit të maxhorancës, dhe synimeve që ajo mund të ketë.

“Reformat strukturore që janë nisur dhe që janë në vazhdim e sipër, ato që janë të miratuara dhe të bashkërenduara me komunitetin ndërkombëtar, ato që kanë filluar të japin frute në trasnparencën e sistemit dhe sidomos në rritjen e konkurencës nuk kanë asnjë arsye të ndërpriten e të mbeten në pritje.

Ato janë të destinuara të arrijnë objektivat e veta. Kjo do t’i sillte mundësi më të mëdha qeverisë së ardshme por do të krijonte një mundësi bashkërendimi të objektivave tona të përbashkëta.”- tha Nishani.

 

Përfaqësuesit e TAP, falënderojnë kryeministrin Berisha

Kryeministri, Sali Berisha ka marre një letër falënderimi nga drejtuesit më të lartë të Kompanisë zvicerane Axpo Trading AG, e cila është inisiatorja e projektit TAP, si dhe një ndër aksionerët kryesorë të këtij Konsorciumi.

Presidenti i Kompanisë , Heinz Karrer, Drejtori Ekzekutiv, Hans Schulz, si dhe anëtari i Bordit drejtues, Markus Brokhof në letrën e tyre i shprehin Kryeministrit Berisha falënderimet për rolin e jashtëzakonshëm të tij dhe mbështetjen diplomatike, efektive dhe të fokusuar që ai ka bërë gjatë këtyre viteve në funksion të marrjes së këtij vendimi strategjik.

Ata theksojnë se kontributi i palodhur dhe i paçmuar i Kryeministrit Berisha gjatë bashkëpunimit ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në këtë sukses, i cili e ka vënë Shqipërinë në pozicionin më të favorizuar për çështje të energjisë, përballë rajonit të Kaspikut dhe partnerëve evropianë.

 

Më tepër se 30 të vrarë, pjesëtarë të popullatës shiite në Irak

Zyrtarët në Irak kanë bërë të ditur se nga një valë e sulmeve me bomba në hapësirat me popullatë dominuese shiite, janë vrarë më se 30 njerëz.Shpërthimet filluan menjëherë pas Iftarit të dielën në mbrëmje.Së paku tetë vetë u vranë në qytetin-port në pjesën veriore të Irakut, Basra.

Raportohet për shpërthime edhe në Qerbela, Kut, Nasirija dhe Musajib.Të dielën, që ishte dita e katërt e njëpasnjëshme me dhunë, janë vrarë më se 30 vetë.Iraku është në mes të periudhës më të keqe të dhunës për disa vite të fundit. Kjo i ka shtuar shqetësimet se ky vend mund të zhytet në luftë sektare.

Ditën e shtunë, më se 20 vetë ishin vrarë nga sulmet me bomba, që në shënjestër i kishin xhamitë sunite në Bagdad.

 

Snowden , posedon   kopje të ndjeshme të inteligjencës amerikane

Gazetari i së përditshmes londineze, Guardian, Glen Grinvald, i afërt me ish-kontraktorin e inteligjecës amerikane, Eduard Snouden, tha se Snouden ka kopje të dokumenteve të ndjeshme lidhur me operimin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara.

Gazetari Grinvald tha se këto informacione mund të shfrytëzohen që dikush t’i kopjojë teknikat e vëzhgimit, që përdoren nga kjo agjenci.Grinvald tha se Snouden i ka “mijëra dokumente”, që përmbajnë “instruksione bazike se si është e ndërtuar Agjencia Kombëtare e Sigurisë”.

Por, Snouden nuk dëshiron t’i bëjë publike këto dokumente për shkak të dëmit, që mund ta shkaktojnë.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka akuzuar Snoudenin për spiunim dhe dëshiron që ai të paraqitet para gjykatës amerikane.

 

Udhëheqës botërorë të pranishëm në festimet  për ditën e Bastijës në Paris

Udhëheqës botërorë, mes së cilëve edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, morën pjesë në festimet për ditën e Bastijës në Paris, së bashku me Presidentin francez Fransua Olland.

Afro 5 mijë trupa, përfshirë ushtarë të OKB-së me bereta blu dhe pjesëtarë të ushtrive të 13 vendeve afrikane, marshuan në paradë para tribunës presidenciale, ku qëndronin Olland dhe Ban.

Festa më e madhe franceze u mbajt nën hijen e trishtueshme të përplasjes vdekjeprurëse të trenit 20 kilometra në jug të kryeqytetit francez. Të paktën shtatë vetë është njoftuar se kanë humbur jetën kur treni doli nga shinat të premten. Shumë të tjerë u plagosën.

Në një intervistë televizive sot, Presidenti Olland tha se duhet punuar më shumë për të mirëmbajtur hekurudhat tradicionale. Por Presidenti u përqendrua në arritjet e Francës. Ai tha se ekonomia franceze po rimëkëmbet.Parada tradicionale në Champs Elysees ( Çëmps Elize) kryesohej nga një oficer nga Mali, duke tërhequr vëmendjen për rolin e Francës në çlirimin e veriut të këtij vendi nga islamistët dhe grupe të tjera kryengritëse.

 

Së paku 18 të vdekur, nga rrëmuja në takimin e boksit në Indonezi

Së paku 18 vetë kanë vdekur për shkak të rrëmujës gjatë një takimi kampional të boksit në provincën Papua të Indonezisë. Rrëmuja ishte krijuar kur mbështetësit e një boksieri, që pësoi disfatë i filluan trazirat.Pas panikut të krijuar, spektatorët filluan të kalojnë dhe të shkelin mbi njëri-tjetrin.

Këtë takim të boksit, mbrëmë vonë, e shikuan afro 1500 vetë.Raportohet se dëshmitarët kanë thënë se vetëm dy nga daljet e stadiumit funksiononin në rregull.Policia dhe ushtria kishin ndërhyrë për ta ndalur përleshjen ndërmjet grupeve të simpatizuesve.

 

Neser,  mot i ngjashëm me sotmin

Në jug dhe Bregdet sot mban mot kryesisht me diell, kurse  në veri me vranësira të pakta por i that.

Frynë erë e dobët deri mesatare veriore dhe perendimore.

Temperaturat: Podgoricë 33 gradë, H. Novi e Ulqin 31, Budvë 30, Tivar e Cetin 28, Nikshiq 26, Beranë,B. Pole  e Mojkovac 25, Plevlë  e Plavë 24, Kollashin , Rozhaj e Shavnik 23 ,  dhe në Zhablak 19 g.

Edhe për nesër  parashihet të mbajë mot i ngjashëm me të sotmin.

Do të fryjë erë mesatare kohë pas kohe e fortë nga drejtimet veriore.

Temperatura e mengjesit prej 8 deri në 23 , kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 33 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се