Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 07. 2013. 16:49 >> 17:01

LAJMET 12.07.2013

12.07.2013

Nesër shënohet 13 korriku, Dita e shtetësisë së Malit të Zi

Mali i Zi shënon nesër ditën e shtetësisë   në shenjë  përkujtimi në 13 korrikun e vitit 1878, kur në Kongresin e Berlinit është pranuar si shtet i pavarur e po ashtu datën e njëjtë të vitit 1941,  kur ka filluar kryengritja popullore kundër fashizmit .

 Ndërkaq,  presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq,  do të organizojë sonte në Cetinë pranimin solemn  me rastin e Ditës së shtetësisë së  Malit të Zi.

Presidenti Vujanoviq,  po  ashtu,  me rastin e Ditës së shtetësisë,  ka urdhëruar breshëri të nderit me artileri nga mali  Gorica, në Podgoricë , me rastin e  kësaj fetse.

 Po ashtu me rastin e Ditës së shtetësisë së Malit të Zi,  ditë pushimi do të jenë e shtuna , e  diela dhe dita e hënë , është kumtuar nga Ministria për punë dhe përkujdesjen sociale.

 

U dorëzuan sot shpërblimet  13 Korriku , laureatëve të sivjetmë  

Nënkryetari i Kuvendit të  Malit të Zi, Sulo Mustafiq,  u ka dorëzuar sot në solemnitetin e organizuar në Vilen Gorica në Podgoricë,  shpërblimet  “13 Korriku”,  laureatëve të sivjetmë të kësaj mirënjohjeje  më të lartë shtetërore ; politikologut,   Radule  Knezheviq  dhe shkrimtarëve,  Ilia Lllakushiq dhe Gojko  Çelebiq.

Mustafiq,  me rastin e këtij solemniteti ka vlerësuar se 13 korriku është data më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë malazeze e cila , siç ka thënë ai,  ndriçon vazhdimësinë e shtetit  duke lidhur këto dy ngjarje . Njohjen e parë ndërkombëtare të vendit tonë më 1878   dhe kryengritjen e parë  gjithë popullore,  kundër fashizmit në Evropën e robëruar , në vitin 1941. Ndërkaq,  laureatët  e kësaj mirënjohje kanë theksuar se gëzimin e tyre nuk e ka zbe fakti se atë nuk ua ka dorëzuar kryetari i Kuvendit,  Ranko  Krivokapiq.

Anëtari i Jurisë Dragan Koprivica  duke arsyetuar vendimin ka theksuar se juria ka respektuar të gjitha procedurat dhe se në mbledhjen e mbajtur me 18 qershor, me shumicën bindëse ka votuar dhe miratuar vendimin për laureatët e sivjetmë.                    

 

Marrëdhënie  gjithnjë e më të mira ndërshtetërore

Marrëdhëniet e Serbisë dhe Malit  të  Zi janë gjithnjë e më të mira e po ashtu edhe bashkëpunimi ekonomik duhet vlerësuar pasi që vëllimi i këmbimit të jashtëm tregtarë është më i madh se me disa  superfuqi , ka porositur mbrëmë kryeministri i Serbisë , Ivica Daçiq, pas bisedimeve të zhvilluara me kryetarin e Kuvendit  të Malit të Zi,  Ranko Krivokapiq. Daçiq,  në konferencën e përbashkët për gazetarët në qeverinë e Serbisë ka theksuar se dy vendet kanë obligim ndaj  historisë së përbashkët të punojnë në përmirësimin e bashkëpunimit jo vetëm në planin politikë por edhe kur është fjala për ndihmën e ndërsjellë në rrugën drejtë UE , me qëllimin që të dyja vendet të jenë anëtarë të plotë të BE .

Ai , siç njofton agjencia e lajmeve Tanjug,  ka theksuar se edhe nëse ekzistojnë çështje kontestuese,  ato duhet zgjidhur përmes marrëveshjes , kurse Serbia , ka thënë Daçiq , nuk ka arsye ta kontestojë vullnetin e qytetarëve malazezë të jetojnë në  shtetin  e tyre.

Ndërkaq,  kryetari i kuvendit të  Malit të Zi,  Ranko  Krivokapiq,  e ka përgëzuar kryeministrin Serbë  për hapjen e bisedimeve me UE , duke theksuar se hapa të tillë mund të bëhen vetëm nëse ekziston guximi dhe largpamësia.

Krivokapiq ka rikujtuar se Mali i Zi ka sjellur  vendime të rënda sepse ky është obligim i politikanëve,  duke shtuar se dy vendet së shpejti do të ecin bashkërisht drejtë UE, edhe pse Mali i Zi,  aktualisht ka bërë hapa më përpara në këtë drejtim.

 

Ka  ekzistuar marrëveshja interne për marrjen e rrymës elektrike

Drejtori financiar i KAP,  Dmitrij  Potrubaç , gjatë marrjes në pyetje disa orëshe në ndërtesën e gjyqit themelor në Podgoricë , ka mohuar  se ai e ka lejuar vjedhjen e rrymës elektrike në dëmë të sistemit elektroperçues malazezë, njofton e përditshmja e Podgoricës VJESTI . Potrubaç , para prokurorit , Zoran Vuçiniq,  dhe zëvendësin e kryeprokurorit shtetëror  Veselin Vuçkoviq , ka theksuar se ka ekzistuar marrëveshje  interne,  se sistemi elektropërçues i Malit të Zi për nevojat e KAP,  pa kurrfarë kontrate për furnizimin e kësaj kompanie,  prej 22 shkurt deri me 25 maj,  të tërheqin nga interkonekcioni evropianë,  sasi që mungonë të energjisë elektrike .

 Ai, siç njofton gazeta VJESTI,   ka pohuar se të gjithë në trekëndëshin KAP – Sistemi elektropëerçes i Malit të Zi – Qeveria, ishin në dijeni për tërheqjen e rrymës e cila ishte e domosdoshme për vazhdimin e prodhimit në KAP.

Pas marrjes në pyetje , prokurori ka caktuar mbajtjen  48 orësh  të  drejtorit  financiar ,  Potrubaç,  në paraburgun e policisë në Podgoricë.

 

FORCA, në pritje të respektimit të marrëveshjes politike

Forca,  është në pritje  të respektimit të marrëveshjes politike lidhur me mbajtjen e referendumit në Tuz , si hap për realizimin e Komunës së plot,   ka deklaruar deputeti i kësaj partie  në Kuvendin e Malit të Zi , Genci Nimanbegu, duke shtuar se kjo çështje do të jetë testim demokratik për shtetin.

 Nimanbegu,  ka shprehur dyshimin se mbi grupin punues i cili ka qenë i angazhuar në hartimin e elaboratit ka pasur ndikim politikë nga qarqe të caktuara , për të cilët Komuna e pavarur  e Tuzit politikisht është e pa pranueshme.

 Ai ka rikujtuar se me marrëveshjen politik nga janari i këtij viti ndërmjet partive shqiptare dhe PDS  muaji shtator është përcaktuar si afati për mbajtjen e referendumin për Komunën e plotë.

 

Të  ndryshohet  elaborati për qendrueshmërinë ekonomike të Komunës

Krerët e KU të Tuzit kanë kërkuar ndryshimin urgjentë të elaboratit  për Komunën e plotë , të porositur  nga kryebashkiaku i Podgoricës, Miomir Mugosha , e në të cilin sipas informatave të gazetës VJESTI  , thuhet se Komuna e re do të kishte buxhetin prej 470 mijë euro .

 Ata kanë kërkuar ndryshimin nga frika se të dhënat , të cilat vërtetojnë se të ardhurat e Komunës do të ishin 4 herë më të vogla nga ato të cilat aktualisht i merr nga arka e kryeqytetit , do të shkaktonin reagimin e opozitës dhe të UDSH , e cila është anëtare e koalicionit në pushtet.

 Siç njofton gazeta , kryetari i kuvendit të KU,  Fadil Kajoshaj,  për këtë e ka akuzuar kryebashkiakun , Mugosha,  se tenton të paraqes Komunën e Tuzit ekonomikisht të pa qëndrueshme. Në mbledhjen e Komisionit për hartimin e elaboratit për qëndrueshmërinë ekonomike dhe arsyetueshmerinë për Komunën e plot të Tuzit, Kajoshaj   ka theksuar se elaborati është punuar me porosinë e Mugoshës,  në mënyrë që Tuzi të paraqitet  si hapësirë që nuk mund të jetojë   pa Podgoricën.

Nëdrkaq,  kryetari i KU Fran Lulgjuraj,  ka theksuar se ende nuk është punuar versioni përfundimtar i elaboratit , duke paralajmëruar se ky dokument do të prezantohet  pas festës së shtetësisë. Ai,  po ashtu ka theksuar se nuk ka pasur kurrfarë vërejtjesh në punën e administratës së qytetit dhe se ende është  herët  të flitet për zgjidhjet e ofruara.

 

Forcat politike serbe  të kenë qasje konstruktive ndaj zgjedhjeve lokale në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, u ka bërë thirrje forcave politike serbe që të kenë “qasje konstruktive” ndaj zgjedhjeve lokale të Kosovës.
Daçiq, ka tërhequr vërejtjen se në qoftë se do të mungojë kjo qasje kontruktive ndaj këtyre zgjedhjeve, mund të dështojë jo vetëm Marrëveshja e Brukselit, por edhe rrugëtimi evropian i Serbisë.
Kryeministri serb ka pohuar se më 24 korrik, në Bruksel, do të ketë një takim të ri me shefen e diplomacies evropiane, Baroneshën Ketrin Eshton, dhe me homologun e tij Kosovar, Hashim Thaçi. Ai ka saktësuar se në këtë takim do të bisedohet për kapërcimin e mosmarrëveshjeve lidhur me telekomunikacionin dhe energjine, por ka shtuar se në agjendë do të jenë edhe bisedimet serioze për zgjedhjet lokale të Kosovës.
Edhe kryetari i iniciativës qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia” në  Mitrovicë, Oliver Ivanoviq, angazhohet që serbët në veri të Kosovës duhet të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, të cilat do t’i organizojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës.
Ivanoviq ka thënë se ai nuk ka asnjë dilemë se serbët duhet të marrin pjesë në këto zgjedhje, në qoftë se Qeveria e Serbisë do të marrë me kohë qëndrim të qartë lidhur me to.
Ivanoviq për agjencinë serbe t ë lajmeve Tanjug,  ka tërhequr vërejtjen se autoritetet e Prishtinës mund t’i emërojnë kryetarët e komunave në veri, në qoftë se serbët i bojkotojnë zgjedhjet lokale.

 

Lumoviq u dërgon deklaratë me shkrim mediave në Beograd

Lilana Lumoviq, sekretarja e të ashtuquajturit ”Kuvend të Kosovës dhe Metohisë” thotë se serbët kanë të drejtën sovrane që të themelojnë një parlament të tillë, dhe të tregojnë se janë kundër zbatimit të marrëveshje së Brukselit, e cila i ndan nga Serbia.

Ajo u dërgoi një deklaratë medieve beogradase, ku ka shkruar se më 4 korrik serbët e Kosovës themeluan këtë kuvend, duke zbatuar të drejtën e garantuar përmes sovranitetin qytetar.
Sa i përket marrëveshjes së Brukselit, Lilana Lumoviq thotë se ajo në esencë do të thotë se “Serbia heq dorë së ushtruari pushtet në një pjesë të territorit të saj [Kosovë]” dhe se atë pjesë “ua lë separatistëve”.
Në deklaratën e saj, ajo ka thënë edhe se Rezoluta 1244 e KS të OKB-së parasheh në mënyrë eksplicite se Kosova është pjesë integrale e Serbisë, dhe se në asnjë akt të saj nuk e pezullon kushtetutën   e Serbisë në territorin e Kosovës.

 

Beogradi , mirëpret miratimin e ligjit për amnisti  në Kosovë

Beogradi zyrtar e ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Amnistinë në Kuvendin e Kosovës. Aleksandar Vulin, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e ka cilësuar si “sinjal të mirë” të Prishtinës miratimin e këtij ligji.
“Miratimi i Ligjit për Amnistinë është sinjal i mirë. Prishtina e ka kuptuar se duhet t’i përmbushë obligimet që i ka marrë”, ka thënë Vulin.
Sipas tij, ky ligj do të kontribuojë për “jetë më të qetë dhe më të sigurtë” të serbëve në Kosovë.
Sipas Vulinit, procesi i miratimit të ligjit ka dëshmuar se është pala kosovare ajo që paraqet pengesa në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe jo pala serbe, dhe këtë duhet ta kuptojë bashkësia ndërkombëtare.
E, megjithatë, ky zyrtar i Qeverisë së Serbisë ka vënë një pikëpyetje për përmbajtjen e ligjit. Ai ka thënë se pret ta shohë tekstin e ligjit të miratuar para se të thotë diçka për të, pasi ka marrë informacione se teksti i ligjit të miratuar i ka pësuar disa ndryshime në krahasim me tekstin e miratuar në Bruksel.

 

Përkujtohet masakra e Srebrenicës

Autobusë të mbushur me njerëz nga mbarë Bosnja dhe jashtë saj sot filluan të arrijnë në Srebrenicë për të përkujtuar 18 vjetorin e masakrës së vitit 1995 dhe për të rivarrosur viktima të identifikuara kohët e fundit që janë gjetur në varreza masive.
Dhjetëra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në varrimin e eshtrave të 409 viktimave, përfshirë 44 meshkuj në moshë të mitur, të masakrës së kryer nga serbët boshnjakë në fazën përfundimtare të luftës së Bosnjës mes viteve 1992-1995.
Rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë u vranë brenda disa ditëve në korrik të vitit 1995, pasi forcat serbe pushtuan qytetin e Srebrenicës i cili ishte deklaruar zonë e sigurt nga OKB-ja.
Trupat e viktimave janë ende duke u zhvarrosur nga varrezat masive në këtë zonë, ku serbët i kishin hedhur ato në përpjekje për të mbuluar krimin.
Viktimat e identifikuara varrosen çdo vit në përvjetorin e masakrës në varrezat e Memorialit Srebrenica-Potoçari. Ndryshe , gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë janë vrarë mbi 100 mijë njerëz.

 

Çështja e kontestit të emrit , njëra ndër temat kryesore të diskutimit

Çështja e kontestit të emrit do të jetë një nga temat e takimit midis kryeministrit grek Andonis Samaras dhe presidentit amerikan Barak Obama. Lajmi është bërë i ditur edhe nga mediat greke, të cilat kanë njoftuar se presidenti amerikan do të pres kryeministrin grek në Shtëpinë e Bardhë më 8 gusht.
Ky takim vjen më në fund, pas shumë takimeve të planifikuara dhe të dështuara midis Obamës dhe Samaras, për shkak të agjendave dhe vizitave të ngjeshura të presidentit amerikan. Burime diplomatike greke theksuan se ndër çështjet e diskutimit do të jetë edhe zgjidhja e çështjes qipriote dhe problemi i kontestit të emrit me Shkupin, që po udhëhiqet për zgjidhje me ndërmjetësimin e OKB-së.
Gazeta proqeveritare “Kathimerini” shkruan sot se Uashingtoni është i përgaditur për tu aktivizuar për zgjidhjen e problemit të Qipros dhe çështjes së emrit.

 

Vendet e Evropës juglindore, vuajnë nga mos zbatimi i ligjit

Natasha Sërdoç, drejtoreshë e Institutit të Adriatikut për Politikat Publike thotë se të gjitha vendet e Europës Juglindore “vuajnë nga moszbatimi i ligjit, ndikim i konsiderueshëm i politikës mbi sistemin gjyqësor dhe nga mungesa e mekanizmave dhe institucioneve të pavarura për të luftuar nga brenda korrupsionin e shfrenuar”.
“Politikanë, zyrtarë të qeverisë dhe partnerë të tyre në krim kanë grumbulluare shuma të mëdha parash dhe pasurish të paligjshme dhe kanë bllokuar zbatimin e ligjit, gjyqësorin e pavarur, mbrojtjen e të drejtave të pronës. Nuk ka një ndarje të qartë mes pushteteve: legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit”, tha ajo në një inytervistë për Dojçe velen.

 

Çështja Snowden, tensionon marrëdhëniet  SHBA-Kinë

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se janë ‘të zhgënjyera’ nga Kina, për shkak se dështoi në ndalimin e analistit të arratisur të inteligjencës, Edëard Snowden.

Pas bisedimeve me zyrtarë kinezë, zëvendës-sekretari i Shtetit, William Burns ka thënë se veprimet e Pekinit “minuan” besimin në marrëdhëniet  bilaterale.
Këshilltari shtetëror kinez, Yang Jiechi, është shprehur se Hong Kongu, i cili lejoi Snowdenin të largohej për në Rusi, veproi sipas ligjeve të territorit të vet.
Grindja për çështjen Snowden ka tensionuar marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kinës.
Washingtoni kërkon të hetojë ish-kontraktorin e CIA-s, pas bërjes publike të mijëra dokumenteve të klasifikuara të inteligjencës amerikane.

 

Protesta  të paralajmëruara nga të dy palët  kundërshtare  në Kajro

Kundërshtarët dhe përkrahësit e presidentit të përmbysur egjiptian Muhamed Morsi do të protestojnë  sot  në Kajro dhe qytete tjera të Egjiptit.Vëllezëria Myslimane është zotuar se do të vazhdojë të protestojë përderisa Morsi të mos kthehet në pushtet.Zyrtarët thonë se Morsi vazhdon të mbahet në një kompleks të Gardës Republikane në Kajro, ku ushtarakët dyshohet se vranë të hënën më se 50 protestues islamistë gjatë përleshjeve që intensifikuan zemërimin.

Katër ushtarë janë vrarë po ashtu në këtë betejë, që forcat thonë se është nis nga terroristët.

Në ndërkohë, zyrtarët amerikaë thanë të enjten mbrëma se ata do të vazhdojnë me planet e tyre për t’i dërguar Egjiptit katër aeroplan luftarak F-16, përkundër debatit në Uashington nëse përmbysja e Morsit nga ushtria përbën ligjërisht një grushtshet apo jo, e që do të ndikonte në ndaljen e ndihmës amerikane për këtë shtet.

 

Administrata Obama, optimiste  lidhur me marrëveshjen për politikat e imigracionit

Administrata Obama dhe dy partitë në Kongres shprehen optimiste se mund të arrijnë një marrëveshje lidhur me ligjin për reforma në politikat e imigrancionit. Por, për arritjen e kompromisit palët duhet të kapërcejnë mospajtime të thella.Presidenti Obama u takua dje me senatorin demokrat Chuck Schumer dhe Senatorin republikan John McCain.

Ata diskutuan mënyrat për të çuar përpara projektligjin e Dhomës së Përfaqësuesve drejt një marrëveshjeje për reforma në imigrancion, të ngjashme me reformat që miratoi kohët e fundit Senati.

Bisedimet në Shtëpinë e Bardhë u zhvilluan një ditë pasi  shumica republikane në Dhomën e Përfaqësuesve diskutoi strategjinë e saj për këtë çështje.

Po ashtu, republikanët kërkojnë masa më të forta për kontrollin e kufirit.Një tjetër sfidë madhore janë 11 milionë imigrantë  që ndodhen në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme.

 

Neser, mot me  diell, në viset veriore i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të pakta dhe kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet perëndimore. Temperaturat: Podgoricë 33 gradë, H. Novi e Ulqin 31, Budvë e Tivat 30, Tivar 29, Nikshiq 27, Cetinë 25,  Bjello  Pole 24, Shavnik e Plavë 23, Plevle e Beranë 22, Kollashin e Rozhaj 21, dhe në Zhablak 17 g. Për nesër,  në Jug dhe Bregdet,  parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, kurse në veri ,  relativisht i vranët dhe në orët e pasditës ,  me reshje të mundshme e lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimet veriore. Temperatura e mëngjesit prej  10 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 33 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се