Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

11. 07. 2013. 16:38 >> 16:45

LAJMET 11.07.2013

11.07.2013

Arrestohet drejtori financiar i KAP-it

Drejtoria e policisë ka vërtetuar sot se nëpunësit e saj nga Bjello Pola e kanë arrestuar drejtorin financiar të Kombinatit të Aluminit në Podgoricë Dimitrij Potrubaç për shkak të dyshimit për vepër penale të plaçkitjes së rëndë, në dëm të sistemit elektroenergjetik malazezë. Nga drejtoria e policisë kanë përkujtuar se nëpunësit e repartit për pengimin e kriminalitetit ekonomik dhe të Qendrës të sigurisë në Podgoricë bëjnë kontrollin e afarizmit të KAP-it , kurse plani i kontrollit është i definuar me prokurorin kryesore të shtetit. Potrubaç e kanë arrestuar mbrëmë nëpunësit e policisë kriminalistike të Qendrës së sigurisë në Bjello Pole në aktivitetet e përbashkëta me nëpunësit e zyrës për sigurinë kufitare në Bjello Pole pasi që prokuroria e shtetit e ka kualifikuar si vepër penale.

 

Autostrada kontribuon në rritjen e BPB-së

Niveli i borxhit publikë deri në fund të vitit, edhe përkundër garancive  të lejuara për KAP-in në shumë prej 102 milion euro nuk do ti tejkalojë kriteriumet e Mastrihtit, ka deklaruar ministri i financave Radoje Zhugiq. Zhugiq ka kumtuar se është i gatshëm të mbajë përgjegjësi për çdo gabim përgjegjësia personale e të cilës është në kompetencat e funksionit të cilin e ushtron. Ai duke përgjigjur në pyetjen nëse do të jap dorëheqje nëse rebalanci i buxhetit nuk fiton shumicën në parlament, ka theksuar se nëse i tërë rebalanci  do të refuzohet kjo do të jetë sinjal për propozuesin se mban përgjegjësinë e vetë.

Ai ka theksuar se qeveria punon me përgjegjësi dhe se përpiqet me çdo kusht të mos i rrezikojë kriteriumet e Mastrihtit pra të mos e kalojë kufirin e epërm të  borxhit publik shtetëror. Projekti i ndërtimit të autostradës Tivar-Bolare nuk do të jetë barrë për buxhetin , por shtytës i zhvillimit, sepse përmes sektorëve të ndryshëm ekonomik do të kontribuojë në rritjen e mëtejme të bruto prodhimtarisë së brendshme, respektivisht shërimit më të shpejtë ekonomik të vendit, ka vlerësuar ministri Zhugiq. Ai ka kumtuar se hyrja e re borxh në bazë të ndërtimit të autostradës në një fazë do të ndikojë në rritjen e nivelit të borxhit publikë, por njëkohësisht priten të ardhura në bazë të pagesave për shfrytëzimin e autostradës.

 

U shqyrtua informata për situatën në KAP

Qeveria shqyrtoi në mbledhjen e sotme informatën për situatën në Kombinatin e Aluminit në Podgoricë pas futjes së falimentimit  mirëpo edhe pse u insistua, gazetarëve nuk iu kumtuan detajet dhe as informata nëse është lejuar kontrata me Montengro Bonus-in. Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Suad Numanoviq, i cili ka folur për propozim ligjin mbi ndalimin e diskriminimit, nuk dëshirojë të flas për çështjen e KAP-it. 

Kjo gjithsesi është çështje për ministritë gjegjëse të ekonomisë dhe financave dhe është paralajmëruar konferenca për shtyp e kryeministrit lidhur me KAP dhe situatën aktuale në këtë fabrikë, ka theksuar Numanoviq pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

 

Serbia mund të llogaris në Malin e Zi

Hapja e bisedimeve paraprake të Serbisë me UE është hap historik dhe Serbia në këtë rrugëtim mund të llogarisë në Malin e Zi, ka theksuar kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq para deputetëve të Parlamentit të Serbisë. Ai ka shtuar se fitimi i datës për anëtarësimin e Serbisë në UE jep forcë pozitive që Beogradi dhe Prishtina edhe në nivelet parlamentare të fillojnë dialogun reciprok i cili si qellim duhet të ketë komponentën e sigurisë.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka biseduar me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi dhe me kryetarin e Asamblesë parlamentare të OSEBE-së Ranko Krivokapiq për forcimin e bashkëpunimit parlamentar si në nivelin bilateral ashtu edhe në organizatat ndërkombëtare.

 

Llazoviq mohoi akuzat

Drejtorët e ndërmarrjeve publike mund të realizojnë aktivitete partiake jashtë kohës së punës dhe të kërkojnë regjistrin e votuesve të sigurt, ka theksuar shefi i PDS të Budvës Boro Llazoviq, duke shtuar se në këtë drejtim nuk ka asgjë kontestuese. Ai sot para Këshillit anketues ka mohuar se ndokush nga funksionarët e partisë në pushtet ka kërkuar nga drejtorët e ndërmarrjeve publike që ti bindin të punësuarit të votojnë për partin e tyre. Llazoviq u dëgjua në seancën e Këshillit anketues për shkak të transkriptim të publikuar në gazetën “DAN”, në të cilin flitet se çdo drejtor i ndërmarrjes publike, sekretar i sekretariatit duhet të dorëzojë regjistrin e votueseve të sigurt. Ministri i arsimit Sllavolub Stjepoviq, ka theksuar se askush nuk mban evidencë për përkatësinë partiake të punësuarve në sistemin shkollor, duke shtuar se askurrë nuk e ka shpërdoruar pozitën zyrtare dhe nuk ka bërë diskriminim në kurrfarë baze. Kryetari i Këshillit anketues i cili merret me shndritjen e aferës “Inçzimi”, Koça Pavlloviq e ka pyetur ministrin Stjepoviq në seancën e sotme dëgjimore nëse njeh ndonjë udhëheqës të institucioneve arsimore e të mos jetë anëtarë i PDS.

 

U zgjodhën kandidatët, kryetari dhe anëtarët e Këshillit

Këshilli administrativ i Kuvendit sot me vota të fshehta,  në rrethin e dytë, ka zgjedh Millan Daboviq kryetar të senatit të Institucionit të Revizorit Shtetëror. Këshilli për anëtarë të senatit të këtij institucioni ka zgjedh Nikolla Kovaçeviq. Këshilli administrativ kah fundi i qershorit ka sjell vendimin për nisjen e procedurës për emërimin e kryetarit të senatit të institucionit të revizorit shtetëror duke zhvilluar dëgjime konsultative të kandidatëve të paraqitur për zgjedhjen e anëtarit të 5-të. Siç është njoftuar më parë, Këshilli Administrativ nuk e zgjedh drejtë për drejtë kryetarin e senatit, por vetëm anëtarin e ri dhe pastaj nga anëtarët ti propozohet Kuvendit se cilin do të zgjedhin për kryetar të institucionit. Kryetari i senatit të Institucionit të revizionit shtetëror zgjidhet me mandat prej 5 deri në 9 vjet dhe i njëjti person nuk mund të zgjidhet dy herë në këtë funksion.

 

Për gjykatësit mandat 12 vjeçar

Mandati i gjykatësve të Gjyqit Kushtetues të Malit të Zi, sipas amendamenteve të propozuara të cilat i ka miratuar Këshilli Kushtetues, do të jetë 12 vjet, tri më tepër se deri tani. Risi është se për gjykatës të Gjyqit Kushtetues mund të zgjedhet kandidati i cili së paku do të ketë moshën 40 vjeçare. Gjykatësi duhet të ketë edhe 15 vjet përvojë pune në profesionin e juristit. Gjyqi Kushtetues në të ardhmen do të ketë 7 gjykatës. Gjykatësit e GjyqitKkushtetues e zgjedhin kryetarin e vet në mandatin tre vjeçar. Precizohet se i njëjti person mund të zgjidhet vetëm një herë për kryetar dhe gjykatës të Gjyqit Kushtetues. Gjykatësit e gjyqit  kushtetues  i zgjedh dhe i shkarkon Kuvendi, dy me propozimin e presidentit të Malit të Zi dhe 5 në bazë të propozimit të trupit gjegjës punues të Kuvendit në bazë të ftesës publike të cilën e realizojnë propozuesit. Kryetari dhe gjykatësi e Gjyqit kushtetues  nuk mund të ushtrojnë funksionin e deputetit  dhe  as funksionet tjera publike dhe as të merren me veprimtari tjera.

 

Në Podgoricë përurohet bulevardi Srgjan Aleksiq

Podgorica  me hapjen e bulevardit i cili mban emrin e viktimës tragjike Srgjan Aleksiq, do të ruaj kujtimet ndaj tij, i cili duke mbrojtur një të ri të fesë dhe kombit tjetër ka treguar se sipas të cilave principe duhet jetuar, ka theksuar në solemnitetin e sotëm kryebashkiaku i Podgoricës Miomir Mugosha. Në Podgoricë sot karshi rrugës të Parkut përkujtimor Pobrezhje, me rastin e shënimit  të 11 korrikut, Ditës së kujtimit në viktimat civile të luftërave të zhvilluara në territorin e ish Jugosllavisë, kjo rrugë zyrtarisht mori emrin e Srgjan Aleksiq, i cili në vitin 1993 u vra në Trebinje i cili ishte duke mbrojtur shokun të konfesionin mysliman.

 

Bosnja varros 409 viktima tjera të Srebrenicës

Sot rivarrosen mbetjet mortore të më se 400 viktimave të masakrës së Srebrenicës. Dhjetëra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në ceremoninë mortore, që ngjan në përvjetorin e tetëmbëdhjetë të masakrës së vitit 1995, ku u vranë masovisht mbi 8,000 muslimanë boshnjak, burra dhe fëmijë nga forcat serbe të Bosnjës. Mbetjet e 5,657 viktimave, të identifikuara përmes testit të ADN-së, pushojnë në qendrën memoriale Potoçari, që kur ka nisur varrosja në këtë vend. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton ka shpreh respekt për viktimat e masakrës së Srebrenicës, 18 vjet pas “gjenocidit të kryer” atje. Gjatë muajit prill të këtij viti, në një intervistë për televizionin boshnjak, presidenti serb Tomisllav Nikolliq, ka kërkuar falje për të gjitha “krimet” e kryera nga serbët gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, përfshirë Srebrenicën. Mirëpo, ai ka refuzuar që t’i quajë krimet në Srebrenicë si gjenocid, ashtu siç i ka njohur ato rrethana lufte, prokuroria e Gjykatës së Hagës, e cila gjë ka zbehur deklaratën e tij në opinionin vendor dhe ndërkombëtar.

 

Miratohet projektligji për amnisti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 91 vota pro dhe 17 kundër kanë miratuar në parim projektligjin për amnistinë, pas heqjes së nenit 3. Projektligji është mbështetur nga të gjitha partitë parlamentare, përjashtuar Vetëvendosjen, e cila ka vlerësuar se përmes këtij ligji po amnistohet krimi. Përderisa Kuvendi i Kosovës po debatonte për miratimin e Ligjit të amnistisë, një grup qytetarësh janë mbledhur para ndërtesës së Parlamentit ku po protestojnë kundër këtij ligji. Protesta është thirrur nga instituti KIPRED, pas tri ditëve të mbledhjes së peticioneve kundër miratimit të këtij ligji në formën dhe përmbatjen aktuale. Me votimin për shmangien nga rregullorja e punës, Kuvendi ka futur në rend dite shqyrtimin në lexim të parë të Projektligjit për amnisti, i cili është riproceduar nga Qeveria si projektligj i ri, pasi në seancën e kaluar dështoi t’i marrë dy të tretat e votave të deputetëve. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi bëri prezantimin e tij, duke thënë se ka një konsensus më të gjerë dhe më demokratik për këtë projektligj.

 

Kosova gati të nis negociatat për MSA

Qeveria e Kosovës është e përgatitur që të filloj sa më shpejt negocimin e Marrëveshjes për Stabilizimi-Asociim, tha kryeministri kosovar Hashim Thaçi, gjatë hapjes së takimit në dialogun Kosovë-BE për këtë proces. Sipas shefit të qeverisë, Prishtina zyrtare qysh në muajin shkurt 2013, ka miratuar strukturën negociuese dhe se tani po punon në ngritje të kapaciteteve të institucioneve.

“Para nesh janë shumë sfida, por ato nuk janë të patejkalueshme”, porositi ai. Në fjalën e tij, kryeministri Thaçi tha se reforma e administratës publike vazhdon të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisë, dhe se pas miratimit të pakos legjislative në fushën e administratës publike, ka nisur procesi i ristrukturimit të institucioneve qendrore dhe lokale.

 

Edhe sot serbët janë mbledhur te ”Kroi i Vitakut”

Edhe sot për të tretën ditë me radhë, një numër i vogël serbësh janë grumbulluar te ”Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës, ndërkaq shqiptarët nuk kanë vazhduar punimet në ndërtimin e shtëpive që kishin filluar më herët.Serbët u kanë thënë medieve të Beogradit se me këto ndërtime shqiptarët po duan të ndryshojnë strukturën etnike. Në vendngjarje kanë dalë KFOR-i dhe policia e EULEX-it.

 

Negociatori maqedonas kërkon intensifikimin e bisedimeve për emrin

Ambasadori i Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe negociator në kontestin e emrit, Zoran Jolevski, ka vlerësuar se Maqedonia po kërkon intensifikimin e bisedimeve, sepse “situata status-quo me integrimin është e padurueshme”. Deklaratat e tilla, Jolevski i ka bërë gjatë fjalës së tij mbrëmë përpara anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku ka bërë të ditur se vendi është sinqerisht i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për emrin, me të cilën do të ruhej identiteti dhe dinjiteti kombëtar. Ai ka theksuar gjithashtu se për propozimin e fundit të ndërmjetësit Metju Nimic, Shkupi zyrtar është shprehur i gatshëm për t’u takuar dhe diskutuar, porse tre muaj nga dhënia e tij, nuk ka asnjë përgjigje nga pala greke.

 

Egjipti denon komentet e Iranit

Egjipti ka akuzuar Iranin për “ndërhyrje të papranueshme” në çështjet e brendshme, pasi Teherani ka kritikuar largimin e presidentit islamist Muhammed Morsi nga ushtria. Para dy ditësh Irani e ka quajtuar shkarkimin e Morsi si një “arsye për brengosje”, dhe ka thënë se “të huajt” e ka montuar këtë gjë në Egjipt. Ndërkaq sot ministria e punëve të jashtme të Egjiptit ka lëshuar një komunikatë ku shpreh “pakënaqësi të jashtëzakonshme” me komentet e Teheranit.

 

OKB-ja dërgon specialistë kimikë në Siri

Dy zyrtarë të Kombeve të Bashkuara do të udhëtojnë në Damaskqë të diskutojnë rreth hetimit të përdorimit të dyshuar të armëve kimike në Siri. OKB-ja thotë se kreu i ekipit, Ake Sellstrom dhe Angela Kane kanë pranuar një ftesë nga autoritetet e atjeshme për të udhëtuar në Siri. Ky njoftim vjen pak orë pasi opozitarët e mbledhur rreth Koalicionit Kombëtar Sirian hodhën poshtë akzuat e Rusisë se kryengritësit kanë përdorur gazin sarin gjatë luftimeve në Aleppo. Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vitaly Churkin ka thënë se akuzat janë të bazuara në analizat e shkencëtarëve rus. Qeveria dhe kryengritësit sirian kanë akuzuar njëri-tjetrin për përdorimin e armëve kimike në luftimet.

 

Sonte do të bëhet spërkatja e kundër mushkonjave

Instituti për shëndetin publikë do të spërkas sonde mushkonjat në rajonin e Komunës urbane të Tuzit. Siç është kumtuar mushkonjat do të spërkatën në territorin e Tuzit, Dinoshës, Nënhelmit, Dreshajve, Vuksanlekajve, Kodërbudanit, Sukruqit, Dushiqit dhe Vranjës. Siç është kumtuar, insekticidi shfrytëzohet në doza  që nuk janë të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe të kafshëve, por gjysëmhelmues për bletët,  thuhet në kumtesën e KU të Tuzit. Në rast të motit të lig spërkatja e mushkonjave do të shtyhet sepse, siç kanë sqaruar për tu bërë ky trajtim duhet natë e qetë, pa erë dhe të reshura.

 

Edhe nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell dhe i thatë. Në veri vende-vende me vranësira të ndryshueshme dhe bubullimë. Frynë erë e dobët deri mesatare jug-perëndimore. Temperaturat në  orën 14: në Podgoricë 32 gradë, Budvë 31, Tivat 30, Nikshiq 29, Ulqin, Tivar, H. Novi e B.Pole 28, Cetinë, Kollashin, Plevle, Plavë e Shavnik 26, Beranë e Rozhaj 25 dhe në Zhablak 22 g. Edhe për nesër paradite parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, kurse në orët e pasdites me vranësira të ndryshueshme, jostabile dhe vende ven me reshje e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet veriore.  Temperatura e mëngjesit prej  9 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 32 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се