Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 07. 2013. 17:22 >> 17:32

LAJMET 10.07.2013

10.07.2013

Këshilli Kushtetues, debaton sot  ndryshimet e propozuara për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit 

Kryetari i Këshillit  kushtetutes, Ranko  Krivokapiq,  do të propozojë në mbledhjen e sotme të këtij trupi parlamentar që kryeprokurori i shtetit të zgjedhet me shumicën prej dy të tretave kurse  mekanizmi ç’bllokues për zgjedhjen e tij të jetë shumica prej tri të pestat e deputetëve. Kryetari i Parlamentit ka biseduar gjatë dy ditëve të kaluara me liderët opozitar, Miodrag Lekiq, Darko Pajoviq dhe Srgjan Miliq,  për amendamentetet kushtetutese.

Është arrit marrëveshja që në takimin e sotëm  të  mbledhjes së këtij trupi deputetet të shqyrtojnë propozimin e ri për ndryshimet kushtetutese , të cilat kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe i cili do të jetë në pajtim me vlerësimet e komisionit të Venecias.

 Pajoviq,  pas takimit të djeshëm ka theksuar se anëtarët e Këshillit kushtetutes do të shqyrtojnë propozimin sipas të cilit kyeprokurori i shtetit duhet të zgjedhet me shumicën e dy të tretave, kurse mekanizmi çbllokues për zgjedhjen e tij do të ishte shumica prej tri të pestat e deptuetëve.

Ndërkaq Srgjan Miliq,  ka përsëriutur se PSP i  mbetet besnik qendrimit  se për zgjedhjen e prokurorit kryesor të shtetit nevoitet shumica prej dy të tretave,  karshi mekanizmit çbllokues me shumicë prej tri të pestat e deputetëve , duke theksuar se ndryshimet kushtetutese janë të domosdoshme.

Ai ka theksuar se mënyra në të cilën tani vepron gjyqësori nuk i konvenon shtetit i cili sa i përket rajonit është më afër antarësimit të plot në UE. 

 

Miratimi i ndryshimeve deri në fund të muajit me rëndësi esenciale

Miratimi i ndryshimeve  Kushtetuese deri në fund të këtij muaji,  do të ishte me rëndësi esenciale për  Malin e Zi, sepse  në këtë mënyrë  do të sigurohej pavarësia e gjyqësorit kanë  theksuar  bashkë  raportuesit   e  Komitetit  monitorues të Asamblesë  parlamentare të Këshillit të Evropës.

Raportuesja, Nursuna  Nemexhan,  ka theksuar se vendosja e pavarësisë së gjykatës , përms reformave kushtetutese është me rëndësi shumë të madhe për Malin e Zi. Ajo konsideron se pavarësia e gjyqësorit do të ketë ndikim të madhë pozitiv  në shoqëri dhe se do të  joshën edhe investuesit e jashtëm. Raportuesi, Kimo Sasi,  ka theksuar se Komiteti  moniturues i Asambles parlamentare të Këshillti të Evropës,  ka të bëjë me pavarësin e gjyqësorit i cili do të sigurohej përmes reformës kushtetuese, luftës kundër korrupsionit dhe kriminalittit , lirin e mediave , të drejtat e pakicave dhe integrimin e personave të zhvendosur.

Shefi i delegacionit malazeze në Asamblen parlamentare të Këshillit të Evropës,  Zoran Vukçeviq,  ka përkujtuar se me rezolutën të cilën e ka miratuar ky trup në vitin e kaluar, Malit të Zi,  i është propozuar që të reformojë  gjyqësorin përmes amendamenteve kushtetutese dhe ti përkushtohet respektimit të drejtave të pakicave dhe RAE popullatës. 

 

Ndryshimet Kushtetuese në pajtim me rekomandimet e KV

PDS përpiqet për miratimin e ndryshimeve kushtetutese në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe me përkrahjen sa më të madhe të deputetëve.

Deputeti i PDS,  Çasllav Veshoviq,  ka theksuar se përfaqësuesit e kësaj partie në  Këshillin kushtetutes  do të vertetojnë në mbledhjen e sotme shkalllë të lartë të përgjegjësisë  dhe dëshirën për marrveshje lidhur me reformat kushtetutese në pjesën e gjyqësorit.

 PDS  është e bindur se iniciativën dhe synimet tona që ndryshimet kushtetutese të miratohen deri në fund të korrikut ,  do ta mbështesin edhe deputetet e partive tjera  gjë që do të kontribojë vazhdimit me suksesë të integrimeve në NATO  dhe në UE , ka theksuar Veshoviq, në dekleratën dorëzuar agjencisë MINA. 

 

Gvozdenoviq; Nuk ka pasur punësime partiake

Këshilli anketues i cili merret me grumbullimin e fakteve lidhur me aferën Inçizimi,  me një orë vonesë , për shkak të vretetimit të rendit të ditës e ka filluar dëgjimin  e ish drejtorit politikë të PDS Branimir  Gvozdenoviq.

Në fillim të mbledhjes kryetari i Këshillit anketues, Koça  Pavlloviq, e ka pyetur Gvozdenoviqin , nëse dëshiron që sërish të dëgjohet Inçizimi nga mbledhja e Këshilllit për përcjelljen dhe realizimin e programit zgjedhor të PDS,  gjë që ai e ka refuzuar duke theksuar se qëndron pas asaj që e ka thënë në këtë mbledhje dhe që me siguri do ta pësëris edhe gjatë seancës së sotme dëgjimore.

Gvozdenoviq,  ka mohuar se ka folur për antarët e PDS në mbledhjet partiake kur është fjala për punësim, duke thkesuar se fjala ka qenë për zgjdhësit . Ai ka shtuar se gjithëherë është biseduar për qytetarët e Malit të Zi.

Gvozdenoviq vrteton se fletvotimet e pavlefshme nuk mund të kthehen në vota valide . Kjo ishte përgjigje në pyetjen e Miodrag Vukoviq nëse një gjë e tillë është e mundshme dhe nëse është cila është   mënyra e veprimit. Përv eç Gvozdenoviq sot do të dëgjohet edhe drejtori aktual politik i PDS, Tarzan Millosheviq.

Për ndryshe,  Gvozdenoviq dhe Millosheviq , është dashtë të dëgjohen dje , por mbledhja e këtij trupi parlamentar ishte shtyr për shkak të oblgimeve të deptuetëve lidhur me seancën kuvendore. 

 

Llukshiq dhe Pejanoviq-Gjurishiq, në Bruksel

Ministrja e mbrojtjes,  Milica Pejanoviq -  Gjurishiq,  dhe shefi i diplomacisë, Igor Llukshiq, marrin sot pjesë në Bruksel, në takimin e Këshillit atlantiko verior  të NATO-s  dhe Malit të Zi. Në këtë mbledhje, siç është njoftuar nga ministria e mbrojtjes, përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s, do të shqyrtojnë realizimin e programit të tret vjetor nacional të Malit të Zi, me ç’gjë do të përfundojë cikli i tret i MAP-it .

Në margjinat e takimit Pejanoviq, Gjurishiq dhe Llukshiq , do të takohen me zëvendësin e sekretarit të përgjithshëm të  NATO-s,  Aleksander Vershbou . Është  njoftuar se Vershbou së bashku me ministren malazeze të mblrojtjes do të hap ekspozitën e fotografive  për pjesëmarrjen e vendeve anëtare të Grupit A- 5,  dhe të Sllovenisë  në misionin ISAF , në kuadër të kryesisë malazeze me këtë inicitivë. Gjatë vizitës në Bruksel  ministrja  Pejanoviq-Gjurishiq,  do të ketë takim bilateral me nënkryetarin e qeverisë e ministër i mbrojtjes të  mbretërisë së Belgjikës,  Piter  De  Krem. 

 

R.Rastoder ; Mali i Zi të dërgoj delegacion zyrtar në Srebrenicë

Mali i Zi duhet të dërgojë delegacion zyrtar në Srebrenicë për të treguar respekt ndaj vitimave të Gjenocidit , ka theksuar në intervitësn për Radion e Malit të Zi,  Rifat Rastoder.

Me rastin e shënimit të 11 korrikut , Ditës Evropiane të kujtimit në viktimat e gjenocidit, dhe në të gjitha krimet tjera në territorin e ish RSFJ,  në Podgoricë do të hapet rruga kushuar , Srgjan Aleksiqit , të riut nga Trebinja.

 Rastoder ka kritikuar policinë se  nuk e kryen mirë punën e vetë pasi që ndoll që përmendorja e viktimave në Pobrezhje devastohet tash  katër  herë  me  radhë dhe për këtë akt penal nuk ka të dyshuar.

 Ai ka theksuar se  koha e manipulimit me informata nuk ka kaluar , sepse gjithnjë derisa të rrezohen përmendoret dhe nuk do të pranohet gjenocidi , bindjet fashisoide janë kërcënim për shoqërinë malazeze. 

 

M.Mugosha ; PSD , ka  politizuar  propozimin 

Kryebashkiaku i Podgoricës , Miomir Mugosha ka vlerësuar sot se Partia social demokratike e ka politizuar   propozimin lidhur me ndarjen e trollit të Komunës për ndërtimin e tempullit të Kishës ortodokse malazeze në Mallo Brdo .

 Kuvendi i Podgoricës duhet të debatojë nesër për iniciativën që kryeqyteti  ti jap mbi 12 mijë metra katror  Kishës ortodokse malazeze. Mugosha  u ka deklaruar gazetarëve se nesër do të dihet qëndrimi i këshilltarëve të PSD.

Nga PSD,  më parë është thkesuar se do ta përkrahin vendimin vetëm nëse kryeqyeti siguron edhe 300 mijë euro për ndërtimin e kishës. Sipas fjalëve të Mugoshës, në mbledhjen e nesërme të Kuvendit të kryeqytetit,  do të shihet se si do të dekleraohen lidhur me këtë këshilltarët opozitarë. 

 

Sesion i parë me qëllim të përkrahjes nga opinioni

OJQ , LGBT Forumi Progres,  do të organizojë nesër sesionin e parë nacional për zgjidhjen e çështjes të partneritetit të t njëjtës gjini me qellim të ngritjes së njohurive për këtë temë dhe me qëllim të sigrimit të përkrahjes së opinionit  heteroseksual  dhe të faktorëve të rëndësishëm politik .

Nga kjo OJQ,  kanë përkujtuar se zgjidhja e çështjes së partneritetit të të njëjtës gjini , në skenën politike malazeze, atë ligjore dhe politike  është e pranishme tash tri vjet dhe se përputhet me themelimin e kësaj OJQ.

Nga ky forum përkujtojnë se me propozimin e kësaj OJQ inistitucioni i avokatit të popullit  , në mars të vitit të kaluar ia ka dorëzuar Kuvendit iniciativën për sjelljen e ligjit për Bashkësinë  një gjinore e cila është në procedurë. 

Sipas fjalëve të tyre , Qeveria është obliguar se do të punojë në krijimin e ambientit pozitiv shoqërorë  për pranimin e individëve LGBT  dhe të Bashkësis së tyre një gjinore.

 

Ashton ; Ka ende shumë punë për tu bërë për normalizimin e marrëdhënieve

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton deklaroi se ka ende shumë punë për të bërë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mirëpo tha se është e kënaqur me atë që është bërë deri më tani. Këto komente, Ashton i bëri në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e ka përgëzuar për guximin e treguar në negociatat e zhvilluara në Bruksel. Ajo i cilësoi këto negociata si mjaft të vështira.

Ashton theksoi se procesi për normalizimin e marrëdhënieve duhet të vazhdojë me përkushtim, ndërsa tha se gjatë verës do të ketë edhe takime të tjera ndërmjet kryeministrave Thaçi e Daçiq.


Ndërsa sa i përket Ligjit për amnisti, Ashton tha se është çështje e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe nuk dëshiron të përfshihet në këtë çështje.
Kryeministri Thaçi shprehu zotimin se Kosova do t’i kryej obligimet e veta duke përfshirë edhe Ligjin për amnisti. Me këtë rast ai falënderoi baroneshën Ashton për vendimin e Këshillit të BE-së për fillimin e negociimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim  për Kosovën, duke thënë se ky vendim do të jetë një inkurajim i ri për institucionet e Kosovës.

 

Berisha; Qeveria e re trashigon gjendje të mirë ekonomike në vend

Kryeministri në largim , Sali Berisha siguron se po e lë vendin në një gjendjet ë mirë ekonomike, pasi sipas tij ekonomia krahasuar  me rajonin edhe vendet e eurozonës ajo pati rritje dhe gjeneroi vende të reja pune. Kryeministri në detyrë theksoi se zgjedhjet nuk ndikuan negativisht në performancën ekonomike.

Për kushtet aktuale të ekonomi rajonale dhe evropiane, ekonomia shqiptare mbahet në stabilitetin me të qëndrueshëm në rajon”, theksoi Berisha teksa falënderoi administratën për funksionimin e saj duke e ftuar të vijojë punën me të njëjtin përkushtim.
Duke iu përgjigjur edhe akuzave të pasardhësit të tij socialit, Berisha theksoi se ai po i dorëzon një vend me stabilitet ekonomik, duke akuzuar se mazhoranca re po shfaq shenja revanshi dhe epshi për pushtet. Berisha këmbënguli se qeveria e tij deri në ditën e saj të fundit do kryejë funksionet që i përcakton Kushtetuta, duke mos pranuar propozimin e kundërshtarit të tij politik Edi Rama, për qeveri kujdestare.

 

Qytetarët serb edhe sot në mëngjes protestuan  në lagjen Kroi i Vitakut

Edhe sot në mëngjes qytetarët serbë të Mitrovicës janë gurmbulluar në lagjen Kroi i Vitakut në shenjë proteste për shkak se po vazhdon ndërtimi i shtëpive për shqiptarët, që sipas tyre, kurrë nuk kanë jetuar në atë zonë të qytetit.

Kryetari i komunës paralele të Mitrovicës Dragisha Vllashkoviq u ka thënë gazetarëve se qytetarët serbë do të protestojnë gjithnjë derisa vendimi për ndërtim të mos tërhiqet.
“Jemi tubuar për të shprehur protestën për shkak se shqiptarët po i ndërtojnë njerëzit e viseve të tjera të Kosovës të cilët kurrë nuk kanë jetuar në këtë lagje”, ka thënë Vllashkoviq duke thënë se nuk ekzistojnë leje adekuate për fillimin e ndërtimit të shtëive.
Qytetarët serbë thonë se me ardhjen e shqiptarëve në këtë zonë do të shkaktohet shpërngulja e popullsisë joshqiptare nga kjo zonë.

 

Prania ndërkombëtare kërkon  nga Kuvendi miratimin e  ligjit për amnisti

Përfaqësuesit më të lartë ndërkombëtar në Kosovë i kanë bërë thirrje Kuvendit të Kosovës, që të miratojë me procedurë të shpejtuar Ligjin mbi Amnistinë. Zyra e Bashkimit Evropian, shefat e misioneve të vendeve anëtare të BE-së dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara, përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar miratim të shpejtë të këtij ligji.

“Përfaqësuesi Special i BE-së/shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, shefat e misioneve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që janë prezentë në Kosovë, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara, së bashku theksojnë rëndësinë që ka miratimi i Projektligjit për Amnisti nga ana e Kosovës, si një element i nevojshëm i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në deklaratë.
Ky ligj, vijon deklarata, “ashtu siç është hartuar, ka fushëveprim të ngushtë, përjashton veprat që shkaktuan dëmtime të rënda trupore apo vdekjen, dhe amniston vetëm ato krime ekonomike, që janë kryer në lidhje me thirrjen për rezistencë".

 

Fillonë puna në krijimin e kabinetit  të ri qeveritar në Egjipt

Kryeministri i sapoemëruar egjiptin, Hazem al-Beblawi ka nisur punën për krijimin e kabinetit qeveritar, një javë pas përmbysjes nga pushteti të presidentit Mohammed Morsi.

Pritet që Beblawi  t’u ofrojë disa pozita edhe Vëllazërisë Myslimane të Morsit, edhe pse kjo lëvizje ka kundërshtuar të bashkëpunojë në atë që e ka cilësuar grushtet.
Koalicioni kryesor liberal ka thënë se nuk do të përkrahë planin për zgjedhje të reja, përderisa nuk bëhen amendime.
SHBA-të kanë thënë se janë ‘inkurajuar kujdesshëm’ lidhur me lëvizjet drejt reformave në Egjipt.
Njëkohësisht, administrata e presidentit Obama thotë se është duke inkurajuar Partinë Vëllazëria Myslimane në Egjipt që të marrë pjesë në tranzicionin politik pas përmbysjes së presidentit të parë të vendit të zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili gjithashtu është anëtar i Vëllazërisë Myslimane.
Plani zgjedhor është bërë publik të hënën nga presidenti i përkohshëm Adly Mansour, disa orë pas vrasjes nga ana e ushtrisë të 51 personave, kryesisht përkrahës të Mohammed Morsit

 

Churkin; Kryengritësit sirianë kanë përdorur gazin sarin

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, thotë se ka dorëzuar dëshmi se kryengritësit sirianë kanë përdorë gaz sarin gjatë një sulmi.

Churkin tha mbrëmë se ekspertët rusë ishin lejuar ta vizitojnë lokacionin Khan al-Assal, afër qytetit Alepo, dhe kishin mbledhur atë që Churkin e cilësoi si dëshmi të dorës së parë.
Ambasadori Churkin u tha gazetarëve se hetimet e Rusisë kanë “gjetur” se forcat kryengritëse i kanë shkrepur 3 raketa në Khan al-Assal, më 19 Mars, duke vrarë 26 vetë, përfshirë edhe 16 ushtarë qeveritarë.
Qeveritë perëndimore thonë se nuk ka dëshmi se kryengritësit sirianë kanë përdorë armatim kimik.

 

Diskutohet opsioni zero për Afganistanin

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Barack Obama, ende nuk ka marrë ndonjë vendim se sa trupa të Shteteve të Bashkuara, do të mbesin në Afganistan, pasi në fund të vitit 2014, të tërhiqet pjesa më e madhe e forcave luftarake amerikane.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha mbrëmë vonë se në mesin e skenarëve, të cilët po i shqyrton Obama, është edhe i ashtuquajturi “opsioni zero”, që do të thotë se nuk do të mbetet asnjë ushtar amerikan në Afganistan.Ai theksoi se madhësia e pranisë së Shteteve të Bashkuara në Afganistan, pas vitit 2014, do të përcaktohet pas negociatave me qeverinë afgane.

Këto komente u bënë pas raporteve në media se Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes vitin e ardhshëm të të gjitha trupave nga Afganistani,, për shkak të tensioneve ndërmjet administratës së presidentit Barak Obama dhe qeverisë së presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai.Një zëdhënës i Karzait i ka hedhur poshtë çfarëdo bisedimesh për të ashtuquajturin “opsion zero”.

 

Ministrat e financave bisedojnë lidhur me marrëveshjen  për tregëtinë e lirë me SHBA

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian u takuan dje në Bruksel, për herë të fundit para pushimeve verore, ku kanë biseduar lidhur me marrëveshjen mbi tregtinë e lirë me Shtetet e Bashkuara. Kjo marrëveshje pritet të fuqizojë ekonomitë e dy palëve, duke hequr tarifat dhe pengesa të tjera tregtare.

Negociatat për marrëveshjen vazhduan, edhe pse vendet evropiane shprehën shqetësim lidhur me infromacionet për përgjimin e diplomatëve evropianë nga amerikanët.

 Në një vlerësim që i bënte dje ekonomisë së Eurozonës, FMN-ja thoshte se ajo rrezikon të vazhdojë me rritjen ulët ekonomike dhe papunësinë e lartë nëse bankat nuk rifillojnë kreditimin dhe në se këto vende nuk e reformojnë urgjentisht tregun e punës.

 

Neser, mot me vransira të ndryshueshme. Në viset veriore  me të reshura të përkohëshme

Në viset jugore të Malit të Zi sot mban mot kryesisht me diell ose vranësira të pakta kurse në veri kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut e bubullimë.

Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të nryshme.

Temperaturat në orën 14; Podgoricë 32 gradë,  Ulqin, Budvë e Tivat 30, Tivar e H. Novi 29, Plevle, Kollashin, Beranë, B. Pole e Mojkovac 25, Cetinë e Plavë 23, Shavnik 22, Rozhaj 21, Zhablak 20 dhe në Nikshiq 18 g.

Për nesër në viset jugore pritet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, intervale të gjata me diell dhe reshje të përkohshme tës hiut, kurse në veri me vransira të ndryshueshme dhe me reshje të shiut e bubullimë, kryesisht në orët e pasditës.  Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mengesit prej 10 deri në 22 kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 33 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се