Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 07. 2013. 17:04 >> 17:07

LAJMET 09.07.2013

09.07.2013

Vazhdoi mbledhja e Kuvendit

Deputetet e Kuvendit të Malit të Zi sot e përfundua debatin dhe deklarimin për propozimet, për të cilat në parim është debatuar gjatë dy javëve të kaluara në kuadër të mbledhjes së tetë të seancës së parë të rregullt. Deputetet nuk janë deklaruar për secilën pikë të rendit të ditës, ashtu që ata do të votojnë në njërën nga mbledhjet e ardhshme. Lidhur me raportin e Bankës Qendrore deputetet nuk janë deklaruar, pasi që kuvendi ende nuk ka marrë konkluzionet nga Këshilli përkatës. Poashtu është shtyrë votimi edhe për ndryshimet e ligjit penal.

Deputetet kanë miratuar raportin për mbrojtjen e të dhënave personale, e postatu është miratuar edhe ligji për tatimin në qarkullimin e patundshmërisë, prezantimin e sindikatave si dhe për kreditë e konsumit . Deputetët e Kuvendi të Malit të Zi në mbledhjen e sotme miratuan ndryshimet e ligjit për punë të brendshme, me të cilat parashihet që ministria gjegjëse të kontrollojë kartonat pronësor të zyrtarëve të kësaj ministrie të cilët janë të obliguar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mënyrë që të pengohen pasurimi i tyre jolegal.  Në mbledhjen s sotme të kuvendit gjithashtu njëzëri u riemërua edhe sekretari i Kuvendit, Damir Davidoviq, ndërsa gjithashtu u emëruan edhe prokurorja themelore e Ulqinit, Feriha Muratioviq dhe anëtari i këshillit drejtues të Fondit për pakica, Mersudin Grediq.

 

Në luftën kundër krimit të organizuar nuk është arritur përparim i dukshëm

Drejtori i drejtorisë së Policisë, Sllavko Stojanoviq ka konstatuar se në luftën kundër kriminalitetit të organizuar nuk është arritur përparim i dukshëm, por ka theksuar se janë iniciuar aktivitetet të rëndësishme kur është në pyetje ndërprerja e kanaleve të caktuara dhe veprimtaria e grupeve kriminale.

Stojanoviq, ka pranuar  se ka dobësi në komunikimin mes prokurorisë dhe policisë, por ka shtuar se problemet e identifikuara do të zgjidhën bashkarisht. Ai, poashtu për radion e Malit të zi ka deklaruar se ministrit për punë të brendshme, Rashko Konjeviq   i ka propozuar tre ndihmësit e vet, me zgjedhjen e të cilëve do të rrumbullakohet përbërja operative  drejtorisë së policisë.

 

U shty mbledhja e Këshillit Anketues

Mbledhja e Këshillit Anketues për vërtetimin e fakteve lidhur me aferën “Inçizimi”, e cila është dashtë të mbahet sot, u shty për shkak të obligimeve të anëtarëve të këtij Këshilli. Këshilli Anketues është dashtë që sot të marrë në pyetje kontrolluese të ish drejtorit politik dhe drejtorit aktual politik të PDS, Branimir Gvozdenoviq e Tarzan Millosheviq. Këshilli  deri tani ka marrë në pyetje 9 funksionar të PDS, ndërsa planifikohet që deri në fund të punës së këtij Këshilli, të merren në pyetje edhe ministria aktual i arsimit, Sllavolub Stjepoviq, shefin e këshillit të PDS për Budvën, Boro Lllazoviq dhe liderin  kësaj partie e kryeministrin aktual të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

 

MPB të bëjë evidencën, kurse KSHZ kontrollin e regjistrit zgjedhor

Ministria për punë të brendshme do të duhej të bëje evidencën e regjistrit zgjedhor, kurse Komisioni Shtetëror Zgjedhor të ketë rolin kontrollues në këtë proces, u vlerësua në mbledhjen e sotme të grupit Punues për ndërtimin e besimit në procesin zgjedhor. Anëtarët e grupit punues, të premten do ta vizitojnë Ministrinë për punë të Brendshme, me ç’rast do tu sqarohet  mënyra e evidencës me regjistrin zgjedhor. Grupi punues do të mbajë mbledhje të hënave dhe të premteve, kurse në javën që vjen ky grup punues do të vazhdojë më debatin për ligjin për vendbanim.

 

Ministri i jashtëm dhe ajo e mbrojtjes në Bruksel

Ministrja e mbrojtjes Milica Pejanoviq-Gjurishiq dhe shefi i diplomacisë Igor Llukshiq do të marrin pjesë nesër në takimin e këshillit veriatalntik të NATO-s dhe Malit të Zi.

Në këtë takim, siç u paralajmërua nga ministria e mbrojtjes, përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s do të shqyrtojnë realizimin e programit të tretë vjetor nacional të Malit të Zi, me ç’gjë do të përfundojë realizimi i ciklit të tretë të planit aksionist për anëtarësim- MAP. Në margjinat e takimit të nesërm, ministrat malazeze do të zhvillojnë edhe disa takime tjera me zyrtarët e lartë të NATO-s.

 

Strategjia e re nuk sjellë shumë

Pasqyra e re Strategjike e Mbrojtjes është tentim për përmirësime kozmetike të strategjisë së vjetër, vlerëson gjenerali në pension, Bllagoje Grahovac, duke shtuar se Mali i Zi ka një koncept të gabuar dhe të paqëndrueshëm i cili nuk i përgjigjet nevojave reale të shtetit. Qeveria në javën e kaluar miratoi Pasqyrën e Re Strategjike të mbrojtjes.

 

Të enjten sesioni nacional për partneritet

Organizata joqeveritare LGBT Forumi Progres, do të organizojë të enjten sesionin e parë nacional për zgjidhjen e çështjeve të partnereve të gjinisë së njëjte me qëllim  të rritjes së njohurisë për këtë temë dhe sigurimin e përkrahjes së opinionit heteroseksual dhe faktorëve të rëndësishëm politik.  Nga Forumi Progres u kumtua se zgjidhja e problemeve të partnerëve të njëjtës gjini në skenën politike e juridike të Malit të Zi është e pranishme pothuajse tri vite të fundit dhe se përputhet me themelimin e kësaj organizate joqeveritare.

 

Ashton sot në Beograd, nesër në Prishtinë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, sot e fillon turneun ballkanik, me ç’rast do të qëndroj në Beograd dhe Prishtinë. Kjo vizitë bëhet pasi mbrëmë në Bruksel përfundoi rundi i 13 i takimit ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiqi, me ndërmjetësimin e zonjës Ashton.

Ajo arrin sot në Beograd, ku pritet të takohet me presidentin Tomisllav Nikolliq, kryeministrin Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiq. Sipas njoftimit të BE-së, ajo në Prishtinë, gjatë ditës së nesërme, do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.

 

Në Bruksel pa marrëveshje, por me përparim

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaci e Ivica Daçiç, përfunduan raundin e trembëdhjetë të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Takimi i 13 me radhë i kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë nuk ka rezultuar me marrëveshje përfundimtare konkrete, por të dyja palët thanë se në takim është arritur përparim dhe paralajmëruan takimin e radhës në Bruksel më 14 korrik. Ndërmjetësuesja e këtyre bisedimeve, Catherine Ashton, shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, nëpërmjet një komunikate tha se është diskutuar rëndësia thelbësore e “vazhdimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në javët dhe muajt që vijnë”, ndërsa u shpreh e kënaqur me përkushtimin e të dy kryeministrave. Ajo është shprehur e kënaqur që do të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, pas, siç thuhet, vendimeve historike të Këshillit Evropian, për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Serbinë dhe fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit me Kosovën.

 

Përfaqësuesi i ri i Kosovës në Beograd më 17 korrik

Përfaqësuesi i ri i Kosovës në Serbi Valdet Sadiku mbërrin në Beograd më 17 korrik. Ndonëse Sadiku, i cili është tërhequr nga posti i ambasadorit në Kroaci, është emëruar para njëzet ditësh, shkuarja e tij në Serbi është prolonguar për t’u përgatitur mirë me detyrën e re, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”. Sipas gazetës, Sadiku ka marrë instruksione që ndryshe nga pararendësi i tij Lulzim Peci, të mos bëjë gafe për shkak të cilave ka protestuar pala serbe dhe që në opinion të japë kryekëput deklarata për “misionin teknik” të tij, pa vlerësime politike mbi marrëdhëniet e Beogradit dhe Prishtinës. “Sadikut rreptësishtë i është ndaluar që të insistojë që oficerët për lidhje kanë status diplomatik”, shkruan gazeta në fjalë. Sipas gazetës, Sadikut “përmes kanaleve jozyrtare i janë dërguar sinjale se do të ishte e dëshirueshme që në lokalet që i janë ndarë të mos vendosë kurrfarë simbolesh” të shtetit të Kosovës.

 

Filluan bisedimet tregtare SHBA-BE

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropan mbrëmë i kanë hapur bisedimet për krijimin e zonës më të madhe të tregtisë së lirë në botë. Përfaqësuesi i ri tregtar i Shteteve të Bashkuara, Michael Forman, u ka bërë thirrje ekipeve të negociatave që “tu rezistojnë nxitjeve për zvogëlim” të marrëveshjes ambicioze. Në Gjenevë, komisionari i Bashkimit Evropian për tregti, Karel De Gucht, tha se marrëveshja do ta shtonte numrin e vendeve të punës dhe do ta përshpejtonte rritjen në periudhën e krizës ekonomike. Negociatat kanë për qëllim që t’i largojnë barrierat për tregti dhe investime dhe pritet që marrëveshja të arrihet deri në fund të vitit 2014.

 

Vëllazëria Myslimane e refuzon planin për tranzicion

Udhëheqësi i lartë i Vëllazërisë Myslimane, Essam al-Eiran, tha se plani i paraqitur nga presidenti i përkohshëm Adly Mansour,“e çon vendin prapa në shesh”. Dje Mansour e dekretoi revizionin e Kushtetutës islamiste, nga një panel i ekspertëve, i cili do të formohet brenda 14 ditëve. Pastaj, ndryshimet do të dalin në referendum në muajin Nëntor për miratim eventual. Në fillim të vitit 2014 mund të mbahen zgjedhjet parlamentare. Kushtetua e Egjiptit është pezulluar javën e kaluar kur ushtria e përmbysi presidentin islamik, Muhammad Morsi, pas protestave masive kundër tij në gjithë vendin.

 

Nga ekspodimi i fuqishëm – dhjetëra të plagosur

Një eksplodim i fuqishëm e ka goditur sot një hapësirë në Bejrut, që është bazë e grupit militant shiit, Hezbollah. Burime të sigurisë thonë se nga shpërthimi i sotëm janë plagosur së paku 37 vetë. Disa rrjete televizive në Liban, përfshirë edhe televizionin Al-Manar të Hezbollahut, kanë raportuar për viktima. Al-Manar ka raportuar se shpërthimi është shkaktuar nga një makinë-bombë e parkuar afër një qendre islamike. Grupet kryengritëse në Siri janë kërcënuar për ta sulmuar Libanin, pasi Hezbollahu kishte dërguar luftëtarë për t’i ndihmuar forcat e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

 

Edhe për nesër mot pa ndryshime

Në Mal të Zi sot po mban mot me vranësira të ndryshueshme, ne veri me reshje të përkohshme të shiut. Fryn erë e dobët deri mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperaturat në orën 14: në H.Novi 34 gradë, Podgoricë e Ulqin 33, Budvë 32, Tivar e Tivat 30, Cetinë 28, B. Pole 25, Plevle 24, Beranë 23, Kollashin e Rozhajë 21, në Plavë 20 dhe Nikshiq e Zhablak 19 gradë. Edhe për nesër në jug dhe bregdet paralajmërohet të mbajë kryesisht i kthjellët  dhe me vranësira të pakta, kryesisht pasdite.   Në veri dhe viset e larta malore kryesisht i vranët dhe me reshje e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 9 deri në 24, kurse më larta e ditës prej 19 deri në 33 g.c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се