Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 07. 2013. 17:30 >> 17:35

LAJMET 08.07.2013

08.07.2013

Gjyqi ekonomik vendos futjen e falimentimit në KAP

Gjyqi   ekonomik i Podgoricës , shpalli sot vendimin për falimentimin e KAP. Këët e kumtoi sot gjyqtari i këtij gjyqi, Dragan Rakoçeviq. Njëkohësishtë janë ftuar të gjithë ata që kanë borxh ndaj kësaj kompanie ti plotësojnë obligimet e veta. Ushtruesi i detyrës së drejtorit në falimentim, Veselin Perishiq, është emruar drejtori në falimentim . Drjetori i përgjithsshëm i KAP, Dragan Mijoviq, deklaroi se nëse vjen deri tes huarja e pakontrolluar e fabrikës, do të mund të shkaktonte dëme të mëdha për shëndetin dhe mjedisin jetësor , prandaj, siç tha ai, përpiqet për falimentimin përmes riorganizimit. Të bindur se fabrika mund të mbijetoj  përmes procesit të riorganizimit, punëtorët u interesuan  se sa prej tyre do të mund të kthehen në punë.

Gjyqtari Rakoçeviq, vlerësoi se falimentimi është zgjidhja më e mirë dhe tentimi “Që diçka të shërohet “,  duke theksuar  se  më mirë është të bisedohet se sa të organizohetë grevë”. Ai, po  ashtu  tha se greva është e ndaluar në ndërmarrjet në falimentim. Ndryshe, drejtori në falimentim, Perishiq, ka thënë më parë se ia ka dorëzuar raportin gjyqit ekonomik në të cilin theksohet se në kushtet ekzistuese , është e pamundur  ruajtja e prodhimtarisë. Futjen e falimentimit, e kërkoi Ministria e financave, më 14 qershor, për shkak të 25 milion euro garanci të dhëna kësaj kompanie , të cilat Qeveria i pagoi vitin e kaluar  Dojçe bankës Gjermane. Pas futjes së falimentimit, organizimin e prodhimit do ta marrë kompania shtetërore Montenegro bonus, e cila tash një kohë të gjatë ka blerë lëndën e parë dhe energjinë për nevojat e kombinatit.

Po ashtu, pas falimentimit të kompanisë , drejtori nuk duhet të respektoj kontratat e mëparshme,  të gjitha kontratat shfuqizohen , kurse alumini mund të shitet  në tregun e lirë.

Qeveria ka vendosur  që ta fus falimentimin  për shkak të mungesës së bashkëpunimit të partnerit rus, i cili refuzoi që të nënshkruaj  marrëveshjen që mjetet  të cilat KAP i ka borxh shtetit , ti shfrytëzoj për paguarjen e rrymës së shfrytëzuar ilegalisht.      

 

Vazhdon puna në legjislaturën zgjedhore

Grupi punues për ndërtimin e besimit në procesin zgjedhor, do të vazhdoj nesër  mbledhjen e tretë me debatin për ligjin mbi regjistrat  zgjedhor. Në mbledhjen e kaluar, ministri për punë të brendëshme, Rashko  Konjeviq,  u ka propozuar anëtarëve të grupit punues , që në të ardhmen ky resor  të udhëheq me regjistrat zgjedhor, duke theksuar se një koncept i tillë është një pajtim me praktikën  dhe standardet  ndërkombëtare.

Anëtari i grupit punues nga PDS, tha se ky trup në mbledhjen e kaluar ka arritur marrëveshjen  lidhur me ndryshimet e ligjit për regjistrat zgjedhor, gjë që do të ndihmoj  në kthimin e besimit në procesin zgjedhor. Kryesuesi i grupit pnues nga PSP, Srgjan Miliq, theksoi se është i bindur se anëtarët e  këtij trupi punues do të arrijnë  të  kryejnë punën në afatin e paraparë, deri më 10 shtator. 

 

Sh.Fyle; Deri në fund të vitit, Mali i Zi mund të arrijë hapjene kapitujve 23 dhe 24

Mali i Zi, nëse i plotëson kushtet e duhura, deri në fund të këtij viti mund të hap kapitujt 23 dhe 24, ka deklaruar Eurokomisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle, duke shtuar se në Bruksel, do të vazhdojnë të përcjellin zhvillimin e hetimeve lidhur me aferën  “incizimi”.

Fyle, po ashtu ka pohuar se Komisionin Evropian, e brengos korrupsioni në Mal të Zi.”Mali i Zi , duhet të ketë kornizë  adekuate për pengimin dhe  luftën  kundër  korrupsionit. Komisioni dëshiron të shohë hetime efikase dhe të pa anshme të hetimeve në rastet e korrupsionit në të gjitha nivelet, ka deklaruar Fyle, për të përditshmen Dnevne novine.       

Duke u përgjigjur në pyetjen se a do ti hap Mali i  Zi kapitujt 23 dhe 24 deri në fund të vitit, Fyle është përgjigjur  se kjo është e mundshme nëse plotësohen kushtet e duhura, por kualiteti i planeve aksionare është më i rëndësishëm se shpejtësia.    

 

M.Vukoviq: Ska nevojë për zgjedhje të parakohshme

Rënja e Qeverisë, do të  ndalonte   jetën  në Mal të Zi, sepse të gjithë do ti kushtoheshin fushatës para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe formimit të koalcicioneve pas zgjedhore, kurse problemi i KAP-it, edhe më tej do të mbetej sepse  nuk do ta zgjidhnin  zgjeddhjet , deklaroi për portalin e RTMZ, deputeti i PDS, Miodrag Vukoviq.

Ai, duke komentuar paralajmërimet e kryetarit të Kuvendit , Ranko Krivokapiq,  për  mundësinë  e zgjedhjeve  të  jashtëzakonshme  vjeshtën e ardhëshme, tha se pushteti i ri pas zgjedhjeve të tilla , do të përballej me të njëjtat probleme të cilat do të  shkatërronin  koalicionin aktual në  pushtet.

Vukoviq , është shprehur i bindur se ekzistojnë  të gjitha shkaqet  që të mbijetoj  kjo qeveri  sepse , obligimet të cilat pasojnë  kërkojnë  të ruhet stabiliteti politik. Parlamenti duhet të miratoj ndryshimet e Kushtetutës, të cilat janë kusht  për hapjene  kapitujve 23 dhe 24, jemi të obliguar që ta përfundojmë punën e Këshillit anketues si dhe  marrëveshjet për legjislaturën zgjedhore, pohoi Vukoviq.    

 

Pajoviq; PSD të dalë nga Qeveria 

Shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe dalja e PSD nga Qeveria,është mënyra e vetme që kjo parti ta vërtetoj se interesat e përgjithshme janë më të rëndësishme se ato personale, ka pohuar kryetari i Malit të Zi pozitiv, Darko Pajoviq.

Ai, konsideron se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në vjeshtë, është zgjidhja e vetme pas pohimeve të liderit të PSD, Ranko Krivokapiq, se PDS, me politikën e vetë ekonomike është duke sjellur vendin në gjendje bankroti, ka thënë Pajoviq.  

 

Besimtarët mysliman, prej nesër fillojnë muajin e Ramazanit

Nesër është dita e parë e Ramazanit, muaji I shenjtë I sacrifices dhe përkushtimit ndaj Zotit.

Ky muaj i shenjtë është periudha kur besimtarët myslimanë përmbahen rreptësisht nga ngrënia, pirja dhe kënaqësitë trupore, që nga paralindja e diellit deri në perëndim të tij.

Ramazani vjen çdo vit dhjetë ditë më herët dhe zgjat 30 ditë.

Pas përfundimit të tij është Festa e Bajramit të Madh.

Kryetari i Partisë Boshnjake, Rafet Husoviq, i ka dërguar telegram urimi , kryetrait të Bashkësisë Islame, Rifat Fejziq, dhe të gjithë besimtarëve mysliman,  duke i përgëzuar për fillimin e muajit të Ramazanit.

Siç thuhet në urim, agjërimi është sakrificë dhe gëzim për çdo besimtarë të vërtet, sepse me të ai përforcon fuqinë e shpirtit dhe përmirëson   raportin me veten dhe njerëzit  tjerë.

Telegram urimi, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, klerikëve dhe besimtarëve mysliman , u ka dërguar edhe kryetari i PSP, Srgjan Miliq,   duke uruar që ditët e agjerimit  të Ramazanit, të   jenë udhërrëfim për vlerat njerëzore dhe të dëshmojnë dallimin e qrtë mes të mirës dhe të keqes, të vërtetës dhe   jo të vërtetës, të drejtës dhe jo të drejtës. Telegrame urimi kanë dërguar edhe zyrtarë të tjerë të lartë  politik dhe partiak në Mal të Zi.

 

Kvir Montenegro fton në mbështetje të organizimit të Paradës

Organizata joqeveritare, Kvir Montenegro, i ka ftuar përfaqësuesit e shoqërisë civile të cilët angazhohen  të tubojnë  LGBTIQ  personat në Mal të Zi, që tu bashkëngjiten në organizimin e Paradës së nderit, e cila është caktuar që të mbahet më 27 tetor në Podgoricë.

Nga shoqata Kvir Montenegro, kanë pohuar se janë të vetëdijshëm se LGBTIQ bashkësia në Mal të Zi, është e frikësuar, duke shtuar  se nuk  është tepër i madh numri i atyre që vërtet do të kenë guximin të paraqiten në Paradë, në tetor në Podgoricë.

Andaj, siç theksojnë ata, LGBTIQ personat që do të marrin pjesë në Paradë, do të shëtisin nëpër qytet edhe për ata që ende nuk mund të bëjnë një veprim të tillë.

Nga Shoqata, kanë ftuar të gjithë  personat e obliguar për respektimin e të  drejtave të të gjithëve në Mal të Zi, që bashkërisht dhe në mënyrë solidare të punojnë në organizimin e Paradës.  

 

Sot në Bruksel, takimi i radhës, Thaçi- Daçiq

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, sot  në Bruksel,  mbahet takimi  mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, ku pritet të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ndërmjet dy vendeve, për të cilën u arrit pajtueshmëri në muajin Prill të këtij viti.

Takimi mbahet në periudhën kur Qeveria e Kosovës po ballafaqohet me vështirësi në miratimin e Projektligjit për amnistinë, i cili buron nga marrëveshja për normalizim.

Shefja e diplomacisë evropiane, Ashton ka theksuar se mirëpret vazhdimin e bisedimeve me liderët kosovarë dhe serbë, në mënyrë që të vijojë përpara dialogu dhe të zbatohen marrëveshjet e arritura. Ajo do të udhëtojë një ditë më vonë në Beograd, ndërsa të mërkurën vjen në Prishtinë.

 

Strukturat e sigurisë të përgatisin planin për  largimin e barrikadës mbi urën e Ibrit

Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës, kërkuan sot në takimin e Komitetit lokal për siguri publike, që strukturat e sigurisë ta përgatisin planin për largimin e barrikadës mbi urën e Ibrit, në mënyrë që gjithçka të shkoj qetë dhe pa probleme.

Situata e sigurisë në Mitrovicë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e qetë dhe pa incidente. Kryetari i komunës, Avni Kastrati, kërkon nga strukturat e sigurisë që sa më parë të marrin masa për planin që ka të bëj me largimin e barrikadës mbi urën e Ibrit.
Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, kërkoi që strukturat e sigurisë të vazhdojnë të jenë të përkushtuara sa i përket mbajtjes së nivelit të sigurisë në veri.
Në takimin e Komitetit lokal për siguri publike, zyrtarët komunalë, e kanë cilësuar si ilegal dhe të papranueshëm Kuvendin e Komunave të krijuar nga strukturat paralele në veri.

 

Rasmusen: Situata në Kosovë  e përmirësuar

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen e ka vlerësuar situatën në Kosovë si të përmirësuar, edhe pse thotë se ka ende shumë punë për t’u bërë.

Në një intervistë për ‘Kohën Ditore’, Rasmussen menjëherë pasi u kthye nga vizita në Kosovë, thotë që për momentin NATO-ja nuk do të zvogëlojë numrin e ushtarëve të saj në Kosovë në misionin e KFOR-it, mision i cili tash ka dhjetë herë më pak sesa kur filloi në vitin 1999.
Shefi i NATO-s flet edhe për rëndësinë që ka marrëveshja politike e arritur në Bruksel për përparimin e mëtejmë në Kosovë. Ai thotë po ashtu se Forca e Sigurisë e Kosovës ka arritur pajtim lidhur me deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës se “Forca e Sigurisë së Kosovës  do të bëhet ushtri e Kosovës”, duke thënë se “nuk ka dëgjuar deklarata të tilla”.

 

Katër shqiptarë  të plagosur në brezin kufitar mes Kosovës  dhe Serbisë

Së paku katër shqiptarë janë plagosur të dielën mbrëma në fshatin Mirofc të Podujevës, në brezin kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas mediave në Beograd, atje ka pasur shkëmbim zjarri me përfaqësuesit e xhandarmërisë serbe, derisa shqiptarët kanë qenë duke prerë drunj  ilegalisht.
Mediat në Prishtinë thonë se Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura.

 

Vazhdojnë trazirat në Egjipt

Të paktën 40 njerëz janë vrarë në Kajro, ku po vazhdojnë trazirat lidhur me përmbysjen nga pushteti të presidentit Mohammed Morsi.

Vëllazëria Myslimane thotë se anëtarët e saj janë vrarë përderisa po zhvillonin një protestë afër Barakave Presidenciale.
Mirëpo ushtria ka thënë se një ‘grup terrorist’ është përpjekur të sulmojë barakat.
Morsi, presidenti i parë islamist i Egjiptit është përmbysur nga ushtria, ditën e mërkurë.
Ai po mbahet nën arrest dhe besohet se ndodhet në Klubin e Rojave Presidenciale, pranë të cilit, përkrahësit e tij po zhvillojnë një protestë që prej javës së kaluar.

 

Të paktën 12 të vdekur nga shembka e ndërtesës

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një godine nq qytetin jugor Indian të Secunderabadit.

Të paktën 18 persona të tjerë janë lënduar si pasojë e shembjes së hotelit dy-katësh City Light.
Sipas policisë, ende nuk është e qartë sa njerëz kanë ngelur të ngujuar nën rrënojat e ndërtesës, që ndodhet pranë Hyderabadit.
Mirëpo zyrtarët kanë shtuar se në momentin e shembjes, në hotel dihej që ndodheshin 25 punëtorë të tij.
Muajin e kaluar, nëntë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e një incidenti të ngjashëm në Mumbai.

 

Piloti ishte ende në trajnim

Kompania jugkoreane Asiana ka thënë se piloti i aeroplanit, i cili është përplasur në pistën e aerportit të San Franciskos, ka qenë “ende në trajnim” për drejtimin e aeroplanëve  Boeing 777.

Incidenti i së shtunës ka lënë të vdekur dy shtetas kinezë dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.Në anën tjetër, hetuesit e sigurisë ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë thënë ekuipazhi ka bërë përpjekje të ndërpresë aterimin, vetëm 1.5 sekonda para përplasejes.

Aeroplani ka pasur 307 udhëtarë në bord dhe ka udhëtuar nga Seuli për në San Francisko.

 

Fillojnë bisedimet për krijimin e zonës më të madhe të tregtisë së lirë  në botë

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian hapin sot negociatat për krijimin e zonës më të madhe në botë të tregtisë së lirë.Bisedimet në Uashington ndodhin në kohën e ca fërkimeve midis aleatëve në lidhje me akuzat për spiunazh.

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Eduard Snouden, ka zbuluar se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar zyra diplomatike të BE-së dhe rrjete kompjuterike.BE-ja është e interesuar që spiunimi i SHBA-së të ngrihet në Uashington paralel me bisedimet tregtare.

Negociatat kanë për qëllim të heqin pengesat për tregtinë dhe investimet midis dy fuqive, si dhe të sjellin marrëveshje deri në fund të vitit 2014.Tregtia e mallrave midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në vitin 2012 ka arritur vlerën e 500 miliardë eurove.

 

Nesër , mot i ndryshueshëm, në  viset veriore  jostabil

Në Mal të Zi mban mot  me vransira të ndryshueshme, vende - vende me të reshura dhe bubullimë. Frynë erë e dobët deri mesatare , në  bregdet dhe në veri deri e fortëe  e drejtimeve perendimore.

 Temperaturat në orën 14;

Në  Budvë 35 gradë, Podgoricë e Herceg Novi 34, Ulqin 33, Petrovac 32, Tivar 29,

 Nikshiq 28, Cetinë e Bjello Pole 27,  Shavnik, Mojkovac e Andrijevic 26, Beranë e Plevlë 25, Plavë 24, Kollashin 23, Zhablak 21, dhe në Rozhajë 17 gradë.

Për nesër në jug dhe bregdet parashihet mot kryesisht i kthjellët, pas dite me vransira të ndryshueshme  dhe  të rreshura   të përkohëshme  .

 Në veri do të mbaj mot me vransira të ndryshueshme dhe intevale me diell, në orët e paasditës jostabil me reshje dhe bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare , para dite deri e fortë e dejtimeve veriore.

Temperatura e mëngjesit prej  10 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 34 gradë cesljus. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се