Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

05. 07. 2013. 17:59 >> 18:20

LAJMET 05.07.2013

05.07.2013

Nga e hëna e ardhshme, procesi i falimentimit në KAP

Nga e  hëna  e ardhshme do të futet procesi i falimentimit në KAP, njofton e përditshmja “Dnevne novine”. Afati për futjen e falimentimit ishte caktuar për më 16 korrik, por drejtuesi në falimentim e ka përshpejtuar procedurën , në mënyrë që kjo fabrikë të vazhdoj me  eksportin  e aluminit. Momentalisht, KAP ka në depot e veta rreth  një milion vlerë alumin, të cilin nuk mund ta eksportoj, pasi që VT banka Ruse, nuk dëshiron të transferoj mjetet nga shitja e aluminit.

Futjen e procesit të falimentimit , e ka kërkuar ministria e financave, më 14 qershor, për shkak të afro 25 milion euro garanci të dhëna kësaj kompanie e të cilat Qeveria vitin e kaluar i ka paguar Dojçe bankës gjermane. 

Qeveria ka vendosur futjen e falimentimit për shkak të mosgatishmërisë  të partnerit rus, të jetë kooperativ, dhe i cili ka refuzuar në nënshkruaj pëlqimin që mjetet të cilat shteti ia ka borxh KAP-it, të shfrytëzohen për paguarjen e rrymës elektrike, të konsumuar në mënyrë jolegale.

KAP ,,,,,,,,

 

Arrihet marrëveshja për ndryshimin e ligjit për regjistrat zgjedhor

Grupi punues për ndryshimin e legjislaturës zgjedhore, ka arritur marrëveshjen për ndryshimin e ligjit për regjistrat zgjedhor, që do të ndihmoj në kthimin e besimit  në procesin zgjedhor, ka deklaruar anëtari i këtij grupi punues në PDS, Predrag Sekuliq. Ai, pas mbledhjes së grupit punues, ka deklaruar për agjencinë Mina, se anëtarët e këtij trupi kanë propozuar zgjidhje të reja, kur është fjala për ligjin për regjistrat  zgjedhor. “Kemi filluar  punën në Ligjin për regjistrat zgjedhor dhe kemi bërë marrëveshjet e para konkrete. Andaj, besoj  se zgjidhjet e reja  do të ndihmojnë në kthimin e besimit  në procesin zgjedhor , që është detyrë themelore e grupit punues”, ka thënë Sekuliq.

Ai, po ashtu ka pohuar se në punën e grupit punues , kanë kontribuar përfaqësuesit e Qendrës për monitorim, pastaj të Rrjetit për afirmimin e sektorit joqeveritar dhe të Qendrës për tranzicionin demokratik.

Sekuliq, paralajmëroi se mbledhja e radhës do të mbahet në fillim të javës së ardhshme.        

 

Dabetiq;  Në Beranë, nuk ka pasur diskriminim politik

PDS, nuk ka ndikuar  në atë se kujt do t’i paguhet ndihma e përkohshme sociale në Beranë, ka pohuar  shefi i këshillit të PDS në këtë qytet, Budimir Dabetiq. Ai, në mbledhjen e sotme të Këshillit anketues,  i cili grumbullon faktet dhe të dhënat lidhur me aferën “incizimi”, ka pohuar se në Beranë , ka një numër të pa punësuarve dhe ka shtuar se në mbledhjet e organeve partiake ka kërkuar që ndihma tu  paguhet të gjithë atyre që kanë  të domosdoshme.

Dabetiq, po ashtu ka pohuar se në Beranë , nuk ka pasur diskriminim politik, dhe ka  kërkuar që në institucione të punësohen  të rinjtë nga Enti për punësim.

Anëtarët e Këshillit anketues, gjatë mbledhjes , e kanë pyetur Dabetiq, për çështje të shumta , të cilat sipas, tyre mund të ndihmojnë në grumbullimin  e fakteve   në zbardhjen e kësaj afere. Në vazhdim të mbledhjes së sotme, para anëtarëve të këtij trupi, do të përgjigjet shefi i Këshillit të PDS në Cetinë, Jovan  Martinoviq.

 

Miratohet strategjia në zhvillimin e mëtejmë  të  mbrojtjes

Qeveria e Malit  të Zi, ka miratuar  pasqyrimin  strategjik të mbrojtjes, i cili përmban  modalitete  dhe dinamikën e reformës  në këtë lëmi. Siç është kumtuar nga Qeveria, me strategjinë e miratuar, ka  përcaktuar  kahjen    e zhvillimit të mëtejmë  të Ministrisë së mbrojtjes dhe të  Ushtrisë së Malit të Zi.

Me këtë dokument ,  janë  definuar qëllimet që tenton të arrijë vendi në strukturimin e sektorit të mbrojtjes.

“ Kështu,   do të mund  të  përgjigjemi  në mënyrë adekuate  kërkesave  gjithnjë e më të komplikuara dhe sfidave bashkëkohore  në lëmin e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe njëkohësisht do të plotësojmë kërkesat e  qytetarëve  dhe të partnerëve ndërkombëtar”, thuhet në kumtesë .      

 

Sju Kej Braun; Qeveria Amerikane  mbikëqyr dhe mbështet  lirinë e mediave kudo në botë

Stejt Departmenti Amerikan , mbikëqyr  lirinë e mediave kudo në botë  dhe angazhohet  për  kushte të ndershme dhe lirinë e mediave , ka porositur Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Sju Kej Braun, me rastin e pranimit në rezidencën e sajë  në Marez,  në nder të 4 korrikut.  Ajo ka shtuar se shoqëria civile, po ashtu ka rëndësi të veçantë  në zhvillimin e demokracisë.

Braum, ka pohuar se  këtë vit , me festimin e 4 korrikut,  shënohen suksese të rëndësishme , të arritur  duke falënderuar   partneritetin e fuqishëm   të SHBA dhe Malit të Zi. Ajo ka rikujtuar se në 12 vitet e kaluara, Qeveria Amerikane, përmes donacioneve të shumta ka ndihmuar  Malin e Zi me më tepër se 243 milion dollar amerikan, përmes  programeve të USAID, njoftojnë mediat e Podgoricës.

“Aktivitetet në lëmin e pushtetit të së drejtës  janë të koordinuara ngushtë  me Qeverinë  Malazeze   dhe partnerët e shumtë  nga policia, legjislatura  dhe sektori civil”, ka thënë ambasadorja Braun.


Përfaqësuesit  rajonal, njihen me masat restriktive ndërkombëtare

Përfaqësuesit e vendeve  nga rajoni, morën pjesë në trajnimin për zbatimin e masave   ndërkombëtare  restriktive, me çrast janë njohur  me   mekanizmat  që zbatojnë  disa nga vendet e UE në këtë lëmi.

Nikoqir i këtij trajnimi  i cili u mbajt në Podgoricë, ishte Ministria e punëve të jashtme dhe Integrimeve Evropiane , në bashkëpunim me Komisionin Evropian  përmes  TAIEX instrumentit. Në këtë takim , morën pjesë përfaqësuesit e Bosnjë Hercegovinës , Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe institucioneve relevante  të  Malit të  Zi, të cilat merren drejtë për drejtë me zbatimin e  këtyre  masave. 

Siç është kumtuar, pjesëmarrësit  në këtë takim  rajonal,  patën  rastin të njihen me  disa nga mekanizmat që zbatojnë vende  të caktuara të UE  në këtë  lëmi,  në veçanti  duke pasur para sysh  mundësinë unike  të dërgimit të ankesave  në gjyqet Evropiane , në masat të cilat i ka futur  Këshilli i UE.

 

Daçiq kundër Kuvendit të sapoformuar  

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka thenë në Beograd se formimi i djeshëm i “Kuvendit të Kosovës dhe Metohisë”, kurrsesi nuk do t’u ndihmojë serbëve të Kosovës.

”Serbia dhe serbët duhet të nxjerrin mësime nga historia, të bëjnë atë çfarë është më së miri për ta, e jo në dëm të vetin... Formimi i ‘Kuvendit popullit serb’ nuk do t’u ndihmojë fare”, tha Daciq për gazetarë në Qeverinë e Serbisë pas takimit me raportuesit të Parlamentit evropian Jelo Kacin.
Këshilltarët  nga veriu i Kosovës kanë konstituuar dje në Zvecan “Kuvendin e Kosovës dhe Metohisë” dhe kanë theksuar se ai “është i domosdoshëm dhe shumë i nevojshëm për të mbrojtur jetët, pronën, të drejta e njeriut dhe liritë dhe identitetin “- thuhet në konkluzionin e tyre.
”Neve për këtë askush nuk na ka informuar, dhe kjo nuk është në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Serbisë”, tha Daçiq.

 

Riker, takon zyrtarët e lartë Kosovarë

Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit Filip Riker ka arritur të enjten në një vizitë zyrtare në Kosovë, ndërkaq sot ai zhvillonë takime me përfaqësues të lartë të institucioneve.
Gjatë ditës sëç stome Reeker pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve kosovare, si me presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi, ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj.
Në orët e pasdites takime të veçanta, Riker do të ketë me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Vizita e Riker do të vazhdojë edhe nesër

 

Zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës

Zgjedhjet lokale do të mbahen në tërë territorin e Kosovës dhe sipas ligjit për zgjedhjet, standardet ndërkombëtare dhe Kushtetutës së Kosovës. Ashtu siç e parasheh edhe marrëveshja, në zgjedhjet lokale, që do të mbahen me 3 nëntor, për herë të parë pritet edhe pjesëmarrja e qytetarëve serbë të katër komunave të pjesës veriore, është konkluzioni që doli nga bisedimet e grupit punues për zgjedhjet, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Sipas komunikatës së Qeverisë, në agjendën e takimeve dyditëshe për zbatimin e marrëveshjes për normalizim në Bruksel, ishte definimi i rolit lehtësues të OSBE-së në katër komunat me shumicë serbe, dhe me këtë rast u arritën konkluzionet për këtë çështje dhe ky rol lehtësues i BE-së do të përcaktohet përmes një marrëveshjeje teknike në mes të KQZ-së së Kosovës dhe OSBE-së, që pritet të nënshkruhet së shpejti.

 

Procesi i liberalizimit të vizave , prioritet kyç për Qeverinë

Kryeministri i Hashim Thaçi ka thënë se sot në takimin e Komitetit Drejtues për Liberalizimin e Vizave se pavarësisht zhvillimeve rreth marrëveshjes me Serbinë procesi i liberalizimit të vizave mbetet prioritet kryesore për qeverinë.

Kreu i ekzekutivit kosovar u ka kërkuar më shumë angazhim anëtarëve të kabinetit të tij dhe gjithë segmenteve të kyçura në obligimet që dalin në udhërrëfyesin për liberalizmin e  vizave .

Kryeministri ka kërkuar intensifikim përpjekjesh dhe ka shprehur optimizëm se kosovarët së shpejti do të kalojnë në Listën e Bardhë të Shengenit.
Autoritet e BE-së së fundi kanë kërkuar nga institucionet vendore hapa më të shpejt në finalizimin e aktet ligjore, nënligjore dhe strategjitë e nevojshme për të përmbyllur pakon Legjislative

 

Rama, kundërshton nacionalizmin

Kryeministri i ardhshëm Edi Rama në një intervistë në TV Klan Kosova ka shpjeguar mesazhin e 23 qershorit dhe të votës plebishitare. Rama thotë se ky është një mesazh që kërkon një ndryshim të domosdoshëm.
Rama ka shpjeguar edhe qëndrimin e qeverisë së re në lidhje me vendet e rajonit. Deklaratat nacionaliste tha Rama, janë thjeshtë fjalime alucinante.

"Unë e kam thënë përpara dhe e përsërisë edhe sot. Natyrisht nuk marrë përsipër të shqyrtojë gjithë zbërthimin e plotë të nacionalizmit. Por unë e kam shumë thjesht. Unë e refuzojë nacionalizmin. Unë zgjedh atdhedashurinë si një motivim i brendshëm për t’i shërbyer vendit duke mos harruar asnjëherë se problemet e vendit nuk zgjidhen përmes një lufte me të tjerët”, tha Rama në intervistën e realizuar në zyrën e tij të punës në Tiranë.

 

Ushtria egjiptiane  garanton të drejtën  për të  protestuar 

Ushtria e Egjiptit është zotuar se do të garantojë të drejtën e protestës, por ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë asnjë veprim i cili do të kërcënojë sigurinë kombëtare.Deklarata e saj është postuar në rrjetin social Facebook, në prag të protestës, që kanë lajmëruar grupet islamiste për ditën e sotme pas faljes së xhumasë, kundër përmbysjes së Mohamed Morsi nga posti i presidentit të shtetit.Para kësaj deklarate, ushtria ka paraburgosur liderët e Vëllezërisë Myslimane, që mbështet Morsi.Ky krah politik e ka quajtur grushtshet përmbysjen e Mohamed Morsit, i cili ishte presidenti i parë i zgjedhur demokratik i Egjiptit.Ushtria është zotuar se nuk do të ndërmerrë “asnjë veprim të jashtëzakonshëm autokratik kundër cilitdo grupacion politik”.

Shtetet e Bashkuara, të cilat ndihmojnë Egjiptin me 1.5 bilion dollarë në vit, në ndihma ushtarake dhe civile, ka thirrur për kthimin “e shpejt dhe të përgjegjshëm” të një qeverie të zgjedhur demokratike dhe që autoritetet të përmbahen nga çfarëdo arresti “arbitrar”.

 

Pajtohen për  të biseduar lidhur me akuzat për përgjime

Presidenti Barak Obama dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel ranë dakord për organizimin e një takimi mes zyrtarëve amerikanë dhe gjermanë të sigurimit gjatë ditëve të ardhshme për të diskutuar zërat se Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka përgjuar mbi 500 milionë telefonata, emaile dhe komunikime të tjera, që kanë kaluar përmes Gjermanisë.

Kjo ndodh ndërkohë që Këshilli i Evropës ka sugjeruar që qeveritë evropiane të presin që Shtetet e Bashkuara të shpjegojnë situatën para se të bëhen reagime të panevojshme për këto zëra.

Akuzat për përgjimin e telefonatave dhe aktivitetit të internetit në Evropë kanë dominuar titujt e lajmeve.Njoftimi për programin e përgjimit është bërë temë e nxehtë në fushatën zgjedhore në Gjermani.

Social-Demokratët, që pritet të sfidojnë Kristian-Demokratët e zonjës Merkel, po kërkojnë që Berlini të hetojë zyrtarët amerikanë të zbulimit.

Ata,  kanë kërkuar që prokurorët gjermanë të shkojnë në Moskë për të marrë në pyetje Eduard Snoudenin, ish-kontraktorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare që akuzohet se ka nxjerrë informata për programin e përgjimit të kësaj agjencie

 

Rusia, inkurajon bisedimet 

Rusia ka inkurajuar Korenë e Veriut që t’i kthehet tavolinës së negociatave dhe t’i japë fund ngecjeve në bisedimet për programin e saj bërthamor.Zëvendësministri i jashtëm i Koresë së Veriut, Kim Gieguan ishte në Moskë të enjten mbrëma për të biseduar me homologun e tij zëvendës-shefin e diplomacisë ruse Igor Morgulov.

Një deklaratë, e lëshuar pas takimit, nga ministria e punëve të jashtme e Rusisë thotë se Morgulov ka nënvizuar “nevojën e përpjekjeve të përbashkëta që kanë për qëllim uljen e tensioneve dhe krijimin e hapësirës për rihapjen e bisedimeve gjashtëpalëshe”.

Kim raportohet ndërkaq të ketë thënë se “denuklearizimi i Gadishullit Korean ishte dëshira e fundit e themeluesit (të Koresë së Veriut) Kim Il-Sung”.

 

Ekspozitë e punimeve të Qemal Qetkoviq

Në Qendrën Informativo Kulturore “Malësia” në Tuz, sonte hapet ekspozita e punimeve, pikturave dhe vizatimeve të piktorit nga Tuzi, Qemal Qetkoviq.  Siç na njoftuan nga kjo Qendër kulturore, ekspozita do të hapet sonte dhe për  të gjithë dashamirët e artit figurativ, por edhe të tjerët, kjo ekspozitë me vizatime, piktura dhe grafik, do të jetë e hapur disa ditë.

Qemal Qetkoviq u lind në Tuz, ne vitin 1967. Jeton dhe punon në Tuz, ku edhe kreu shkollën fillore dhe të mesme. Për sa i përket artit, posaçërisht atij figurativ, Qemali është piktor, në artin figurativ i vetëmësuar, që nga fëmijëria e hershme. Edhe pse interesimet e tija për art janë më së shpeshti të kufizuara në aspektin e peizazheve dhe portreteve, për të nuk janë të huaja as teknikat tjera.

Në vizatimet e tija, grafika dhe punët me temper, dominojnë punimet e Tuzit të vjetër, rrethinës, kanjonit të lumit Cem.

Në punimet e Qemalit, me karakterin e tij dhe entuziazëm, ai tenton që të përjetësoj bukuritë e vendlindjes së tij. Qemali në pikturat e tij përdor disa teknika, si atë të lapsit, brushës e të tjera.

Ekspozita hapet sonte në ora 21, kurse vizitorët do të mund ta shohin atë gjatë shtatë ditëve të ardhshme.

Autor, Senad Gilaj

 

Neser, mot me diell,në orët e pas ditës me vransira të ndryshueshme

Në Mal të Zi mban  mot kryesisht me diell, përveç në viset veriore ku mban mot me vransira të ndryshueshme, vende vend eme të rreshura të dobëta.

Frynë erë e dobët deri mesatare, kohë pas kohe deri e forte, e drejtimeve verilindore.

Temperatura në orën 14;

Ulqin 35 gradë, Podgoricë e Budvë 34, Petrovac 32, Herceg Novi 31, Cetinë e Tivat 30, Tivar 29, Nikshiq e Bjello Pole 27, Mojkovac 26, Plevlë e Shvanik 25, Kollashin, Beranë e Andrijevic 24, Plavë e Rozhajë 21 dhe në Zhablak 19 gradë.  

Nesër , në viset jugore do të mbaj mot  kryesisht me diell, kurse në viset veriore  me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Në orët e pas ditës janë të mundëshme të rershura kalimtare të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe deri e forte e drejtimeve veriore dhe verilindore.

Temperatura e mëngjesit prej  9 deri në 23, kurse më  e larta e ditës prej 20 deri në 34 gradë celsjus.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се