Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

11. 02. 2013. 17:41 >> 17:47

LAJMET 11.02.2013

LAJMET

Këshilli shqyrton  propozimet për  ndryshimet  Kushtetuese

 Anëtarët e Këshillit kushtetutes vazhdojnë sot  debatin për ndryshimet e propozuara në Kushtetutën e Malit të Zi në sferën e gjyqësorit dhe në mendimin e Komisionit të Venecias. Nga fronti demokratik është paralajmëruar se anëtari i tij, Nebojsha Medojeviq, do të propozojë që Këshilli i cili deri tani ka mbajtur  shtatë  mbledhje,  do të përfundojë me  konstatimin e dallimeve politike lidhur me disa zgjidhje kyçe kushtetutese.

 Këto kanë të bëjnë , siç është precizuar , me shumicën e dy të tretave, me  mosvjetërismin e veprave penale të korrupsionit dhe kriminalitetit dhe rizgjedhja e përgjithshme e gjykatësve dhe prokurorëve.

 Më parë është vendosur që mbledhjet e Këshillit kushtetutes të jenë të mbyllura për opinjon me qellim që debatët për ndryshimet kushtetutese të mos shfrytëzohen në procesin zgjedhor.

 

Davidoviq në Nikozi

Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Malit të Zi, Damir Davidoviq,  merr sot pjesë në mbledhjen e sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve të vendeve anëtare të UE në Nikozi. Siç është njoftuar nga Kuvendi, në takimin e sekretarve të përgjithshëm, i cili këtë vit mbahet në parlamentin e Qipros do të shqyrtohet raporti  i  përparimit  në raport me konkluzionet e konferencës paraprake të kryetarëve të parlamenteve.

Në kumtes thuhet se sekretarët e përgjithshëm do të shqyrtojnë raportin vjetor për punën e shkëmbimit interparlamentar të informatave  dhe më pas do të zgjedhet Këshilli i ri i këtij asociacioni.

 

Të burgosurit prej sot në grevë urije

 Të burgosurit e Entit për vuajtjen e sanksioneve penale janë në grevë urie për shkak siç theksohet , të Kushteve të këqia në këtë insitucion dhe për shkak të mungesës së përgjigjes në iniciativën për sjelljen e ligjit për amnistimin e përsonave të dënuar .  Të dënuarit, në kumtesën dorëzuar mediave , kanë theksuar se edhe për kundër vullnetit të ministrisë së drejtësisë që problemet kryesore të zgjidhen , ato vazhdojnë ende. Si probleme kryesore të cilat i kanë shtyr në grevë të burgosurit kanë theksuar stërmbushjen e kapaciteteve të burgut, kushtet jo të mira të disa pavijoneve, ushqimi i dobët , kujdesja joadekuate mjekësore si dhe koha e gjatë e proceseve gjyqësore.  Si një prej problemeve të mëdha dhe kryesore të burgosurit kanë theksuar mospërgjigjen e organeve komptente me rastin e iniciativës për sjelljen e ligjit për amnistimin e personave të dënuar për vepra penale të parapara me ligjin e Malit të Zi si dhe për ata të dënuar në botën e jashtme ,kurse dënimin me burgë e vuajnë në Mal të Zi , iniciativë kjo të nisur nga grupi i qytetarëve para më tepër se 6 muajsh.

 

PDS nesër dorëzon nënshkrimet për kandidatin presidencial

PDS do ti dorëzojë nesër në ora 11 nënshkrimet për  mbështetje kandidatit presidencial , nënkryetarit të kësaj partie Filip Vujanoviq.

Siç është njoftuar Portali i RTMZ , nënshkrimet mbështetëse kandidatit presidencial të PDS Filip Vujanoviq, do ti dorëzojë në Komisionin   shtetërorë të zgjedhjeve , lideri i PDS  Millo Gjukanoviq.

 

Të insistohet në ndryshimin e ligjit zgjedhor

Partitë shqiptarë mbështetjen kandidatit presidencial Filip Vujanoviq  përveç mbajtjes së referendumit në Tuz , duhet ta kushtëzojnë edhe me ndryshimin e ligjit zgjedhor në mënyrë që kjo parkicë të ketë më tepër mandate në Kuvendin republikanë, konsideron kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi.

 Ai ka theksuar se nuk ka marr ftesë për takim të cilin përfaqësuesit e PDS e kanë organizuar me liderët e Partive shqiptare. Ai që e ka organizuar këtë takim nuk mëka ftuar , sepse e ka dikur fare mirë qëndrimin tim. Nga viti 1997  nuk kam vetëm premtimin por nënshkrimin e kryeministrit Millo Gjukanoviq se Tuzi do të fitojë statusin e Komunës. Nuk e kamë të qartë se çka duhet të bisedohet tani dhe kush duhet të zhvillojë bisedime për këtë çështje, ka theksuar Bardhi për gazetën DAN. Ai ka theksuar se kusht për mbështetjen eventuale  kandidatit, Vujanoviq,  në zgjedhjet e 7 prillit duhet të jetë edhe rividimi i legjislaturës zgjedhore , respektivisht siç ka theksuar, kthimin e të drejtave të arritura  të shqiptarëve në Mal të Zi. Ai ka theksuar se subjektet politike shqiptare duhet të jenë unikë në realizimin e kërkesave që kanë të bëjnë me përmirsimin e statusit të këtij populli në Mal të Zi.

 

Të respektohen principet e shlyerjes së qytetarëve nga regjistri zgjedhor

Partia socialiste popullore e ftoi ministrinë për punë të brendshme që të marr masa në mënyrë që organet e qeverisjes lokale  ti respektojnë principet e shlyerjes së qytetarëve nga regjistri zgjedhor , duke vlerësuar se në rast të kundërt do të shkeleshin të drejtat dhe liritë e njeriut. Nënkryetari i PSP Neven Goshoviq në letrën e hapur dërguar ministrit Drashko Konjeviq, ka theksuar se për 8 mijë e 218 individë të regjistruar në regjistrin zgjedhor nuk ekzistojnë të dhënat për nënshtetësinë, kurse 5 mijë e 573  e kanë nënshtetësinë e Serbisë.

 Goshoviq ka përkujtuar se ligji zgjedhor parasheh që përsoni i regjistruar në regjistrin zgjedhor pa të dhënat për nënshtetësinë ose i është shkruar nënshëtetësia e një republike tjetër të ish Jugoslllavisëe mbetet në regjistër nëse deri në fund të vitit 2012 sjell të dhënat për nënshtetësinë malazeze.

 

Delegacioni i KE nesër në Prishtinë

 Një delegacion i Komisionit Evropian, pritet të vizitojë nesër Kosovën, për të dorëzuar raportin rreth vlerësimi të punës së institucioneve vendore në përmbushjen kritereve për liberalizim të vizave.

Ardhja e zyrtarëve të lartë të Komisionit Evropian për të paraqitur raportin rreth punës që kanë bërë institucionet e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, nuk duket të jetë shumë shpresëdhënëse, vlerësojnë analistë të integrimeve evropiane.
Delegacioni i lartë i Komisionit Evropianë do të takohet me zyrtarë të lartë Kosovës, të zyrës së BE-së dhe EULEX-it.

 

Shuarja e institucioneve paralele ,kushti për rrugën e mëtejme drejtë BE

Vizita e  paralajmëruar e  shefi të diplomacisë gjermane  në Boegrad mund të jetë me rëndësi vendimtare për rrugën e mëtejshme evropiane të Serbisë por edhe për negociatat mbi statusin e veriut të Kosovës, vlerësohet në Beograd. Mysafiri i lartë nga Berlini në takimet që do t’i ketë me dyer të mbyllura do të njoftojë se cilat janë gjasat që Serbia në qershor të marrë datën për t’iu bashkuar BE-së, por edhe çfarë pret vendi i tij , si shtyllë e “klubit të 27”, nga Beogradi.
Sipas burimeve të gazetës “V.novosti” pritet që Vestervele të lavdërojë angazhimin e palës serbe që të normalizohen marrëdhëniet me Prishtinën, por me siguri nuk do ta lërë rastin pa përmendur “kushtin e të gjitha kushteve” – shuarjen e institucioneve paralele në veri të Kosovës.

 

Vestervele,  shtynë vizitën për disa ditë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervele, për shkak të vdekejs së babait, ka anuluar vizitën e parashikuar në rajonin e Ballkanit deri më 17 shkurt.
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka njoftuar se Vestervele ka anuluar të gjitha terminet e caktuara të vizitave zyrtare nga sot deri më 17 shkurt.
Vestervele, sipas njoftimeve nga Beogradi, nesër në mbrëmje duhej të vizitonte Serbinë. Ndërkohë edhe Mbasada gjermane në Tiranë ka bërë të ditur Vestervele se nuk do të vizitojë Shqipërinë sipas agjendës së parashikuar më 14 shkurt, por në një datë tjetër.

 

Lajçak: takimi   në Bruksel, hap në drejtim të duhur

 “I pëlqen dikujt apo jo, një element i rëndësishëm është dialogu i Beogradit dhe Prishtinës  dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovn”, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak. Ai beson që takimi Jahjaga- Nikoliq është hap në drejtimin e duhur. Sipas tij, ky takim duhet të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve, “si dhe të paraqesë një mbështetje për procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”, i cili do të rifillojë më vonë këtë muaj
Në një intervistë për gazetën “Danas”, i pyetur nëse dialogu me Prishtinën është kyç, Lajçak tha se kjo “është për shunicën e aktorëve në Evropë”, duke shprehur bindjen se pala serbe e di fare mire se duhet të gjendet “një zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën”.

 

Berisha; Nuk duam të cenojmë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën e pavarur

Shefi i qeverisë shqiptare, Sali Berisha, është tërhequr nga vendimi për të pajisur me pasaportë edhe shqiptarët e Kosovës. Kryeministri pohoi se nuk mund të ndërmerret një nismë ligjore me Kosovën, për shkak se ky shtet ka aplikuar për liberalizimin e vizave me BE-në dhe se një marrëveshje e tillë do të dëmtonte procesin.
 Qeveria e Kosovës po negocion me Bashkimin Europian procesin e liberalizimit të vizave. Dhe në këto kushte, ne nuk duam në asnjë mënyrë të cenohet ky proces shumë i rëndësishëm për Kosovën e pavarur. Pasi të finalizohet ky proces, dy qeveritë do të ulen të negociojnë një marrëveshje për këtë çështje. Por, për të gjithë shqiptarët e tjerë, qeveria shumë shpejt do t’u njohë atyre shtetësinë shqiptare.
“Ne do të veprojmë në këtë mënyrë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në zonën e ‘Shengen’-it, që jetojnë në vende që kanë marrëdhënie të njëjta me Shqipërinë me zonën e ‘Shengen-it”, theksoi Berisha.

Lobistë të njohur të integrimit të Maqedonsië në BE, vizitojnë Shkupin

Prej 11 deri më 13 shkurt, në Maqedoni do të qëndrojë për vizitë një grup i eurodeputetëve, të njohur si lobistë të integrimit të saj në BE.
Delegacionin do ta përbëjnë deputetët Jerzhi Buzek, Tune Kelam, Miroslav Mikollashiq dhe Laslo Tokes.
“Në fokusin e takimeve, do të jetë progresi i Maqedonisë në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE, veçanërisht në sfera kyçe që janë lëndë e interesi të raportit pranveror të Komisionit Evropian.

 Në takimet, pritet të bëhet fjalë për aktivitetet vijuese të Maqedonisë për avancimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe të bashkëpunimit rajonal”, thuhet në njoftimin e Ministrisë  së jashtme të  Maqedonisë.

 

Papa Benedikti XVI do të jap  dorëheqje më 28 shkurt

Papa Benedikti XVI do të japë dorëheqje më 28 shkurt, ka thënë Vatikani për rrjetin televiziv amerikan CNN. Nuk janë dhënë arsyet e dorëheqjes së Papës, i cili u zgjodh në këtë post në prill të 2005.

Edhe agjencia italiane e lajmeve, ANSA njofton për dorëheqjen, por nuk jepen detaje.Papa Benedikti XVI pason Papa Gjon Palin e Dytë, i cili ndërroi jetë po në muajin prill të 2005-ës.

 

Rritet numri i viktimave në ritin fetar në Indi

Zyrtarë në Indi kanë bërë të ditur se të paktën 36 njerëz e kanë humbur jetën gjatë një ikjeje në rrëmujë në një rit fetar, të ndjekur nga miliona hindusë. Fatkeqësia kishte ndodhur të dielën në një turmë të madhe njerëzish, që ndodhej në stacionin hekurudhor në qytetin verior në Allahabad. Krijimi i rrëmujës kishte ndodhur në mes të urës së këmbësorëve, që lidhte dy platformat e stacionit hekurudhor.Incidenti ndodhi në kohën kur 30 milionë adhurues pritej të vizitonin ujërat në Sangam, ku bëhet bashkimi i tre lumenjve Gang, Jamunas dhe Sarasuat.E diela ishte njëra nga ditët e  zhytjeve të shenjta të ritit hindus Mela Kumbh, ngjarje kjo që zgjat 55 ditë dhe është një nga tubimet fetare më të mëdha në botë.

 

Dhjetëra të lënduar nga tornado në Misisipi të SHBA-ve

Të paktën 10 njerëz janë lënduar dhe qindra ndërtesa janë dëmtuar nga një tornado, që ka përfshirë tri qarqe në pjesën jugore të shtetit amerikan të Misisipit. Qyteti Hatisburg, thuhet se është goditur më se rëndi nga Tvister, i cili ka shkaktuar dëme në ndërtesa të kampusit të Universitetit Misisipi Jugor.Zyrtarë thonë se deri më tani nuk ka të dhëna të sakta për të vdekur. Xhirime të transmetuara në televizion tregojnë se ky tornado ishte i një madhësie të lartë

 

Marrëdhëniet SHBA-Rusi në nivel të ulët gjatë viteve të fundit

Presidenti Barak Obama ka thënë se përmirësimi i marrëdhënieve me Rusinë do të jenë në thelb të politikës së jashtme të administratës së tij. Por, marrëdhëniet mes të dy vendeve duket se kanë ardhur duke u përkeqësuar.

Politika e jashtme gjatë mandatit të parë të administratës së Presidentit Barak Obama u mbizotërua nga e ashtuquajtura “rivendosje” e marrëdhënieve, një politikë që synonte përmirësimin e lidhjeve mes Uashingtonit dhe Moskës, të cilat arritën në një nivel të ulët gjatë viteve të fundit të administratës së Presidentit Xhorxh Bush.

Rusia, gjithashtu, votoi në Kombet e Bashkuara për vendosjen e sanksioneve më të ashpra kundër Iranit, lidhur me programin bërthamor që mendohet se ka ai vend.Por, analistët thonë se marrëdhëniet mes të dy vendeve po përkeqësohen përsëri.

 

Tuz; Vazhdon manifestimi kulturor tradicional „ Karnevali-Koret 2013“

Manifestimi tradicional kulturor në  në trevën e Malësisë “karnevali-Koret 2013”, vazhdon sonte me  “Mbrëmjen e saragave dhe të verës”, kurëse nesër mbrëma do të mbahet mbrëmja opërfundimtare , me defilimine  të gjitha grupeve pjesëmarrëse të këtij manifestimi nëpër qendër të Tuzit. Ndyshe, ky manifestim ka filluar të premtën e kaluar me mrëmjen e humsorit dhe të satirës, për të vazhduar pastaj me  mbrëmjen për të rinj  Vallëzim nën maskë, kurse dje u mbajt  Karnevali për fëmijë, në të cilin morën pjesë gjashtë  grupe pjesëmarrëse , duke filluar nga mosha parashkollore. 

 

Nesër përkeqësim i motit

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare kryesisht  jug-lindore. Temperaturat: Budvë 10 gradë, Tivar 9, Ulqin 8, Podgoricë, H. Novi , Bjello  Pole e Beranë 7, Tivat 6, Kollashin, Plavë, Rozhajë  e Shavnikë 4, Plevle 3, Cetinë e Mojkovac  2 , Nokshiq 1 dhe në Zhablak -3 g. Për nesër parashihet të majë mot kryesisht i vranët, në viset  bregdetare me reshje të shiut  dhe bubullimë, kurse në viset qendrore dhe veriore me borëë dhe skllotë. Të reshura më intensive priten në viset jugore dhe qendrore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë ,vende- vende shumë e fortë nga drejtimet jugore. Temperatura e  mengjesit prej -5 deri në 7, kuse më e larta e ditës prej 1 deri në13 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се