Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

04. 07. 2013. 15:46   >>  17:43

LAJMET 04.07.2013

04.07.2013

Kinezët do të ndërtojnë autostradën

Ndërtuimi i autostradës Tivar- Bolare, e cila në Mal të Zi është paralajmëruar si puna e shekullit, i ka takuar kompanisë kineze për Telekomunikacion dhe Infrastrukturë, të cilën e mbështet Exim Banka, ka kumtuar ministri për komunikacion dhe detari, Ivan Brajoviq. Ai, pas mbledhjes së Qeverisë, ka theksuar se oferta e kësaj kompanie e cila ka të bëje me ndërtimin e pjesës prioritare Smokovac-Mateshevë, është ranguar e para, dhe se bisedimet me përfaqësuesin e kësaj kompanie do të vazhdojnë. 

Oferta me vlerë rreth 809 milion euro, është dërguar nga korporata kineze për ndërtimin e rrugëve dhe urave e specializuar për ndërtimin e rrugëve, me përfaqësitë e veta në 43 vende të botës. Kinezët tashmë tri vite të plota janë të interesuar për këtë projekt, vlera e të cilit është rreth 2 miliard euro. Brajoviq ka theksuar se Qeveria do të vazhdojë negociatat me Exim Bankën, dhe se, sa u përket kushteve financiare, do të jenë të privilegjuar. Afati i paguarjes së kredisë do të jetë 20 vjet.

 

Mosmiratimi i rebalancit do të shuante KAP-in

Mosmiratimi eventual i rebalancit të buxhetit në Kuvend, do të mund të kishte pasoja konkrete ekonomike në shuarjen e Kombinatit të Aluminit të Podgoricë, e që do të ndikonte negativisht në rritjen ekonomike dhe rrjedhat buxhetore, ka vlerësuar ministri për punë të jashtme dhe integrimet evropiane, Igor Llukshiq.

Ai poashtu ka theksuar se nuk duhet harruar  se KAP dhe ElektroEkonomia e Malit të Zi janë kompani malazeze, të cilat punësojnë njerëz nga Mali i Zi, kanë obligimin të paguajnë tatimet në buxhetin malazez dhe kanë përgjegjësinë për fatin e ndërmarrjeve të shumta dhe familjeve të cilat fitojnë të ardhurat në to. Llukshiq ka vlerësuar se nëse nuk do të miratohet rebalanci i buxhetit për këtë vit, ky do të jetë realitet i ri në të cilin kryeministri Millo Gjukanoviq dhe PDS do të jenë të detyruar të marrin qëndrim definitiv.

                      

Buxheti dhe të ardhurat nuk do të jenë të rrezikuara

Të gjitha të ardhurat personale, pagat, pensionet dhe kompensimet sociale, nuk do të jenë të rrezikuara me asgjë në këtë vit fiskal, ka pohuar ministri i financave, Radoje Zhugiq. Rritja e TVSH-së nuk është pasojë e borxheve të Kombinatit të Aluminit, pohon ai.

Zhugiq për ditarin e TVMZ ka shprehur besimin në suksesin e plotë nga bisedimet me Bankat, për kreditë, me të cilat do të zëvendësohej aktivimi i garancive prej 102 milion euro për KAP-in. Ai poashtu shprehu besimin se kushtet e këtyre kredive do të jenë dukshëm më të volitshme se ato të garancive, kurse kthimi i tyre gjithsesi nuk do të fillonte gjatë këtij viti.

 

Rroga të njëjta, por më pak të punësuar

Qeveria nuk planifikon që këtë vit të zvogëlojë pagat në sektorin publik, por veç është hartuar propozimi për riorganizimin e administratës shtetërore, me theks të veçantë në zvogëlimin e numrit të të punësuarve, i është kumtuar portalit të RTMZ nga ministria e financave.

Edhe pse kohë më parë nga Banka Botërore kanë rekomanduar se zvogëlimi i të ardhurave në sektorin publik do të mund të ishte njëra nga masat e kursimit, Nikolla Vukiqeviq thekson se për këtë deri më tani nuk është biseduar me përfaqësuesit e Bankës Botërore.

 

Është dorëzuar pjesa më e madhe e dokumentacionit të kërkuar

Kombinati i Aluminit në Podgoricë ka dorëzuar pjesën më të madhe të informacioneve të kërkuara nga Institucioni Revizor i Shtetit , përfaqësuesit e të cilit nesër do të vizitojnë këtë kompani, me qëllim që sa më shpejt të grumbullojnë edhe pjesën e dokumentacionit që mungon, ka kumtuar përfaqësuesi i qeverisë në Këshillin e Drejtorëve të fabrikës, Nebojsha Dozhiq.

Ai ka sqaruar se këtyre ditëve kanë bërë angazhime shtesë dhe kanë arritur të grumbullojnë pjesën më të madhe të dokumentacionit të kërkuar nga ky Institucion, i cili u është dërguar sot. Dozhiq për agjencinë Mina Business ka rikujtuar se në KAP më parë janë futur pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë, të sektorit për kriminalitetin ekonomik, dhe të cilët kanë thënë se kanë prioritet në grumbullimin e të gjitha informacioneve për ta.

 

Kërkojnë mbrojtjen e më të rrezikuarve

Përfaqësuesit e sindikatave profesionale të kryeqytetit kërkojnë nga Qeveria që përmes masave të veçanta, sa të jetë e mundur, të mbrojnë kategoritë më të rrezikuara të banorëve të Malit të Zi nga pasojat e rritjes më të re të Tatimit në Vlerën Shtesë (TVSH).

Është e domosdoshme ndarja sa më e drejtë e barrës së krizës ekonomike, por në asnjë mënyrë nuk guxohet anashkaluar segmentet më të ndjeshme të shoqërisë, ku padyshim bëjnë pjesë personat në gjendje të nevojës sociale, kanë theksuar përfaqësuesit e kësaj sindikate. Ata konsiderojnë se rritja e paradokohshme e përqindjes së TVSH-së paraqet barrë shtesë edhe ashtu në pozitë të rëndë materiale dhe sociale të një numri të madh të qytetarëve në Mal të Zi.

 

Përfundon shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin Penal

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi në mbledhjen e sotme përfunduan shqyrtimin e ndryshimeve të propozuara të Ligjit Penal. Nga Ministria e Drejtësisë kanë sqaruar se me ndryshimet e propozuara është paraparë që dënimi me burg, në kushte të veçanta, mund të kryhet edhe në shtëpi. Poashtu, siç kanë sqaruar ata, janë paraparë edhe sanksionet për vepra të kryera penale, në bazë të urrejtjes.

Me ndryshimet e propozuara është definuar edhe një numër i madh i veprave penale nga lëmi i kriminalitetit financiar. Deputetët e opozitës Kanë shprehur frikën se ndryshimet e propozuara kanë të bëjnë, siç theksojnë nga Fronti Demokratik, me mundësinë për tu dhënë kohë të mjaftueshme atyre që kanë kryer vepra të tilla penale, tu shmangen sanksioneve, para se të fillojë lufta konkrete kundër aktiviteteve kriminale.

 

Tubimi i përfaqësuesve të Këshillave parlamentar, nesër në Beograd

Mbledhja e përfaqësuesve të Këshillave për punë të jashtme të parlamenteve të Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë Hercegovinës dhe Kroacisë do të mbahet nesër në Beograd, është kumtuar nga parlamenti malazez. Takimi i paralajmëruar është vazhdimësi e mbledhjeve të mbajtura në Zagreb dhe Sarajevë, qëllimi i të cilit është shkëmbimi i mendimeve me rastin e konstituivit eventual të iniciativës rajonale e cila do të tubonte përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve të rajonit. Me program është paraparë debati lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, respektivisht pozita e femrave në parlamentet nacionale. Andaj, siç pritet, pjesëmarrësit do të shkëmbejnë mendimet, secili nga këndvështrimi i parlamentit të vet nacional, thuhet në kumtesë. Këshillin për marrëdhënie ndërkombëtarë dhe mërgimtarë në tubimin në Beograd do ta përfaqësojnë deputetet Zhana Filipoviq, Vasilije Llallosheviq dhe Miqo Orllandiq. 

 

Mali i Zi i pasuksesshëm në luftën kundër korrupsionit

Legjislatura në Mal të Zi nuk është e pavarur dhe duhet të lirohet nga ndikimet politike, ka vlerësuar ambasadori gjerman në Mal të Zi, Pijus Fisher, duke shtuar se korrupsioni edhe më tej është problem i madh dhe se rezultatet kundër tij janë të dobëta.

Fisher në intervistën dhënë gazetës “Dnevne Novine”, ka pohuar se gjyqi administrativ i Malit të Zi ka treguar pavarësi të dukshme në disa vendime të tij. Ai, poashtu ka theksuar, se toleranca e opinionit ndaj korrupsionit dhe pranimi i praktikës korruptuese nga shoqëria është zvogëluar.

                                                                                                        

Mirënjohje për misionet paqësore të Malit të Zi

Shefi i shtatmadhorisë të ushtrisë italiane, admirali Luigji Bineli Manteli, i ka dhënë mirënjohje ushtrisë malazeze për angazhimin e saj në misionet dhe operacionet multinacionale duke i dhënë mbështetje në rrugën e saj euroatlantike.

Siç është kumtuar nga ministria malazeze e mbrojtjes, shefi i shtatmadhorisë të ushtrisë së Malit të Zi, Dragan Samarxhiq, qëndron për vizitë zyrtare forcave të armatosura italiane ku ka biseduar me admiralin Manteli. Siç është theksuar, gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin bilateral mes ushtrisë së Malit të Zi dhe forcave të armatosura të Italisë, me theks të veçantë në analizimin e aktiviteteve të deritashme të përbashkëta.

 

“Përparim historik” i Beogradit dhe Prishtinës

Marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës është “përparim historik” dhe “marrëveshje revolucionare”, me rëndësi të madhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, kanë vlerësuar shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, dhe komisionari për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle.

Dy zyrtarët kanë thënë se kjo marrëveshje reflekton vendosmërinë e Beogradit dhe të Prishtinës që të ardhmen e tyre ta shohin në Bashkimin Evropian dhe bazohet në angazhimin për paqe të qëndrueshme në rajon.

 

Ka vullnet që deri në dhjetor të implementohet marrëveshja

Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Filip Riker, beson se ekziston vullneti që deri në dhjetor të implementohet marrëveshja e arritur në dialogun e Beogradit dhe Prsihtinës, duke thënë se nga Serbia nuk pritet që ta njohë Kosovën. “Po, kujtoj se është e mundur që e gjithë kjo të bëhet brenda këtij viti. Kjo do të dëshmonte lidership serioz, angazhman serioz dhe përkushtim.

Edhe më tutje është e nevojshme që shumëçka të bëhet dhe për këtë arsye është i domosdoshëm një angazhim konstant”, ka deklaruar Riker  Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit qëndron sot në. Riker pritet të takohet me përfaqësuesit e lartë politikë të Kosovës, në mesin e tyre presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin Kuçi dhe kryediplomatin Hoxhaj.

                                                                                                                                                

Marrëveshja, hap në rrugën e duhur

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Nickolas Burns, i cili është angazhuar intensivisht në negociatat që kanë çuar në pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, i ka thënë Zërit të Amerikës se marrëveshja e tanishme midis Kosovës dhe Serbisë është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur.

"Marrëveshja është një hap përpara, ndonëse nuk shkon deri aty ku ne të gjithë do të dëshironim.  Mendoj se tani ka ardhur koha që Qeveria e Serbisë të pranojë se Kosova është një shtet i pavarur, që nuk do të kthehet në ndonjë formë vartësie te Serbia, pas asaj lufte të përgjakshme", ka thënë zoti Burns. Ai ka shtuar se rruga për Serbinë që të modernizohet dhe të jetë e suksesshme, për t’u afruar dhe anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, është që ta trajtojë Kosovën në mënyrë të drejtë.

 

Sërish bllokohen rrugët në veri

Është bllokuar përsëri sot në mëngjes rruga magjistrale Mitrovicë-Leposaviq në veri të Kosovës, nga një grup i pakënaqur i punëtorëve të Odës Ekonomike të Serbisë në Kosovë. Sipas medieve beogradase, rreth njëzet punëtor të këtij institucioni paralel, kanë dal për të protestuar në fshatin Rudar, tek vendi ku është i vendosur kryqi në mes të rrugës. Agjencia Beta njofton se punëtorët janë të revoltuar përse nuk kanë marr rroga tash e 11 muaj, dhe për shkak të statusit të pazgjidhur të ndërmarrjes në të cilën janë të punësuar. “Bllokada po bëhet për shkaqe ekonomike, sepse jemi në prag të ekzistencës sonë” citon Beta punëtorët që vazhdojnë të protestojnë në Rudar. “Nëse çështja, e pagave tona si dhe statusi i kompanisë, nuk zgjidhen së shpejti, atëherë do të radikalizojnë protestat dhe bashkë me anëtarët e familjeve tona do të bllokojmë kryqëzime tjera në veri të Kosovës”, kanë shtuar punëtorët. Sipas tyre, Zyra e Serbisë për Kosovën u ka premtuar që do t’ua zgjidh problemet shumë shpejt.

 

Gruevski do bisedime më të intensifikuara me Greqinë

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka kërkuar nga homologu grek, Antonis Samaras, bisedime më të intensifikuara për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Shkupit dhe Athinës.

Në letrën e dërguar, Gruevski ka kërkuar të formohen ekipe, të cilat do të udhëhiqeshin nga kryeministrat e të dyja vendeve, ndërsa bisedimet do të zhvilloheshin me praninë e ndërmjetësuesit ndërkombëtar, Mathew Nimic. Emri Maqedonia, pas shpërbërjes së Jugosllavisë më 1991, është bërë subjekt i polemikave midis Shkupit dhe Athinës, pasi në shtetin grek ndodhet një rajon me të njëjtëin emër. Kontesti ka lënë prapa Maqedoninë edhe në rrugën e integrimit evropian.

 

Sot dita e fundit për kandidaturat e kreut të PDSH

Partia Demokratike, e kthyer sërish në opozitë, mbyll sot afatin kur pret politikanët e saj që të kërkojnë kandidimin për postin vakant të kryetarit pas dorëheqjes nga detyrat partiake të kryeministrit Sali Berisha. Qyshkur ai pranoi humbjen e zgjedhjeve dhe shpalli largimin e vet nga drejtimi i PD-së, gjatë kësaj jave vetëm dy politikanë të rëndësishëm të saj kanë dorëzuar kërkesat për kandidim.

 

I pari u paraqit ministri aktual i punëve publike, Sokol Olldashi dhe më pas kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha. Në media janë dëgjuar edhe emra të tjerë më pak të rëndësishëm, dhe ata mund të jenë në fletën e votimit një anëtar një votë, por jo si kandidatë të miratuar zyrtarisht nga kryesia e PD-së. Afati për paraqitjen e kandidatëve mbaron sot, kryesia e PD-së do t’i shqyrtojë e do të përcaktojë rregullat e garës. Kryetari i ri i PD-së do të zgjidhet sipas parimit një anëtar një votë, proces që shndërrohet për herë të parë si një sfidë për të shfaqur demokracinë e brendshme të kësaj partie, aq shumë të kritikuar.

                                                                                                                                                

SHBA feston 237-vjetorin e pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 237-vjetorin e pavarësisë. Më 4 korrik të vitit 1776, 13 kolonitë e para amerikane kanë shpallur pavarësinë nga Mbretëria Britanike.

Dita e Pavarësisë tradicionalisht festohet me fishekzjarre, parada, koncerte festive dhe tubime e këngë patriotike. Shumë amerikanë festojnë Ditën e Pavarësisë edhe me darka familjare. Solemnitet me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA do të mbahet sonte edhe në Ambasadën Amerikane në Podgoricë.

 

 Bota reagon për përmbysjen e Morsit

Kreu i Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit, Adli Mansur, është betuar në postin e presidentit në detyrë të këtij vendi.Betimi ndodh disa orë pasi ushtria ka përmbysur presidentin islamik, Muhamed Morsi.Ushtria ka thënë se ka ndërmarrë këtë veprim, pasi Morsi “ka dështuar të përmbushë kërkesat e popullit”.Presidenti i përmbysur e ka cilësuar veprimin si “grusht-shtet”. Reagime të ndryshme kanë pasuar vendimin e ushtrisë së Egjiptit për të përmbysur presidentin Mohamed Morsi. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” me veprimin e ushtrisë. Ai ka shtuar se Uashingtoni do që të shohë së shpejti instalimin e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt.

 

Obama po ashtu ka thënë se administrata e tij është duke shqyrtuar ndihmën e huaj për këtë vend. Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullahu, ka uruar kreun e Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit, Adli Mansour, për zgjedhjen në postin e udhëheqësit të përkohshëm të Egjiptit. Shtetet e Gjirit Arab, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë mirëpritur po ashtu lajmin për përmbysjen e Morsit. Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se trazirat në Egjipt janë disfatë për Islamin politik. Në ditët e fundit, Egjipti ka parë protesta masive kundër dhe në mbështetje të qeverisë së Morsit. Përleshjet midis protestuesve rivalë kanë çuar në dhjetëra të vrarë. Ushtria u ka vënë ultimatum qeverisë dhe opozitës që të arrijnë kompromis, por ato kanë dështuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ushtria ka marrë vendim për përmbysjen e Morsit me qëllim zgjidhjen e tensioneve politike.

 

Koreja e Jugut propozon bisedime me Veriun

Koreja e Jugut ka propozuar bisedime të nivelit të lartë me Veriun, në lidhje me rihapjen e zonës së përbashkët industriale Kaesong. Seuli ka bërë ofertën një ditë pasi Phenjani ka thënë se zyrtarët e Koresë së Jugut mund të vizitojnë kompleksin e mbyllur për të inspektuar dhe mirëmbajtur pajisjet.
Puna në fabrikë, e cila ka qenë simbol i rrallë i bashkëpunimit Veri-Jug, është ndërprerë në prill për shkak të tensioneve të larta rajonale. Përpjekjet për të mbajtur bisedime të nivelit të lartë muajin e kaluar, kanë dështuar për arsye procedurale. “Qeveria do që bisedimet të mbahen në fshatin e armëpushimit - Panmunjom”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Unifikimit të Koresë së Jugut. Koreja e Veriut nuk i është përgjigjur ende propozimit.

 

Muratoviq, kandidate për prokurore themelore të shtetit

Feriha Muratoviq është propozuar  për prokurore themelore të shtetit në Ulqin. Në arsyetimin e këtij propozimi, thuhet se krahas kualifikimit dhe azhuritetit, ajo posedon edhe autoritetin personal dhe profesional për kryerjen e funksionit të prokurores. Atë, në këtë funksion e ka propozuar Këshilli i Prokurorëve, ndërkaq Muratoviq aktualisht është zëvendëse e prokurorit themelor të shtetit në Ulqin, njofton web faqja e parlamentit të Malit të Zi. 

 

Ministri Radunoviq inauguroi ambulancën e rikonstruktuar te Krajës

Dje në Ostros u inaugurua përfundimi i punimeve në rinovimin e ambulancës së Krajës, projekt i realizuar në bashkëpunim mes Agjencisë zhvillimore të Turqisë-TIKA dhe shtëpisë së shëndetit të Tivarit. Banorët e Krajës nga dita e djeshme sigurinë shëndetësore primare mund ta arrijnë në objektin bashkëkohor në të cilin janë investuar 30.000 euro. TIKA ka bler pajisjet shëndetësore, furnizues i të cilës ishte „Osmi red- D“ nga Podgorica. I pranishëm në këtë solemnitet ishte edhe ministri i shëndetësisë së Malit të Zi dr. Miodrag Radunoviq i cili në fjalën e tij shprehu një falënderim të veçantë për doktoreshën Ganimete Hoxha. Më kushtet në ambulancën së re shumë i kënaqur është edhe kryetari i komunës së Tivarit Zharko Paviqeviq. Ai falënderoi Ministrinë e shëndetësisë për ''kontribut të rëndësishëm që qytetarët e Tivarit në periferi të Komunës të kenë të njëjtat kushte të mbrojtjes shëndetësore si dhe ata në qendër të qytetit''.

 

“Art Club” organizon “Ditët e filmit dokumentar dhe të shkurtër shqiptar”

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini për dy ditë me rrallë në Plazhin e Vogël organizon manifestimin “Ditët e filmit dokumentar dhe të shkurtër shqiptar”.  Siç na njoftuan nga kjo OJQ, kjo veprimtari, e cila zhvillohet për të parën herë në Ulqin, ka për qëllim prezantimin dhe afirmimin e produksioneve të fundit në këto zhanre të kinematografisë shqiptare. Gjatë tre netëve do të shfaqen 8 filma, pjesëmarrës në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, shumica e të cilëve fitues të çmimeve të ndryshme.  Krahas shfaqjes së filmave, në këtë veprimtari do të marrin pjesë regjisorë, producentë dhe kritikë të filmit nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, të cilët do të diskutojnë mbi zhvillimet e filmit shqiptar dhe problemet e tij sot. Fjalën e hapjes do ta mbajë kryetari i Art Clubit, Ali Salaj, kurse fjalën përshëndetëse do ta ketë Ilir Butka, regjisor dhe drejtor i Tirana International Film Festival-it. Për tri ditë me rrallë do të shfaqen 7 filma të shkurtër dokumentar shqiptar. Përpos rëndësisë si një ngjarje e veçantë kulturore, “Ditët e filmit dokumentar dhe të shkurtër shqiptar” pasurojnë ofertën turistike të Ulqinit gjatë sezonit veror. Sponsor kryesor i manifestimit “Ditët e filmit dokumentar dhe të shkurtër shqiptar” është Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, ndërsa ai është mbështetur edhe nga Organizata Turistike e Ulqinit dhe Hoteli “Mediteran”, na njofton “Art Clubi”.  Ceremonia e hapjes së manifestimit do të bëhet të premten, më 5 korrik 2013, në orën 21:00.

 

Edhe nesër mot pa ndryshime

Në Mal të Zi sot mban mot me vranësira të ndryshueshme, deri krejt i vranët, në viset veriore vende vende me të reshura të shiut dhe bubullimë.  Fryn erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të jugut. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë 33 gradë, Budvë, Tivat, B.Pole e Beranë 29, Cetinë e H.Novi 28, Ulqin e Plevle 27, Tivar 26, në Nikshiq e Plavë 25, Rozhajë 23, Kollashin 22 dhe në Zhablak 17 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme. Në viset veriore janë të mundshme të reshura të përkohshme dhe bubullimë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 9 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 35 g.c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се