Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 07. 2013. 18:13 >> 18:38

LAJMET 03.07.2013

03.07.2013

R. Krivokapiq, në krye të Asamblesë  parlamentare  të OSBE-së

Kryetari i Kuvendit ë Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, është zgjedhur sot për kryetar të Asamblesë parlamentare të  të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunimin Evropian  ( OSBE), pasiqë  në  mbledhjen e sotme të mbajtur në Stamboll, ai ka fituar  123 vota , kurse kundër kandidati  i tij, shefi i delegacionit të Suedisë, Kent Harsdet, ka fituar  74 vota, njofton portali Vijesti.

 Ndryshe, Asamblenë parlamentare  të OSBE-së, e përbëjnë  përfaqësuesit e 57 vendeve,  duke përfshirë këtu edhe SHBA dhe Rusinë.

Pas  zgjedhjes së tij në këtë funksion të lartë ndërkombëtar, Krivokapiq,  para gazetarëve në Stamboll, vlerësoi  se Mali i Zi sot feston fitoren e përbashkët,  dhe se të tre  anëtarët e delegacionit malazez ,   deputetët danolloviq, Simoviq dhe ai,  kanë  luftuar   unanimisht  për Malin e Zi andaj kjo është fitore e  krejt  këtij  ekipi, theksoi Krivokapiq,  duke shtuar se ky është rast  për të festuar i gjithë Mali i Zi.

Ndërkaq, kryetari i deritashëm i Asamblesë parlamentare të OSBE-së, Vollfgang Grosruk, vlerësoi se zgjedhja e Krivokapiq, është sinjal i mirë dhe ka shprehur besimin se ai do të promovoj të arriturat dhe vlerat e OSBE-së, në skenën  ndërkombëtare .

Zgjedhjen e Krivokapiqit,  e kanë  mbështetur  SHBA, Rusija, Serbia, si dhe vendi nikoqir ,Turqia, kandidati i të cilës është tërhequr  nga  gara  për këtë funksion, në dobi të kryeparlamentarit  malazez, Krivokapiq. Kandidaturën e Krivokapiqit e ka  përkrahur edhe deputeti i Frondit Demokratik,  Goran  Danilloviq dhe deputeti i PDS, Millutin Simoviq.

 

Kuvendi, debaton raportin vjetor e bankës qendrore

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit ë të Malit të Zi, deputetët debatuan lidhur me raportin vjetor të Bankës qendrore.  Në fillim të seancës së sotme, deputetët e uruan kryetarin  Kuvendit, Ranko  Krivokapiq, për zgjedhjen e  tij në krye të Asamblesë parlamentare  të OSBE-së, duke i uruar sukses  në kryerjen e këtij funksioni të lartë ndërkombëtar.

Ndërkaq, zëvendës guvernatori i bankës qendrore të Malit të Zi, Nikolla Fabris, deklaroi se në Mal të Zi, për shkak të rritjes së TVSH-së prej 17 në 19 përqind, në këtë vit pritet edhe rritja e inflacionit prej, 3 në 5 përqind.

 Fabris në kuvend tha se parashikimi i inflacionit për këtë vit është bërë në fund të vitit të kaluar, kur nuk është ditë se do të rritet vlera e TVSH-së dhe kjo nuk ka mundur të përfshihet, por duke pasur parasysh se ka ekzistuar besueshmëria se kjo mund të ndodhë, andaj në parashikime është theksuar se  njëra nga  mundësitë, ka thënë Fabris.

 

V.Vuçkoviq; Prokuroria në fazën e grumbullimit të fakteve

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit shtetëror, Veselin Vuçkoviq, deklaroi se prokuroria kurë është në pyetje  furnizimi  jolegal i KAP me energji  elektrike, është në fazën e grumbullimit të fakteve.  Në  kuadër  të  seancës dëgjimore, në Këshillin  kuvendor për ekonomi, financa dhe buxhet, u debatua  për   ekzistimin  eventual të  veprimeve joligjore dhe shkeljen e interesave  shtetërore  lidhur me furnizimin e KAP me energji elektrike, Vuçkoviq, tha se janë ndërmarrë  masa për këtë çështje. Në bazë të të gjitha njohurive, në prokurori është formuar lënda  dhe në vazhdim janë masat  për grumbullimin e të dhënave dhe fakteve . Drejtoria e policisë, duke mos pritur kërkesat nga  prokuroria shtetërore, ka ndërmarrë  masat dhe veprimet  në drejtim të grumbullimit të fakteve , Ministria e ekonomisë ia dorëzoi  prokurorisë shtetërore raportin  , ndërsa  zyrtarët policor  , sipas njoftimeve të para operative,  na njoftuan për  faktet e grumbulluara. 

“Jemi në fazën e grumbullimit të të dhënave dhe nuk do të ishte mirë që të bëjmë ndryshime  pa rezultate pa konkrete”, theksoi Vuçkoviq,  në seancën e sotme dëgjimore.

Zëvendësja e kryeprokurorit shtetëror, Lilana  Radoviq,  deklaroi se kanë formuar edhe lëndët e posaçme ku do të shqyrtojnë përgjegjësitë  lidhur  me dhënien e garancive shtetërore  në vitet  2010 dhe 2011, në bazë të raportit që ka punuar   Institucioni  revizor i shtetit. Puna  e Këshillit, vazhdoi  me  arsyetimin e anëtarëve të Frontit Demokratik lidhur me situatën  që gjendet  KAP.  

 

MANS, dorëzon fletëpadi në prokurori

Rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritar, MANS, i ka dorëzuar sot kryeprokurorisë  shtetërore fletëpaditë penale  kundër disa funksionarëve të qeverisë, përfshirë këtu kryeministrin aktual dhe të dikurshëm , MIllo Gjukanoviq, pastaj ish kryeministrin,  Igor Llukshiq, për shkak të dhënies   kundërligjore  të garancive  shtetërore  për kreditë e KAP, të cilat vetëm sa kanë filluar të shkaktojnë pasoja të dëmshme për buxhetin e Malit të Zi. Në fletë padi, siç u kumtua nga MANS-i, janë përfshirë edhe  kryetari i komisionit për kontrollin e ndihmave shtetërore , Mitar  Bajçeta, ish  ministri i ekonomisë, Branko Vujoviq, ish drejtori i fondit për sigurimin  invalidor dhe pesniosnit e minsitrë aktual i financave, Radoje  Zhugiq, ish drejtori i entit për punësim, Zoran Jeliq, dhe zyrtari i fondit për zhvillim,  Branisllav Jankoviq.

 

 Mansi,  kërkon  nga kryeprokuroria   që të inicioj hetimet urgjente   për shkak të një varg keqpërdorimesh të rënda të zyrtarëve qeveritar  “në partneritetin strategjik me rusët, për shkak  të  cilave  sot, pas aktivimit të garancive shtetërore,  është rrezikuar paguarja e pensioneve, rrogave  ndihmave sociale , por edhe për futjen e një sërë ngarkesave tatimore për qytetarët  e Malit të Zi, duke përfshirë këtu edhe rritjen e  TVSH, është kumtuar nga MANS-i  

 

Grupi punues do të punoj  rregullisht edhe gjatë pauzës  verore

Bshkëkryesuesi i grupit punues  për kthimin e besimit  në procesin zgjedhor , Srgjan Miliq, deklaroi se  ky trup i Kuvendit, do ti mbaj seancat rregullisht edhe gjatë pauzës në muajin gusht, që në parlament  para 10 shtatorit, të dorëzoj propozim ndryshmet   e ligjit. Ai konsideron se ligjet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor  mund të ndryshohen edhe para afatit nëse ekziston vullneti politik.

Ai, ka deklaruar për gazetën “Vijesti”,  se takimet e grupit punues do të mbahen rregullisht, pa marrë parasysh obligimet e deputetëve.    

 

Në përkrahje të paradës së nderit 

PDS do të përkrah  mbajtjen e “paradës së nderit” dhe do të solidarizohet me organizatorët , deklaroi funksionarja e kësaj partije, Nada Drobnjak.

Përfaqësuesit e OJQ, Kvir (Queer) montenegro, ka paralajmëruar se parada do  të mbahet  më 27 tetor në Podgoricë. Drobnjak, vlerësoi se  Mali i Zi,  nuk ka probleme që popullata LGBT, të dalë dhe të  paraqes, qëndrimin  për pozitën e tyre në shoqëri.

Ndërkohë, edhe nga Mali i Zi pozitiv, paralajmëruan  mbështetjen e paradës  në vazhdën  angazhimeve  për respektimin e të drejtave  të pjesëtarëve të popullatës LGBT,  por konsideron se momenti aktual  nuk është i mirë për mbajtjen e sajë.

Deputeti i Pozitivës, Dritan Abazoviq, tha se  ndonjëri nga përfaqësuesit e kësaj partie do të marrë pjesë  në  paradë, nëse organizatorëve  u ka   rëndësi   prezenca e partive politike. .    

 

Përparime të rëndësishme  drejt arritjes së marrëveshjes

Delegacioni i Kosovës që kryesohet nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, mori pjesë në bisedimet për çështjen e energjisë që u zhvilluan në Bruksel me 1 dhe 2 korrik 2013, ku pas dy ditësh diskutimesh intensive janë shënuar përparime shumë të rëndësishme që mund të çojnë drejt arritjes së marrëveshjes.

Zëvendëskryeministrja lidhur me rezultatet e takimit deklaroi se këto dy ditë të bisedimeve për çështjet e energjisë kanë kontribuar për tejkalimin e diferencave për disa çështje që kishin mbetur të hapura duke rezultuar në përparime të rëndësishme në procesin e arritjes së marrëveshjes për energjinë. Mirëpo mbeten edhe disa çështje të hapura për të cilat priten deklarimet e palëve dhe nëse nuk do të ketë afrim të mëtejmë të qëndrimeve atëherë kjo çështje do të bartet në agjendën e takimit të kryeministrave të të dyja shteteve, që pritet të mbahet më 8 korrik në Bruksel me ndërmjetësimin e zonjës Eshton. Ajo nënvizoi se është investuar shumë në këtë proces nga të gjitha palët duke marrë parasysh tash më shumë se dy vjet bisedimesh teknike për energjinë dhe se është koha që të arrihet marrëveshja mes dy shteteve në këtë fushë, në veçanti me faktin se tashmë të dyja shtetet kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

 

Rasmusen, sot në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, në krye të një delegacioni sot do të vizitojë Kosovën.
Gjatë vizitës delegacioni do të takohet me komandantin e KFOR-it, generalmajorin Volker Halbauer dhe me përfaqësuesit kyesorë ndërkombëtarë në Kosovë, thuhet në njoftimin nga selia e KF0R-it. Ai gjithashtu do të zhvillojë takime me kryeministrin Hashim Thaçi, ministrin e FSK Agim Çeku dhe me ministrin për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq.
Kreu i NAT0-s gjatë kësaj vizite, do të mbajë një konferencë për media në shtabin kryesor të KFOR-it në Film City, në Prishtinë.
Këshilli Veriatlantik është organi më i lartë qeverisës politik i NATO-s. Ai përfaqëson një lidhje esenciale në mes të procesit politik vendimmarrës dhe strukturës ushtarake të NATO-s.

 

S.Mesiq; Kosova, tani është  çështje teknike

“Kosova tani është çështje teknike”, thotë ish-presidenti kroat Stipe Mesiq, duke folur për EvropënJuglindore, për të cilën thotë se nuk do të izolohet, por se ajo duhet të përfshihet në Evopën e bashkuar.
“Gjithsesi Bosnja ka probleme… Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë diçka aty. Për mua ajo është problem më i madh sesa Kosova”, ka thënë Mesiq për agjencinë turke të lajmeve Anadollia.

“Sepse Kosova ka elementet e veta të shtetësisë, ka njohjen, ajo mund të funksionojë dhe ka legjitimitet ndërkombëtar. Serbia, duke nënshkruar traktatin me Prishtinën, këtë çështje politike e shndërroi në çështje teknike. Problemi është, unë përsëri pohoj, BeH”, ka thënë Mesiq.
I pyetur nëse Serbia në valën e koncesioneve për Kosovën do të pranohet në BE, Mesiq është përgjigjur:
“Serbia patjetër duhet të përmbushë kushtet, të realizojë standardet dhe të përfshihet në BE, sepse ky është fati i saj. Më qenësore është që në Serbi ka ndodhur ndryshimi cilësor, e kjo do të thotë se e kanë kuptuar se kufijtë nuk mund të ndryshohet. Arkitektura e hapësirave tona është përmbyllur. Duhet realizuar hapjen e kufijve, duhet bashkëpunuar me fqinjët e jo të planifikohet zgjerimi i kufijve”, ka thënë Mesiq.

 

S.Berisha; Shtetësi për të gjithë shqiptarët që jetojnë në zonën e Shengenit

Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka njoftuar sot vendimin më të fundit të qeverisë për dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë bashkëkombësit që jetojnë në hapësirën e Shengenit, ose te atyre vendeve me marrëdhënie të njejtë vizash me zonën e Shengenit.

Në këtë proces përjashtohen shqiptarët e Kosovës, për të cilën Berisha deklaroi se janë banorë të një shteti të pavarur e në proces të shëndetshëm me BE.
Po ashtu Berisha deklaroi se nuk është Shqiperia por Brukseli ai që vendos për lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës.
Me këtë akt Shqipëria është vendi i fundit që ofron bashkëkombësve të vet atë që të tjerët ua kanë ofruar vite më parë në rajon. Ky akt nuk duhet të konsiderohet si një akt tjetër vecse në interesin më të mirë të shqiptarëve, të paqes e stabilitetit ku ata janë”- tha ai.

 

Marrja e statusit të vendit kandidat, ndoshta në muajin dhjetor

Në Tiranë ambasadori i Bashkimit Europian Etore Sekui, tha se marrja e statusit të vendit kandidat është e mundshme në dhjetor të këtij viti. Ambasadori Sequi i bëri këto komente në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama.
Shqipëria ka paraqitur kërkesën e saj për anëtarësim që në vitin 2009, por krizat e përsëritura politike u bënë pengesë që vendi të përparojë. Për tre herë me radhë Brukseli refuzoi dhënien e statusit kandidat. Mënyra me të cilën u zhvilluan zgjedhjet e 23 qershorit duket se ka hapur mundësitë reja për vendin.
Ambasadori Sekui, tha se në qendër të bisedës me  Edi  Ramën,  kishte qenë pikërisht e ardhmja europiane e Shqipërisë dhe sfidat e saj përpara. Ai tha se kishte ripërsëritur mbështetjen e Brukselit për avancimin e axhendës europiane të qeverisë së re dhe se kishte diskutuar edhe mbi faktin se qeveria duhet të punojë fort dhe në mënyrë energjike për ta zbatuar atë.

 

Morsi, paralajmëron se nuk do të tërhiqet

Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, thotë se nuk do të tërhiqet dhe ka shprehur përkushtim që “legjitimitetin e tij kushtetues” ta mbrojë me jetë.Duke folur në Televizionin shtetëror, mbrëmë vonë, Morsi i fajësoi lojalistët e ish-liderit Hosni Mubarak, për trazirat aktuale, si dhe tha se ka përpjekje për përmbysjen e qeverisë së tij.

 Morsi ka premtuar një varg të masave për arritjen e konsensusit politik me kundërshtarët, përfshirë edhe ndryshimin e kabinetit të tij.Fjalimi i tij u bë në kohën kur ekziston ultimatumi i ushtrisë, i cili skadon sot më vonë gjatë ditës.

Ushtria po kërkon që Morsi dhe kundërshtarët e tij të gjejnë një kompromis, për kapërcimin e krizës së tashme politike në Egjipt.Nëse kjo nuk arrihet, ushtria tha se do ta zbatojë planin e vet.

Njëherësh, dhjetëra mijëra mbështetës dhe kundërshtarë të presidentit Morsi, gjatë natës kanë mbajtur tubime në kryeqytetin Kajro dhe në qytete të tjera të Egjiptit.

 

Nga sulmet me bomba , së paku  47 vetë të vrarë  në Irak

Nga sulmet me bomba në gjithë Irakun janë vrarë së paku 47 vetë, shumica prej tyre myslimanë shiitë.Pjesa më e madhe e sulmeve të djeshme u bënë në kryeqytetin Bagdad, ndërsa bombat kanë eksploduar në së paku katër lagje të tij.

Sulme kanë ndodhur edhe në Mosul.Në mesin e të vrarëve ka pasur edhe policë.Nga Iraku raportohet, po ashtu, se policia kishte këmbyer të shtëna me militantët në qytetin veriperëndimor Baaj, afër kufirit me Sirinë.

Nga këto të shtëna mbetën të vrarë katër policë dhe shtatë militantë.

 

Reagojnë politikanë evropianë ndaj përgjimeve të NSA

Politikanët evropianë kanë reaguar me zemërim rreth pretendimeve se Agjencia Kombëtare e Sigurimit të Shteteve të Bashkuara, NSA ka përgjuar misionet e Bashkimit Evropian si dhe telefonat dhe postën elektronike. Këto akuza e kanë burimin nga dokumente të publikuara prej ish-kontraktorit të kësaj agjencie, Eduard Snouden, i cili është bllokuar në një aeroport të Moskës në pritje të kërkesës për strehim politik.

Revista gjermane Der Spiegel dhe gazeta britanike Guardian pretendojnë se kanë të dhëna që tregojnë se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar misionin e BE-së në Nju Jork si dhe ambasadën e saj në Uashington.Bashkimi Evropian thirri ambasadorin amerikan dhe kërkoi pastrimin e zyrave të saj për të kontrolluar për mjete përgjimi.

Në dokumentet e publikuara pretendohet se Agjencia Kombëtare amerikane e Sigurisë përgjonte rreth 500 milionë telefonata dhe e-maile në Gjermani në muaj.

 

Ushtrime të përbashkëta  ushtarake të Kinës dhe Rusisë në bregdetin e Paqësorit

Mediet në Rusi dhe Kinë raportojnë se të dy vendet do të mbajnë ushtrime të përbashkëta ushtarake detare në bregdetin e Paqësorit, të cilat fillojnë këtë të premte.Agjencia zyrtare kineze, sot ka raportuar se shefi i ushtrisë së Kinës, Fang Fenghui, ka thënë se këto ushtrime “nuk e kanë për cak ndonjë vend të tretë”, por synojnë “ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal”.Një zëdhënës i marinës së Rusisë tha se 20 anije dhe 10 aeroplanë do të marrin pjesë në ushtrime, që do të zgjasin deri më 12 të këtij muaji.Agjencia Xhinua e ka përshkruar kontigjentin kinez në këto lojëra ushtarake, si “forcën më të madhe ushtarake, që marina e Kinës e ka dërguar në ushtrime të përbashkëta”.

 

Neser, mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell

Në Mal të Zi, mban mot kryesisht i kthjellët, vende vende me vranësira të pakta. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

Temperaturat në orën 14; Podgoricë 31 gradë, Ulqin, Budvë e Tivat 29, Cetinë, Bjello Pole e Mojkovac 28, Plevlë, Nikshiq, Tivar, Herceg Novi e Rozhajë 27, Kolalshin 26, Plavë 24, dhe në Zhablak 22 gradë.

Për nesër parashihet  të mabj mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, në viset e larta malore  janë të mundëshme të  rreshura të  shiut.

 Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht  veriore.

Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 20,  kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 33 gradë cesljus.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се