Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

01. 07. 2013. 16:09   >>  16:19

LAJMET 01.07.2013

01.07.2013

Kroacia, vendi i 28 anëtar i BE

Kroacia është bërë vendi i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian. Pranimi ka ndodhur gati dy dekada pas fundit të luftës së Kroacisë për pavarësi nga ish-Jugosllavia dhe pas disa vitesh reforma.

“Realiteti kroat, pavarësisht nuancave me të cilat e përjetojmë, është krejtësisht ndryshe nga ai kur kemi nisur rrugën për pavarësi dhe për krijimin e shtetit tonë. Dhe, pikërisht këtë realitet, sot e festojmë me krenari”, ka thënë presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, në dollinë me të ftuarit në darkën solemne në Zagreb.
Kryeministri Zoran Millanoviq ka falënderuar mysafirët e vendeve të tjera evropiane për rëndësinë që i kanë dhënë momentit.


Në kremten e Kroacisë, kanë qenë të pranishëm zyrtarë të lartë të vendeve të Ballkanit, në mesin e tyre edhe presidenti Malit te Zi, Filip Vujanoviq, kryeministri Millo Gjukanoviq, pastaj ministry I puneve te jashtme  dhe Integrimeve Evropiane, Igor llukshiq,  si dhe keshilltaret e kryeministrit, Millan Roqen dhe Nebojsha Kallugjeroviq. Në mesnatë, himni evropian është dëgjuar në Zagreb, Split, Rijekë, Osijek, Dubrovnik dhe disa qytete të tjera më të vogla kroate.

Ndërkaq, presidenti Vuajnoviq, ka theksuar se hyrja e Kroacisë në UE, është ngjarje historike , të cilën në Mal të Zi e përjetojmë si sinjal të mirë.
Në  takimin  e presidentëve  të vendeve të rajonit, të organizuar nga  presidenti Kroat, Ivo Josipoviq,  Vujanoviq, i ka uruar  Kroacisë, që çdo ditë e re në UE, ti sjell  realizimin e ëndrrës  së sajë.  

 

Krivokapiq, përgëzon qytetarët kroat  për hyrjen e vendit në UE

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, ka përgëzuar kolegun kroat, Jospi Leko, dhe qytetarët për hyrjen  e vendit të tyre në UE.

Në urimin e tij Krivokapiq, ka theksuar se rruga të cilën e kaluar Kroacia,  në realizimin e prioritetit kyç në politikën e jashtme , është rezultat i suksesit dhe përkushtimit të mbarë shoqërisë.

 

Krivokapiq,  po ashtu, ka pohuar se prej sot Mali i Zi edhe zyrtarisht   ka mbërritur  në prag të UE, duke falënderuar Kroacinë,  e cila duke realizuar ëndërrën e vet ka bërë që edhe ne të jemi një hap  më afër   shtëpisë së  përbashkët evropiane. 

 

Anëtarësimi i Kroacisë në  UE, dëshmi e politikës së zgjerimit në rajon

Anëtarësimi i Kroacisë në UE, dëshmon kontinuitetin e politikës së zgjerimit  në Ballkanin perendimor  dhe njëkohësishtë  është  mesazhi se  përkushtimi,  puna  intensive   dhe  suksesi i dukshëm,  janë llogaria  më e mirë në rrugën Evropian, ka porositur kryenegociatori  i Malit të Zi me UE, Aleksandar  Andrija Pejoviq.

Ai, po ashtu ka pohuar  se suksesi i Kroacisë , e cila prej sot është anëtarja e 28-të  e UE, e dëshmon se i krejt rajoni , ngadal por me hapa të sigurtë , është duke iu afruar UE. Sipas fjalëve të tij,  përvoja më e re kroate, e dëshmon se  përparimi në procesin  e integrimeve , varet vetëm nga  vetë  shteti   që aspiron kyçjen në UE, se rezultatei i mirë shpërblehet  dhe se nuk ekzistonë  rrugë  për shkurtë drejtë UE.       

 

Jakiç; “Vendi juaj i gatshëm  për anëtarësim në samitin e ardhshëm të NATO-s”

Sllovenija e përkrah Malin e Zi, dhe konsideron se vendi juaj, është   i gtashëm që në samitin e ardhshëm të  NATO-s, të bëhet anëtari   i 29-të i Aleancës, ka kumtuar  ministri Slloven i mbrojtjes Roman  Jakiç, i cili në kuadër të vizitës dy ditëshe në mal të Zi, ka biseduar me ministren e mbrojtjes së Malit të Zi, Milica Pejanoviq- Gjurishiq. Me këtë rast është vlerësuar bashkëpunimi mes dy ministrive  dhe njëkohësishtë , bashkëbiseduesit kanë shprehu besimin  se  edhe në të ardhmen do të  vazhdohen aktivitetet  në  realizimin e projekteve të përbashkëta  në lëmin e mbrojtjes .

Jakiç, ka pohuar se Sllovenia  është e  kënaqur që Mali i Zi i plotëson të gjitha  detyrimet  shumë mirë në misionet paqësore , duke paralajmëruar se do të shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit në ndo njërën nga  këto misione.    

 

Nga sot, llogaritja e TVSH-së, prej 19%

Tatimi në vlerësn shtesë, prej 19%. fillonë të   llogaritet prej sot,  pasiqë tashmë kanë hyrë në fuqi  plotësimet dhe ndryshimet e miratuara kohë më parë , të ligjit  i cili e rregullon këtë lëmi.  Prej sot po ashtu hynë në fuqi edhe ligji  për pengimin e afarizmit jolegal , me të cilin është paraparë  ndalimi i veprimtarive të cilat  janë në kundërshtim me dispozitat ligjore  në lëmin e rregjistrimit  dhe marrjen e lejeve adekuate për punë, me qëllim të çrrënjosjes së ekonomisë së zezë.  Nga Qeveria, kanë pohuar se nga rritja e përqindjes së TVSH-së, në nivelin vjetor, presin  rritjen e të ardhurave  buxhetore  prej 35 deri në 40 milion euro.

 

Amabsada Amerikane ndanë mjetet për projektet e OJQ

Amabasada  Amerikane , sot ka ndarë mjetet   në  dymbëdhjetë grantet  për Oragnizatat joqeveritare  në Mal të Zi, në shumë prej  300 mijë dollarë amerikan , dedikuar reformës së legjislaturës penale. Me programin  është  paraparë mbështetja për  organizatat joqeveritare  në projektet e tyre   në temën  e pushtetit të së drejtës, e të cilat do të realizohen  në afatin prej 7 deri në 12 muaj.

 

Ambasadorja amerikane në Podgoricë, Sju Kej Braun,  ka theksuar se shoqëria civile ka rëndësi të veçantë në  punën e institucioneve  të cilat merren me pengimin e veprave penale dhe në implementimin e reformave  të cilat sigurojnë harmonizimin me  standardet ndërkombëtare  në respektimine  të drejtva të njeriut.   

 

Raundi  i  ri  bisedimesh

Pala kosovare dhe ajo serbe në bisedimet për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për zbatimin e marrëveshjes do të nisin nga 1 deri më 8 korrik një raund të ri bisedimesh për të gjetur zgjidhje në temat e mbetura pezull deri tani.
Pika më interesante pritet të jetë ajo ku pala serbe do t’ia prezantojë palës kosovare dhe ndërmjetësve të Bashkimit Evropian listën e gjyqtarëve që deri tani e kanë luftuar shtetësinë e Kosovës, duke punuar në gjykatat paralele në veri, për t’i rekrutuar në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës.
Zv/kryeministrja Edita Tahiri, e cila i udhëheqë ekipet e Kosovës në këtë proces dialogu, ka thënë se krahas kërkesës së serbëve për integrimin e gjyqtarëve dhe policëve, pala kosovare do t'i paraqesë kriteret dhe mundësitë që ka për të absorbuar staf të ri.

 

Rompej dhe Billdt, per vizite  zyrtare ne Prishtine

Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompej sot mbërrin për vizitë në Prishtinë,  Ai,  do të takohet me presindenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi, dhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi,.
Vizita e presidentit të Këshillit të Evropës pason menjëhërë pas mbledhjes së fundit të mbajtur më 28 qershor, ku në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, formalisht është miratuar autorizimi për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim–Asociimit me Kosovën, si dhe vendimi për hapjen e bisedimeve me Serbinë për pranim në Bashkimin Evropian.
Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bilt do të vijë të martën për vizitë në Kosovë. Një ditë para se të vijë në Prishtinë, ai do të qëndrojë në Beograd. Vizita e tij në Serbi dhe Kosovë, ka për qëllim mbështetjen e shtetit suedez për çuar përpara zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

 

BE te perfshihet ne  ceshtjen e te pagjeturve

Çështja e të pagjeturve, ndonëse qe paralajmëruar si një nga temat kryesore para se të niste dialogu Kosovë-Serbi, vazhdimisht është anashkaluar. Tema është diskutuar njëherë në kuadër të dialogu teknik, por pa sukses për shkak të hezitimit të palës serbe. Ajo është diskutuar edhe në takimin e parë të kryeministrave, por sërish pa ndonjë rezultat. Pala kosovare shpreson që hera e tretë të jetë përpjekja kur edhe pala serbe do të bindet se e vërteta për personat e pagjetur duhet të thuhet.
Zv/kryeministrja Edita Tahiri ka thënë se çështja e të pagjeturve do të ringritet menjëherë pasi të përfundojë afati zyrtar i zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.
 Kryeministri Thaçi e ka shtruar këtë temë dhe ka kërkuar që një emisar special i BE-së ta marrë këtë çështje. Qëllimi ynë është që BE-ja të përfshihet në këtë proces që të ketë rezultate të shpejta”, ka thënë Tahiri.

 

Shqiperia , ne nivelin me te larte per investimet e huaja

Gjate vitit 2012 Shqipëria ka tërhequr afro 1 miliardë dollarë investimet e huaja. Raporti i fundit i Kombeve te Bashkuara për investimet botërore thotë se investimet e huaja në Shqipëri shenuan nivelin me i larte ne rajon. Me te ultin e pati Maqedonia.
Në raport thuhet se Shqiperia është i vetmi vend qe nuk eshte ndikuar nga kriza ekonomike boterore persa u perket investimeve te huaja, pasi nga viti 2009 kur kriza ishte ne kulmin e saj deri ne vitin 2012 investimet kane patur thuajse te njejtin nivel.
Ndryshe ka qene ecuria ne shtetet e tjera te rajonit ku investimet e huaja jane ulur ndjeshem nga viti ne vit.
Sipas Kombeve te Bashkuara, ruajtja e niveleve te larta te investimeve te huaja ne Shqiperi eshte kryesisht pasoje e nje mjedisi qe perkrah investitoret dhe e privatizimit te disa prej kompanive shteterore.
Ne raport thuhet se ne total ne Evropen jJglindore inevstimet e huaj gjate vitit 2012 rane ne 4.2 miliarde dollare nga 7.2 miliarde qe kane ne vitin 2011.

 

Fillon gara per kreun e PD

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, dhe ish-themeluesi dhe kryetari i PD-së, Eduard Selami janë emrat që përfliten si pasardhës të Sali Berishës. Këtyre emrave iu shtohet edhe ai i ish-deputetit demokrat, Aleksandër Biberaj, i cili ka shprehur ambicien për të kandiduar. Dy ditë më parë Jozefina Topalli dhe Ridvan Bode deklaruan se nuk do të jenë pjesë e garës.
Pas vendimit të fundit të Kryesisë së PD-së, brenda ditës së premte në sekretariatin e demokratëve do të regjistrohen kandidatët që do të marrin pjesë në garë. Më pas do të mblidhet Kuvendi Kombëtar, i vetmi forum që mund të ndryshojë Statutin e partisë, i cili do të amendojë nenin 35, pika 4, për t’i dhënë të drejtën anëtarësisë të zgjedhë kryetarin e ri.

 

Nga sulmi ne  xhamine  e shiiteve , mbi 50 vetë   të vrarë

Të paktën 50 njerëz janë vrarë në Pakistan të dielën.Sulmi më vdekjeprurës kishte për cak xhaminë e shiitëve në Kueta, kryeqytetin e krahinës jug-perëndimore Balochistan.Sipas poliicisë shpërthimi i një granate dore ka shtyrë njerëzit instiktivisht të shkojnë në drejtim të xhamisë, ku një sulmues vetëvrasës hodhi vetën ne erë.Zyrtarët thonë se forcat e sigurisë kanë ndalur sulmuesin të futet brenda në xhami, duke kufizuar numrin e të vdekurve në 28 dhe lëndimin e dhjetëra të tjerëve.Më herët gjatë ditës, një bombë ka shpërthyer përderisa një konvoj ushtarak po udhëtonte në qytetin Peshavar, duke vrarë 17 dhe lënduar shumë të tjerë.Në veriperëndim të Pakistanit, po ashtu, gjatë ditës shpërtheu një bombë,nga e cila u vranë 4 ushtarë.Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për asnjërin prej këtyre sulmeve.

 

24 core afat per presdientin  Egjiptian

Opozita në Egjipt i ka dhënë sot  Mohamed Morsit një ditë kohë për t’u larguar nga posti ose do të përballet me mosbindje civile.Ultimatumi i opozitës vjen në kohën kur protestat gjithandej Egjiptit nuk janë ndërprerë për më se 24 orë dhe njerëzit kanë kaluar natën nëpër rrugë, në kërkim të dorëheqjes së Morsit, një vit pas zgjedhjes president.“I japim kohë Mohamed Morsit deri në orën 17-të, të ditës së martë 2 korrik, që të lëshojë pushtetin dhe t’iu lejojë institucioneve shtetërore që të përgatiten për zgjedhje të reja presidenciale”, ka thënë lëvizja Tamarod përmes një komunikate për medie.Përndryshe, “e marta do të jetë fillimi i fushatës së mosbindjes komplete civile”.Në Kajro ndërkaq, selia e partisë Vëllezëria Myslimane, të cilës Morsi i takon, është vënë në flakë, para se të shkatërrohet nga brenda.

 

Vdesin 19 zjarrefikes ne perpjekje per te shuar zjarrrin ne  Arizona

Nëntëmbëdhjetë zjarrfikës raportohet se kanë vdekur duke luftuar me flakët në shtetin jugperëndimor amerikan Arizona.Autoritetet thonë se zjarrfikësit vdiqën gjatë përpjekjeve të tyre për të shuar zjarrin në qytezën e vogël Yarnell,  në veri-perëndim të Phoenix.Shpërndarja e shpejtë e flakëve ka bërë që dhjeta shtëpi të evakuohen nga zona.Mediet lokale thonë se flakët tani janë shpërndarë në një sipërfaqe prej më shumë se 800 hektarë.Zjarri ka nisur të premten, dhe është shpërndarë shpejt nga erërat dhe temperaturat e larta.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се