Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 05. 2013. 17:44 >> 17:56

LAJMET 21.05.2013.

21.05.2013.

Mali i Zi kremton Ditën e pavarësisë

Sot në Mal të Zi shënohet 21 maji Dita e pavarësisë, kur në vitin 2006 në referendum u rivendos pavarësia e shtetit. Me rastin e Ditës së Pavarësisë, kryeministri Millo Gjukanoviq do të organizojë sonte në Vilen “Gorica” pritje solemne në të cilën do të marrin pjesë  përfaqësuesit e pushtetit legjislativ ekzekutiv dhe gjyqësor, përfaqësuesit e korit diplomatik si dhe të ftuar nga jeta publike dhe kulturore e Malit të Zi.

Kurse me rastin e 21 majit, ditës së pavarësisë, Kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq ka vendos kurorë në Përmendoren e Petrit të Dytë Petroviq Njegosh në Mauzoleun “Llovqen”. Të përkujtomë se me rastin e Ditës së pavarësisë sot dhe nesër janë ditë pushimi. Në Mal të Zi në ditën e sotme në vitin 2006 është mbajt referendumi në të cilin qytetarët kanë vendosur që pas më tepër se 90 vjetësh të rikthehet pavarësia e shtetit. Sipas rezultateve zyrtare në referendum kanë votuar 419 mijë e 240 qytetarë ose 86.5 % nga numri i përgjithshëm i votueseve. Pavarësinë e Malit të Zi e kanë përkrahur 230 mijë e 661 qytetarë, ose 55.5 %, kurse për ruajtjen e shtetit të përbashkët me Serbinë kanë votuar 185 mijë e 2 qytetarë ose 44.5 %. Mbajtjes së referendumit i kanë parapri bisedime e përfaqësueseve të blloqeve për pavarësi dhe për shtetin e përbashkët me ndërmjetësimin e diplomatit sllovakë Mirosllav Llajçak si përfaqësuesi i UE. Gjatë bisedimeve shumë mujore më se tepërmi konteste ka pasur rreth shumicës së nevojshme që referendumi të jetë i suksesshëm.

 

Shtatë vjet nga mbajtja e referendumit

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar me 1 mars ligjin për referendum i cili u kontraktua me rekomandimin e UE.  Për suksesin e referendumit ishte e nevojshme që atë ta përkrahin 55 për qind të qytetarëve që do të dalin në zgjedhje. Pyetja e referendumit ishte – “a dëshironi që Republika e Malit të Zi të jetë shtet i pavarur me subjektivitet të plotë juridiko-ndërkombëtarë”. Kuvendi i Malit të Zi në mbledhje me dy mars në bazë të propozimit të presidentit të Republikës Filip Vujanoviq ka sjell vendimin që referendumi për statusin shtetëroro juridik të mbahet me 21 maj. Kryetar i Komisionit Republikan i referendumit ishte zgjedhur sllovaku Frantishek Lipka. Të drejtë deklarimi në referendum kishin qytetarët të cilët në pajtim me dispozita për zgjedhje kishin të drejtë vote. Sipas Komisionit republikanë të zgjedhjeve të drejtë vote në referendum kishin 484 mijë e 718 qytetarë. Referendumin e kanë mbikëqyrë mbi 3 mijë e 400 vëzhgues, prej të cilëve 2 mijë e 27 vendas dhe rreth 630 vëzhgues të huaj. Deklarimin e qytetarëve e kanë përcjell mbi 630 gazetarë nga vendi dhe rajoni.

 

Vujanoviq jep betimin

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka dhënë betimin në mbledhjen e Parlamentit mbrëmë në Cetinë dhe kështu filloi mandati i tij i tret në krye të shtetit. Në mbledhje nuk kanë marr pjesë  përfaqësuesit e Partisë Social Demokratike, me përjashtim të liderit të partisë Ranko Krivokapiq. Kryesia e PSD ka vendos dje vonë që në inaugurimin e Vujanoviqit të marr pjesë vetëm Krivokpaiq. bile në rolin e kryetarit të parlamentit.

PSD e ka kundërshtuar kandidaturën e Vujanoviq për president të Malit të Zi duke vlerësuar se ajo është jo kushtetuese. Në inaugurim nuk kanë marr pjesë as përfaqësuesit e partive opozitare të cilat nuk  pranojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, kështu që Vujanoviq betimin e ka dhënë para deputetëve të PDS dhe partive të vogla. Gjatë kohës së inaugurimit para ndërtesës ka protestuar grupi i qytetarëve, kryesisht pjesëmarrës të marshit protestues të cilët në këmbë kanë shkuar nga Podgorica në Cetinë, duke shprehur në këtë mënyrë pa kënaqësinë e vetë me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

 

Me reforma  të forcohet autoriteti i pushtetit gjyqësor

Kryeministri Millo Gjukanoviq ka vlerësuar se ngjarjet në kohën e fundit, siç theksoi, brenda, dhe me rastin e strukturave gjyqësore në Mal të Zi jep  përshtypjen e joseriozitetit të madh. Ai në intervistën dhënë gazetës “Pobjeda” ka theksuar se impuls fillestar të udhëhequr me interesat e veta japin edhe mediat. Gjukanoviq ka theksuar se disa OJQ kanë paraqitur më tepër fletë padi penale se sa të gjitha organet kompetente shtetërore së bashku. Ai konsideron se me reformat të cilat janë në vazhdim dhe me ndryshimet kadrovike duhet ti kontribuohet riafirmimit dhe forcimit të autoritetit të pushtetit të pavarur gjyqësor. Gjukanoviq, ka theksuar se nuk e ka befasuar qëndrimi i Ranko Krivokapiq dhe i PSD kur është fjala për kandidaturën e Filip Vujanoviq për president të shtetit.

 

PSD  duhet të mbështes lex specialis

Me vendimin që të bojkotojë inaugurimin e Filip Vujanoviq, Partia Social Demokratike ka paralajmëruar përkrahjen e miratimit të lex specialis  me të cilin shfuqizohen rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, ka vlerësuar deputeti i Frontit Demokratik Koça Pavlloviq. Ai konsideron se shfuqizimi i zgjedhjeve presidenciale dhe shpallja e zgjedhjeve të reja është e vetmja dalje ligjore nga kriza politike, duke shtuar se në këtë drejtim presim përkrahjen e Social Demokratëve. Ai ka theksuar se mbështetja e tyre për shpalljen e zgjedhjeve të reja paraqet të vetmen përgjigje principiele politike nga situatës në të cilën është gjetur shteti, ka theksuar mes tjerash deputeti i FD Koça Pavlloviq.

 

Rritja e TVSH-s opsion real

Rritja e tatimit në vlerën shtesë duke se është opsion real, ka vlerësuar kryeministri Millo Gjukanoviq duke paralajmëruar se ekzistojnë projekte të përgatitura zhvillimore në tri ose katër sfera të cilat paraqesin prioritetin e zhvillimit ekonomik të Malit të Zi.

Gjukanoviq në intervistën për gazetën “POBJEDA” ka theksuar se rritja e TVSH-së duket se është reale  dhe se pak a shumë të gjitha qeveritë evropiane në vitet e krizës e kanë ndryshuar sistemin e vetë tatimor. “Deri tani kësaj i jemi shmangur, jo për arsye se nuk kemi pasur nevojë fiskale,  por jemi përpjekur të ruajmë qëndrueshmërinë e sistemit tatimor për kohën që vjen pas krizës me qellim që sa më parë ta kthejmë mbrapa interesimin e investuesve”, ka sqaruar Gjukanoviq. Ai ka shtuar se sot kur ekonomia evropiane është gjithnjë në krizë të thellë, është i qartë edhe obligimi i shtetit dhe i qeverisë malazeze që me hapa të caktuar tatimor  të përpiqet të sigurojë një pjesë të ardhurave të domosdoshme. “Pres që së shpejti nga ministria e financave të marrë këtë propozim për rritjen e TVSH-së dhe pastaj vendimit eventual do ti paraprijë analizë serioze në qeveri”, ka theksuar Gjukanoviq.

                                                                                                                                                                                               

Rritja ekonomike do të varet nga derdhja e kapitalit

Rritja e ekonomisë malazeze gjatë këtij viti më së tepërmi do të varet nga derdhja e kapitalit të huaj, oferta e kredive dhe situata e përgjithshme në sektorin bankar dhe në Industrinë e metaleve, konsiderojnë në Bankën Qendrore të Malit të Zi. Nga kjo Bankë theksojnë se rrjedhën e këtyre faktorëve nuk është mirë të parashihen mirëpo, derdhja e kapitalit  të huaj,  shtytës kryesor  i ekonomisë gjatë disa viteve të kaluara, gjithsesi do të varet nga situata në tregun ndërkombëtarë respektivisht nga gatishmëria e investuesve të jashtëm që të investojnë në Mal të Zi. Nga Banka Qendrore rekomandojnë se duhet pasur parasysh  se rritja e të ardhurave publike dhe zvogëlimi shpenzimeve do të ishte presion në sistemin financiar, gjegjësisht bankar si pjesë kryesore e tij, para së gjithash përmes ndikimit të mosshlyerjes me kohë të obligimeve kredituese .

 

Diskutohet për implementimin e marrëveshjes

Në Bruksel sot pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, të cilët do të diskutojnë për planin e implementimit të marrëveshjes së arritur më 19 Prill, për normalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve. Bisedimet mbahen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Zbatimi i marrëveshjes për normalizim është kusht për të dy shtetet në rrugën e tyre të mëtejshme për integrim në Bashkimin Evropian. Gjatë vizitës së djeshme në Beograd dhe Prishtinë, ministri i jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, është takuar me të dy kryeministrat, me ç’rast vlerësoi se marrëveshja është “historike” për ka kërkuar “hapa konkretë” për implementimin e saj”. 

 

Kërkohen hapa të prekshëm

Zbatimi i marrëveshjes për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë është e një rëndësie kyçe, ndërsa pajtueshmëria për “hapat e prekshëm” për zbatimin e saj, është ajo që e dëshiron përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton, nga takimi i sotëm Hashim Thaçi – Ivica Daçiq. Kështu u tha gazetarëve sot në Bruksel, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e zonjës Ashton.
Ajo ka njoftuar se Ketrin Eshton në orën 16 së pari do të takohet ndaras me Daçiqin dhe Thaçin, e pastaj ata të gjithë së bashku do ta kenë një “darkë punuese”. Maja Kocijançiç tha se takimi i sotëm mund të zgjasë më gjatë, ndërsa qëllimi është arritja e një pajtueshmërie të qartë për zbatimin e marrëveshjes për normalizim.

 

Pak dhe Kacin deklarohen rreth marrëveshjes

Eurodeputetja Doris Pak konsideron se kryeministrat, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq do të duhej që të gjejnë mënyrën për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar më 19 prill, e që do të ishte në interesin më të mirë për të dyja vendet. Në të njëjtën kohë raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian Jellko Kacin në një deklaratë për Dojçe Vellen ka thënë se pret që në takimin e sotëm të dy kryeministrat, përveç tjerash duhet të bisedohet edhe për atë se çka pas një korrikut, kur Serbia pritet ta marrë datën e anëtarësimit në BE, nëse marrëveshja e Brukselit fillon të impementohet.

 

Westerwele nxit Kosovën dhe Serbinë të zbatojnë marrëveshjen

Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwele u bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të pajtohen për rrugët e zbatimit të marrëveshjes së arritur një muaj më parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ai qëndroi në Beograd dhe në Prishtinë për të inkurajuar palët që të merren vesh, një ditë para takimit të kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç në Bruksel. Ministri gjerman tha se pas marrëveshjes së arritur tani duhet të hidhen hapat e në zbatimin e saj në mënyrë të dukshme.

 

Ai tha se zbatimi do të jetë një detyrë e vështirë Ai kërkoi nga Prishtina dhe Beogradi maturi politike në mënyrë që të mundësojnë miratimit e planit të zbatimit gjatë takimit të nesërm ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiç në Bruksel. Ai theksoi se Bashkimi Evropian mund të marrë vendime të rëndësishme për proceset integruese të Serbisë dhe Kosovës dhe varësisht përparimeve në bisedime më pas edhe Bundestagu gjerman, gjatë qershorit, do të vendos nëse do të mbështesë aspiratat e palëve për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Qëndrimi i Gjermanisë rreth kësaj çështjeje vlerësohet vendimtar për shkak të qëndrimeve të saj kundruall kushteve që duhet të plotësohen nga pala serbe për një gjë të tillë.

                                                                                                                                                                                                      

Situata në veri e paqëndrueshme për shkak të incidenteve

Situata në veri të Mitrovicës gjatë javës së fundit ka qenë e qetë, por edhe e paqëndrueshme për shkak të disa incidenteve që kanë ndodhur. Kështu u vlerësua sot në takimin e Komitetit të Sigurisë, që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.  Po ashtu në mbledhje u tha se duke pasur parasysh pritjet që të arrihet dakordimi për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, atëherë edhe gjendja në terren bëhet më e ndjeshme. Për këtë ai shtroi nevojën për shtim të masave të sigurisë në veri.  Por u theksua se duhet të vazhdojë bashkërendimi i veprimeve ndërmjet institucioneve dhe strukturave të sigurisë, në mënyrë që të shmanget shkallëzimi i situatës. 

 

Serbët e veriut nuk e duan Marrëveshjen e Brukselit

Serbët e veriut të Kosovës e kanë kundërshtuar Marrëveshjen e Brukselit, por megjithatë ata kanë theksuar se janë duke pritur që t’i shohin detajet e planit të zbatimit të saj. Një nga përfaqësuesi i serbëve të veriut, Radenko Nedelkoviq, i cili ka qenë pjesëmarrës në takimin e liderëve serbë të veriut të Kosovës me Vuçiqin, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se çështja e marrëveshjes së Brukselit, nuk ka qenë fare temë e bisedës në këtë takim. Por, Milan Ivanoviq nga Këshilli Kombëtar Serb, gjithashtu pjesëmarrës në takimin e fundit me Vuçiqin, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në këtë takim është biseduar për të gjitha temat. Sipas tij, qëndrimi i serbëve të veriut për marrëveshjen e Brukselit, por edhe qëndrimi i Beogradit zyrtarë, nuk kanë ndryshuar. Kundërshtimi i marrëveshjes së Brukselit nga serbët e veriut të Kosovës, kishte tensionuar raportet e tyre me Beogradin zyrtarë, duke krijuar një hendek mes tyre, të cilin përmes takimeve janë përpjekur që ta ngushtojnë. Por, Nedelkoviq ka theksuar se qëndrimi i serbëve të veriut për marrëveshjen është i qartë dhe i pandryshuar deri më tani.

 

Toleranca e mosdiskriminimi, OSBE mblidhet në Tiranë

Kryeministri Sali Berisha ka shprehur angazhim të plotë të Shqipërisë për të bashkëpunuar me OSBE ne fushën e tolerancës dhe mosdiskriminimit. Në fjalën e tij përshëndetëse në hapje të Konferencës së nivelit të lartë të OSBE-së mbi Tolerancën dhe Mosdiskriminimin, Berisha kujtoi se Shqipëria është shembull shumë i fortë i tolerancës fetare dhe bashkëjetesës në paqe mes komuniteteve. “Shqiperia është shembull i shkëlqyer i tolerancës fetare, në këtë vend toleranca fetare është një virtyt shumë i madh apo edhe marrëdhëniet ndërfetare brenda vendit, asnjëherë nuk kane qenë ndonjë problem serioz”- tha Berisha. Ai ka theksuar me tej se Shqiperia është shumë e angazhuar të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë ata që duan të angazhohen në këtë luftë për përmirësimin e shoqërive tona. Përfaqësuesi i Ukrainës, në cilësinë edhe të Kryetarit të radhës së OSBE-së Yevhen Sulima ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm parandalimin e krimeve të urrejtjes.

                                                                                                                                                                                               

Mbetet rreziku për kthimin e vizave për Serbinë e Maqedoninë

Katër vende anëtare të Bashkimit Evropian sërish aktualizojnë çështjen e suspendimit të mundshëm të regjimit të vizave për vendet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Serbinë e Maqedoninë, lajmëron “Dojçe Vele” në gjuhën maqedonase. Përkundër numrit të zvogëluar të azilkërkuesve gjatë muajve të fundit, ministrat e brendshëm të Gjermanisë, Austrisë, Holandës dhe të Britanisë së Madhe, në letrën drejtuar Kryesisë irlandeze të BE-së, të dërguar më 25 prill, kërkojnë që kjo temë të vihet në rend dite në takimin e Këshillit për drejtësi dhe punë të brendshme të caktuar nga mesi i qershorit. “Pezullimin e lëvizjes së lirë në Evropë për shkak të qindra njerëzve të varfër nga Serbia e Maqedonia, të cilët kërkojnë jetë më të mirë në Gjermani, e konsideroj si temë në kontekst të zgjedhjeve të ardhshme“, ka deklaruar Memet Kiliç, deputet në Bundestagun gjerman.

 

Nga stuhia shumë të vdekur dhe të plagosur në Okllahoma

Së paku 91 njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur dhe zhdukur nga një stuhi e madhe me erëra të fuqishme, me shpejtësi deri në 320 kilometra në orë, në shtetin Okllahoma në Shtetet e Bashkuara. Spiralja natyrore me gjerësi afro një kilometër, mbrëmë e ka goditur qytetin Mur, që është një lagje e qytetit të Okllahomës. Stuhia shkatërroi çdo gjë, prej shtëpive e deri te veturat nëpër rrugë. Sipas Zyrës së kontrollit mjekësor në Okllahoma, në mesin e atyre që humbën jetën janë edhe 20 fëmijë. Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shpallur gjendje të shkatërrimit madhor në rajon dhe ka urdhëruar autoritetet federale që të ndihmojnë në përpjekjet për ripërtëritje.

 

SHBA përpiqet për konferencë paqeje për Sirinë

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti amerikan, Barak Obama, ka shfaqur shqetësim lidhur me involvimin e Hezbollahut në Siri, gjatë një bisede telefonike me presidentin e Libanit, Michel Sleiman.  Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shkon sot në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të organizuar një konferencë paqeje për Sirinë. Ai do të bisedojë me zyrtarë rusë për këtë çështje. Plani i tyre parashikon të sjellin së bashku opozitën dhe qeverinë siriane, në kërkim të një autoriteti të ri kalimtar për t'i dhënë fund luftimeve në Siri. Përpjekja e re për t’i dhënë fund dhunës synon të sjellë së bashku për herë të parë të dërguarit e qeverisë së Presidentit Bashar al Assad dhe kundërshtarët e tij. Megjithëse Uashingtoni dhe Moska mbështesin palë të ndryshme në konflikt, Sekretari i Shtetit John Kerry thotë se ata janë të bashkuar për çështjen e një qeverie kalimtare në Siri. Analisti i Institutit të Paqes Steve Heydemann thotë se Damasku nuk pranon bisedime lidhur me çështjet thelbësore të konfliktit. Presidenti Asad thotë se nuk do të japë dorëheqjen. Por kjo mbetet një kërkesë kyçe e grupit kryesor të opozitës.

 

Shkëmbim të shtënash izraelito-siriane në Rrafshnaltën e Golanit

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se patrullat e saj u ishin nënshtruar të shtënave nga armët nga Siria në Rrafshnaltën e Golanit. Ushtria tha se nga sulmi është dëmtuar një makinë, por nuk ka pasur viktima në njerëz. Sipas kumtesës, patrulla izraelite e ka kthyer zjarrin, duke qitur në burim dhe ka raportuar për goditje direkte”.Në kumtesën e Izraelit nuk jepen detaje të tjera lidhur me këtë incident, që ndodhi gjatë natës. Izraeli e ka okupuar Rrafshnaltën e Golanit gjatë luftës në vitin 1967. Por, ky vend strategjik herë pas here sulmohet nga të shtënat nga lufta civile në Siri, ndërsa forcat izraelite, megjithëqë vlerësohet se zjarri është i rastësishëm, ndonjë herë i kthejnë të shtënat.

                                                                                                                               

Kryeministri irakian premton ndryshim të strategjisë e sigurisë

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, thotë se do ta ndryshojë strategjinë e sigurisë.Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë, pas një vale të dhunës në gjithë Irakun, nga e cila u vranë së paku 70 njerëz.Maliki tha se qeveria e tij do të “bëjë ndryshime në postet e larta dhe të mesme të atyre që janë përgjegjës për siguri dhe për strategji të sigurisë”. Ai ka shprehur përkushtim se ekstremistët “nuk do të mund ta kthejnë Irakun në konflikt sektar”, nga i cili gjatë viteve të kaluara janë vrarë mijëra vetë.

                                                                                                                                                                               

Do të  punojnë  5 shtëpi të shëndetit

Shtëpitë e shëndetit në Bllokun 5, Nova Varosh, Konik, Tuz dhe Gollubovc  do të punojnë gjatë festës me rastin e Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi , është kumtuar nga Shtëpia e Shëndetit në Podgoricë. Theksohet se mjeku i zgjedhur për të rriturit në Bllokun 5, Nova Varosh dhe në Konikë do të punojnë prej ores 7 deri në ora 21, kurse në Tuz dhe Gollubovc  prej orës 7 deri në ora 15.  Mjeku i zgjedhur për fëmijë do të punojë në Nova Varosh prej orës 7 deri në orën 21.  Edhe shërbimet tjera që i ofrojnë këto shtëpi të shëndetit gjatë ditëve të festës do të punojnë po ashtu prej orës 7 të mëngjesit deri në orën 21 të mbrëmjes.

 

Nesër destabilizim i motit

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët dhe relativisht i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare, në veri deri e fortë nga drejtimet e jugut.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: më Ulqin 27 gradë, në Podgoricë, Tivar, H. Novi e Budvë 26,  B. Pole e Beranë 25, Plavë e Rozhajë 24, Cetinë, Plevle e Kollashin 23, në Nikshiq 22 dhe në Zhablak 18 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut. Në orët e mbrëmje dhe gjatë natës reshje më intensive. Do të fryjë erë mesatare deri  e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 17 kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 26 g. C.                                                                                                                                                                        

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се