Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

24. 05. 2013. 16:17 >> 17:38

LAJMET 24.05.2013

24. 05. 2013.

Për ligjin e shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve me 31 maj

Seanca kuvendore në të cilën do të debatohet për iniciativën e opozitës që të sjellet lex specialis me të cilin do të shpallshin të pa vlefshme zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi, do të mbahet me 31 maj.

Nënkryetari i Parlamentit Baranko Radulloviq deklaroi sot se mbledhjen e kolegiumit të kryetarit të Kuvendit është vendosur që me 31 maj, Parlamenti të shqyrtojë edhe propozimin për  formimin e Këshillit anketues për aferën “Inçizimi” . Lex specialis parasheh shpalljen e pa vlefshme të zgjedhjeve presidenciale dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja deri me 31 gush. Radulloviq theksoi se Kuvendi do të debatojë edhe për vendimet e opozitës për ndërtimin e besueshmërisë në procesin zgjedhor ku parashihet formimit i grupit punues për ndryshimin e legjislaturës zgjedhore. Këto vendime parashohin edhe zgjedhjen e kryeprokurores shtetërore me shumicën e dy të tretave në Parlament, ndërsa Radulloviq pohoi se në mbledhjen e paraparë do të tentohet që të arrihet konsensusi për këtë çështje në mënyrë që, siç theksoi, të tejkalohet kriza e madhe politike.

                                                                                                                                                                               

Zvogëlohet numri i grupeve kriminale

Këshilli për mbrojtje dhe siguri, me votat e koalicionit në pushtet, e pranoi raportin e punës të Agjencisë për Sigurinë Nacionale për vitin e kaluar, ku theksohet se në Mal të Zi ka më pak grupe kriminale se sa në vitin 2011.

Deputetet e PSP dhe të Malit të Zi Pozitiv ishin të përmbajtur.”Numri i grupeve kriminale në krahasim me vitin 2011 është më i vogël, kështu që ne me këto grupe dhe kriminalitetin e organizuar do të merremi me kontiunitet”, deklaroi kryetari i Këshillit, Mevludin Nuhoxhiq, pas mbledhjes e cila ishte e mbyllur për opinion. Ai theksoi se Këshilli e vlerësoi të rëndësishëm vazhdimin e grumbullimit, analizës dhe vlerësimit të të dhënave të cilat për shkak të karakterit dhe shkallës së sigurisë nga rreziku mund të renditen në kategorinë e aktiviteteve kriminale.

                                                                                                                                                               

Zhuriq anëtar i senatit të IRSH

Këshilli administrativ i Kuvendit të Malit të Zi zgjodhi sot anëtarin e katërt të Senatit të Institucionit  Revizor të Shtetit, Radulle Zhuriq. Për Zhuriq, i cili ishte i punësuar në këtë institucion, votuan 5 nga 7 anëtarët e pranishëm në Këshill. Përveç tij, për këtë vend kishin konkurruar edhe Bilana Vuksanoviq, Nella Qukoviq dhe Dragosllav Miniq. Në javën e ardhshme pritet që të konvokohet mbledhja e re e Këshillit Administrativ në të cilin do të zgjidhet anëtari i pestë dhe njëkohësisht do ti rekomandohet Kuvendit kryetari i Senatit të këtij institucioni. Institucioni revizor i shtetit (IRSH) të katërtin vit me radhë funksionon në përbërje jo të plotë respektivisht pa anëtarin e pestë  derisa kryetari i deritashëm i Senatit Mirosllav Ivanisheviq, në fund të muajit mars të këtij viti dha dorëheqje për shkak të disa incizimeve  ë publikuara në rrjetin “Youtube”.

 

Së bashku të dalim nga kriza

Në Budvë  sot po vazhdon punimet “Samiti 100” në të cilin po marrin pjesë zyrtarë të lartë dhe afaristë të vendeve të rajonit. Në punën e Samitit marrin pjesë kryeministrat e Malit të Zi dhe Serbisë Millo Gjukanoviq dhe Ivica Daçiq, kryetari i këshillit të ministrave të Bosnjë Hercegovinës Vjekosllav Bevanda dhe zyrtarë tjerë të lartë nga Sllovenia,

Kroacia dhe Maqedonia. Në ditën e dytë të punimeve të këtij samiti afaristët bisedojnë për paraqitjen e përbashkët në tregjet lokale dhe të botës së tretë e posaçërisht po shqyrtohen temat siç janë ushqimi, bujqësia, energjetika, turizmi, teknologjia informative dhe ndërtimtaria. Përndryshe në hapjen e samitit, që u zhvillua dje në Budvë,  kryeministri i Malit të Zi vlerësoi se ky vend po ndërton marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe beson në të ardhmen, në bashkëpunim dhe lidhjet të cilat do të kontribuojnë në konkurrencën e shëndoshtë në rrugën drejtë integrimeve ekonomike dhe politike në UE. “Shtetet e rajonit më parë duhet të jenë të lidhura së bashku dhe të integruara në mënyrë që sa më qartë të prezantojnë interesat e veta në skenën globale”, tha Gjukanoviq. Qëllimi i “Samitit 100” është që këtë vit të demonstroi vendosmërinë e liderëve afarist që të marrin pjesën e vetë të përgjegjësisë në formimin e vizionit dhe kushteve për forcimin e konkurrencës të ekonomive nacionale por edhe të potencialit të përgjithshëm të konkurrencës në Evropën Jug-lindore.

 

Gjukanoviq bisedoi me Daçiq

Marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Serbisë janë shumë të mira dhe shkojnë drejtë përparimit më të mirë, vlerësuan gjatë takimit kryeministrit e këtyre dy vendeve Millo Gjukanoviq dhe Ivica Daçiq. Duke konstatuar se Mali i Zi dhe Serbia ndajnë qëllime të përbashkëta evropiane, Gjukanoviq dhe Daçiq theksuan rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ekonomike me qellim të përmirësimit të kualitetit të jetës të qytetarëve të të dy vendeve. Në takim, i cili u zhvillua me margjinat e “Samitit 100” u arrit  pajtimi për vizitën zyrtare të kryeministrit serb Daçiq, në vjeshtë të këtij viti, u kumtua nga Qeveria e Malit të Zi. Gjithashtu theksohet se bashkëbiseduesit  shkëmbyen mendimet për çështjet aktuale politike në rajon duke konstatuar se ardhmëria e vendeve të rajonit është në UE,

 

Mali i Zi ende nuk po merret me probleme të mëdha

Mali i Zi në procesin e integrimeve në UE ka arritur rezultate të mira mirëpo, çështja e problemeve të mëdha do të vihen në rend të ditës, deklaroi shefi i delegacionit të UE në Podgoricë Mitja Drobniç, duke vlerësuar se partitë politike kanë mbetur mbrapa në procesin e sjelljes së vendimeve të nevojshme.

Për ndryshe sot në Podgoricë në Fakultetin Ekonomik u prezantua një projekt i UE i cili realizohet si projekt trevjeçar në avancimin e mësimit në lëndët e drejtimit “Integrimet ekonomike evropiane”. Dobniç duke iu drejtuar studentëve tha se duhet pasur para sysh se Mali i Zi ende gjendet në fazën e tranzicionit dhe se vonon me këtë proces për shkak të ngjarjeve specifike historike, duke shtuar se duke marr parasysh pikënisjen, mund të thuhet se vlerësimi është pozitiv.

                                                                                                                                                                               

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia dhe Bosnja nënshkruan mbrëmë në Tiranë një marrëveshje për mbështetje dhe bashkëpunim në realizimin e projektit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline i cili parashikon furnizimin me gaz të Europës nga fusha e Shah Denizit në Azerbajxhan.

Gjurma e gazsjellësit kalon nga Greqia, Shqipëria duke patur si terminal të tij Italinë. Marrëveshja e mbrëmshme synon realizimin e një degëzimi të gazsjellësit edhe në vendet e rajonit Ballkanik. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm dhe Integrimit Evropian i Malit të Zi, Igor Lukshiq, Ministri i Jashtëm shqiptar Aldo Bumçi, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Bosnje Hercegovinës, Zlatko Lagumdzija dhe zëvendësministri i Jashtëm I Kroacisë, Joshko Klisoviç, nënshkruan mbrëmë tekstin e një marrëveshje që përveç interesit direkt ekonomik të secilit vend, synon t’i shtojë edhe një dimension të ri tregu, projektit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline.

 

Ivanoviq u rekomandoi fermerëve që të punojnë më shumë

Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural nuk ka mjete për çfarëdo kërkesash të reja të prodhuesve të qumështit, deklaroi sot ministri Petar Ivanoviq dhe u rekomandoi fermerëve që sa më pak ta derdhin qumështin dhe më shumë të punojnë, që ti zvogëlojnë  shpenzimet e prodhimtarisë dhe të fillojnë ta paguajnë tatimin.

Ivanoviq, me rastin e ngjarjeve aktuale në sektorin e prodhimtarisë së qumështit dhe protestave të cilat dje i organizuan fermerët në disa komuna të Malit të Zi, tha se ministria nuk do të pranojë çfarëdo shantazhesh nga çdokush dhe do të vazhdojë që sistematikisht të vendos rend në sektorin e bujqësisë. “Ministria e bujqësisë nuk ka mjete në buxhet për çfarëdo përkrahje për këtë vit. Mund ti përsërisin kërkesat sa herë që duan “, tha Ivanoviq  në konferencën për gazetarët të organizuar në orën 12 pa 5 minuta  duke theksuar se beson se mesazhi është i qartë, pasi që edhe fermerët organizuan derdhjen e qumështit në të njëjtën orë një ditë më parë.

                                                                                                                                                                                   

Prona e Kripores përsëri në shitje

Drejtoria në falimentim e Kripores së Ulqinit “Bajo Sekuliq” shpalli sot tenderin e ri për pronën e kësaj kompanie me çmim fillestar prej 204 milion euro, 5 milion më pakë krahasuar me licitimin e mëparshëm i cili nuk pat sukses. Të interesuarit për blerjen e pronës s Kripores ofertat mund ti paraqesin deri me 18 qershor. Blerësve potencial u ofrohet prona e pa tundshme si dhe  pajisjet teknologjike dhe të zyrave, makineria ndërtimore dhe mjetet transportuese. Të drejtë pjesëmarrje në këtë licitim kanë kompanitë vendase dhe të huaja por edhe individ të cilët do të paguajnë depozitin 1 % nga çmimi fillestar.

 

Arrestohet Liridon Kelmendi

Policia sot arrestoi Liridon Kelmendin, 30 vjeçar i lindur në Pejë, për të cilin ishte shpallur fletarrestim nacional. Nëpunësit e policisë kufitare të ekspoziturës të Rozhajës sot në mëngjes rreth orës 5 e 30, në vendkalimin kufitar “Kulla”, në hyrje të Malit të Zi e arrestuan Liridon Kelmendin. Siç u kumtua nga drejtoria e Policisë, për Kelmendin ishte shpallur fletarrestim nacional nga Kotorri në bazë të urdhrit të Gjyqit themelues me qellim të vuajtjes së dënimit me burg ku është dënuar me vendimin e këtij gjyqi, por veprën penale, nxitja e keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Kelmendi është dërguar në Entin për vuajtjen e sanksioneve penale në Podgoricë.

 

Marrëveshja ndryshoi perspektivën e Ballkanit Perëndimor

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, ka thënë se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë ka ndryshuar perspektivën e gjithë Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

“Serbia dhe Kosova kanë arritur marrëveshje historike”, ka thënë Fyle, duke hapur konferencën për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, e cila ka nisur në kryeqytetin irlandez. Ai ka theksuar se procesi i zgjerimit ka ruajtur vrullin dhe se do të vazhdojë edhe pas pranimit të Kroacisë në BE, më 1 korrik.
Fyle po ashtu ka thënë se vendet e rajonit tani duhet të përqendrohen në forcimin e sundimit të ligjit dhe në kapërcimin e krizës ekonomike, porse “nuk duhet të neglizhojnë as procesin e pajtimit dhe të vendosjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore”.


 

Daçiq, e rëndësishme që serbët e Kosovës të dalin në zgjedhje

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se është e rëndësishme që serbët e veriut të marrin pjesë në zgjedhje dhe të kenë një qasje të përbashkët në mënyrë që të mos udhëhiqen, siç ka thënë, nga “serbët e Thaçit”.  Ai ka njoftuar se qeveria serbe do të vendosë sot apo nesër për tekstin e propozuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Duke folur për bashkësinë e komunave serbe, Daçiq ka thënë se ajo duhet të konstituohet pas zgjedhjeve, që do të mbahen në tetor.  Lidhur me zgjedhjet lokale, Daçiq ka thënë se do të ngrihet një grup pune për të përcaktuar, së bashku me OSBE-në, dispozitat rreth zgjedhjeve, kush ka të drejtë të marrë pjesë, listat zgjedhore etj. Në fund, Daçiq është shprehur optimist se pas arritjes së marrëveshjes për planin e zbatimit, Serbisë në qershor do t’i jepet drita jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

 

Rusia e Serbia me marrëveshje për partneritet

Serbia dhe Rusia pritet që sot ta nënshkruajnë një marrëveshje për partneritet strategjik. Dokumenti pritet të nënshkruhet nga presidenti Vlladimir Putin dhe homologu i tij serb, Tomislav Nikoliq në Soçi. Mediat serbe thonë se marrëveshja bën thirrje për forcimin e lidhjeve në disa fusha që nga projektet e biznesit, ato tregtare dhe të infrastrukturës. Gjithashtu mbështetet një bashkëpunim më i ngushtë politik, në veçanti për Kosovën, shpallja e pavarësisë e së cilës në vitin 2008 nuk është njohur as nga Serbia e as nga Rusia. Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka thënë se vendi i tij është “mirënjohës” për mbështetjen e Rusisë në çështjen e Kosovës. Rusia, aleate tradicionale e Serbisë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron atë si të paligjshme.

 

Kanë vazhduar trazirat në Stokholm

Në disa lagje periferike të Stokholmit për të pestën natë me radhë ka pasur trazira. Raportet thonë se protestuesit dogjën nëntë makina dhe një shkollë, në të cilën zjarri u lokalizua shpejt.
Një zjarr është raportuar edhe në një stacion policie. Policia raportoi për të paktën tetë persona të arrestuar. Nuk ka pasur raportime për të lënduar. Trazirat që filluan në periferi të Husbyt janë përhapur në të gjithë Stokholmin. Dhuna u nxit nga të shtënat fatale të policisë ndaj një personi të moshuar. Sociologët gjithashtu fajësojnë papunësinë e lartë dhe izolimin në mesin e komunitetit të të rinjve emigrantë. Disa ekspertë gjithashtu fajësojnë problemet aktuale në rritjen e hendekut midis të pasurve dhe të varfërve në vendin nordik, ku një qeveri e qendrës së djathtë ka bërë hapa prapa për përfitimet sociale, që nga marrja e pushtetit në vitin 2006.

 

Rrëzohet ura mes SHBA-së dhe Kanadasë

Një urë është rrëzuar në shtetin veri-perëndimor të Uashingtonit, duke shkaktuar rënien e disa automjeteve dhe njerëzve në ujë. Policia kumtoi se ura me katër korsi ka pësuar diku në mes të rrugës mes Sietëll dhe Vankuverit të Kanadasë. Policia raportoi se nuk ka të vdekur. Ende nuk ka informacione se çfarë e ka shkaktuar shembjen. Ura është ndërtuar në vitin 1955. Shembja e saj vjen saktësisht 6 vjet pasi që një urë tjerër është rrëzuar në Minnesota dhe ngre shqetësimin për infrastrukturën e dobët në SHBA.

 

Opozita ofron Plan tranzicioni në Siri

Një figurë e njohur e opozitës siriane ka propozuar një plan tranzicioni në vendin e shkatërruar nga luftimet, duke i kërkuar Presidentit Bashar al Asad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij.Kreu në largim i opozitës kryesore në Siri, Koalicioni Kombëtar sirian, Moaz al-Khalib e publikoi sot planin në faqen e tij në Facebook, ndërsa u takua me anëtarë të tjerë të koalicionit të opozitës në Stamboll.

Ky koalicion, po shqyrtonte mundësinë e mbështetjes së një nisme amerikano-ruse, që i bën thirrje opozitës dhe qeverisë siriane të marrin pjesë në një konferencë paqeje muajin e ardhshëm, për t’i dhënë zgjidhje konfliktit që vazhdon prej dy-vjetësh.

 

Qeveria e Assadit merr pjesë në konferencën e paqes?

Ministria e Jashtme e Rusisë kumtoi sot se qeveria e presidentit sirian Bashar al-Asad ka rënë dakord në parim për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare të paqes në Gjenevë, konferencë kjo e propozuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Aleksandër Lukasheviq tha se është e pamundur që të caktohet data e konferencës tani, pasi “nuk ka qartësi rreth asaj se kush do të flasë në emër të opozitës dhe çfarë kompetenca do të kenë ata.” Ndërkohë, Koalicioni Kombëtar Sirian i opozitës po vazhdon bisedimet në Stamboll për të vendosur nëse do të marrë pjesë në bisedimet e Gjenevës.

 

Nesër mot diçka më stabil

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme  dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare  vende vende deri e forte nga drejtimet e jugut.

Temperaturat në orën 14 u shënuan:  në Ulqin 22 gradë, Budvë, Tivat e Tivar 21, Podgoricë 20, Beranë 19, H. Novi 18, B. Pole e Rozhaj 17, Plevle 16, Plavë 15, Cetinë 14, Nikshiq 13, Kollashin 12, dhe në Zhablak 11 g.

Për nesër meteorologët  paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me interval me diell, vende vende janë të mundshme reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare në Veri dhe Bregdet deri e forte nga drejtimet e Jugut.

Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 22 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се