Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 05. 2013. 17:12 >> 17:34

LAJMET 23.05.2013

23. 05. 2013.

Gjukanoviq do të hap samitin e 100 biznes liderëve të rajonit

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq do të hap sot samitin dy ditorë me titull “100 biznes liderët e rajonit-Marrëveshje për kohën e re” i cili mbahet në Hotelin Splendit në Beçiq në të cilin marrin pjesë kryeministrat, zyrtarë të lartë dhe biznes liderët nga rajoni.

Samitin  i cili mbahet nën patronazhin e kryeministrit Gjukanoviq e organizojnë Atllas Fondacioni, Samiti 100 dhe asociacioni i menaxhere serbë në bashkëpunim me shoqatën kroate të punëdhënësve dhe shoqatën e menaxhere të Sllovenisë dhe njëkohësisht është tubimi i parë i këtij lloji në rajon. Kryeministri Gjukanoviq në margjinat e samitit do të ketë takimet bilaterale me kryesuesin e këshillit ministror të BH Vjekosllav Bevanda  dhe kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq. Në ditën e dytë të samitit Gjukanoviq do të marrë pjesë  dhe do të flas në panelin me titull “Marrëveshje për kohën e re” .

 

U jepet përkrahje Shukoviqit dhe Mihaleviqit

Anëtarët e Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët kanë dhënë sot mendim pozitiv ndaj propozimit që për ambasador fuqiplotë të Malit të Zi në selinë e shenjt , mbi bazat rezidenciale të emërohet Veselin Shukoviq. U përkrah edhe propozimi që në funksionin e ambasadorit fuqiplotë të Malit të Zi në Bullgari , mbi baza jorezidenciale  të emërohet Millomir Mihaleviq. Shukoviq dhe Mihaleviq kanë theksuar rëndësinë e misioneve të ardhshme, sfidat dhe planet e veprimtarisë së vetë gjatë mandateve të ardhshme. Anëtaret e Këshillit gjatë diskutimit kanë theksuar se fjala është për kandidatët të veçantë duke shprehur besimin se edhe misionet e tyre në këto vende do të jenë të suksesshme.

 

Krivokapiq në shënimin e 150 vjetorit të Lëvizjes punëtore

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq është ftuar të marr pjesë në ceremoninë e shënimit të 150 vjetorit të themelimit të Lëvizjes punëtore dhe social demokracisë në Evropë i cili do të mbahet në Lajpcig.

Nga kabineti i Krivokapiq është kumtuar se në tubim do të flasin presidentët e Gjermanisë dhe të Francës Joakim Gauk dhe Fronsoa Holland. Krivokapiq siç është theksuar do të marr pjesë edhe në Samitin e liderëve të partive të socialistëve evropianë në të cilën do të flitet për kandidatin për kryetar të Komisionit evropianë të Lëvizjes së majtë në UE për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen të vitin e ardhshëm.

 

Përshëndesim vendimin e Konjeviqit

Aleanca qytetare përshëndet vendimin e ministrit për punë të brendshme Rashko Konjeviq qe të gjithë policët e dënuar për shkeljen e të drejtave të njeriut të largohen nga policia kurse të dyshuarit dhe kundër atyre që janë nisur procedurat penale po ashtu të largohen nga puna deri në fund të procedurës. 

 

Marrëdhënia e punës në bazë të ligjit u ka pushuar 5 punëtorëve sepse janë të dënuar , kurse 7 janë suspenduar sepse  procedura është në vazhdim. Nëse do të dënohet do të dënohen edhe atyre tu pushojë marrëdhënia e punës , por nëse lirohen do të kthehen në punë. Ky është rekomandim të cilin e kemi dhënë në bazë të rezultateve të monitorimit të gjendjes së drejtave të njeriut të cilin e realizojmë tash një kohë të gjatë , thuhet në kumtesën e Aleancës qytetare.

 

Të formohet forcë e re politike dhe të shpërbëhet koalicion

Në Mal të Zi duhet formuar një forcë e re politike  e cila do ta ringjall shtetin, konsideron deputeti i Partisë social demokratike Xhavid Shaboviq duke shtuar se realizimin e kësaj ideje së shpejti do ta iniciojë në organet e Partisë së vetë.

 

Sipas fjalëve të tij forcën re politike do ta përbënin Partia social demokratike, Mali i Zi pozitiv, PSP, Lëvizja për ndryshime, Partia Liberale, Partitë e pakicave dhe vetëm disa deputetë të PDS. Nëse kjo lëvizje formohet gjatë këtij viti, kjo donë të thotë se PSD do ta braktis koalicionin me PDS. Ai është i mendimit se diçka duhet të ngjajë sepse situata në shtet  është e pa durueshme. Ai për gazetën Dnevne Novine ka vlerësuar se PSD është Parti e cila nuk dëshiron të lejojë shkatërrimin e Malit të Zi duke shtuar se ka zgjidhje të cilat do ta ringjallin shtetin.

 

Anëtarët e Këshillit do të debatojnë nesër për raportin e ASN

Këshilli për mbrojtje dhe siguri do të shqyrtojë nesër raportin për punën e agjencisë për sigurinë nacionale për vitin e kaluar. Mbledhja do të mbahet në lokalet për shqyrtimin e materialeve me shkallë të caktuar të fshehtësisë , është kumtuar nga Parlamenti. Mbledhjen e ka caktuar kryetari i Këshillit Mevlludin Nuhoxhiq.

 

Qumështi derdhet në 4 komuna

Prodhuesit bujqësor sot në 5 minuta para mesditës , në shenjë proteste e kanë derdhur qumështin në 4 komuna të Malit të Zi. Prodhuesit , sasirat simbolike të qumështit i kanë derdhur në Danillovgrad, Nikshiq , Plevle dhe Beranë. Prodhuesit kërkojnë që të rritet çmimi grumbullues i qumështit i cili siç theksojnë tash 10 vjet është i njëjtë.

 

Ata kërkojnë që çmimi bazë i qumështit të jetë 37 cent  i cili sot u paguhet vetëm prodhuesve të mëdhenj , kurse çmimi grumbullues i qumështit nga fermat e vogla më së shpeshti nuk i kalon 30 cent, ka theksuar dje kryetari i Unionit të shoqatës së blegtorëve nga Veriu i Malit të Zi Millko Zhivkoviq.

 

Pajtueshmëri parimore për zbatimin e marrëveshjes

Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri parimore për zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit.
Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq kanë përmbyllur të mërkurën në Bruksel bisedimet e nisura një ditë më parë, me qëllim të arritjes së dakordimit për planin e zbatimit.

 

Nga zyra e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është edhe ndërmjetësuese e procesit, është thënë se Thaçi dhe Daçiq "kanë rënë dakord për një tekst të caktuar, për të cilin do të diskutojnë".
"Ata do të jenë në kontakt me mua deri në fund të javës", ka thënë baronesha Ashton.
Kryeministri Thaçi ka thënë se bëhet fjalë për pajtueshmëri parimore dhe se fjalën kryesore do ta kenë qeveritë e të dyja vendeve. Ngjashëm është shprehur edhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se është arritur deri te një tekst, i cili përfshin planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, por për të cilin do të deklarohen qeveritë e Serbisë dhe të Kosovës.

 

Daçiq: Qeveria nesër ose pasnesër diskuton zbatimin e marrëveshjes

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar sot se Qeveria serbe nesër ose pasnesër do të vendos mbi tekstin e propozuar të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe lidhur me këtë do ta njoftojë me shkrim Ketrin Eshton, deri në fund të javës. Në një konferencë për gazetarë Daçiq ka thënë se është harmonizuar teksti i cili në përgjithësi përbëhet nga shumë fusha.Çështja e parë janë ligjet që duhet të ndryshohen nga të dy palët. “Kur e them këtë duhet të kuptoni se ky plan nuk hynë në detaje, veç i përcakton afatet dhe veprimet që duhet të realizohen. Më parë do të formohet grupi i përbashkët i punës ku secila palë do të jep propozimin se cili nga ligjet lypset të ndryshohen dhe në cilin afat. Afatet janë shumë të shkurta, sepse është me rëndësi që të zbatohet marrëveshja por kjo është e pamundshme të bëhet nëse nuk ndryshohen ligjet”, ka rekomanduar Daçiq.Kur është fjala mbi Bashkësinë e komunave serbe (BKS), Daçiq ka thënë se do të duhej të konstituohet pas zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor. Pika tjetër, sipas fjalëve të tij, është policia.

 

Maqedonia do ta ndihmojë Kosovën në integrimet evropiane

Kryetari i Komisioni për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë, Hajrullah Misini u zotua se do ta mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Ai këto komente i bëri pas takimit me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri. Gjatë ditës Misini do të takohet edhe me presidenten Jahjaga. Maqedonia është e gatshme të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Kreu i Komisionit për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë, Hajrullah Misini tha se do ta njoftoj Kosovën me të gjitha përvojat e kaluara gjatë procesit për arritjen e liberalizimit të vizave.  Misini tha se 25 marrëveshjet e arritura në fusha të ndryshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë tregojnë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet këtyre dy vendeve. Ndërkaq, Kreu i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri tha të ketë biseduar me Misinin edhe anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale.

 

Kosovë: Arrestohen pesë persona për krime lufte

Policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë arrestuar pesë persona, nën dyshimet për krime lufte."Pesë individët janë duke u hetuar për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc (komuna e Skënderajt). Një i dyshuar gjithashtu po hetohet për vrasjen e një civili si krim lufte", thuhet në komunikatën e publikuar nga EULEX-i.
Emrat e të arrestuarve nuk janë publikuar ende. Arrestimet janë urdhëruar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

 

Çeku vizitë zyrtare në Bruksel

Me ftesë të zëvendëssekretarit gjeneral të NATO-s, ambasadorit Aleksander Vershbow, të enjten, ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Agim Çeku së bashku me komandantin FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratin, udhëtuan për në Bruksel, ku do të zhvillojnë takime të shumta me personalitetet më të larta të NATO-s.

 

Delegacioni i Ministrisë së FSK-së, i udhëhequr nga Agim Çeku, fillimisht do të zhvillojë një takim, me zëvendëssekretarin Gjeneral të NATO-s, ambasadorin Vershbow, me të cilin do të bisedojnë për të arriturat e FSK-së, si dhe për të ardhmen e saj. Delegacioni i FSK-së, më pastaj, do të ketë takime të ndara me Catherine Wendt, shefe e Njësisë C1, (njësia për Kosovë) në Komisionin e Drejtorit Gjeneral për Zgjerim, me ambasadorë të NATO-s, si dhe me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm për Shërbim të Jashtëm Evropian, Maciej Popowski.

 

Liderët maqedonas mund të zhbllokojnë procesin e integrimit

Jelko Kacin, nënkryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, ka thënë se ndjehet i shqetësuar për zhvillimet politike në Maqedoni, sidomos në periudhën e fundit.  “Është koha e fundit që liderët maqedonas të përballen me faktin se zhbllokimi i integrimit të vendit të tyre varet plotësisht tek ta”, theksoi Kacin duke shprehur shqetësime për lirinë e mediave dhe mungesën e dialogut midis pushtetit dhe opozitës.
Sipas tij, liderët politik të këtij vendi duhet të bëjnë çmos që është në fuqinë e tyre për të siguruar të ardhmen evropiane të vendit të tyre, ashtu që duhet arritur kompromisi për çështjen e emrit me Greqinë. Eurodeputeti slloven Kacin theksoi se kryeministri Nikolla Gruevski dhe ai grek Samaras duhet të mësojnë shumë nga episodi i arritjes së marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.

 

Në Shqipëri, arrihet konsensusi për statusin

Në Shqipëri, debati mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin e ligjeve për statusin kandidat vazhdon prej gati një viti të mbajë mbërthyer jetën politike në vend. Por tashmë kur po hyjnë edhe zyrtarisht në periudhën e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, duket se po arrihet një kompromis për miratimin e tyre. Kjo gjë do t’i hapte rrugën dhënies së statusit kandidat nga Komisioni Evropian. Jo automatikisht por pasi KE të vlerësojë se Shqipëria ka plotësuar kushtet e mbetura. Nga Kukësi, Berisha u shpreh i gatshëm për miratimin e tyre.

 

Londër, hetohet vrasja e ushtarakut britanik

Autoritetet britanike kanë konfirmuar se personi i masakruar dje në Londrën jug-lindore ishte pjesëtar i forcave të armatosura të Britanisë së Madhe. Në hetimet e saj, ndërkaq, policia britanike nuk përjashton asnjë pistë, mirëpo aktualisht po e trajton atë si “një sulm terrorist me karakter islamik”. Agjentët kanë deklaruar se dy agresorët janë përpjekur ta filmojnë vrasjen dhe u kanë kërkuar edhe kalimtarëve ta bëjnë këtë, duke thirrur herë pas here “Allahu është i madh”. Kryeministri David Cameron e cilësoi ngjarjen si “shumë tronditëse” dhe ka thirrur Komitetin e Krizës së qeverisë, i njohur ndryshe me emrin Kobra, që mblidhet vetëm në rastet kur mund të cenohet siguria kombëtare. “Vrasja e ushtarit britanik në rrugët e Londrës është krimi më i frikshëm, një gjë e pa ndodhur kurrë më parë dhe ka tregues të fortë se episodi lidhet me terrorizmin”, deklaroi Cameron nga Parisi, ku ndodhej në një vizitë zyrtare. Dy sulmuesit, persona me ngjyrë, fillimisht e shtypën ushtarakun me veturën e tyre, pastaj e tërhoqën zvarrë dhe e vranë duke i prerë kokën, pak metra larg një kazerme të Artiljerisë Mbretërore.

 

Vazhdojnë trazirat në Stokholm

Të rinj të zemëruar në Stokholm kanë djegur një restorant, më shumë se 30 makina dhe kanë plagosur tre policë. Trazirat kanë vazhduar për të katërtën natë me radhë dhe ato kanë shpërthyer pas disa të shtënave fatale të policisë.
Më 13 maj, policia ka qëlluar për vdekje një 69-vjeçar, duke tundur një hanxhar në një lagje të Stokholmit. Incidenti ka shkaktuar akuza për brutalitetin e policisë.
Gjatë katër ditëve të kaluara, protestuesit kanë dëmtuar edhe dyqane, një shkollë, një çerdhe, një stacion të policisë dhe një qendër të artit.
Dhuna, për të cilën disa thonë se rrjedh nga zemërimi i të rinjve me papunësinë dhe diskriminimi i dyshuar i imigrantëve, ka tronditur kombin.
Kryeministri i Suedisë, Frederik Reinfeld, ka fajësuar “huliganët” për trazirat dhe ka bërë thirrje për qetësi.

 

Nga një makinë bombë në Pakistan, vriten 12 njerëz

Policia në Pakistan ka bërë të ditur se nga një bombë e kurdisur në një automjet në jugperëndim të vendit, janë vrarë 12 njerëz, përfshirë 11 policë. Autoritetet e rendit kanë thënë se në sulmin e sotëm në Kueta janë plagosur edhe më shumë se 20 njerëz të tjerë. Mësohet se bomba ka pasur në shënjestër automjetin, që barte forca speciale të policisë. Kueta është kryeqyteti i provincës Baluçistan, e cila është strehë e militantëve të dhunshëm. Ajo ka qenë qendër e kryengritësve nacionalistë, të cilët duan pjesë më të madhe të burimeve natyrore të rajonit.

 

Izrael: Kerry takon Netanyahun, kërkon bisedime paqësore

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka arritur në Jerusalem, për të bërë presion për vazhdimin e bisedimeve për paqe ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.
Kerry sot takoi kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe e lavdëroi “seriozitetin” e tij në synimin për avancimin e procesit të paqes. Zyrtari i lartë amerikan tha se shpreson se përpjekjet “e kujdesshme dhe të durueshme” do të ndihmojnë në arritjen e paqes në rajon, megjithë atë që ai e përshkroi si “skepticizëm në disa kuarte” dhe “vite të hidhura të zhgënjimit”. John Kerry nuk ka shpallur ndonjë strategji për sjelljen e të dy palëve në tryezën e bisedimeve.Planifikohet edhe takimi i zotit Kerry me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, në Rramallah, më vonë gjatë ditës.

 

Nesër, mot kryesisht i vranët

Sot në Mal të ZI mban mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të shiut.  Frynë erë mesatare , vende- vende e fortë nga drejtimet jugore.

Temperaturat: Tivar, Ulqin e Tivat 20, Podgoricë 19, Budvë 18, Beranë, Cetinë, B. Pole e Rozhaj 14, Nikshiq 13, Kollashin 12, Plevle e Shavnik 11 dhe në Zhablak 6 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet jugore.  Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 22 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се