Žabljak
Vedro
7.1 °C
Pljevlja
9
-3.1 °C
Herceg Novi
Pretežno oblačno
11.6 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
0.2 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
0.7 °C
Bar
Pretežno oblačno
15.4 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
6.8 °C
Ulcinj
Umjereno oblačno
8.3 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
1.5 °C

Ditari

22. 05. 2013. 17:26   >>  17:45 0

LAJMET 22.05.2013

22. 05. 2013.

M. Gjukanoviq;Dita e pavarësisë , unifikon të gjitha fitoret  në historinë e famshme të Malit të Zi

 

Kretimi i ditës së pavarësisë i bashkon të gjitha  fitoret e Malit të Zi gjatë historisë së tij të famshne dhe unike liridashëse, ka theksuar mbrëmë kryeministri , Millo Gjukanoviq.

Ai, në pritjen me rastin e Ditës së pavarësisë, në Vilen Gorica,  ka theksuar se 21 maji i vitit 2006, nuk është vetëm ditë e rëndësishme e hapit historik përpara në rivendosjen e pavarësisë shtetërore.

Sipas fjalëve ti tij kjo datë e përforcuar me vetëbesimin dhe vetrespektimin e treguar të qytetarëve të cilët kanë vërtetuar gatishmërinë që të mbajnë  barrën e përgjegjësisë për të ardhmen e vetë, është  bërë edhe datë e kohës moderne malazeze.

Gjukanoviq, ka theksuar se pavarësia e tillë e realizuar është një faqe e re e historisë malazeze e shkruar  me virtyte të reja të Malit të Zi modern.

Sot Mali i Zi , siç ka theksuar , është shoqëri stabile,  shumë etnike ,  në proces të zhvillimit dinamik demokratik dhe ekonomik , shtet i cili falë reformave të suksesshme  gjithëpërfshirëse  me shpejtësi  përvetëson  pjesët e rrugës  mjaft sfiduese  drejtë anëtarësimit në UE dhe NATO.

Ai ka shtuar se të gjitha përpjekjet e mëtejme dhe sukseset e ardhshme duhet të bazohen në zhvillimin e institucioneve të forta shtetërore të aftësuara për sjelljen e vendimeve kompetente dhe me përgjegjësi shtetërore. Institucionet e tilla janë e vetmja garanci jo vetëm e pavarësisë por edhe e zhvillimit të demokracisë , të ardhmes sonë evropiane dhe sigurisë qytetare në përgjithësi dhe  garancë e jetës më të mirë të të gjithë banorëve të Malit të Zi, theksoi Kryeministri,  Gjukanoviq.

  

R.Krivokapiq; Kandidatura presidenciale e  F.Vujanoviq, ka rrezikuar interesat e e Malit të Zi

 

Kandidatuara presidenciale e Filip vujanoviq i ka rrezikuar interesat e  Malit të Zi , ka vlerësuar kryetari i Parlamentit  e lideri i Partisë social demokratike,  Ranko Krivokapiq, pas vendosjes së kurorës në përmendoren e , Petrit të  II Petroviq  Njegosh, në Llovqen,  me rastin e Ditës së Pavarësisë.

 

Në pyetjen e gazetarëve  nëse  vendimi i tij që të marr pjesë në inaugurimin e Vujanoviqit, si kryetar i Kuvendit është në kundërshtim me vendimin e Partisë së tij që të bojkotohet seanca solemne,  Krivokapiq ka theksuar se ai vetëm ka bërë punën e vetë.

 Ai ka përkujtuar se PSD , në vitin 1990 kishte dalë nga pushteti me qellim që ta mbroj  shtetin sepse siç ka theksuar për këtë parti shteti është para së gjithash.

        

DF nuk do të marr pjesë në kolegjiumin e Kryetarit të Kuvendit

 

Deputetet e Frontit demokratik nuk do të marrin pjesë nesër në kolegjiumin e kryetarit të parlamentit siç ka theksuar për Antenën M shefi klubit të deputetëve të këtij grupacioni politikë Goran Danilloviq, sepse në të nuk do të bëhet fjalë për iniciativat e opozitës , ka vërtetuar për  TV Atllas ,  nënkryetari i parlamentit e anëtar i FD , Branko  Radulloviq.

Nesër do të mbahet mbledhja e përfaqësuesve të Frontit demokratik, Malit të Zi pozitiv dhe PSP, në të cilën iniciativa jonë do të harmonizohet tërësisht.

 

Sipas dispozitës së rregullores ne do të kërkojmë që kolegjiumi të mbahet të premten ose të hënën, kurse mbledhja e Kuvendit me siguri do t mbahet në javën e ardhshme, ka theksuar Radulloviq.

Për ndryshe  me pjesëmarrjen e kolegjiumit , deputetet e FD për herë të parë pas një muaji do të merrnin pjesë në një mbledhje në Parlament.

 

G.Gjuroviq; Sfidë e vërtet do të jet zbatimi i kapitujve

 

Planet aksionare për kapitujt 23 dhe 24, me pelqimin e domosdoshëm të ministrisë së financave , respektimin e komenteve dhe sugjerimeve të OJQ dhe mbështetjes së plotë të Qeverisë , do të hartohen ashtu siç duhet , mirëpo, sfidë e vërtetet do të jetë zbatimi i tyre ka vlerësuar prof. Dr. Gordana  Gjuroviq.

 

Ajo ka vlerësuar se Mali i Zi përmes planeve aksionare për kapitujt 23 dhe 24, fiton model të ri dhe transparent të kontrollit të procesit të reformave , të përparimit në sferat të cilat sipas vlerësimit të komisionit janë të rëndësishme për dinamikën e integrimeve , gjegjësisht të reformave demokratike në vend.

Gjuroviq , ish ministre për Integrimet  Evropiane , ka theksuar se Unioni,  gjithnjë është joshës për vendet e Ballkanit Perendimor, kurse tek banorët e thjesht zgjon  shpresa se në partneritet me UE do të arrijë të forcojmë sundimin e vërtetë të  së drejtës në vend.

Ajo ka theksuar se gjithmonë duhet pasur para sysh se Mali i Zi është shtet me vetëm 620 mijë banor dhe se të gjitha rekomandimet  Evropiane dhe rekomandimet e OJQ,  duhet analizuar me kujdes dhe të vendosen në kontekst  real të madhësisë së shtetit , me forcën administrative dhe vëllimin e buxhetit me të cilin disponon, ka pohuar Gjuroviq.

                   

R. Bojoviq; Mali i Zi, pas rikthimit të pavarësisë ka arritur të krijojë një bashkësi solide

Kryetari i Këshillit  ekzekutiv të  Malit të Zi të drejtë,  Rade  Bojoviq, ka theksuar se Malin e Zi,  7 vjet pas rivendosjes s pavarësisë e sheh si një shtet në duar të gabuara.

Bojoviq ka theksuar për agjencinë MINA se fitorja më e madhe nga rivendosja e pavarësisë është se i është dhënë rasti një shoqërie inferiore dhe e pa përgjegjshme që të krijojë një bashkësi solide.

 Mali i Zi, ka shtuar ai me gjithë atë është gjetur në hartën e politikës së jashtme dhe sërish është bërë pjesë e lëvizjes politike ndërkombëtare duke i rritur njëkohësisht gjasat e veta që ti bashkohet civilizimit evropianë , ka theksuar Bojoviq. Bojviq, i cili nuk kishte arritur të kandidaohet për president të Malit të Zi,  për shkak të numrit të pa mjaftueshëm të nënshkrimve të grumbulluara mbështetëse ka vlerësuar se situata pas zgjedhjeve presidenciale është rezultat natyror i politikës dominuese malazeze.

                          

Të tërhiqet nga procdura propozim ligji i ri për arsimimine  lartë

Propozimin ligjin për arsimimin e lartë duhet tërhequr nga procedura sepse vështir mund të vërehet qëllimi i propozuesit që ta përmirësojë kualitetin e arsimimit superior, konsideron Qendra për arsimimin qytetarë.

Koordinuesja e programit,  Snezhana Kallugjeroviq,  ka vlerësuar se fjala është për një tekst tejet serioz ligjor  i cili do të ketë pasoja tejet të mëdha dhe i cili siç ka theksuar përpiqet të sillet  nj procedurë tejet  problematike  dhe jo transparente. Sipas fjalëve të saj kjo është e qartë nga fakti se propozuesi dëshiron të heq pavarësinë e kolegjit për arsimim të lartë organ ky që bënë akreditimin dhe riakreditimin.

Në Qendrën për arsimimin qytetarë konsiderojnë se edhe struktura drejtuese e Universitetit  duhet të jetë qartë e normuar me raport të përcaktuar mirë të përfaqësueseve të themeluesit në krahasim me anëtarët tjerë në  përbërjen e Këshillit drejtues.

               

Vazhdojnë  bisedimet për zbatimin  marrëveshjes

Në Bruksel po vazhdon takimi mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme e Siguri të BE-së, Catherine Ashton.

Temë e bisedimeve të sotshme vazhdon të jetë plani për zbatimin e Marrëveshjes së arritur dhe të përafruar më 19 prill nga kryeministrat Thaçi e Daçiq.
Të dy palët janë shprehur optimiste se do ketë pajtim për këtë marrveshje.
Një shpresë të tillë e kanë shprehur edhe zyrtarët e BE-së e edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, nën ndërmjetësimin e së cilës po zhvillohen negociatat.
“Palët duhet të jenë të gatshme që përkushtimin për arritjen e marrëvshjes ta shndërrojnë me veprime konkrete në terren”, është shprehur ajo.

 

Serbia insiston  të formohet Bashkësia konstituive e komunave serbe

Serbia insiston që në vend të institucioneve të tashme serbe në Kosovë menjeherë të formohet Bashkësia konstituive e komunave serbe. Siç mëson gazeta “Veçernje novosti”, po ashtu kërkohet që Kosova të ndryshojë rreth 30 ligje në mënyrë që bashkësia e komunave serbe të marrë edhe kompetenca konkrete në pajtim me marrëveshjen. Sipas proprozimit serb, kjo zgjidhje kalimtare do të zgjaste deri në zgjedhjet lokale në vjeshtë.

Nga ana tjetër Thaçi inssiton që të shuhen të gjitha institucionet paralele serbe, ndërsa në vakum deri në zgjedhjet lokale, Prishtina ta marrë “çatinë” institucionale edhe mbi veriun e Kosovës.
Në këto pozicione të martën kanë qenë edhe Daçiq edhe Thaçi, kurr sërish u takuan në kabinetin e baroneshës Eshton në selinë e BE-së në vendin e njëjtë ku kishin arritur edhe marrëveshjen e 19 prillit

 

Në plazhet e Shqipërisë, gjatë muajve të verës  pushojnë mesatarisht prej 700 deri në 800 mijë qytetar të Kosovës 

Vlerësohet se pushuesit kosovarë për çdo vit i shpenzojnë në bregdetin e Shqipërisë deri në 200 milionë euro. Kështu thonë ekspertët vendorë të turizmit, sipas të cilëve, gjatë muajve të verës pushimet në bregdetin shqiptar i kalojnë 700 mijë deri në 800 mijë veta dhe shumica prej tyre orientohen në bregdetin e Durrësit e më pak në Vlorë e Sarandë.

“Vlerësohet se pushuesit kosovarë për pushimet verore në bregdetin e Shqipërisë çdo vit i shpenzojnë rreth 200 milionë euro”, thotë për “Zërin” Zekë Çeku, ekspert i turizmit.
Sipas tij, shumë kosovarë që punojnë në vendet e ndryshme të Evropës, para se t’i fillojnë pushimet verore në vendlindje, ndalen në bregdetin shqiptar, ku takohen me familjarët e tyre nga Kosova.

 

Nishani kërkon bashkëpunimin e të gjitha vendeve për ruajtjen e paqës dhe sigurisë në rajon

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, duke folur në konferencën e 7-të të shefave të mbrojtjes së Ballkanit, mbledhur paraditen e sotme në Tiranë, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha vendeve për të ruajtur sigurinë dhe paqen në rajon.

Sipas Nishanit janë të gjitha mundësitë për përmirësimin e punës bashkëpunuese në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.
“Proceset integruese janë shtysa kryesore për ecjen përpara të të gjitha vendeve. Unë besoj shumë se integrimit euro atlantik ashtu edhe integrimi rajonal janë instrumentet më të çmuar për arritjen e objektivat për të gjitha vendet tona”- tha Nishani

 

Ministrat evropiane të financave shpresojnë në arritjen e marrëveshjes  për shmangien e tatimit

Liderët e vendeve anëtare të BE-së, në samitin e sotëm në Bruksel do të bisedojnë lidhur me luftën kundër shmangies së tatimetve, e cila bllokut europian i kushton trillion euro në vit BE ka dal me një propozim për luftimin e kësaj dukurie, mirëpo shanset që Austria dhe Luksemburgu ta pranojnë atë nuk janë të mëdha.

 

Analistët thonë se shumica e pjesëmarrësve në samit shpresojnë në arritjen e një marrëveshjeje për shmangien e tatimit dhe për shfrytëzimin efikas të energjisë, mirëpo nuk duhet mospërfillur ndjenjën gjithnjë e në rritje të euroskepticizmit në kohën e rritjes së nivelit  të  papunësisë dhe ngecjes bujqësore anekënd Bashkimit Europian.

Në takimin e ministrave të financave të BE-së javën e kaluar, Austria dhe Luksemburgu kanë refuzuar të nënshkruajnë një plan paneuropian të tatimeve, me të cilin parashihet që vendet e BE-së të këmbejnë të dhënat bankare ndërmjet vete.

 

PE shqyrton sot rezolutën për prëparimin e Maqedonisë në vitin 2012

 

Parlamenti evropian (PE) sot pasdite do ta shqyrtojë Rezolutën për përparimin e Maqedonisë në vitin 2012.

PE këtë Rezolutë duhet ta miratojë gjatë ditës së nesërme, ndërsa teksti i propozuar nga ana e raportuesit, eurodeputetit Riçard Hovit është rezultat i kompromisit të gjerë të arritur në kuadër të Komisionit për punë të jashtme më 8 prill të vitit 2013.
Në rezolutën për të cilën duhet të prononcohet PE-ja, i bëhet thirrje kryesimit irlandez me Këshillin e BE-së që të zbatojë diplomaci intensive që të arrihet rezultat dhe vendim për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë para fundit të qershorit të vitit 2013, gjë që do të lejojë fillim të negociatave para korrikut.
Eurodeputetët besojnë se fillimi negociatave mund ta ”ndryshojë lojën” me sigurimin e impulsit pozitiv dhe instrumentit efikas për reforma të mëtejme, përmirësim të situatës së brendshme, lehtësim të dialogut ndëretnik dhe promovim të marrëdhënieve të volitshme me fqinjët.

 

Vazhdojnë përpjekjet në kërkim të mbijetuarve

Moti me stuhi po vështirëson përpjekjet e shpëtimit në Moore të Oklahomës, një ditë pasi një tornado e fuqishme shkatërroi pjesë të mëdha të këtij qytetit qendror të Shteteve të Bashkuara.

Shefi i zjarrfikësve të qytetit thotë se punëtorët e emergjencës nuk do të ndalen në kërkim për të mbijetuarit dhe planifikojnë për të shkuar nëpër rrënojat e çdo ndërtese të paktën tre herë.
Tornado e së hënës vrau 24 persona dhe plagosi 240 të tjerë, duke rrafshuar lagje të tëra përtokë.
Shërbimi Kombëtar i Motit thotë se tornado që solli gjithë këto shkatërrime ishte stuhia më e fortë e këtij lloji me erëra mbi 322 kilometra në orë.
Presidenti Barack Obama e ka shpallur Oklahomën rajon katastrofe dhe urdhëroi Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) të sigurojë çdo ndihmë që shteti ka nevojë.

 

Washingtoni mbështet dërgimin e  armëve për kryengritësit në Siri

Një komitet i Senatit amerikan ka votuar në favor të dërgimit të armëve për kryengritësit që luftojnë kundër qeverisë së Sirisë.

 Presidenti ,Obama deri tani ka mbështetur ndihmat humanitare, por ka qenë i kujdesshëm në dërgimin e armëve për kryengritësit për shkak të frikës se ato mund të përfundojnë në duart e militantëve islamikë.OKB thotë se që nga fillimi i konfliktit mes qeverisë së Bashar al Asadit dhe kryengritësve, më shumë se dy vjet më parë, në Siri janë vrarë mbi 70 mijë njerëz.

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri ( John Kerry) takohet sot në kryeqytetin jordanez me diplomatë të lartë nga 11 vendet, si pjesë e një shtytje amerikano-ruse për t'i dhënë fund luftës civile të Sirisë. Sekretari Keri dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov, duan të sjellin së bashku opozitën siriane dhe qeverinë e Presidentit Bashar al-Asad për bisedime mbi një autoritet të ri kalimtar që synon të zëvendësojë Asadin

 

Përfaqësuesi   special Veri Korean, në Pekin

Koreja Veriore bëri të ditur se ai që cilësohet si “i dërguar special” i liderit Kim Jong Un ka shkuar në Kinë.Agjencia zyrtare e lajmeve tha se ai është Choe Ryong Hae, por nuk dha detaje të tjera. Choe është zyrtar i lartë ushtarak i Koresë Veriore, që mbikëqyr forcën prej 1.2 milionë pjesëtarësh. Kina është aleatja e vetme e madhe e Koresë Veriore.

Megjithatë, raportet bilaterale janë zbehur pasi që Kina mbështeti sanksionet e OKB-së mbi Korenë Veriore për testin bërthamor të muajit shkurt.Kim Jong Un nuk e ka vizituar Pekinin që kur e mori pushtetin pas vdekjes së të atit, Kim Jong Il në dhjetor të 2011.

 

“Buduqnost”  dhe “Çelik” në finalen e kupës malazeze

 Fudbollistet e Buduqnostit dhe Çelikut do të luajnë sonte në stadiumin e qytetit në  Podgoricë ndeshjen finale të kupës së Malit të Zi .

Ndryshe  futbollistet e ekipit të Çelikut luajnë për herë të dytë radhazi ndeshjen finale pasi që në sezonin nga viti i kaluar ishin fitues të kupës malazeze kurse ekipi i  Buduqnostit , edhe pse luan për herë të tretë ndeshjen finale, nuk ia kanë arritur ta fitojnë trofeun.

Ndeshja fillon në ora 20 e 30 minuta.

 

S. Katanec; Malazezët mund të kualifikohet  në Kampionatin botëror të fudbollit

Trajneri i kombëtares sllovene,  Sreqko Katanec,  në intervistën dhënë agjencisë Anadolia ka vlerësuar se Mali i Zi mund të kualifikohet  në kampionatin botëror të futbollit.

Kur flasim për vendet të cilat mund të luajnë në mundialin e ardhshëm , nuk guxojmë të harrojmë Malin e Zi, ka thënë Katanec,  duke vlerësuar lartë lojën individuale të disa anëtarëve të kombëtares  malazeze të cilët , sipas tij, në çdo moment mund të mposhtin kundërshtarin.

 

Neser, mot kryesisht i vranët, me të reshura të përkohëshme

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare, në  veri vende vende e fortë nga drejtimet jugore dhe lindore.

Temperaturat:

Tivar, Ulqin e Budvë 26  gradë, Podgoricë 24, Beranë 22 , B. Pole 21, Cetinë e H. Novi 20,  Plevle, Kollashin, Rozhaj e Plavë 19, Nikshiq 17, Shavnik 16 dhe në Zhablak 14 g.

Për nesër,  parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët , dukshëm më i freskët dhe me reshje e bubullimë. 

Vende - vende priten të reshura më të dendura.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë kryesisht nga drejtimet jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 21 g. C.

          

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se