Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 05. 2013. 16:43 >> 17:00

LAJMET 20.05.2013.

20.05.2013.

Vujanoviq bënë betimin në Cetinë

Presidenti I Malit të Zi Filip Vujanoviq do të jap sot betimin në mbledhjen e Parlamentit e cila do të mbahet sot pas dite në Cetinë. Inaugurimi i Filip Vujanoviq, i cili do të mbahet në ora 19, është paraparë me Kushtetutën e Malit të Zi. Të përkujtojmë se Vujanoviq ka fituar në zgjedhjet presidenciale të mbajtura me 7 prill. Ai ka fituar 161 mijë e 940 vota ,kurse kundërkandidati i tij Miodrag Lekiq 154 mijë e 289 vota .Partia social demokratike , e cila konsideron se Vujanoviq nuk kishte të drejtë kushtetuese që të kandidohet për president të shtetit ka paralajmëruar  sot ,në mbledhjen e Kryesisë ,do të vendos nëse deputetet e saj do të marrin pjesë në mbledhjen në Cetinë. Fronti Demokratik, Mali i Zi pozitiv dhe PSP më parë kanë kumtuar se nuk do të marrin pjesë në inaugurim, duke vlerësuar se Vujanoviq është  zgjedhur në mënyrë jo kushtetuese dhe se gjatë zgjedhjeve ka pasur parregullsi. Grupi i qytetarëve “Marshi kundër Mafisë” ka filluar sot shëtitjen protestuese nga Podgorica deri në Cetinë.

 

Shëtitje protestuese deri në Cetinë

Më  tepër se 50 qytetarë janë nisur sot në mëngjes në marshin protestues prej Podgoricës deri në Cetinë , të pa kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në prill në të cilat, sipas të dhënave zyrtare ka fituar Filip Vujanoviq.  Shëtitja do të zhvillohet në përcjelljen e policisë, kurse për pjesëmarrësit janë siguruar uji dhe ushqimi . Pjesëmarrësit e marshit kryesisht janë të rinj pa simbole nacionale dhe fetare, shkruan gazeta VJESTI. Marrshi është nisur nga Universiteti Donja Gorica ,të cilin pjesëmarrësit e “Marshit  kundër mafisë “e kanë quajtur “Shkolla e PDS për korrupsion të lartë”.

 

Radunoviq  në Gjenevë në seancën e 66-të  të Kuvendit të OSHB

Delegacioni i ministrisë së shëndetësisë në krye me ministrin Miodrag Radunoviq , do të marr pjesë n mbledhjen e 66-të të Asamblesë  të organizatës shëndetësore botërore ,e cila mbahet në Gjenevë prej 20 .deri me 29 .maj të këtij viti . Në rend të ditës të mbledhjes së sivjetme të kësaj organizate shëndetësore botërore do të flitet për reformat e organizatës, për çështjet programore dhe buxhetore dhe do të shqyrtohen raporti  i Komitetit të Asamblesë. Po ashtu do të debatohen edhe kushtet për pranimin e anëtarëve të ri në Organizatën shëndetësore botërore. Njëra prej temave kryesore të mbledhjes së sivjetme do të jetë edhe  sëmundjet jo infektuese  si sfida më e madhe në nivelin global, në veçanti  sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut , sëmundjet kardiovaskulare të cilat  paraqesin shkakun kryesor të vdekjes në botë si dhe shkakun kryesor të sëmundjeve dhe të humbjes së kualitetit të jetës. Delegacioni malazezë i shëndetësisë në këtë seancë do të marr pjesë prej sot deri me 22 maj.

       

Qeveria të definojë datën  për likuidimin e KAP-it

Qeveria duhet të caktojë datën për likuidimin e mundshëm të Kombinatit të Aluminit i cili ka qenë shkak kryesor i shpenzimit të mjeteve buxhetore gjatë disa viteve të kaluara, kanë vlerësuar përfaqësuesit e Fondit monetarë ndërkombëtarë dhe kanë propozuar rritjen e shkallës së tatimit për vlerën shtesë. Nga Fondi monetarë ndërkombëtarë kanë vlerësuar se Qeveria duhet të hartojë planë të qartë për likuidimin gradual të KAP-it gjatë një periudhe të caktuar kohore dhe në ndërkohë të ndërpres lejimin e çfarëdo subvencionit nga buxheti. KAP ka qenë burimi kryesor i shpenzimit të mjeteve buxhetore gjatë disa viteve të kaluara duke e rritur edhe nivelin e borxheve dhe obligimeve tjera potenciale, ka theksuar në konferencën për gazetarët shefi i ekipit të Fondit monetarë ndërkombëtarë për Malin e Zi ,Nadeem Ilahi. Ai e ka kryesuar ekipin e FMM në vizitë në Mal të Zi prej datës 10 .maj dhe ka vlerësuar që do të ishte mirë të definohet data përfundimtare për likuidimin e mundshëm të KAP –it dhe të hartohet plani i aktiviteteve të mëtejshme në këtë drejtim.

 Miniera e Boksitit vazhdon prodhimtarinë

Prodhimtaria në minierat e Boksitit në Nikshiq , e ndërpre në nëntor të vitit 2011 me vendimin e pronarit të Kompanisë së Aluminit të Evropës Qendrore ka vazhduar sot . Blerësi nga Hungaria ka paguar 80 mijë euro avans në kontratën për dërgesën e 20 mijë tonelatë xehe dhe së shpejti pritet nënshkrimi i kontratës për eksportimin e 200 mijë tonelatave në vlerë prej 5 milion euro, ka kumtuar ish drejtori  i Kompanisë Millorad Gjuroviq. Kryetari i sindikatës së pavarur Borisav Bojanoviq, ka theksuar se prodhimtaria ka vazhduar në mihjen siperfaqësore me rreth 60 të punësuar. Është me rëndësi se punëtorët janë të kënaqur me vazhdimin e prodhimtarisë  sepse kështu është plotësuar edhe kërkesa e tyre por po ashtu është e domosdoshme që marrëveshja e nënshkruar të respektohet n tërësi ka theksuar Bojanoviq. Të punësuarve para do kohe u është paguar rroga e shtatorit dhe një pjesë e rrogës së tetorit nga huaja e Qeverisë në shumë prej 320 mijë euro.

 

Do të  punojnë  5 shtëpi të shëndetit.

Shtëpitë e shëndetit në Bllokun 5, Nova Varosh, Konik, Tuz dhe Gollubovc  do të punojnë gjatë festës me rastin e Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi , është kumtuar nga Shtëpia e Shëndetit në Podgoricë. Theksohet se mjeku i zgjedhur për të rriturit në Bllokun 5, Nova Varosh dhe në Konikë do të punojnë prej ores 7 deri në ora 21, kurse në Tuz dhe Gollubovc  prej orës 7 deri në ora 15.  Mjeku i zgjedhur për fëmijë do të punojë në Nova Varosh prej orës 7 deri në orën 21.  Edhe shërbimet tjera që i ofrojnë këto shtëpi të shëndetit gjatë ditëve të festës do të punojnë po ashtu prej orës 7 të mëngjesit deri në orën 21 të mbrëmjes.

 

Nikolliq: Serbia s’premton të pamundurën

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, ka takuar në Beograd presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq. Westerwelle ka thënë se pret që Serbia, së shpejti, të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ka theksuar edhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes me Kosovën. Nikolliq ka thënë se Serbia është e përkushtuar në zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe në përparimin e mëtejshëm drejt BE-së, por ka thënë se nuk do të mashtrojë partnerët evropianë, duke premtuar diçka që nuk mund të përmbushë. Sipas mediave serbe, Nikolliq, në këtë mënyrë, ka vënë në pah se Serbia nuk do të njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Westerwelle ka arritur të dielën mbrëma në Beograd, ku është pritur nga zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vuçiq. Ai takon sot edhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, para se të vazhdojë udhëtimin për në Prishtinë.

 

Westerwelle mbërrin në Prishtinë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle ka mbërritur në Prishtinë. Ai do të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj. Westerwelle ka arritur në Prishtinë pas vizitës që pati në Beograd, ku nga krerët e shtetit serb ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Edhe në takimet me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm kosovar, Westerwelle pritet të bëjë të njëjtën thirrje, për zbatim sa më të shpejtë të marrëveshjes. Gjermania është në mesin e vendeve më të zëshme të Bashkimit Evropian, të cilat i kanë bërë thirrje Serbisë që të largojë strukturat e saj paralele nga veriu i Kosovës dhe të normalizojë marrëdhëniet me shtetin e ri, nëse do që të shënojë përparime në procesin integrues.

 

Kociançiç: Presim dialog për hapat konkret

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq nesër pasdite do të takohen në kabinetin e shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, për të biseduar për zbatimin e marrëveshjes e cila muajin e kaluar u parafrua. "Presim dialog për hapat konkret të cilat duhet të ndërmerren që marrëveshja të zbatohet sa më shpejt", tha Maja Kociançiç, zëdhënëse e Ppërfaqësueses së Lartë të BE-së. Dy takime të nivelit të grupeve të punës kushtuar zbatimit të marrëveshjes të cilat u mbajtën në ndërkohë kaluan pa marrëveshje për zbatim, edhe pse shefi i ekipit të ekspertëve të Beogradit, Dejan Paviçeviq, deklaroi se gjatë bisedimeve muajin e kaluar ka ardhur deri te përafrimi i qëndrimeve lidhur me energjetikën dhe telekomunikimet.

 

E djathta i fiton zgjedhjet lokale në Kroaci

Në Kroaci, partia e djathtë HDZ mbrëmë vonë ka shpallur fitore në zgjedhjet ndërsa Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ka njoftuar se në qytetet më të mëdha, si Zagreb-Rjekë dhe Split, udhëheq Partia Socialdemokratike (PSD) në pushtet dhe partnerët e saj të koalicionit. “Kroacia prapë u bë e ‘kaltër’…Kjo është porosia e popullit kroat”, deklaroi lideri i HDZ-së, Tomisllav Karamarko, duke shtuar se pas hyrjes së vendit në BE, do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Karamarko bëri të ditur se HDZ që dje i ka fituar vendet udhëheqëse në tetë zhupani, ndërsa në shtatë zhupani tjera kandidatët partiakë kaluan në rrethin e dytë, që do të mbahet më 2 qershor. Në zgjedhjet për anëtarë të kuvendeve të zhupanive, sipas Karamarkos, HDZ udhëheq në 14 zhupani, ndërsa Partia Socialdemokrate në shtatë.

 

Lufta për Qusairin, 52 të vdekur

Militantët e Hezbollahut libanez u janë bashkuar trupave siriane në luftimet për kontrollin ndaj qytetit Qusair. Forcat qeveritare dhe kryengritësit shiitë të Hezbollahut janë duke luftuar për qytetin Qusair, i cili kontrollohet nga kryengritësit sirianë dhe është i populluar me shumicë sunite. Ata raportohet të kenë bombarduar me artileri dhe aeroplanë luftarakë. Po ashtu mësohet se forcat pro regjimit kanë avancuar deri në qendër të qytetit. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili anon kah opozita, ka njoftuar për vrasjen e të paktën 52 personave në këto luftime.

 

Sulme të reja vdekjeprurëse në Irak

Së paku 26 njerëz kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga një seri sulmesh me bomba në pjesën qendrore dhe jugore të Irakut. Bagdadi është goditur më së keqi. Së paku pesë makina bombë kanë shpërthyer pranë stacioneve të autobusëve në lagjet e banuara me shumicë shiite. Dy bomba kanë shpërthyer edhe në qytetin Basra. Tensionet midis pakicës sunite dhe shumicës shiite duket të kenë arritur nivelin më të lartë prejse trupat e Shteteve të Bashkuara janë tërhequr nga Iraku në dhjetor të vitit 2011. Sunitët kanë akuzuar qeverinë shiite se margjinalizon komunitetin e tyre dhe liderët e tyre politikë. Iraku ka parë kulmin e sulmeve javën e kaluar. Vetëm të premten, shpërthimet kanë lënë së paku 75 njerëz të vrarë anembanë vendit.

 

Së paku 14 të vrarë në Afganistan

Së paku 14 persona, përfshirë një politikan, kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në veri të Afganistanit. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se sulmuesi ka shpërthyer eksplozivët para një ndërtese qeveritare në qytetin Pul-e Khumri. Mësohet se kreu i këshillit provincial, Rasoul Mohseni, dhe disa roje të tij janë në mesin e të vrarëve. Autoritetet spitalore kanë konfirmuar edhe vdekjen e shtatë civilëve. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

 

SHBA dhe Rusia zhvillojnë bisedime për sigurinë ndërkombëtare

Sekretari i Këshillit të Sigurisë në Rusi, Nikolai Patrushev, është nisur për në Uashington, për një takim me këshilltarin e sigurisë kombëtare të presidencës amerikane, Thomas Donilon.Ata do të bisedojnë për çështjet e sigurisë ndërkombëtare dhe rrugët për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh. Dmitry Peshkov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë javën e kaluar se Patrushev mund t’i dërgojë një letër nga Putini presidentit të SHBA-së, Barak Obama.Një tjetër letër nga Obama i është dorëzuar Putinit në muajin prill.Sipas këshilltarit të presidentit rus, Yury Ushakov, letra e Obamës ka përmbajtur “një numër propozimesh, të destinuara për thellimin e dialogut dhe të bashkëpunimit dypalësh në çështjet politike dhe ushtarake”.

 

Koreja V. hedh raketën e pestë në tre ditë

Koreja Veriore ka lëshuar një raketë me rreze të shkurtër në ujërat e saj lindorë – të pestën brenda tre ditësh. Phenjani ka thënë se testet janë pjesë e stërvitjeve të ligjshme, për të forcuar mbrojtjen nga kërcënimet e SHBA-së dhe të Koresë së Jugut. “Ushtria jonë po kryen stërvitje ushtarake, në mënyrë që të përballojë kërcënimet në rritje nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut”, ka lexuar folësi i lajmeve deklaratën e Ministrisë së Brendshme verikoreane. Në muajt e fundit, Koreja e Veriut ka kërcënuar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara me sulme bërthamore, ndërsa me Jugun ka thënë se ka shpallur gjendje lufte. Tensionet janë përshkallëzuar prejse Kombet e Bashkuara kanë miratuar sanksione të reja kundër Phenjanit, për shkak të provës së tretë bërthamore, që ka kryer në muajin shkurt.

 

Neser,mot kryesisht i kthjellet

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë mesatare , në Veri vende- vende e  fortë nga drejtimet jugore .

Temperaturat: Tivat 27, H. Novi e Beranë 26, Podgoricë, Budvë e B. Pole 25, Tivar, Ulqin e Plevle 24, Plavë e Rozhaj 23, Kollashin  22, Shavnik 21, Nikshiq 20 dhe në Zhablak 16 g.

Edhe për nesër gjatë ditës parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e vona të pas ditës pritet vrasim gradual dhe reshje të dobëta të shiut kryesisht në viset perëndimore.   Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në veri vende- vende e fortë nga drejtimet jugore. Temperatura e mëngjesit prej  3 deri në l4 , kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 30 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се