Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

17. 05. 2013. 17:11   >>  17:30

LAJMET 17. 05. 2013.

17. 05. 2013.

Të mos shtyhet zgjidhja e problemeve

Problemet në skenën politike të Malit të Zi duhet  zgjidhur e të mos vendosen në Ad Akta , por shoqëria me to duhet të ballafaqohet në formë transparente dhe konkrete , është vlerësuar në PSP. Duke komentuar deklaratën e Komisarit evropianë për zgjerim Shtefan Fyle i cili ka thënë se në skenën politike të Malit të Zi grumbullohen sfidat dhe është koha të fillojë zgjidhja e tyre, nga PSP është kumtuar se të gjithë pjesëmarrësit qellim mirë thjesht mund të gjejnë modelin për zgjidhjen e këtyre problemeve. PSP përshëndet vlerësimin e tyre se Parlamenti i Malit të Zi luan rol qendror në procesin e integrimeve dhe në kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore , thuhet në kumtesë. Në këtë parti konsiderojnë se është e qartë mungesa e vullnetit politikë të strukturave në pushtet që ligjet të zbatohet në formë adekuate dhe se disa institucion dhe udhëheqësit e tyre nuk e kanë kryer punën e vetë.

 

Fisher: Te zgjidhet rasti Zavalla

Ambasadori i Gjrmanisë në Mal të Zi ,Pius Fisher ,ka theksuar  se rasti Zavalla duhet zgjidhur në gjyqet e Malit të Zi dhe se nuk ka nevojë që për këtë të vendosin ekspertët nga Gjermania. Të akuzuarit për rastin Zavalla ia kanë dorëzuar dje letrën ambasadorit të Gjermanisë në të cilën kërkohet që Fisher ti pranoj  në bisedime me qellim që t’ia dorëzoj faktet  të cilat gjoja vërtetojnë se nuk janë fajtorë dhe kanë për qellim të kërkojnë nga ai që nga Gjermania të dërgohet një grup i ekspertëve të cilët do të vlerësojnë nëse analizat gjyqësore kanë qenë të sakta ose jo.

 

Te hënën mbledhja e kryesisë të PSD

Mbledhja e kryesisë të PSD, në të cilën , mes tjerash do të shqyrtohet edhe prania e ministrave dhe e deputetëve të kësaj partie në inaugurimin e presidentit Filip Vujanoviq, do të mbahet të hënën , njofton agjencia MINA. Vujanoviq do të jap betimin dhe do të inaugurohet në funksionin e presidentit në mbledhjen e parlamentit e cila është caktuar për të hënën në ora 19 në Cetinë. Nga Fronti demokratik, PSP, dhe Mali i Zi pozitiv më parë është kumtuar se deputetet e tyre nuk do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit Vujanoviq.

 

Këshilli ligjdhënës do të debatojë të hënën për amendamentet

Këshilli ligjdhënës do të shqyrtojë të hënën 46 amendamente  në ligjin e propozuar për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve , për të cilat parlamenti k debatuar të martën. Amendamentet i kanë paraqitur deputetet e PSP të Malit të Zi, të Partisë social demokratike dhe të iniciativës qytetare kroate. Me propozim ligjin për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve është paraparë që kompensimet gjatë kohës së pushimeve të lindjes punëdhënësit ti paguhen mjetet vetëm sa është rroga mesatare në shtet. Përfaqësuesit e opozitës kanë vlerësuar se ligji i propozuar është sulm i ri në kategoritë më të ndjeshme dhe më të varfra të shoqërisë, dhe në veçanti do të rrezikonte të drejtën e lehonave. Ndër kaq ministri për punë dhe përkujdesjen sociale Predrag Boshkoviq, ka theksuar se me ligjin e propozuar nuk janë prekur të drejtat themelore nga ligji ekzistues.

 

Mijushkoviq nënkryetar i Forumit të Odes së Adriatikut dhe Jonit

Kryetari i odes ekonomike të Malit të Zi Velimir Mijushkoviq është zgjedhur kryetar i Forumit të odave të Jonit dhe Adriatikut. Ky forum është mbajtur në Megjugorje , prej 14 deri me 17 maj. Ai është themeluar në vitin 2000 dhe e përbëjnë 30 oda ekonomike nga Italia, Sllovenia, Kroacia, BH, Shqipëria, Greqia dhe Mali i Zi, është kumtuar nga Oda ekonomike e Malit të Zi. Qëllimet kryesore të Forumit janë nisja dhe nxitja e integrimeve ekonomike dhe kulturore të odave të cilat veprojnë në rajonin e Jonit dhe Adriatikut , dhënia e mbështetjes procesit të integrimeve evropiane , nxitja e barazisë gjinore e të ngjashme. Temë qendrore e mbledhjes së 13-të të Forumit ishte “Plani aksionar i makro rajonit të Jonit dhe Adriatikut “.

 

Marsi kundër mafies

Një grup i qytetarëve do të organizojë me 20. maj Marshin e quajtur kundër mafies përmes përcjelljes policore dhe mjekësore , shëtitjen protestuese nga Podgorica deri në Cetinë me fillim në ora 4 për shkak të , siç kanë theksuar inaugurimit të presidentit Filip Vujanoviq. Sipas fjalëve të organizatorit të marshit Marko Millaçiq, kjo organizatë qytetare , para së gjithash e të rinjve , është e gatshme për marsh për lirinë me qellim të inkurajimit të qytetarëve dhe të mënjanimit të pengesave të vjetra në luftën kundër pushtetit mafioz. Millaçiq në konferencën për gazetarët ,ka theksuar se Vujanoviq nuk është shkak për shëtitje por rast i mirë për marsh.

 

Në Bruksel ka filluar raundi i ri i bisedimeve teknike

Në Bruksel ka filluar raundi i ri i bisedimeve teknike midis grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë, në të cilin është folur për çështje të telekomunikacionit dhe energjetikës. Ekipi i Kosovës udhëhiqet nga zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, ndërsa ekipin serb e udhëheq zëvendëskryeministri Rasim Lajiç.

Prishtina dhe Beogradi, në bisedimet e deritashme që po zhvillohen me lehtësimin e BE-së, kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por zbatimi i tyre ka ngecur. As marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës e Beogradit, e arritur mes kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, më 19 prill, në Bruksel, nuk ka nisur të zbatohet ende. Për këtë arsye, më 21 maj në Bruksel pritet të zhvillohet edhe një takim midis Thaçit e Daçiqit, I cili organizohet nga shefja e diplomacisë evropiane, Ketrin Eshton.

 

Takim konstruktiv, por pa marrëveshje në Bruksel

Ndërkaq ,shefi i ekipit serb në bisedimet teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë, Dejan Paviqeviq e ka vlerësuar si shumë pozitiv takimin e sotëm në Bruksel, duke nënvizuar se ka pasur konstruktivitet të madh nga të dy palët.
Megjithatë, në raundin ku janë diskutuar telekomunikacioni dhe energjetika nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.
Tash për tash nuk është arritur asgjë konkrete, por ka pasur përparim dhe mendoj se është e mundur që të arrihet marrëveshje, por ka ende disa gjëra që duhet të bisedohen”, ka thënë Paviqeviq, duke vlerësuar se në takim janë kthyer ato pika që konsideroheshin të vdekura.

 

Mustafa takoi përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, takoi sot përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Riza Halimin, Kryetar i PVD-së, Galip Beqirin, kryetar i KNSH-së, Rahmi Zylfiun, kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar, Shaip Kamberin (PVD) dhe Nehat Hyseni (PVD). Kryetari Mustafa dhe delegacioni nga Lugina e Preshevës biseduan për problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, trajtuan interesat e përbashkëta dhe u zotuan për bashkëpunim dhe koordinim më të mirë e më të fuqishëm në të ardhmen, thuhet në njoftim.

 

OSBE/ ODIHR, vëzhguesit takojnë diplomatin Sequi

Delegacioni i vëzhguesve te OSBE/ODIHR është takuar me ambasadorin e BE-se ne Tirane Ettore Sequi. Ata kane folur për përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit dhe problematiken e këtij procesi. Pjese e diskutimeve ishin dhe vendet e mbetura bosh ne KQZ pas largimit te opozitës dhe vendimmarrja e këtij institucioni vetëm me katër anëtare. Ne takim është folur dhe për votimin elektronik dhe dyshimet për zbatimin e tij konkret ne Fier dhe ne Tirane.

Ambasadori Sequi ripërsëriti thirrjen për zgjedhje të mira dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare: "Bashkimi Evropian po mbështet procesin zgjedhor në Shqipëri dhe kjo ishte edhe pjesë e diskutimeve tona". Sequi beri te ditur se janë përcaktuar edhe fondet për 32 vëzhguesit afatshkurtër dhe 46 afatgjatë.

 

Sot hidhet shorti për renditjen në fletëvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Shqipëri do të përcaktojë sot me short renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.
Zëdhënësja e KQZ-së, Drilon Hoxhaj, nëpërmjet një deklaratë për media, u ka bërë thirrje të gjitha partive, listat e të cilave janë miratuar nga KQZ-ja, që në mbledhjen e sotme të dërgojnë përfaqësuesit e tyre ligjorë.
Zëdhënësja e KQZ-së ka thënë se çdo subjekt zgjedhor që ka depozituar listat e kandidatëve për deputetë dhe janë miratuar nga komisioni duhet të sigurojë prezencën nëpërmjet përfaqësuesit ligjor, edhe për vetë rëndësinë ë e procesit.

 

Papulias refuzon ftesën e Ivanovit

Presidenti grek, Karolos Papulias ka refuzuar ftesën e presidentit Gjorgji Ivanov për pjesëmarrje në një takim rajon që do të mbahet në Ohër. Siç mësohet nga mediat greke, Papulias sigurisht nuk do të marrë pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive në kuadër të procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Këtë vit, Maqedonia kryeson me këtë proces të bashkëpunimit, ndërsa konferenca do të mbahet më 1 qershor në Ohër.
Ftesa presidentit grek i është dërguar që në nëntor të vitit të kaluar, mirëpo deri tani nuk ka ardhur asnjë përgjigje në adresë të Shkupit.
Për një dekadë, autoritetet zyrtare greke kanë refuzuar pjesëmarrjen në forumet dhe konferencat ndërkombëtare të organizuara në Maqedoni.

 

Ban Ki-Mun takohet me Sergei Lavrovin në Soçi të Rusisë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, ka takuar ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Soçi të Rusisë. Bisedimet e dy zyrtarëve janë përqendruar në krizën e Sirisë. Në konferencën për gazetarë, Ban ka thënë se është e rëndësishme që të mos humbet vrulli në përgjigjen ndaj krizës. Ai ka thënë se mbështet thirrjen e Lavrovit dhe të sekretarit amerikan të shtetit, Xhon Keri (John Kerry), për një konferencë ndërkombëtare në lidhje me çështjen. Ban ka thënë se kjo duhet të bëhet sa më parë që të jetë e mundur. Lavrov, në anën tjetër, ka theksuar mbështetjen e tij për hetimin e përdorimit të dyshuar të armëve kimike në Siri. Konflikti civil në këtë vend ka nisur në mars të vitit 2011. Aktivistë për të drejta të njeriut thonë se numri i të vrarëve në luftime ka arritur në 100,000. Ban do të takojë në Rusi edhe presidentin Vladimir Putin.

 

Stuhi shiu në Kinë, 34 të vdekur

Vërshimet dhe rrëshqitja e dheut ka lënë të paktën 34 persona të vdekur dhe 12 të humbur, duke shkaktuar evakuimin e dhjetëra mijëra personave, pasi që një stuhi shiu e përfshiu Kinën Jugore, raporton DPA.
Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe 11 konsiderohen të zhdukur në provincën e goditur më së rëndi të Guangdongit.
Stuhia, vërshimet dhe rrëshqitja e dheut ka shkatërruar 2 mijë e 675 shtëpi dhe ka prekur rreth 650 mijë njerëz në Guangdong, duke shkaktuar evakuimin e të paktën 36 mijë zyrtareve provincialë.

 

Qetësohet cikloni që rrezikonte Bangladeshin

Cikloni, që kërcënonte në masë të madhe Bangladeshin dhe Birmaninë, është qetësuar, pas vdekjes së 18 njerëzve. Drejtori i Departamentit Meteorologjik në Bangladesh, Mohamed Shah Alam, ka thënë se stuhia Mahasan ka humbur fuqinë e saj, duke shkaktuar shira të dendur. Frika se Mahasan mund të shkaktojë përmbytje masive ka bërë që zyrtarët t’iu bëjnë thirrje mbi 1 milion njerëzve që të largohen nga zonat e rrezikuara bregdetare. Autoritetet po ashtu kanë pezulluar aktivitetet në portin e qytetit Çitagong, një qendër e transportit të madh tregtar, si dhe kanë anuluar fluturimet nga dhe në qytet. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Kordinimin e Çështjeve Humanitare ka paralajmëruar se Mahasan mund të vërë miliona njerëz në rrezik.

 

Në një valë sulmesh në Irak, 19 të vrarë

Një valë e sulmeve në gjithë Irakun ka lënë së paku 19 njerëz të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Një sulmues vetëvrasës ka sulmuar një xhami shiite në qytetin e Kirkukut, duke vrarë së paku pesë persona dhe plagosur më shumë se 40. Makinat bomba po ashtu kanë qëlluar lagjet shiite të Bagdadit dhe kanë vrarë së paku 12 njerëz.

Në Mosul, një sulmues vetëvrasës ka vrarë dy ushtarë. Dhuna sektare në gjithë Irakun ka shënuar rritje të dukshme në javët e fundit.

 

Sulme në dy xhami në Pakistan, 10 të vdekur

Sulmet në dy xhami në një luginë të largët në Pakistanin veri-perëndimor kanë lënë të vdekur të paktën 10 persona.
Zyrtari i policisë lokale Badshah Rehman tha se shpërthimet kanë goditur adhuruesit që merrnin pjesë në lutjet e së premtes në Baz Darrah, një fshat në distriktin Malakand të provincës Khyber Pakhtunkhwa.
Ai tha se shpërthimet kanë plagosur më shumë se 30 njerëz.
Rahman tha se një shpërthim ka rrëzuar kulmin e një xhamie, duke i zënë adhuruesit brenda. 
Ekipet e shpëtimit po përpiqen që të nxjerrin të vdekurit nga rrënojat.
Deri më tash askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por, talibanët kanë kryer sulme të ngjashme shpesh herë në rajon.

 

Nesër, mot kryesisht i kthjellet

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende- vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare, në veri vende- vende e fortë nga drejtimet jugore.

Temperaturat: Tivar 25, Ulqin e Budvë 24, Podgoricë, H. Novi e Plevle 23, B. Pole 22, Beranë, Plavë e Rozhaj 21, Tivat 20, Cetinë e Shavnik 19, Nikshiq e Kollashin 18, Mojkovac 16 dhe në Zhablak 15 g.

Për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore dhe jug-perëndimore.

Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 27 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се