Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 05. 2013. 17:26   >>  17:50

LAJMET 16. 05. 2013.

16. 05. 2013.

Krivokapiq, bisedoi me eurokomisionerin për zgjerim Sh. Fyle

Në Mal të Zi, sfidat janë grumbulluar në skenën politike dhe është koha të fillohet me zgjidhjet e tyre , ka thënë komisari evropianë për zgjerim, Shtefan Fyle, në takimin  me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ranko  Krivokapiq.

 Krivokapiq,  dje  pa njoftuar opinionin e Malit të Zi , e ka vizituar selinë e UE , ku me Fyle ka biseduar për sundimin e të drejtës , zbardhjen e aferës inçizimi, planet për bisedimet për kapitujt 23 dh 24 si dhe anëtarësimi i vendeve të rajonit  në  UE. Mediat e Malit të Zi njoftojnë se në raport të cilin e ka publikuar komisioni evropianë, theksohet se , Fyle,  ka konstatuar se njëra nga sfidat është besimi i qytetarëve në institucionet e shtetit duke theksuar se në mesin e sfidave tjera është edhe ngecja në reforma , nevoja e forcimit të sundimit të drejtës dhe vazhdimi adekuat gjyqësor dhe politikë i aferës Inçizimi.

Ai ka konstatuar se bisedimet , përfshirë këtu edhe procesin e skriningut  përparojnë  mirë  dhe  ka këshilluar se është me rëndësi të ruhet ritmi në zbatimin e reformave të domosdoshme. Fyle ka theksuar se përparimi në bisedime kërkon miratimin e amendamenteve kushtetuese me qellim të forcimit të pavarësisë dhe përgjegjësisë së gjykatave në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

 

Llukshiq, në mbledhjen ministrore në Strazburg

Ministri për  punë të jashtme  dhe Integrimet  Evropiane  të  Malitë  Zi, Igor Llukshiq, merr sot pjesë në mbledhjen ministrore të Komitetit të ministrave  të Këshillit të Evropës në Strazburg.

Siç është kumtuar nga ministria , tema të mbledhjes janë “Sigurimi i efikasitetit afatgjatë të mekanizmit mbikëqyrës  të  konventës evropiane për të drejtat e njeriut, politika e Këshillit të Evropës ndaj rajoneve fqinje si dhe bashkëpunimi me Unionin evropianë.

Përveç takimeve të shumta bilaterale , Llukshiq do të mbajë ligjëratë në Akademinë diplomatike në Vjenë në temën “Mali i Zi shtet kandidat për anëtarësim në UE – Politika aktuale dhe rrethanat ekonomike”, thuhet në kumtesë.

 Theksohet se vizita në Austri është rast që të shqyrtohet perspektivat  për forcimin e mëtejmë të lidhjeve politike dhe lidhjeve të përgjithshme ndërshtetërore  dhe të definohen aktivitetet konkrete të përbashkëta me interes të dyanshëm për forcimin e bashkëpunimit bilateral por edhe të bashkëpunimit në sferën e integrimeve evropiane.

 

Gjyqi  i apelit sjellë vendime në bazë të ligjit

Gjyqi i apelit sjell vendime në bazë të ligjit dhe nuk mund të tolerohet falja e akuzave të pabaza sepse i ka sjell kryeprokurori i shtetit ose pse më parë pritet dënimi , ka vlerësuar kryetarja e këtij gjyqi, Svetllana Vujanoviq.

Ajo në konferencën për gazetarët , e pyetur të komentojë  deklaratën e ish kryeprokurores së shtetit, Ranka  Çarapiq,  pas rrëzimit të akt akuzës në rastet  “Zavalla”  dhe Shariq se Gjyqi i apelit sjell vendime  “akademike”  për lëndë të vështira , ka theksuar se këtë nuk e kanë përjetuar si kritikë por më tepër si lëvdatë.

Siç ka sqaruar , kur vendimi i një gjyqi është i pa kuptueshëm atëherë kjo është shkelje e rëndë e dispozitave  të procedurës penale dhe me këtë rast  kundër vendimit, varësisht nga faza ose dorëzohet ankesa ose kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.

Sipas fjalëve të saj, gjyqi i apelit sjell vendime si trup i pa varur  duke mos dëgjuar se cili është vullneti politik dhe çfarë i nevojitet për  ta siellur  vendimin e tillë .

 

PSP sqaron shkaqet e mbështetjes së konkluzioneve për  KAP

Kryetari i PSP,  Srgjan  Miliq,  ka paralajmëruar vizitën në Këshillat komunal me qellim që anëtarësinë dhe simpatizantët ti njoftojë me shkaqet të cilat kanë rezultuar miratimin në parlament të konkluzioneve për Kombiantin e Aluminit në Podgoricë.

Sipas informatave të gazetës “Vijesti” , Miliq në mbledhjen me kryetarët e Këshillave komunale të dielën  që shkoi ka vendosur që gjatë bisedimeve me anëtarët ti zgjidh dyshimet që kanë pasuar pasi që partia e tij i ka miratuar konkluzionet së bashku me PDS , Partinë Liberale dhe partitë e pakicave të cilat janë pjesë e koalicionit në pushtet.

 

Mungon vullneti politik për reformën e legjislaturës

Në Mal të Zi,  mungon vullneti politikë për ndryshime pozitive  në sferën e reformave të gjyqësorit dhe të drejtave të njeriut , kanë vlerësuar përfaqësuesit e  pesëmbëdhjet  OJQ . Përfaqësuesit e koalicionit të 15 OJQ për përcjelljen e rrjedhës së procesit bashkëbisedues në kuadër të kapitullit  23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore , ka prezantuar sot raportin për gjendjen në sferën e reformës së gjyqësorit dhe të drejtave të njeriut prej 10 tetorit të vitit të kaluar deri me 10 prill të këtij viti.

Shefja e programit për legjislaturë dhe ndihmën juridike nga aksioni për të drejtat e njeriut Ana Shoq,  ka theksuar se Komisioni konsideron se gjendja aktuale në sferën e reformave të gjyqësorit nuk kënaq , duke pasur para sysh se obligimet formale kryesisht nuk janë plotësuar ose janë plotësuar në formën jo adekuate.

 

MANS, propozon kryetarin e  ri të Këshillit parlamentar për antikorrupsion

Rrjeti për afirmimin  e sektorit joqeveritarë – MANS, ka propozuar që kryetari i Këshillit parlamentar për anti korrupsion , Predrag Bullatoviq, të jetë anëtarë i ri i Komisionit nacional për realizimin e strategjisë  në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar , gjë të cilën e ka pranuar edhe kryetari i Komisionit , Dushko Markoviq.

Markoviq në mbledhjen e Komisionit nacional ka theksuar se qeveria me rastin e kësaj iniciative , mund ta rishqyrtojë edhe strukturën e Komisionit sepse , siç ka theksuar sa më tepër që të ketë , aq më lehtë do të ndajnë barrën e sfidave të reja.

Anëtari i Komisionit Aleksandar Damjanoviq ka theksuar se duhet rritur kompetencat e Komisionit .

 Komisioni nuk e ka aprovuar iniciativën e MANS-it së Qeveria vazhdon procesin e kriminalizimit dhe pasurimin jo të ligjshëm të funksionarëve publikë.

Diskutimin për këtë  iniciativë  e ka karakterizuar një debat i ashpër ndërmjet drejtores ekzekutive të MANS-it , Vanja  Qalloviq,  dhe kryetarit të Komisionit, Dushko Markoviq.

 

Xho Bajden; Serbia dhe Kosova të angazhohen në zbatimin e  plotë të marrëveshjes

Nënpresidenti  amerikan Xho Bajden (Joe Biden) u takua dje në Uashington me Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq. Në përfundim të takimit, Zyra e nënpresidentit nxori një deklaratë për shtyp ku thuhet se Bajden kishte ritheksuar në takim angazhimin e Shteteve të Bashkuara për një partneritet të fortët dypalësh me Serbinë.

Nënpresidenti amerikan përgëzoi Kryeministrin Daçiq mbi marrëveshjen fillestare për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Kjo marrëveshje, thuhet më tej në deklaratë, mbart shpresën e avancimit të aspiratave evropiane për të dy vendet si dhe për të garantuar një të ardhme të begatë dhe paqësore për qytetarët e tyre. Kryeministri Daçiç dhe qeveria e tij, thuhet në deklaratë, treguan udhëheqjen dhe përkushtimin e nevojshëm për të marrë këtë hap të rëndësishëm.
Nënpresidenti Bajden theksoi rëndësinë që Serbia dhe Kosova të punojnë me ngulm për të përmbushur angazhimet e dialogut dhe për të zbatuar plotësisht marrëveshjen dhe u bëri thirrje të dyja palëve të shfrytëzojnë këtë shans historikt për të çuar përpara vendet e tyre.

 

Më tepër se një million të papunë në Serbi

Sipas shënimeve të Shërbimit Kombëtar për Punësim, në Serbi janë të papunësuar 765.000 njerëz. Ndërsa, sipas Asociacionit të Sindikatava të Lira dhe të Pavarura të papunë janë 1.050.000 qytetarë të Serbisë dhe se në historinë më të re pozita e punonjësve kurrë nuk ka qenë më e keqe.

Që nga fillimi i këtij vitit në Serbi kanë mbetur pa punë rreth 30 mijë njerëz, ndërkohë që pritet që nga 63 mijë punonjës sa kanë ndërmarrjet që janë në procesin e ristrukurimtit, gjysma e tyre do tëg mbetet pa punë, sepse 50 për qind e këtyre ndërmarrjeve do të falimentojnë, ka thënë kryetarja e këtyre sindikatave Ranka Saviq, e cila është edhe deputete e Partisë Liberale Demokratike.

 

Kosova ndër vendet më të suksesshme  ndaj përkushtimit  të mjedisit

Republika e Kosovës u përzgjodh në grupin e parë të shteteve më të suksesshme ndaj përkushtimit të mjedisit. Përkushtimi ndaj Iniciativës evropiane të Rripit të Gjelbër, pas shumëfishimit të hapësirave të mbrojtura e ka renditur Republikën e Kosovës në mesin e tre shteteve më të suksesshme, ndër të cilat Bullgaria dhe Shqipëria.

Ndërkaq, delegacioni i Serbisë, edhe pse i përzgjedhur në grupin e dytë, refuzuan, bashkë me Rusinë, nënshkrimin e Deklaratës së përbashkët në Berlin të Gjermanisë. Ato ishin dy shtetet e vetme që nuk nënshkruan këtë Deklaratë për konservimin e natyrës përgjatë rripit të gjelbër.
Iniciativa Evropiane e Brezit të Gjelbër (Green Belt) ka vizion krijimin e boshtit të një rrjeti ekologjik që shkon nga Deti Barens deri në Detin e Zi, duke përfshirë disa prej habitateve më të rëndësishme në fushën e biodiversitetit dhe thuajse të gjitha rajonet e zhdukura biogjeografike të Evropës.

 

Berisha paralajmëron rritjen  e pagave për mësimëdhënësit

Mandatin e ardhshëm pagat e arsimtarëve do të jenë 700 dollarë. Ka qenë ky premtimi i kryeminsitrit Sali Berisha gjatë përurimit të rikonstruksionit të shkollës së mesme profesionale "Karl Gega". Në fjalën e tij kryeminsitri garantoi se do të bëjë gjithçka për të vendosur arsimin profesional në piedestalin e merituar, sepse sipas tij tregu i punës ka nevojë për këtë sektor.

Kreu i qeverisë ka nxitur të rinjtë të vlerësojnë arsimimin profesional, duke e kosnideruar si një zgjedhje e mençur që bën afrimin më të mirë me tregun e punës.

 

Të martën e ardhëshme , vendimi për ftesën eventuale për Serbinë dhe Maqedoninë

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të martën në Bruksel do të vendosin nëse do të dërgojnë ftesë deri te Këshilli Evropian në Samitin që më 27 dhe 28 qershor të marrë vendim për hapjen e negociatave inkuadruese për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Serbisë.

 Duke pasur parasysh ngecjen më të re në realizimin e marrëveshjes Beograd-Prishtinë, ndërsa për shkak kësaj se vetëm Serbia dhe Maqedonia janë kandidatë për anëtarësim në BE, të martën pritet tërë diskutimi të orientohet rreth eurointegrimit të Maqedonisë.
Ndërsa, këtu, për fat të keq, edhe pse zyrtarisht askush nga kompetentët në Bruksel, nuk dëshiron të komentojë, jozyrtarisht paralajmërohet se sipas sjelljes së ambasadorit grek dhe bullgar në takimet e deri tanishme të grupit në Union, është i mundshëm  sulm  i koordinuar nga ministrat e punëve të jashtme të këtyre dy e vendeve kundër Maqedonisë.

 

Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, diskutojnë  situatëne  sigurisë

Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s sot do të takohen për të diskutuar mbi temën e sigurisë, me theks të veçantë Ballkanin.

Ky takim ka për qëllim që të përgadis terrenin për takimin e dhjetorit të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të NATO-s, ku do të diskutohet mbrojtja dhe siguria evropiane.
Ministrat e mbrojtjes gjithashtu do të diskutojnë edhe për misionet evropiane në Sahel, Roga të Afrikës dhe në Ballkan, theksohet në komunikatën e lëshuar nga shërbimet për informim në Bruksel.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe ministri i mbrojtjes i Shqipërisë, Arben Imami

 

Kërkohet  tranzicion  politik në Siri 

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar rezolutën, me të cilën kërkohet tranzicion politik në Siri.Në tekstin joobligues të rezolutës, që u miratua mbrëmë vonë, fuqishëm dënohet regjimi i Sirisë për “përshkallëzimin” e luftës dhe mbështetet roli i Koalicionit Kombëtar Sirian në opozitë në bisedimet për tranzicion.Rezoluta e mbështetur nga vendet arabe, është miratuar me 107 vota për, 12 kundër dhe 59 abstenime, që paraqet një rënie në mbështetje, në krahasim me rezolutën e ngjashme që kaloi në muajin gusht të vitit të kaluar, me 133 vota për.Rusia, aleat i afërt i presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, e kundërshtoi tekstin e rezolutës, duke thënë se ai është pengesë potenciale për bisedime paqësore.

 

Tronditet e majta botërore  pas  braktisjes  së disa partive kryesore  socilaiste  të këtij asociacioni

Tronditet e majta botërore, pasi partitë kryesore të vendeve perëndimore, kanë vendosur të braktisin Internacionalen Socialiste, grupimi më i madh në botë i të majtëve.
Mediat europiane i kanë kushtuar rëndësi të veçantë raportimit mbi shpërbërjen e Internacionales, duke rreshtuar tituj si ""Internacionalja Socialiste mori fund, një lajm i mirë", titull i shkrimit ne gazeten zyrtare te se majtës italiane, PD, etj. Bëhet e ditur se socialdemokratët gjermanë, (SPD) demokratët e majtë italianë, (PSI) të majtët francezë (PS) dhe laburistët britanikë, (The Labour Party) kanë braktisur Internacionalen Socialiste, duke shpallur se themelojnë Aleancën e Socialistëve Progresistë.

Argumenti i tyre ishte se ata nuk mund të qëndrojnë në një organizatë-fosile të shekullit të 19-të, në të cilën ka ende diktatorë të Afrikës dhe Azisë.
Vendimtar mendohet se ka qenë edhe fakti që  socialdemokratët gjermanë, janë tërhequr nga anëtarësia në Internacionalen Socialiste.

 

Kryeministri turk Erdogan, në Washington

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, do të takohet me presidentin amerikan Barak Obama sot (të enjten) në Uashington. Të dy udhëheqësit janë të një mendimi që presidenti sirian, Bashar al-Asad, duhet të largohet, pas dy vjet dhune që ka lënë më shumë se 70 mijë të vrarë.

Por, Obama dhe Erdogan kanë mosmarrëveshje të mprehta në qasjet e tyre ndaj Sirisë dhe çështje të tjera kyçe të Lindjes së Mesme. Pas shpërthimeve me bombë të së shtunës në qytetin turk Reyhanli, kryeministri Erdogan pritet t’i bëjë trysni Presidentit Obama të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Damaskut.

Sinan Ulgen, kreu i institutit kërkimor Edam në Stamboll, thotë se kryeministri turk ka disa kërkesa konkrete për t’i paraqitur presidentit Obama.

Por tani që Moska dhe Uashingtoni po punojnë së bashku për organizimin e një konference që synon një zgjidhje paqësore të konfliktit sirian, disa vëzhgues thonë se pritshmëria në Ankara është e ulët për ndonjë ndryshim të menjëhershëm në politikën amerikane.

 

Nesër , mot me vranësira  të  ndryshueshme,              

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut.

Frynë erë e mesatare deri e fortë jugore dhe lindore. 

Temperaturat: Tivar e  Budvë, 21  gradë, Podgoricë e H. Novi 20, Ulqin 19, Beranë e Rozhaj 18, B. Pole 17, Plevle e Plavë 16, Nikshiq, Kollashin e Cetinë  15, Shavnik 13, dhe në Zhablak 12 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme , me intervale me diell  dhe paradite vende vende me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 26. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се