Žabljak
Umjereno oblačno
4.4 °C
Pljevlja
Malo oblačno
7.0 °C
Herceg Novi
Oblačno
13.4 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
9.2 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
11.3 °C
Bar
Umjereno oblačno
14.7 °C
Podgorica
Oblačno
14.3 °C
Ulcinj
Umjereno oblačno
13.7 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
7.1 °C

Ditari

15. 05. 2013.   >>  17:17 0

LAJMET 15.05.2013

15.05.2013

Gjyqi u vërtetoji aktvendimin te akuzuarve për vrasjen e Shqekiqit

Gjyqi i apelit ua ka vërtetuar aktvendimin të akuzuarve për vrasjen e inspektorit të policisë Sllavolub Shqekiq. Gjyqi ka vërtetuar dënimin për Lubo Vujadinoviq dhe Millan Çile  Shqekiq nga 30 vjet burg, për shkak të vrasjes.

Nga 30 vjet burg janë dënuar edhe Sasha  Boreta dhe Lubo Bigoviq , për shkak të nxitjes së vrasjes. Allan Kozhar është dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg ,për shkak të vendosjes së eksplozivit në hotelin Splendid në vitin 2005 . Sipas aktvendimit gjyqësor , Shekiq i ka hetuar sulmuesit dhe ata që kishin vendosur eksplozivin në hotelin Splendit .Sipas aktakuzës Boreta dhe Bigoviq kanë nxitur Vujadinoviqin dhe Çile Shqekiq që të kryejnë vrasjen. 

 

Ka përfunduar debati për  plotësimet e ligjit për sigurimin invalidor e pensionist

Në Kuvendin e Malit të Zi sot ka përfunduar debati për plotësimet e propozuara të ligjit  për sigurimin invalidor e pensionist i cili do tu mundësonte punëtorëve , të cilët vitet e punës i kanë kaluar në kushte ekstreme të vështira , shkuarjen e parakohshme në pension të pleqërisë . Plotësimet i ka propozuar PSP me qellim që punëtorëve , të cilët punojnë në kushte tejet të vështira , tu mundësohet shkuarja e parakohshme në pensionin  e pleqërisë pasi ti mbushin 30 vjet stazh, prej të cilave së paku 20 vjet punë efektive në vendet e punës ku stazhi i sigurimit llogaritet me kohë të zgjatur. Deputeti i PDS ,Zoran  Jelic konsideron se me miratimin e zgjidhjeve të propozuara ligjore do të rritej numri i pensionistëve gjë që do të shkaktonte edhe shtimin e mjeteve për financimin e sistemit pensionist dhe në këtë mënyrë do të sillej në pyetje stabiliteti dhe qëndrueshmëria e financimit buxhetor të tyre. 

 

Shqetësojnë disa pjesë të planit aksionar  për kapitullin 24

Projekti i planit aksionar për kapitullin 24 i cili ka të bëjë me të drejtën , lirinë dhe sigurinë është përpunuar detaisht, mirëpo shqetësojnë disa çështje të cilat mund të ndikojnë në kualitetin e jetësimit të dokumentit , konsideron Ana Seliq  nga Qendra për Monitorim dhe hulumtim (CEMI). Ajo ka vlerësuar se nuk është përpunuar në formë adekuate çështja e të shpërngulurve të cilët momentalisht janë të vendosur në Mal të Zi dhe mundësitë për integrimin e tyre të plotë në shoqërinë malazeze , gjë që siç ka përkujtuar , është obligim ndërkombëtarë të cilin Mali i Zi e ka marr mbi vete. Shqetësuese është pjesa e planit aksionar që ka të bëjë me kontratat për riatdhesim për arsye se parashihet hartimi i strategjisë për integrimin e personave të cilëve do tu pranohet riatdhesimi , mirëpo nuk është paraparë analiza e efekte të riatdhesimit, ka theksuar ajo.

 

Sistemi duhet të jetë kompakt në luftën kundër kriminalitetit

Sistemi malazez i sigurisë duhet të jetë kompakt në mënyrë që shteti me sukses të mund ti luftojë të gjitha format e veprave penale , është vlerësuar sot me rastin e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim dhe shkëmbimin e të dhënave nga sfera e pengimit të larjes së parave dhe financimit të terrorizmit. Këtë dokument e kanë nënshkruar përfaqësuesit e ministrive për punë të brendshme dhe të financave , të Drejtorisë për pengimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit , të Bankës Qendrore të Malit të Zi , të Komisionit për letrat me vlerë dhe të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve. Drejtori i Drejtorisë për pengimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit ,Vesko Lekiq ,konsideron se kjo marrëveshje është me rëndësi të madhe për këtë sferë. Sipas fjalëve të tij i tërë sistemi malazezë duhet të jetë i lidhur mirë me qellim që lufta kundër veprave penale të jetë e suksesshme.

 

Në Kuvend do të kthehen kur të debatohet për kërkesat

Deputetet e Frontit Demokratik do të marrin pjesë në mbledhjen e Parlamentit kur në rend të ditës të gjenden kërkesat nga protesta e kjo mund të pritet në javën e ardhshme, ka theksuar kryetari i kësaj aleance politike Miodrag Lekiq.

Ai ka sqaruar se Fronti askurrë nuk e ka bojkotuar punën e Parlamentit në kuptimin e plotë të fjalës, por siç ka theksuar në mënyrë selektive ka marr pjesë ose nuk ka marr pjesë në mbledhje . Në pyetjen nëse FD do të marr pjesë në themelimin e Këshillit anketues me rastin e hetimeve parlamentare lidhur me aferën Inçizimi , Lekiq ka theksuar se edhe kjo  është njëra ndër temat, respektivisht kërkesat e opozitës. 

 

Vendimi për inaugurim do të merret në mbledhjen e kryesisë

Partia social demokratike në mbledhjen e Kryesisë së vetë e cila do të mbahet kah fundi i kësaj ose fillimi i javës së ardhshme do të marr qëndrim nëse deputetet e saj do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit Filip Vujanoviq, ka deklaruar nënkryetari i partisë Rashko Konjeviq. Ai ka theksuar se jeta politike dhe dialogu politik duhet të vazhdojnë , në favor të integrimeve evropiane. Ai po ashtu e konsideron si hap të mirë fillimin e dialogut me rastin e kërkesave të Fondit demokratike. 

 

Të hënën do të merret vendim për shuarjen e qelive

Menanxhmenti i Kombinatit t Aluminit në Podgoricë do të deklarohet të hënën për shuarjen eventuale të qelive në repartin e elektrolizës , nëse deri atëherë kompetentët nuk do të gjejnë zgjidhje për çështjen e furnizimit të kompanisë me energji elektrike. Përfaqësuesi i qeverisë në Këshillin e drejtorit për KAP Nebojsha Dozhiq ka theksuar se kanë mbetur vetëm edhe 5 ditë që kompetentet të gjejnë zgjidhje për këtë problem , ose në të kundërtën do të urdhërohet shuarja e qelive.

Përfaqësuesit e sistemit elektropërçues të Malit të Zi kanë tërhequr vërejtjen se rrjeti energjetik është në rrezik dhe nuk është e mundshme të vlerësohet se deri kur sistemi mund të funksionojë. Menanxhmenti i KAP në ndërkohë është duke përgatitur regjistrin prej 600 punëtorëve që janë tepricë në fabrikë gjë të cilën e kundërshtojnë përfaqësuesit e sindikatës së aluminit. 

 

Mbahet mbledhja e Kuvendit të KU të Tuzit

Në mbledhjen e sotme, të njëzetën me radhë të Kuvendit të KU të Tuzit, u diskutua për dy pika të parapara me rendin e ditës. Pika e parë kishte të bëjë me informatën mbi aktivitetet e deritashme që janë realizuar në rregullimin e shtratit të lumit Urrelë, kurse e dyta mbi propozim vendimin  për plan programin zhvillimor të KU të Tuzit për vitin 2013. Në fillim u paraqit një informate  cila përshkroi punimet deritashme në lumin Urrelë, e me të cilat krejt opozita nuk ishte e mendimit se është  punuar aq sa edhe njoftoi pushteti . Pra të gjithë këshilltarët opozitar theksuan se dhe përkundër dëshirës së mirë që është dashtë të punohet  në lumin Urrelë, është punuar shumë pak. Kryetari i Komunës njoftoi se sipas informatave që disponon ai , deri më tani  janë pastruar afro 1000 metra, konstatim me të cilin nuk u pajtuan këshilltarët opozitar, e posaçërisht këshilltari Gjergj Camaj, i cili theksoi se  më shumë janë shpenzuar në derivate se sa në punën e pastrimit të Urrelës. Kryetari i komunës theksoi se problemi i Urrelës është i të gjithëve dhe se duhet  të gjithë të japin kontribut, për çgjë u sjell një vendim së bashku me opozitën që të bashkohen  kryetarët e klubeve të këshilltarëve edhe së bashku me kryetarin e komunës dhe të parlamentit të hartojnë një  plan projekt i cili edhe përfundimisht do ti jepte  rregullimin  kësaj çështje kaq të  ndjeshme. Për Pikëm e dytë të rendit të ditës nuk u diskutua aq shumë nga se opozita  u deklarua se , as që duhet të debatohet për këtë pikë nga fakti se është tejet e ndjeshme  dhe se  votimi për të duhet të jet i kujdesshëm, sepse , siç u shprehën, kjo  ka të bëjë edhe me terirotin e KU , e që Podgorica, sipas tyre, dëshiron  të uzurpojë disa teritore  që i përkasin KU të Tuzit. Për këtë pikë të rendit të ditës nuk u votua nga shkaku se këshilltarët e opozitës braktisën sallën e Kuvendit e  nga ana tjetër pushtetit i mungoi kuorumi që të deklarohet për  këtë pikë të rendit të ditës.     

 

Engel: Serbia “de facto” e ka njohur Kosovën

Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëputje të ndonjë pjese të saj dhe ky është një parim shumë i rëndësishëm”, thotë Eliot Engel, ligjvënës në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë. Duke folur rreth Marrëveshjes së arritur më 19 prill për normalizimin e marrëdhënieve, vonesat për zbatimin e saj, Engel mendon se procesi i normalizimit nuk është në rrezik, duke theksuar se të dyja palët janë të përcaktuara për një marrëveshje, gjë që e bën dhe ta zbatojnë atë.

Megjithatë, Engel mendon se kjo është “një situatë serioze” dhe se palët kanë dyshime nëse kjo është gjë e mirë. Por, ai thotë se është një hap i domosdoshëm që duhet të ndërmerret dhe beson se do të funksionojë. “Bashkimi Evropian natyrisht është aty dhe Shtetet Bashkuara do të jenë gjithnjë në krah të popullit të Kosovës në çdo hap”. Sipas Engelit, në këtë marrëveshje Kosova ka përfituar, sepse për herë të parë, Serbia “de facto” e ka njohur Kosovën dhe qeveria e Prishtinës do të shtrijë kontrollin në tërë Kosovën. “Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëputje të ndonjë pjese të saj dhe ky është një parim shumë i rëndësishëm”.

 

Daçiqi takon zyrtarë të lartë amerikan

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq, takohet sot me ndihmës sekretarin amerikan e shtetit Vilijam Berns dhe nënpresidentin amerikan Xhozef Bajden, njoftojnë mediat serbe. Në të dy takimet me zyrtarët e lartë të shtetit amerikan, do të bisedohen çështjet aktuale që lidhen me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë si dhe procesin e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në të dy takimet pritet që kryeministrit serb t’i përsëritet qartë mbështetja amerikane lidhur me Kosovën.Daçiq po qëndron në SHBA në krye të një delegacioni të afaristëve serbë, delegacion ky që zhvilluar disa takime me drejtuesit e kompanive më të mëdha amerikane.

 

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë reciprocitet të të drejtave

Shqiptarët në Luginë të Preshevës, konsiderojnë se marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i ka hapur rrugën Kryeministrit Hashim Thaçi, që ta hap temën e shqiptarëve që jetojnë në atë pjesë. Në një intervistë për Radio Kosovën, kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, tha se shqiptarët në Luginë e duan atë shkallë të të drejtave po aq sa e kanë edhe serbët në veri të Kosovës. Pas nënshkrimit inicial të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, më 19 prill në Bruksel, për shqiptarët e Luginës së Preshevës u krijua një situatë krejtësisht tjetër. Kështu vlerëson kreu i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Në një intervistë për Radio Kosovën, Mustafa tha se tani është koha e fundit kur kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në takimet e radhës në Bruksel të kërkoj më shumë të drejta për shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës.”Serbia e ka njohur Republikën e Kosovës edhe pse ajo në dokumente nuk e shkruan apo nuk përdor. Megjithatë i ka hapur një rrugë shumë të madhe Kryeministrit Hashim Thaçi që të ngulë këmbë për shqiptarët në Luginë të Preshevës për aq sa ngul këmbë Daqiç për serbët në veri por edhe në komuna tjera të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.Ragmi Mustafa potencon se shqiptarët e Luginës së Preshevës i janë drejtuar Qeverisë së Serbisë me kërkesa legjitime dhe institucionale, duke kërkuar që ata të mos diskriminohen. Në të kundërtën ai konsideron se në atë pjesë duhet të instalohet një forcë ndërkombëtare siç është KFOR-i në Kosovë.

 

Kryeministri Thaçi viziton Bullgarinë

Me ftesë të Kryeministrit të Bullgarisë, Marin Raykov, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Sofje. Në kuadër të vizitës, Kryeministri Thaçi do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Bullgarisë, Marin Raykov, si dhe do të pritet nga Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev.
Vizita e Kryeministrit Thaçi në Bullgari është në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror të Kosovës dhe Bullgarisë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, thuhet në njoftimin për media.

 

Zgjedhjet, vëzhguesit e ODIHR takojnë ministrin e Jashtëm dhe kryetaren e KQZ-së

Vëzhguesit  afatgjatë të ODIHR-it që mbërritën dy ditë më parë në Tiranë nisën   zyrtarisht misionin e monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Ata u takuan së pari më ministrin të punëve të jashtme Aldo Bumçi, dhe pastaj me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi. Në këto takime misioni  prej 15 anëtarësh që kryesohet nga amerikania Conny McCormack, është njohur me situatën parazgjedhore, angazhimin e qeverisë për mbajtjen e zgjedhjeve me standarde, punën e bërë nga KQZ për përgatitjen e procesit  që në fakt prej disa kohësh po funksionin vetëm më katër anëtarë. Prezenca e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it vjen si pasojë e një ftese dërguar nga Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në OSBE dhe bazohet në vlerësimet dhe përfundimet e Misionit të Vlerësimit të Nevojave së OSBE/ODIHR-it.

 

Rama në Londër takon Toni Blerin

Kryetari i PS, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Londër, zhvilloi një takim me ish kryeministrin Britanik Toni Bler. Bashkëbiseduesit u ndalën në situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri. Kreu Rama, nga ana e tij, e njohu ish kryeministrin britanik me programin për një “Rilindje Shqiptare” dhe prioritetet e qeverisjes së majtë pas 23 qershorit. Një temë e rëndësishme e bisedës ishte propozimi i Partisë Socialiste për taksimin e ndershëm, si dhe sistemin universal shëndetësor, bazuar në eksperiencën e suksesshme britanike.


“Një takim i shkëlqyer me Toni Blerin, njeriun që transformoi përgjithnjë të majtën evropiane, njeriun që mbetet sot e gjithë ditën një pikë referimi për të gjithë ne dhe njeriun me të cilin ramë dakord që të punojmë nga afër pas 23 qershorit për të ndërtuar qeverisjen dhe për të realizuar programin tonë për një “Rilindje Shqiptare. Kreu i PS kërkoi mbështetjen e Bler dhe ekspertizën e tij për qeverisjen e pas 23 qershorit, ftesë e cila u pranua me nga ish kryeministri britanik.

 

Franca në recesion

Franca ka hyrë në recesionin e dytë në katër vjet, pasi ekonomia e saj është tkurrur për 0.2 për qind në çerekun e parë të këtij viti.
Ekonomia franceze është tkurrur në të njëjtën sasi edhe në tremujorin e fundit të vitit 2012.
Recesioni i korrespondon rënies së bruto prodhimit të brendshëm për dy tremujorë me radhë.
Shifrat janë bërë të ditura nga Zyra e Statistikave të Francës.
Ndërkaq, shifrat e Zyrës së Statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, kanë treguar se recesioni në Eurozonë ka vazhduar në çerekun e gjashtë.
“Ekonomia e Eurozonës është tkurrur për 0.2 për qind në periudhën janar-mars, me nëntë anëtare të bllokut në recesion”, ka bërë të ditur Eurostat-i.

 

Nga sulmi në dyqanin e alkoolit 11 të vrarë

Së paku 11 persona kanë humbur jetën, pasi persona të armatosur kanë hapur zjarr në një dyqan të pijeve alkoolike në Bagdad. Zyrtarët thonë se së paku pesë njerëz janë plagosur në sulmin e së martës mbrëma. Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup. Me alkoolin e ndaluar në Islam, dyqanet e pijeve alkoolike kanë qenë shënjestër kryesore e grupeve ekstremiste.

 

Irani përballet sot në takime me ANEB-in dhe Eshtonin

Irani do të përballet sot në dy takime të ndara me trysninë ndërkombëtare për programin e tij bërthamor. Në Vjenë, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) do t’i bëjë edhe një herë thirrje Republikës Islamike që të lejojë hetimet e aktiviteteve të saj atomike. Ndërkaq, në Stamboll, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrinë Eshton, do të takojë kryenegociatorin bërthamor të Iranit, Said Xhalili.Takimi midis Eshtonit, e cila përfaqëson gjashtë fuqi botërore dhe Xhalilit pason një raund të dështuar të bisedimeve në Kazakistan, i cili është zhvilluar në muajin prill.Gjashtë fuqitë janë: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania. Fuqitë perëndimore akuzojnë Iranin se përdor programin e tij bërthamor për të krijuar armën atomike, një akuzë kjo që hidhet poshtë nga Teherani zyrtar.

 

Sot hapet Festivali i Kanës

Festivali më i madh i filmit në botë do të hapet sot në Kanë të Francës me filmin “The Great Gatsby”, i cili bazohet në novelën me të njëjtin titull të F.Scott Fitzgeraldit. Festivali do të zgjasë 12 ditë. Për Palmën e Artë, e cila do të ndahet më 26 maj, do të garojnë 20 filma nga dhjetë shtete. Regjisori Steven Spielberg do të jetë në mesin e jurisë. Ndërkaq, aktorja australiane, Nicole Kidman, është në mesin e celebritëve në panel. 

 

Sonte finalja e Ligës së Evropës

Në Amsterdam të Holandës sonte zhvillohet ndeshja finale e Ligës së Evropës. Në garë për vendin e parë janë Chelsea anglez dhe Benfica portugeze. Biletën për finale, Chelsea e ka siguruar me mposhtjen e Baselit në gjysmëfinale, ndërsa Benfica me fitoren ndaj Fenerbahches.

 

Nesër ,mot me vranësira te ndryshueshme

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët dhe relativisht i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare , vende- vende e fort nga drejtimet veriore.  Temperaturat: Beranë e Podgoricë 24, H. Novi, Ulqin, Budve e B. Pole 23, Plevle, Tivar, Kollashin e Tivat 22, Cetinë e Rozhaj 21, Nikshiq e Plavë 20 dhe në Zhablak 17 g.  Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende- vende me kushte për reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet jugore. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej  16 deri në 27 g. C. 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se