Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 05. 2013. 16:47   >>  16:58 2

LAJMET 14.05.2013

14.05.2013

Deputetët filluan debatin për propozimligjin lidhur me mbrojtjen sociale dhe të fëmive

Kuvendi i Malit të Zi, në mbledhjen e sotme, ka filluar shqyrtimin e propozim ligjit për mrojtjen sociale dhe fmijnore , me të cilën është paraparë që kompensimi gjatë kohës së pushimit të lindjes punëdhënësit  ti kompensohet deri në shumën e fitesës mesatare në shtet. Ministri për punë dhe përkujdesjen sociale, Prdrag  Boshkoviq, duke prezantuar këtë propozim ligj,  ka pohuar se me propozimet e ofruara nuk jan cenuar të drejtat themelore nga ligji ekzistuese dhe se nuk janë zmadhuar nivelet e kompensimit për asnjë farë të ardhurash sociale.

Ai, po ashtu ka sqaruar se  me këtë propozim ligj nuk definohet raporti mes shtetit dhe të punsuarve që lindin por , siç ka sqaruar ai me punëdhënsit. Ndërkaq përfaqësuesit  opozitarë , pjesëmarrës në  mbledhjen e sotme të Kuvendit, i kanë kritikuar zgjidhjet e prpozuara ligjore  për mbrojtjen sociale dhe të fëmijve , dhe siç kanë paralajmëruar edhe më parë , do të propozojnë tërheqjen e tij nga procedura kuvendore ose të shqyrtohet në form të projekt ligjit. 

 

Shtyhet debati lidhur me aferën “inçizimi”

Parlamenti i Malit të Zi e ka shtyr debatin për inicimin e hetimeve parlamentare lidhur me aferën Inçizimi , i cili ishte paraparë për nesër për faktin se nuk është sjell vendimi për përbërjen e Këshillit anketues. Kryetari i PSP, Srgjan Miliq,  u ka deklaruar gazetarëve pas mbledhjes së kolegjiumit të kryetarit të Parlamentit se nuk janë plotësuar kushtet procedurale për mbajtjen e seancës së nesërme. Ai ka theksuar se përfaqësuesit e opozitës kanë refuzuar kërkesën e Frontit demokratik që Kuvendi të mos debatojë për këtë aferë edhe një kohë, dhe këtë e kanë përkrah edhe përfaqësuesit e partive tjera. Miliq ka theksuar se pret  që për aferën Inçizimi  do të debatohet deri në fund të majit dhe se atëherë do të sillet vendimi për formimin  Këshillit anketues. Në pyetjen  nëse është diskutuar në koelgjium për datën e seancës së jashtëzakonshme në të cilën do të debatohej për kërkesat e Frontit demokratik nga protestat qytetare,  Miliq, ka theksuar  se për këtëë akoma nuk ekziston dokument zyrtar. 

 

PDS e befasuar me shtyrjene debatit për aferën “inçizimi”

Shefi i Klubit të deputetëve të Partisë demokratike të socialistëve, Millutin Simoviq, ka theksuar se nuk i kupton shkaqet për shkak të cilave opozita ka kërkuar  që Parlamenti ta shtyjë debatin për inicimin e hetimeve parlamentare lidhur me aferën Inçizimi.

Ai,  ka përkujatuar se këtë iniciativë e kanë nënshkruar 27 deputetë  të Frontit demokratik dhe të Malit të Zi pozitiv. Ai ka shtuar se argumet tjeter për shtyrjen e debatit ishte  se propozuesit  të cilët përkohësisht mungojnë , nuk i kanë propozuar anëtarët për Këshillin aktetues. PDS , siç  theksoi , me punën e përfaqësuesëve të vetë në Këshillin anketues do të jap kontribut të plotë për demokratizimin e shoqërisë. 

 

Përfaqësuesit e FD kërkojnë përgjegjësinë për autorët e afersë  “inçizimi”

Vrtetimi i përgjegjësisë juridiko penale dhe politike i autorëve të aferës  “inçizimi” dhe eleminimi i mekanizmave të mundshëm për pengimin e shprehjes së lirë të vullnetit zgjedhor, është minimumi nën të cilin Fronti demokratik nuk  do të pranojë, kanë rekomanduar përfaqësuesit e këtij blloku politik. Funksionarët e FD Andria Mandiq dhe Nebojsha Medojeviq janë takruar me shefin e zyrës për Malin e Zi  në drejtorinë për zgjerim të UE, Dirk Llange, dhe me ambasadorin e UE në Podgoricë, Mitja Drobniç.

Temë e bisedimeve të sotme, siç është kumtuar nga FD ka qenë zgjidhja e krizës së thellë kushtetutese institucionale dhe politike e shkaktuar nga  mospërfilljet brutale në zgjedhjet presidenciale. Ata, siç theksohet , kanë përsëritur se fronti është për integrimet evropiane dhe kanë theksuar se zgjedhjet e ndershme dhe demokratike janë vlera themelore për të cilat duhet të përpiqen të gjithë.  Medojeviq dhe Mandiq i  kanë njoftuar bashkëbiseduesit  se deputetet e FD nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e parlamentit  derisa të mungojë marrëveshja politike.

 

Më 24 maj do të debatohet raporti i punës së agjencisë për sigurinë nacionale

Këshilli për mbrojtje dhe siguri do të shqyrtojë me 24 maj raportin për punën e agjencisë për sigurinë nacionale për vitin e kaluar. Mbledhja do të mbahet në lokalin për shqyrtimin e materialeve që kanë shkallë të caktuar të sekretit , është kumtuar nga Parlamenti. Mbledhjen e ka caktuar kryetari i Këshillit Mevludin Nuhoxhiq. 

 

Këshilli përkrah plotësimet dhe ndryshimete  ligjit për punë të brendëshme

Këshilli parlamentar për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë i ka përkrah sot plotësimet e propozuara të ligjit për punë të brendshme  në pjesën që ka të bëjë me kartonat pronësor të nënpunsve policor  të obliguar për luftën kundër krimit të organizuar  dhe  korrupsion. Në debat për popropozim ligjin për plotësimet e ligjit për punë të brendshme , të cilat i kanë praqitur deputetet e Partisës social demokreatike është vlerësuar se do të ishte mirë që në debat të marrin pjesë ministrat kompetent por është konstatuar se Këshilli  nuk und ti obligojë pasi që nuk janë ata propozues.

Kryetari i Këshillit, Rifat  Rastoder, ka thënë se ky trup ka marr mendimin pozitivë të qeveris për këtë propozim. Këshilli  e ka shtyr debatin për propozim vendimin  lidhur me hapjen e hetimit parlamentarë dhe formimin e Këshillit anketues me qellim të grumbullimit të fakteve dhe të informatave për aferëin Inçizimi, të cilin e kanë paraqitur 27 deputetë të pakicës parlamentare  sepse përfaqësuesit  e Fronit demokratik dhe të  Malit të Zi pozitivë nuk ishin prezent  në mbledhje. 

 

OJQ  dorëzojnë  nënshkrimet  kundër  ligjit të propozuar për mbrojtje sociale

Përfaqësuesit e disa OJQ  ia kanë dorëzuar sot kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq,  proklamatën kundër propozimit të ligjit për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve , të cilin deri tani e kanë përkrah me nënshkrimet e veta mbi 3 mijë e 500 qytetarë.  Drejtorja ekzekutive e aksionit për të drejtat e njeriut Teja Goranjec  Preleviq ka theksuar se deri tani janë grumbulluar mbi 3 mijë e 500 nënshkrime.  Drejtorja ekzekutive e Shoqatës së nënave, Kristina Mihajlloviq,  ka theksuar se grumbullimi i nënshkrimeve mbështetëse të qytetarëve vazhdon dhe u shpreh e bindur se do të grumbullohen 6 mijë nënshkrime të definuara me ligj , në bazë të të cilave parlamenti do të jetë i obliguar të deklarohet për kërkeat e tona , ka theksuar ajo. Ajo ka shtuar se deri tani proklamatën e kanë përkrah 34 OJQ.

 

Gjorgjeviq ,u kërkon  falje  viktimave dhe të depotuarve shqiptarë

Edhe një gjeneral serb pranon krimet mbi shqiptarët në Kosovë. Ish-ndihmësministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, gjenerali Vlastimir Gjorgjeviq ka thënë në Hagë se në Kosovë gjatë vitit 1999 janë bërë krime ndaj shqiptarëve dhe ka kërkuar falje për viktimat dhe të deportuarit. Gjenerali i pensionuar serb ka pohuar se ka marrë pjesë në fshehjen e trupave të shqiptarëve të vrarë dhe ka theksuar se pendohet për këtë. Kohë më parë këtë e pranoi edhe gjenerali Dragolub Ojdaniq, ish shefi i ushtrisë jugosllave. Gjorgjeviq, (64 vjeçar) është shprehur në fund të debatit për ankesat që mbrojta e tij dhe prokuroria i ka bërë në shkallën e parë të aktgjykimit me të cilën ai ishte dënuar me 27 vjet burgim për krime ndaj shqiptarëve.

 

Vuçiq; dallimi jo i thellë mes serbëve në Kosovë dhe Qeverisë në Beograd

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se hendeku ndërmjet qeverisë në Beograd dhe përfaqësuesve të serbëve në Kosovë, nuk është “aq i thellë”, por kjo nuk do të thotë se serbët e Kosovës do ta pranojnë lehtë zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve, të arritur në Bruksel më 19 Prill.

“Fuqishëm besoj se në ditët e ardhshme do të marrim vendim të përbashkët në të mirë të gjithë kombit”, tha Vuçiq për mediat serbe. Ai theksoi se takimi i tij i djeshëm me serbët e Kosovës ka treaguar se “ata i besojnë shtetit të tyre”. Mëtutje, Vuçiq ka veçuar se fëmijët serbë në shkolla nuk do të mësojnë sipas programeve shqiptare, ndërsa në “pjesën veriore kurrë nuk do të shkel ushtria shqiptare”. Sipas tij, “me këtë marrëveshje perëndimi e pranon ekzistimin e Bashkësisë së komunave serbe”. Vuçiq konsideron se ky dokument është rast që populli serb të mbijetoj në Kosovë dhe se “më nuk do të vërsulet në disfata”.

 

Halbauer  beson  në  zhvillimin pozitiv të rrjedhave politike në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major, Volker Halbauer beson se me angazhimin e lidershipit politik, do të fillojë se zbatuari marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai beson se me zhvillimet e fundit politike, në fund do të ketë një zgjidhje pozitive. Halbauer deklaroi kështu pas takimit me ministrin për kthim dhe komunitete Dalibor Jeftiq. Duke theksuar se nuk është politikan dhe se nuk ka ndikim në proceset politike, komandanti i KFOR-it Volker Halbauer është shprehur sot mjaft optimist me zhvillimet e fundit politike në vend. Ai vlerësoi angazhimin e liderëve politik në arritjen e marrëveshjes në kuadër të dialogut për çfarë beson që fundi do të jetë pozitiv.

 

Arrijnë  përfaqësuesit e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve në Tiranë

Përfaqësues të misionit ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve mbërritën sot në Tiranë për të parë nga afër përgatitjen e procesit zgjedhor të 23 qershorit. Komunikimi i tyre i parë me shtypin pritet të jetë të mërkurën. Burime të besueshme të medias bënë të ditur se krahas një serie takimesh me autoritete të larta shtetërore dhe politike, ky delegacion i parë i ODIHR-it do të verifikojë së pari saktësinë e listave të votuesve për të cilat opozita ka shumë ankesa për dublime. Në qendër të vëmendjes mbetet edhe mënyra si po funksionon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Misioni i vëzhguesve, që drejtohet nga amerikania Koni Mekormak (Conny B. McCormack), përbëhet nga 15 ekspertë të 14 shteteve anëtare të OSBE-së.

 

BE; Sllovenia të ripërtërijë besimin në sektorin bankar

Ministrat e financave të shteteve të eurozonës i kanë tërhequr vërejtjen Sllovenisë që të ndërmarrë “aksion të shpejt dhe të vendosur” për shqyrtimin e jobalanceve ekonomike. Ministrat e financave, në takimin e mbrëmnëshëm në Bruksel, i kanë bërë thirrje Sllovenisë që ta ripërtrijë besimin në sektorin bankar dhe t’i ketë financat piublike nën kontroll. Komisionari për ekonomi i Bashkimit Evropian, Olli Rehn, tha se ishte inkurajuar nga propozimet e fundit të Lubjanës për rritjen e tatimit të vlerës së shtuar, për ulje të shpenzimeve, dhe për krijimin e një banke, e cila do të kujdesej për kreditë e këqia, që e kanë dëmtuar sistemin bankar shtetëror.

 

Ambasadori  amerikan  do të  bojkotojë  takimet e konferencës për çarmatim  

Diplomatë të Shteteve të Bashkuara thonë se ambasadori amerikan do t’i bojkotoj takimet e Konferencës për Çarmatim të Kombeve të Bashkuara, kur Irani e merrë kryesinë e radhës, në fund të këtij muaji.
Zëdhënësja e misionit të Shteteve të Bashkuara në OKB, Erin Pelton, tha mbrëmë vonë në Nju Jork, se presidenca e Iranit në konferencën katërjavëshe, që fillon më 27 Maj, “është fatkeqe dhe tepër jopërkatëse” dhe “shkon kundër qëllimeve dhe objektivave” të vetë konferencës.
Në konferencë do të bëhen përpjekje për arritjen e marrëveshjes për çarmatim atomik dhe ndalje të zhvillimit të armatimit tjetër të shkatërrimit masiv.

 

Fundoset anija me 200 udhëtarë  në perëndim të Birmanisë

Një anije në të cilën ndodheshin 200 pjesëtarë të pakicës Rohingja është fundosur në perëndim të Birmanisë. Fundosja ka ndodhur gjatë tentimit për evakuim, shkaku i gotijes së një stuhie. Anija e cila po transportonte 200 myslimanë Rohingja, pas evakuimit të detyruar nga stuhia, është fundosur në perëndim të Birmanisë. Njoftimi vjen nga zyrtarë të OKB-së. Barbara Manzi, zyrtare e zyrës së OKB-së për bashkërendimin e çështjeve humanitare, ka thënë se shumë nga viktimat janë mbytur në rrëmujë e sipër dhe në përpjekje për t’I shpëtuar ciklonit  Mahasen.

 

AP, thotë se janë sekuestruar  të dhënat  telefonike për shum gazetarë të sajë nga Qeveria amerikane

Agjencia e lajmeve Associated   Press thotë se qeveria amerikane ka sekuestruar të dhënat telefonike të dy muajve për shumë nga gazetarët dhe redaktorët e saj. Shefi ekzekutiv i organizatës, Gary Pruitt, e quajti këtë veprim "një ndërhyrje masive dhe të paparë" në operacionet faktmbledhës të AP-së. Pruitt tha të hënën se Associated Press mësoi nga Departamenti i Drejtësisë të premten se agjencia qeveritare mblodhi të dhëna për më shumë se 20 linja të veçanta telefonike të zyrave të AP-së dhe gazetarëve të saj. Ai tha se të dhënat mbulojnë një periudhë dy-mujore në fillim të vitit 2012 dhe përfshijnë zyrat e Associated Press në Nju Jork, Uashington dhe Hartford të shtetit Connecticut. Një raport i Associated Press mbi këtë çështje thotë se qeveria nuk ka dhënë asnjë shpjegim pse të dhënat telefonike janë konfiskuar.

 

Erdogan; Opozita në Siri nuk është përgjegjëse për sulmin në fshatin turk, pranë kufirit me Sirinë 

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se opozita në Siri nuk është përgjegjëse për sulmet e së dielës në një fshat turk, pranë kufirit me Sirinë, në të cilat kanë humbur jetën 46 persona. Ka spekulime që përpiqen ta vënë fajin mbi opozitën siriane dhe refugjatët, ka thënë Erdogan, duke shtuar:  “Do t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme në të ardhmen. Do të hakmerremi kur të jetë e nevojshme dhe nuk kemi frikë. Këtë duhet ta dijë secili”, ka thënë Erdogan. Regjimi sirian ka mohuar përfshirjen në sulme.

 

Nesër , mot  kryesisht me diell

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell, vende vende në viset veriore me vranësira të pakta. Frynë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në orën 14: Petrovac 25 g, Podgoricë, Tivar e H. Novi 24, Budvë e Tivat 23, Ulqin 22, Cetinë,   21,Nikshiq 20, Plavë 19, B. Pole e andrievicë 18, Shavnik 17, Plevle, Kollashin e Rozhaj 16 dhe në Zhablak 12 g.  Meteorologët për nesër parashohin mot kryesisht me diell , gjatë ditës me vranësira kalimtare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve jugore. Temperatura e mengjesit prej 2 deri në 13, kruse më e larta e ditës prej 19 deri në 27 g. C. 

Пратите нас на

Коментари2

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се