Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 05. 2013. 16:15   >>  17:32

LAJMET 10.05.2013

10.05.2013

Do të publikohen informatat për listingun brenda një afati të shkurtër

Ministria për punë të brendshme do të përgjigjet në afatin sa më të shkurtër të mundshëm në kërkesën e këshillit për mbrojtje dhe siguri i cili ka kërkuar informatën për momentet  e reja nga afera Listing lidhur me arrestimin e Naser Kelmendit, ka theksuar ministri Rashko Konjeviq. Këshilli ka vendosur dje njëzëri që nga ministria e brendshme, Drejtori i drejtorisë së policisë dhe nga agjencia për sigurinë nacionale të kërkojë informatën për disa momente të reja nga afera Listing lidhur me arrestimin e Kelmendit, emri i të cilit është përmend lidhur me këtë rast. Konjeviq ka theksuar se kjo ministri pas arrestimit të Kelmendit nuk ka marrë kërkesë nga institucionet e vendeve fqinje  që të përfshihet në këtë rast . Konjeviq ka përkujtuar se drejtoria e policisë në vitin 2010 ka paraqitur fletpadi kundër Kelmendit dhe nëpunësit të ministrisë së brendshme për shkak të lëshimeve të dokumenteve të rrejshëm. Konjeviq po ashtu ka theksuar se Kelmendi nuk ka nënshtetësinë malazeze dhe ka shtuar se nuk di nëse ka poseduar letërnjoftimin me rastin e votimit në referendumin e vitit 2006.

 

Minatorët ne grevë urie

Minatorët  grevistë në minierën e boksitit në Nikshiq, janë të vendosur  të vazhdojnë grevën gjithnjë derisa të mos plotësohen kërkesat  tyre, kanë njoftuar nga sindikata  e pavarur e Minierës së Boksitit. Ata , po ashtu , janë shprehur të brengosur për  shëndetin e 30 minatorëve, të cilët  tashmë dy ditë  janë futur  në  grevë urie në minierën Bioçki Stan,  dhe të cilët kanë ndërpre çdo formë të komunikimit me botën e jashtme. Ata , të pakënaqur me propozimin e Qeverisë, kanë pohuar se janë të vendosur të realizojnë kërkesat  e veta për paguarjën e borxheve ndaj tyre, respektivisht të shtatë pagave mujore.

Të përkujtojmë se minatorët të cilët tash 15 ditë protestojnë në Minierë nuk e kanë pranuar propozimin e Komisionit për politikën ekonomike që Qeveria të gjejë mënyrën për sigurimin e 320 mijë euro për pagesën e të ardhurave të pa paguara, por ata  kërkojnë paguarjën  e shtatë rrogave  që ua kanë borxh më pare.

                

Dyshohet për vrasjen e të bijës së vet

 Policia e Podgoricës e ka arrestuar sot Mirsad  Azhoviq nga Podgorica ,për shkak të dyshimit të vrasjes së bijës së vet të mitur A. A.  Nga Drejtoria e policisë është kumtuar se Azhoviq sot në mëngjes rreth orës 7 e 35 minuta ka shkuar në stacionin e Policisë dhe ka paraqit vrasjen.

“Në vend të ngjarjes janë shkuar nëpunësit e policisë ,të cilët në banesën familjare në lagjen Konik kanë gjet trupin e pa jetë të A.A”, thuhet në kumtesë. Trupi i pa jetë i A. A. është transportuar për obduksion në repartin e patologjisë gjyqësore të Qendrës klinike në Podgoricë. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe prokurori i lartë shtetërorë në Podgoricë .

 

Zhvillohet politikë edhe përmes organizimit territorial

Në Mal të Zi qartas është hap procesi i formimit të komunave të reja, ka theksuar profesori Gjorgjije Bllazhiq , duke vlerësuar se disa çështje politike debatohen edhe përmes organizimit territorial. Duke komentuar se sa vendimi i paralajmëruar për formimin e Komunës së re Petnjic mund të ndikojë në rritjen e kërkesave të bashkësive tjera lokale që të paraqesin kërkesa të ngjashme dhe sa në këtë çështje mbizotëron politizimi, Bllazhiq ka theksuar se në Mal të Zi çdo gjë, pra edhe kjo është e politizuar.  Bllazhiq, ka theksuar se në Mal të Zi 14 prej 21 komune nuk mund të sigurojnë mjete për financimin e nevojave në nivelin lokal. Ai ka shtuar se koha së shpejti do të tregojë nëse kërkesat kanë qenë të arsyeshme si për Petnjicën , për Gucinë dhe për Tuzin.

 

Afarizëm negativ me 16.23 milion euro në humbje

Kombinati i Aluminit ka përfundua çerekun e parë me neto humbje  prej 16.23 milion euro ose gati dy herë e gjysmë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga raporti për afarizmin , i cili është publikuar në faqen e Komisionit për letra me vlerë , të ardhurat bazë të ndërmarrjes në fund të marsit ishin 20.21 milion euro , ose gati dy fish më të vogla se në periudhën e kaluar. Kuvendi i Malit të Zi në seancën e vetë me 30 .prill ka miratuar konkluzione të reja për zgjidhjen e problemeve në KAP të cilat siç vërtetojnë në Qeveri, paraqesin dritë të gjelbër për pushtetin ekzekutiv për zgjidhjen e një pjese të problemeve që kanë të bëjnë me Elektroekonomin.

 

Akoma mungojnë faktet për aferën “Inçizimi”

Kryeprokurorja e shtetit nuk disponon me asnjë fakt konkret se dikush është i dëmtuar lidhur me aferën “Inçizimi” edhe pse kanë arritur disa kallëzime lidhur me këtë rast, ka kumtuar zëvendësi i prokurorit shtetëror të shtetit  Veselin Vuçkoviq.

Nga kryeprokurorja nuk mund të kumtojnë se sa fletë padi kanë arritur, por është e qartë se ato i kanë dorëzuar qytetarët të cilët në periudhën kontestuese kanë konkurruar për vendin e caktuar të punës, dhe janë refuzuar kështu që konsiderojnë se janë të dëmtuar , shkruan gazeta “Dnevne novine” .Vuçkoviq ka theksuar se në fletë padit e deritashme të cilat kanë arritur në kryeprokurorin e shtetit dhe në prokurorit themelore, nuk ka fakte konkrete të cilat do të mundësonin inicimin e procedurës gjyqësore. Sipas fjalëve të tij , gjithë në kryeprokurorin e shtetit dhe në prokurorinë themelore janë të angazhuar me kapacitet të plotë në hetimin e rastit “Incizimi”.

 

Programet e UNDP  i kontribuojnë bashkëpunimit me KB

Programet e UNDP-së janë në linjën e qëllimeve të zhvillimit të brendshëm dhe të politikës së jashtme të Malit të Zi, gjë që tregon rëndësinë që i kushtohet bashkëpunimit me OKB në të gjitha sferat , ka deklaruar ministri për punë të jashtme dhe integrimet evropiane Igor Llukshiq. Ai sot është takuar me drejtoren  rajonale  të UNDP-së për Evropën dhe bashkësinë e shteteve të pavarura Xhihan Sulltanogllu. Sipas fjalëve të tij Qeveria vëmendje të veçantë do ti kushtojë jetësimit të projekteve të cilat do të nxisin zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe t mesme në sektorin e turizmit dhe të bujqësisë , punësimin e kategorive të rrezikuara të banorëve dhe projekteve nga sfera e zhvillimit shoqëror dhe mjedisit jetësor.  Ajo ka theksuar se për aktivitetin e UNDP-së  në vendet me të ardhura më të larta mesatare , siç është Mali i Zi , në kontekstin e integrimeve evropiane nevojitet nivel afatgjatë i partneritetit dhe i marrëdhënieve me Qeverinë.

 

Kosova në çdo formë do ta shtrijë autoritetin ligjor në veri

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj po pret që në takimin e radhës mes Kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq të arrihet pajtimi për planin zbatues sa i përket marrëveshjen së arritur më 19 prill në Bruksel.

Në të kundërtën, kryediplomati Hoxhaj paralajmëron se Kosova do të shtrij autoritetin ligjor dhe kushtetuese në veri të vendit. “Nëse Serbia e bllokon hartimin dhe zbatimi e një plani të tillë, ne në çdo formë, në çdo mënyrë do ta shtrijmë sovranitetin tonë në veri. Prandaj, është më se e rëndësishme që Serbia ta kuptoj që pajtimi rreth planit zbatues dhe mbi të gjitha zbatimi i tij është në interes të saj dhe të rajonit”, ka thënë Hoxhaj.
Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje para tri javësh për të ndryshuar gjendjen në veri, por se deri më tash nuk ka pasur asnjë hap drejt zbatimit të saj. Qytetarët në Veri nuk janë pajtuar të zbatojnë marrëveshjen, ndërkohë liderët në Beograd kanë dhënë vetëm deklarata se pajtimi i arritur në Bruksel do të shkoj deri në fund.
Sidoqoftë, Ministri i Jashtëm i Kosovës thotë se pa zbatimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë, rruga e Beogradit drejt BE-së do të mbetet e bllokuar.

 

Bisedimet vonuan reformën zgjedhore!

Në kohën kur kanë mbetur vetëm edhe disa muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, reforma zgjedhore ende është larg realizimit të saj. Përfaqësuesit e subjekteve politike thonë se një prej arsyeve kryesore për vonesën e reformës zgjedhore janë bisedimet Kosovë- Serbi. Ata vlerësojnë se pas rrumbullakimit të këtyre bisedimeve me marrëveshje, lidershipi kosovar gjithë forcën dhe energjinë do ta kthejë kah reforma zgjedhore. Mirëpo, analistët politikë konsiderojnë se në këto zgjedhje është shumë më mirë të shkohet me ligjin aktual zgjedhor, shkruan “Zëri”.Kryetari i Komisionit për reformë zgjedhore nga LDK-ja, Haki Demolli, ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është shumë i interesuar të vazhdojë punën në forumin e liderëve për ta përfunduar sa më parë reformën zgjedhore.

Ajo që është me rëndësi për procesin e reformës zgjedhore, është se në forumin e liderëve do të arrihet një konsensus rreth pikave kryesore të sistemit zgjedhor.

 

Fyle: Marrja e datës varet nga vet Maqedonia

Nga Maqedonia varet nëse në qershor do të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu porositi sot eurokomisari Shtefan Fyle.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Fyle tha se Komisioni Evropian bëri çmos për t’i mbështetur ato procese, së pari me dialogun aderues në nivel të lartë, që sipas komisarit, solli rezultate të mira, dhe e ktheu vendin në agjendën evropiane, dhe së dyti përmes ndihmës për daljen nga qorrsokaku politik, pas incidenteve të 24 dhjetori në Kuvend, me arritjen e marrëveshjes më 1 mars.“Para se gjithash unë jam i brengosur, që kjo marrëveshje ende nuk është implemntuar tërësisht. Element kyç është komisioni që duhet të bëj hetime për ngjarjet. Dhe kur kjo ende nuk është bërë unë pyes, që flet për atë se forca e institucioneve demokratike është në atë vend”, tha Shtefan Fyle, eurokomisari për zgjerim.
Komisari Fyle beson se bisedimet e intensifikuara për çështjen e emrit së shpejti do të japin rezultat.

 

Nesër protestojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës kanë njoftuar se nesër me fillim në orën 12:00 do të mbajnë një protestë gjithë popullore, siç është thënë kundër diskriminimit sistematik shtetërorë që po i bëhet shqiptarëve në Luginë. Ndërkohë, Lëvizja për Bashkim ka shprehur mbështetjen e fuqishme për këtë nismë duke konsideruar se protestat duhet të jenë të vazhdueshme, deri në zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës Lindore.
Protesta sipas organizatorëve ka për qëllim shprehjen e revoltës ndaj mos përfshirjes së shqiptarëve të Luginës reciprokisht në raport me serbët e veriut të Kosovës në bisedimet fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo madje siç thuhet imponon rimobilizimin e faktorit politik shqiptarë në artikulimin e kërkesës për zgjidhjen e problemit politik të Luginës së Preshevës.
Jonuz Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, tha se kjo protestë bëhet edhe në shenjë revolte ndaj paralajmërimeve të Gjykatës serbe të Apelit për rikthim në gjykim të pjesëtarëve të UÇK- i njohur si ''Grupi i Gjilanit''.
Ai ka theksuar domosdoshmërinë e mobilizimit të shqiptarëve me veprime konkrete për të stopuar dukuritë negative që vazhdojnë të shqetësojnë popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës e cila si rezultat po detyrohet të lëshoj vatrat shekullore.

 

Mbi 1,000 të vdekur në Bangladesh

Ne Bangladesh thonë se numri i të vdekurve nga shembja e fabrikës është rritur mbi 1,000.
Shifrat janë bërë publike sot, pasi autoritetet kanë vazhduar të nxjerrin trupa të pajetë nga rrënojat e kompleksit.
Incidenti i 24 prillit konsiderohet si katastrofa më vdekjeprurëse në industrinë e tekstilit.
Rreth 2,500 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, por është e paqartë se sa trupa mbeten të bllokuar.
Fabrika gjendej pak kilometra larg kryeqytetit Daka.
Mbi 10 njerëz janë arrestuar në lidhje me rastin. Industria e tekstilit në Bangladesh ofron veshje për firma të mëdha në mbarë botën.

 

Turqi, komplot për vrasjen e Patriarkut Bartolomeu?

Sipas mediave në Turqi, një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kishin përgatitur një plan për të vrarë Patriarkun në 29 maj. Policia turke parandaloi një komplot për vrasjen e patriarkut të Kostandinopojës, Bartolomeu.
Sipas mediave në Turqi, një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kishin përgatitur një plan për të vrarë Patriarkun në 29 maj.
Sipas televizionit Ntv, tre personat kishin planifikuar të vrisnin kreun e kishës ortodokse gjatë ceremonisë që do të zhvillohet në përkujtim të 560-vjetorit të pushtimit osman të Kostandinopojës.
Mësohet se komploti është zbuluar falë një letre anonime që kishte mbërritur në zyrën e kryeprokurorit në Stamboll.
Patriarku Bartolomeu është një qytetar turk me kombësi greke, kreu shpirtëror i ortodoksëve në mbarë botën.

 

Merkel, vizitë të papritur në Afganistan

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka nisur një vizitë të papritur në Afganistan. Zyrtarët kanë bërë të ditur se Merkel ka fluturuar të premten drejt qytetit Mazar-e-Sharif, ku janë të pozicionuara forcat gjermane.
Ajo po shoqërohet nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere.

Vizita ndodh gjashtë ditë pasi një ushtar gjerman është vrarë në përleshjet me kryengritësit talibanë.
Ai ka qenë ushtari i parë gjerman që ka vdekur në Afganistan brenda dy vjetësh.
Kontingjenti prej 4,300 trupash gjermane në Afganistan pritet të lërë këtë vend në fund të vitit 2014, së bashku me pjesën tjetër të Forcës Ndihmëse të Sigurisë, të udhëhequr nga NATO-ja.
Por, Gjermania po ashtu ka propozuar se mund të mbajë një personel prej 800 ushtarësh në Afganistan, edhe përtej kësaj date, për të trajnuar dhe ndihmuar forcat afgane të sigurisë.

 

Sulme të reja kundër politikanëve pakistanezë

Sulmet kundër politikanëve pakistanezë kanë vazhduar edhe një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.
Zyrtarë të inteligjencës pakistaneze i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se një bombë pranë zyrave të katër kandidatëve zgjedhorë në Vaziristanin Verior ka vrarë së paku tre njerëz.
Në Kueta, pesë persona janë plagosur nga një shpërthim jashtë zyrës së Partisë Popullore të Pakistanit.
Në anën tjetër, vazhdon të mos ketë asnjë lajm për fatin e Ali Haider Gilanit, kandidat i Partisë Popullore dhe djali i ish-kryeministrit Yousuf Raza Gilani.Ai është rrëmbyer të enjten nga persona të armatosur.
Mbi 110 njerëz janë vrarë në Pakistan, në dhunën që lidhet me zgjedhjet e së shtunës. Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për shumicën e sulmeve.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët dhe i thatë. Frynë erë mesatare jugore dhe jug perëndimore.

Temperaturat : Podgoricë 28, H. Novi, Budvë e Tivat 27, Ulqin 26, Tivar, Plevle, Kollashin, B. Pole, Rozhaj e Beranë 25, Cetinë e Nikshiq 24, Shavnik e Plavë 23 dhe në Zhablak 20 g.

Për nesër para dite parashihet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale m diell, kurse pas dite dhe në orët e mbrëmjes me reshje të përkohshme të shiut  kryesisht n viset kontinentale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në veri vende vende e fortë jugore dhe jug-perendimore.

Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në16, kurse më e larta e ditës prej 15 deri në 26 g. C

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се