Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 05. 2013. 16:31   >>  16:41

LAJMET 09.05.2013

09.05.2013

I.Llukshiq; UE, shembulli më i mirë i paqes dhe prosperitetit

Unioni Evropianë, është shembulli më i suksesshëm i vendosjes së paqes afatgjate, stabilitetit dhe prosperitetit , përmes dialogut , kompromisit , mirëbesimit reciprok , përmes solidaritetit dhe përmes respektimit të llojllojshmërisë , ka vlerësuar ministri për punë të jashtme dhe integrimet evropiane Igor Llukshiq.

 Ai në solemnitetin me rastin e Ditës së Evropës të organizuar në sheshin e republikës në Podgoricë, ka vlerësuar se edhe për kundër dilemave të shumta , medyshmeve dhe ndonjëherë mungesës së vizioneve , shumë shtete synojnë të zënë vendin e vet në rrugën integruese. Sipas fjalëve të tij për Malin e Zi anëtarësimi në UE është mjet për realizimin e prosperitetit , stabilitetit , lirisë dhe demokracisë por kurrsesi vetëm qellim i thjesht.   Shefi i delegacionit të UE në Podgoricë Mitja Drobniç ka theksuar se me themelimin e Unionit evropianët kanë ndërpre  një rreth magjeps  të dhunës dhe  kanë arritur të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Kryebashkiaku i Podgoricës Miomir Mugosha ka theksuar se në Mal të Zi kaherë nuk shtrohet pyetja nëse Mali i Zi do të hyjë në Evropë , por kur do të ndodh. Drejtorja ekzekutive e Qendrës për arsimimin qytetarë ,Daliborka  Ulareviq ka vlerësuar se suksesi i Malit të Zi në rrugën drejtë UE para së gjithash varet nga qytetarët e tij dhe nga menyra se si ata do të veprojnë në këtë proces. Sipas fjalëve të saj , pikërisht kjo forcë e transformimit të Unionit i ka inspiruar shumë vende në realizimin e reformave për të mirë të të gjithë qytetarëve.

Të shtojmë se edhe në Tuz , në QKI Malësia , u shënua 9 maji dita e Evropës , të cilën e  organizuan Zyra e Komisionit evropianë në Podgoricë , SHKA Ramadan Sharkiq  dhe QKI Malësia në Tuz.

 

Grevistët  ndërpresin çdo komunikim me opinionin

Në sindikatën e pavarur të Minierës së Boksitit kanë frikë për shëndetin e 30 minatorëve të cilët prej dje bëjnë grevë urie në minierën Bioçki Stan,  dhe të cilët kanë ndërpre çdo formë të komunikimit me botën e jashtme. Megjithatë disa minator nga jashtë do të përpiqen që përmes kanaleve për ventilim të hyjnë brenda dhe të shohin se si është gjendja e tyre shëndetësore .

 Kryetari i Sindikatës së pavarur të Minierës së Boksitit  Borisav Bojanoviq ka deklaruar për Portalin e RTMZ se përfaqësuesit e kësaj organizate të punëtorëve prej dje nuk kanë kurrfarë komunikimi me 30 minatorë të cilët kanë hyrë në grevë urie.

Sipas fjalëve të tij , varësisht nga situata , sindikata do të angazhojë një auto ambulancë e cila do të jetë kujdestare para hyrjes në Minierë.

Të përkujtojmë se minatorët të cilët tash 14 ditë protestojnë në Minierë nuk e kanë pranuar propozimin e Komisionit për politikën ekonomike që qeveria të gjegjë mënyrën për sigurimin e 320 mijë euro për pagesën e të ardhurave të pa paguara. Kryetari i sindikatës së pavarur të boksitit,  Borisav Bojanoviq, ka thënë dje se oferta e  Qeverisë nuk është serioze dhe se pret ofertë të re. 

 

Deputetët debatojnë propozim ligjin për ndryshimin territorial

Kuvendi i Malit të Zi, në vazhdim të seancës sot debaton  lidhur me propozim ligjin për ndryshimet e ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi me të cilin  është paraparë që Petnjica të fitojë statusin e Komunës. 

Deputeti i PSD, Rifat Rastoder, ka deklaruar se propozim ligji ka kaluar procedurën e përgjithshme , të gjatë dhe mjaft të komplikuar dhe se nuk është i motivuar me kurrfarë shkaqesh politike.

Sipas tij,  motivi i vetëm i propozuesit është plotësimi i dëshirës për kërkesën e gjatë disa decenie të qytetarëve që tu lejohet që përmes vetëqeverisjes lokale të realizojnë interesat e veta dhe të ruajnë jetën e qytetarëve në ato treva.

 Ndërkaq, duke marrë   pjesë në debatin e sotëm në Kuvend,  deputetet kryesisht e kanë mbështetur këtë iniciativë duke vlerësuar nevojën  e formimit të komunave të reja , kuptohet atje ku ekziston interesi dhe dëshira e qytetarëve.

Deputetet opozitarë e akuzuan PDS, si bartëse e pushtetit gjithë këtyre viteve,  se për nevoja politike e ka vonuar  realizimin e nismave të këtilla  e që ka ndikuar dukshëm në mos zhvillimin në ato territore ku kërkesa për vetëqeverisjen e plotë lokale është e kahmotshme. Njëkohësisht deputetet nga radhët e koalicionit në pushtet duke u deklaruar në mbështetje të iniciativës për formimin e  komunës  për Petnjicën,  paralajmëruan se ngjashëm do të veprojnë edhe ndaj kërkesave tjera në ato mjedise  ku do të vlerësohet e arsyeshme formimi i Komunave të reja. 

 

Të përtrihet kuadri në ushtrinë e Malit të Zi

Këshilli për mbrojtje dhe siguri ka konkluduar në mbledhjen e sotme se duhet përtërirë kuadri në ushtrinë e Malit të Zi , duhet përmirsuar kushtet e strehimit si dhe paisjet dhe të shkatërrohet armatimi tepricë. Këshilli me votat e koalicionit në pushtet ka miratuar raportin  për punën e ministrisë së mbrojtjes, gjendjen në ushtrinë e Malit të Zi si dhe për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të saj në misionet paqësore dhe forcat ndërkombëtare për vitin e kaluar. Kryetari i Këshillit, Mevludin Nuhoxhiq, ka theksuar se ky trup i Parlamentit i ka vlerësuar pozitivisht aktivitetet e ministrisë dhe se ushtria e Malit të Zi i ka realizuar me sukses detyrimet , në veçanti  pjesëmarrja në misionet por edhe reagimin gjatë fatkeqësive elementare të cilat e kanë goditë shtetin në vitin e kaluar.

Ministrja e mbrojtjes, Milica Pejanoviq- Gjurishiq,  duke u përgjigjur në pyetjen e anëtarëve të këshillit ka theksuar se buxheti i kësaj ministrie , krahasuar me vitin e kaluar është zvogëluar për një milion euro, por kjo nuk ka ndikuar në masë të madhe në realizimin e qëllimeve. Duke folur për pjesëmarrjen e ushtarëve malazezë në misionin në Afganistan, Pejanoviq-Gjurishiq ka theksuar se ministria është e gatshme të marr pjesë edhe në forcat tjera ndërkombëtare në Afganistan duke shtuar se do të vendosen detyrime dhe aktivitete të reja të cilat më tepër kanë të bëjnë me ndihmën dhe me këshillimin e forcave afgane të sigurisë me një numër më të vogël të ushtarëve. 

 

Miratohet propozimi për hetimin e aferës “inçizimi”

Kolegjiumi i  kryetarit të  Kuvendit,  ka  aprovuar sot propozimin e Malit të Zi Pozitiv,  për hapjen e hetimeve parlamentare për aferën inçizimi  që parlamenti për këtë të debatojë në mbledhjen e ardhshme.

Nënkryetari i Pozitivës, Mlladen Bojaniq,  ka deklaruar për agjencinë MINA se propozimi është pranuar dhe se deputetët për aferën  inçizimi do të duhej të debatojnë të mërkurën e ardhëshme.

 Propozimin për nisjen e hetimit parlamentar për këtë aferë më parë e kanë iniciuar 7 deputet të Malit të Zi Pozitiv dhe 20 deputet  të Frontit Demokratik. Me rregulloren e Parlamentit është paraparë se hetimi parlamentar mund të hapet me qellim te shqyrtimit të gjendjes në sferën e caktuar dhe shqyrtimin e çështjeve me interes publik.

Pas hapjes së hetimeve parlamentare do të formohet Këshilli anketues, në krye të cilit , sipas rregullores, duhet të jetë përfaqësuesi i opozitës. 

 

Lekiq , nesër bisedon  me kryetarin e Kuvendit

Kryetari i parlamenti, Ranko  Krivokapiq, do të bisedojë nesër me liderin e Frontit Demokratik , Miodrag Lekiq.

Siç është kumtuar nga Parlamenti takimi është caktuar për në ora 13 dhe pas tyre do të shpallet kumtesë për opinion. Kryesia e Frontit demokratikë ka vendos të mërkurë që ditëve të ardhshme ti vazhdojë konsultimet për plotësimin e kërkesave nga protestat qytetare me përfaqësuesit e opozitës por edhe me kryetarin Krivokapiq.

Funksionari i Frontit, Nebojsha Medojeviq,  ka  theksuar për agjencinë MINA se nga  Krivokapiq presin qëndrime të qarta për zgjidhjen e krizës politike  dhe raportin e Partisë social demokratike ndaj Lex Specialis , me të cilin do të shpalleshin të pa vlefshme rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe do të  mundësohej shpallja  e zgjedhjeve të reja.

Deputetët e  Frontit Demokratikë që nga zgjedhjet presidenciale, e bojkotojnë punën e Parlamentit për shkak të , gjoja, parregullsive në procesin zgjedhor. 

 

Qeveria miraton strategjinë për LGBT deri në vitin 2018

Qeveria në mbledhjen e sotme  ka miratuar strategjinë  për përmirësimin e kualitetit të jetës të personave LGBT deri në vitin 2018 , qëllimi i të cilës është përmirësimi i pozitës , mbrojtja e të drejtave dhe angazhimi më i madh i kësaj organizata. Këshilltari i kryetarit të qeverisë për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen nga diskriminimi, Jovan  Kojiçiq , ka theksuar se Qeveria ka miratuar edhe planin aksionar për këtë vit .

Ai ka shtuar se strategjia paraqet  përgjigje sistematike të Qeverisë në luftën kundër të gjitha formave të diskriminimit.

Ai ka theksuar se para miratimit të tekstit përfundimtar të  strategjisë,  janë zhvilluar konsultime me  bashkësinë  LGBT, grupet vendore të LGBT dhe OJQ të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

 

Nuk arrihet plani  për  zbatimin  e marrëveshjes

As dita e dytë e takimit të ekipeve të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nuk ka sjellë planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e raporteve të arritur më 19 prill.

Zëvendësshefi i Qeverisë së Kosovës, që ka udhëhequr delegacionin kosovar, Hajredin Kuçi, e ka komentuar këtë si një humbje kohe dhe dhënie e përshtypjes se po diskutohet për gjëra të tilla para partnerëve ndërkombëtarë.
Andaj, ai ka propozuar që takimi i radhës të jetë në nivel kryeministrash.
Marko Gjuriq, këshilltar politik i presidentit serb, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se delegacioni serb, që ai e kryeson, ka pasur frymë konstruktive dhe ka pasur propozime konkrete.


Nëpërmjet një komunikate, qeveria e Kosovës ka reaguar duke thënë mes tjerash se "pala serbe ka pasur qëndrim për diskutim të temave jashtë marrëveshjes apo interpretim tjetër nga përmbajtja e marrëveshjes".
Ndërkohë, diplomatët e shteteve anëtare të BE-së, kanë tërhequr vërejtjen se pa një plan të zbatimit të marrëveshjes dhe pa fillimin e zbatimit të saj, do të jetë shumë vështirë që shtetet anëtare të BE-së, në samitin e qershorit, të marrin një vendim pozitiv për t’i dhënë Serbisë datën e nisjes së negociatave për anëtarësimin.

 

Kosova, vendi i vetëm në Ballkanin perëndimor me regjimin e vizave

Kosova është vendi i vetëm në regjionin e Ballkanit Perëndimor, ndaj të cilit Bashkimi Evropian aplikon regjim të vizave. Pavarësisht kësaj, në tre vjetët e fundit, mbi 217 mijë kosovarë kanë aplikuar për viza dhe kanë shpenzuar rreth 15 milionë euro për pagesa në ambasada të ndryshme. Këtë e bëri të ditur Agron Demi, drejtor nga Institutit “GAP”, në një konferencë për media. Ai shtoi se më shumë se 17 për qind e aplikantëve për viza refuzohen nga ambasada të ndryshme, duke mos iu kthyer të hollat që paguhen.

 

EULEX-i sqaron procedurat e arrestimit të kërkuarve nga Interpol-i

EULEX-i i përgëzon veprimet e Policisë së Kosovës në përgjigje të Njoftimit të Kuq të Interpolit duke e arrestuar Naser Kelmendin, i cili kishte ikur dhe po fshihej nga autoritetet e drejtësisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, ku ai akuzohet për tentim-vrasje si dhe për shitjen dhe shpërndarjen e substancave narkotike të paligjshme në Amerikën Jugore, Turqi, Serbi, Kroaci dhe shtete tjera të Evropës Perëndimore. Njoftimi i Kuq i Interpolit është kërkesë zyrtare për kryerjen e arrestimit të personave të dyshuar të cilët gjenden jashtë juridiksionit ku ata janë të akuzuar për ndonjë krim. Policia e Kosovës ka vepruar në mënyrë profesionale dhe kompetente për sigurimin e këtij arrestimi, të cilin e kanë kryer në një operacion pa ndihmën e EULEX-it.

 

Më 14 maj listat  prëfudmitare për zgjedhjet e 23 qershorit

Në Shqipëri, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bëri me dije se brenda datës 14 maj do të miratojë ose refuzojë listat shumëemërore për deputetë të dorëzuara nga koalicionet dhe partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj, janë 65 parti pjesëmarrëse në zgjedhje, nderkohe qe nje është e përjashtuar.
Po ashtu pranë KQZ-së janë regjistruar edhe dy kandidatë të pavarur, Dritan Prifti, në qarkun Fierit dhe Laureta Gjoni, për qarkun e Vlorës.
Kërkesa e depozituar nga ish deputeti i PS-së, Arben Malaj, për të kandiduar në qarkun e Vlorës, si kandidat i pavarur, KQZ sqaroi se do të shqyrtohet në mbledhjen e ditës së sotme.
Arben Malaj vendosi të kandidonte i pavarur pas përjashtimit të tij nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste, një ditë më parë.
Hoxhaj tha gjithashtu se KQZ do të publikojë listat përfundimtare për deputet pas përfundimit të afateve të ankimimit.

 

Moska dhe Washingtoni në mbështetje  të tranzicionit politik në Siri

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë shpallur se do t’i inkurajojnë kryengritësit në Siri dhe qeverinë në Damask që të bisedojnë për tranzicion politik, për ta përfunduar gjakderdhjen që po zgjatë afro dy vite.

Këto komente u bënë mbrëmë vonë në Moskë, pas takimeve të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe me zyrtarë të tjerë rusë, përfshirë edhe ministrin e jashtëm, Sergei Lavrov.

Kerry dhe Lavrov thanë se Uashingtoni dhe Moska do të punojnë për të organizuar një konferencë, deri në fund të këtij muaji.

Kerry theksoi se takimi do të bazohej në një plan të paraqitur vitin e kaluar në Gjenevë, për krijimin e një qeverie të përkohshme.

Plani i Gjenevës u lejon të dy palëve që të bëjnë veto ndaj kandidatëve nëse mendojnë se janë të papranueshëm.

 

Obama; aksionet provokuese nuk do të lejohen

Presidenti amerikan, Barak Obama, është takuar me presidenten e Koresë Jugore, Park Geun-hye, ndërsa pas takimit në konferencën për shtyp, theksoi se aksionet provokuese të Koresë Veriore, nuk do ta detyrojnë komunitetin ndërkombëtar që të bëjë lëshime. Obama tha se kërcënimet aktuale të Koresë Veriore kanë “dështuar përsëri” për ta përçarë partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore.

Ai tha se Koreja Veriore nuk ka fituar asgjë nga provat aktuale bërthamore dhe raketore.Para takimit Obama – Park, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Koreja Veriore i ka tërhequr prapa raketat balistike me rreze të mesme veprimi, që i kishte vendosur më parë.Megjithatë, Barak Obama ka paralajmëruar se nuk ka shenja se Pheniani është i përgatitur për të lëvizur në drejtim paqësor.

 

Fillon tërheqja e kryengritësve kurdë 

Një parti prokurde në Turqi thotë se kryengritësit kurdë kanë filluar tërheqjen nga vendi si pjesë e përpjekjeve për t'i dhënë fund një konflikt gati tre dekada të vjetër, që la të vrarë dhjetëra mijëra njerëz.

Një zëdhënës i Partisë Kurde për Paqe dhe Demokraci tha se luftëtarët kanë filluar tërheqjen nga Turqia juglindore në fortesat e tyre në Irakun verior.

Ai nuk dha hollësi të tjera dhe nuk ka pasur asnjë konfirmim nga zyrtarët turq.Partia e Punëtorëve të Kurdistanit,  ra dakord për të tërhequr luftëtarët, si pjesë e një armëpushimi të shpallur në maj, pas disa muajsh të bisedimeve midis kreut të burgosur të Partisë Kurde , Abdullah Oçalan dhe qeverisë.

Partia Kurde e Kurdistanit,  besohet se i ka deri në 2 mijë luftëtarë në Turqi.

Mirëpo, luftëtarët e PKK-së me sa duket nuk kanë rënë dakord për të hedhur poshtë armët e tyre.

 

Asad; Sirija e aftë të përballet me “agresionin Izraelitë”

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, thotë se Siria është e aftë të ballafaqohet me “agresionet izraelite”.Këto komente, ai i bëri pas takimit me ministrin e jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, mbrëmë në kryeqytetin Damask.Këto ishin komentet e para të presidentit të Sirisë prej sulmeve ajrore të Izraelit, përfshirë edhe bombardimin e caqeve ushtarake afër Damaskut. Asadi e ka akuzuar Izraelin për mbështetjen e “terroristëve”, që është emër, të cilin e përdorë qeveria e Sirisë për kryengritësit kundër regjimit.Ministri i jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, tha se Teherani beson se “Siria do të dalë fitues nga kriza”.

 

Nesër mot, me vranësira të ndryshueshme

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende vende në viset jug-perendimore me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme . Temperaturat: H. Novi e Ulqin 27 gradë , Tivar 26,  Podgoricë  25,  Tivat  24,  Nikshiq 22, B. Pole e Shavnik 18, Plevle, Kollshin e Cetinë 17,  Beranë e Plavë 16 dhe në Zhablak 10 g.  Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të pakta dhe kryesisht i thatë. Do të fryjë erë  e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Teperatura e mëngjesit prej 5 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 29 g c. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се