Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 05. 2013. 16:45 >> 17:15

LAJMET 07.05.2013

07.05.2013

Vdes tragjikisht dekani i fakultetit ekonomik të Podgoricës

Dekani i Fakultetit ekonomik në Podgoricë Dragan Llajoviq  ka humbur jetën në fatkeqësinë e komunikacionit në Bullgari.

 

Ai është i lindur në vitin 1965 dhe para  se të zgjidhet si dekan i Fakultetit ekonomik ishte drejtues i studimeve të menanxhmentit në këtë njësi universitare.

Po ashtu ka qenë edhe kryetar i Këshillit të drejtorëve të fondit investues dhe zhvillimor të Malit të Zi.

 

Komisioni propozon dhënien e ndihmës në shumën prej 320 mijë euro për minatorët

Komisioni për politikën ekonomike i ka propozuar qeverisë të gjejë mënyrën që  për minierat e Boksitit në Nikshiq të paguaj 320 mijë euro në formë të mbështetjes apo ndihmës dhe tashmë janë në pritje të vendimit të minatorëve për ndërprerjen e grevës  në minierën Bioçki Stan.

Përfaqësuesi i qeverisë në Këshillin e drejtorëve në minierën e Boksitit , Predrag Stamatoviq , pas mbledhjes së komisionit për politiken ekonomike në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e sindikatës , ka kumtuar se Qeveria nuk mund të huazojë mjetet për ndërmarrje. Por, siç ka thënë ai , deri në mbledhjen e Qeverisë të enjten e ardhshme do të gjendet baza juridike në mbështetje të minierave të boksitit.

Nëse nuk do të kemi përgjigje pozitive nga punëtorët në iniciativën tonë vështirë se qeveria do të mund të sjell vendimin për realizimin e ndihmës për këtë kompani të Nikshiqit, ka pohuar Stamatoviq.

Kryetari i sindikatës së pavarur të Minierës së Boksitit  Borisav Bojanoviq ka deklaruar se do ti njoftojë punëtorët të cilët tashmë 12 ditë kanë filluar grevën në minierën Bioçki Stan lidhur me propozimin e qeverisë dhe më pas do të vendosin për hapat e mëtejmë.

 

Llukshiq në Eerevan bisedon me autoritetet e larta shtetërore të Armenisë

Nënkryetari i Qeverisë e ministër i punëve të jashtme të Malit të Zi është takuar në  Erevan me ministrin për punë të jashtme të republikës se Armenisë,  Eduard  Nallbandian.

 Llukshiq pas takimit me mikpritësin është shpreh i kënaqur me vizitën e vetë të parë zyrtare në Republikën e Armenisë , por edhe të një ministri për punë të jashtme të Malit të Zi prej  rivendosjes së pavarësisë.

Mali i Zi dhe Armenia kanë marrëdhënie të mira miqësore , por jemi pajtuar që në periudhën e ardhshme përmes komunikimit më intensiv politikë në të gjitha nivelet duhet t’ia hapim dyert bashkëpunimit të ardhshëm , ka theksuar Llukshiq,  duke shpreh besimin se edhe kjo vizitë , si dhe shkëmbimi i ambasadorëve jorezident do ti intensifikojnë kontaktet politike dhe do të avancojë bashkëpunimin në planin ekonomik, kulturor , arsimor dhe shkencorë , si dhe në sferat tjera me interes të dy anshëm.

 Duke respektuar bashkëpunimin  e mirë të dy vendeve , bashkëbiseduesit kanë përkujtuar bashkëpunimin e mirë shumëvjeçarë të dy kryeqyteteve dhe në këtë drejtim kanë biseduar për lidhjet plotësuese të qeverisjeve lokale përmes vendosjes së lidhjeve dhe partneritetit më të fortë të dy kryeqyteteve, Erevan dhe Podgoricë.

 

Ushtria e Malit të Zi i ka realizuar qëllimet programore

Ushtria e Malit të Zi i ka realizuar qëllimet programore dhe dukshëm u ka kontribuar interesave shtetërore  dhe procesit të integrimeve euroatlantike , thuhet në raportin për punën e saj gjatë vitit të kaluar , e të cilin do ta shqyrtojë Këshilli për mbroje dhe siguri. Në raport theksohet se me pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet ndërkombëtare , ushtria është bërë partner i besueshëm i aleatëve dhe ka dhënë kontribut të plotë në zhvillimin e partneritetit, bashkëpunimit dhe paqes në botë.

Theksohet edhe ndihma e ushtrisë në kushtet e mbrojtjes me kohë të banorëve dhe në sanimin e pasojave si shkak i motit të lig. Si problem theksohet teprica e armatimit , e pajisjes ushtarake dhe e objekteve të domosdoshme për funksionimin e ushtrisë.

 

Shënohet dita e Evropës

Qendra për arsimimin qytetarë do të organizojë nesër në Kollashin disa aktivitete me rastin e Ditës s Evropës .

Nga kjo organizatë joqeveritare është kumtuar se manifestimi organizohet n kuadër  të projektit të UE Infobus – në rrugën drejtë UE, qëllimi i të cilit është forcimi i kapaciteteve dhe i rolit të vetëqeverisjeve lokale dhe organizatave t sektorit civil në Mal të Zi. Është paralajmëruar se manifestimi i Ditës së Evropës do të organizohet edhe të merkur në Cetinë, kurse manifestimi qendror do të mbahet në Podgoricë me 9 maj.

 Nga Qendra për arsimimin qytetarë kanë theksuar se hapja solemne e manifestimit do të bëhet në sheshin kryesor të qytetit me fjalimin e ambasadorit të UE në Mal të Zi Mitja Drobniç. Përveç atij , qytetarëve të Kollashinit do tu drejtohen kryetari i Komunës Darko Brajushkoviq  dhe drejtorja ekzekutive e Qendrës për arsimimin qytetar Daliborka Ulareviq.

 

S. Muk; të pakënaqurit të tregojnë çka u është premtuar me marrëveshjen

Partia boshnjake, Partia liberale dhe FORCA duhet të tregojnë qartë se çka  u është premtuar me marrëveshjen e koalicionit me PDS , dhe çka nuk është plotësuar nga ajo , ka theksuar kryetari i Këshillit drejtues të insitututi Aleternativa Stevo Muk.

 Partia Boshnjake ka theksuar se është e pa kënaqur me realizimin e marrëveshjes së koalicionit me PDS kurse Partia Liberale,  përkohësisht kanë dalë nga koalicioni për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes. Deputeti i FORC-ës, Genci Nimanbegu, ka theksuar se për momentin nuk ka hapa kualitativ përpara në respektimin e marrëveshjes për koalicion. Muk ka vlerësuar se duhet parë çka shkruan në marrëveshjen e këtyre partive me PDS. Ai ka theksuar se beson se këto parti politikisht drejtë kanë vlerësuar momentin me të cilin i paraqesin  kërkesat e veta , sepse , siç ka theksuar, është e pranishme  kriza  e koalicionit në pushtet.

 

Zgjedhjet e parakohshme rrugëdalja e vetme nga kriza

Zgjedhjet e parakohshme në Podgoricë janë rrugëdalja e vetme nga kriza e thellë politike sepse pushteti lokal funksionon pa një legjitimitet real, sepse kanë treguar edhe rezultatet e zgjidhjeve parlamentare dhe presidenciale , ka vlerësuar këshilltari i partisë socialiste popullore , Aleksa Beçiq.

 Ai ka përkujtuar se zgjedhjet duhet të mbahen n fillim të vitit të ardhshëm por në opinion , bile edhe nga radhët e PDS mund të dëgjohet se zgjedhjet lokale në Podgoricë mund të mbahen edhe në vjeshtën e këtij viti.

 Zgjedhjet lokale në Podgoricë janë rrugëdalja e vetme nga kriza e thellë politike , sepse , që nga  shpërbërja e koalicionit PDS dhe PSD, pushteti lokal vazhdon të funksionojë pa legjitimitet real për faktin se është humbur shumica demokratike , ka theksuar Beçiq  për agjencinë MINA.

 

Panairi ndërkombëtarë  i librit do të hapet nesër në Podgoricë 

Panairi do të organizohet në  garazhin e Qendrës Delta Cyti  kurse çmimi i biletës hyrëse është  1 euro. Panairi i 8 ndërkombëtarë i Podgoricës do të tubojë numër të madh të botuesve nga vendi, rajoni dhe bota.

 Këtë manifestim kulturorë  do ta hap artisti i njohur , poet e muzikant  Rade  Sherbexhia.  

Vizituesit e Panairit të librit do të kenë rastin të marrin pjesë edhe një premierë botërore. Për ndryshe panairin e vitit të kaluar e kanë vizituar rreth 30 mijë njerëz gjë që, sipas fjalëve të organizatorit,  e karakterizon si manifestimin më të madh kulturor në shtet.

Panairi do të jetë i hapur çdo ditë prej orës 11 deri në orën 21.

                      

Ekipet negociatori vazhdojnë bisedimet për zbatimin e marrëveshjes

Sot në Bruksel ekipet negociatore të Kosovës dhe Serbisë  i  vazhdojnë diskutimet mbi planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve që u arrit në bisedimet e 19 prillit të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

”Delegacioni i Kosovës shkon me qëllimin për të arritur marrëveshjen për implementimin, duke përfshirë çështjet e implementimit dhe definimet për afatet kohore, akterët e implementimit dhe çështjet konkrete”, u tha dje në njoftimin për media.
Delegacioni i Kosovës kryesohet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ndërsa ai serb nga Marko Gjuriq, këshilltar i presidentir të Serbisë. Bisedime udhëhiqen nga drejtori për zgjerim i Bashkimit Evropian, Fernando Xhentilini.

 

Rasmusen; Marrëveshja e Brukselit të zbatohet sa më parë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka shfaqur shpresën se Marrëveshja e Brukselit, midis Prishtinës dhe Beogradit, do të nisë të zbatohet sa më parë që të jetë e mundur.
“Angazhimi i NATO-s për të përkrahur zbatimin e marrëveshjes mbetet kyç për suksesin. Shpresoj se ajo shpejt do të përkthehet në përmirësimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë në veri të Kosovës. Kjo marrëveshje paraqet një hap të madh përpara, për paqen dhe sigurinë në rajon, dhe duhet t’i japë një vrull të ri vizionit tonë të përbashkët – integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Rasmusen para gazetarëve në Bruksel.
Ai po ashtu ka lavdëruar udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë për vendosmërinë e tyre për të gjetur zgjidhje.

 

Mbyllen listat e kandidatëve për deputet

Në Shqipëri mbrëmë u mbyllën listat e deputetëve me të cilat partitë do të konkurrojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Ato kanë sjellë surpriza si në partinë demokratike ashtu dhe në partinë socialiste ku janë lënë jashtë emra që kanë kontribuar prej shumë vitesh.

Si kryeministri Sali Berisha ashtu dhe kryetari socialist Edi Rama folën për listaT që sipasi tyre do të garantojnë fitoren
Tani palët janë të gatshme për betejën e madhe ku do të verifikohen kostot apo përfitimet e përzgjedhjeve që kanë bërë. E gjithë vëmendja do të jetë kryesisht në Tiranë, Durrës, Fier apo dhe Elbasan, aty ku do të përcaktohet fitorja apo humbja.

 

Zgjedhjet e 23 qershorit me rëndësi të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë

Anëtarë të Kongresit, zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe analistë i cilësuan të një rëndësie kritike zgjedhjet e 23 qershorit për të ardhmen e Shqipërisë. Komisioni amerikan i Helsinkit mbajti një seancë për Shqipërinë të hënën, ku një nga temat më të debatuara ishte ajo e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker vlerësoi përparimin e deritanishëm të vendit dhe shprehu mbështetjen për integrimin evropian të tij, por shtoi se Shtetet e Bashkuara ndajnë mendimin e Komisionit Evropian se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë një provë kritike për gadishmërinë e Shqipërisë për statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian.
SHBA dhe partnerët tanë evropianë, kanë theksuar se demokracia nuk ka të bëjë vetëm me faktin se kush i fitoi një palë zgjedhje dhe kush i humbi. Edhe procesi demokratik ka rëndësi”, ka pohuar Riker.

 

Më tepër se  700 të vdekur  nga shembja e fabrikës në Daka të Bangladeshit

Ka kaluar mbi 700 numri i të vdekurve nga shembja e fabrikës në Daka të Bangladeshit.Autoritetet policore kanë thënë se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë sot trupa të rinj nga rrënojat e kompleksit.Po sipas policisë, mbi 2.400 njerëz janë shpëtuar.Katastrofa ka ndodhur më 24 prill.

Ajo ka vënë presion mbi Dakën për të përmbushur standardet ndërkombëtare të punës.Industria e tekstilit në Bangladesh sjell 79 për qind të të ardhurave nga eksporti.

Një tjetër incident në nëntorin e kaluar ka lënë 112 të vrarë, pasi një fabrikë në afërsi të kryeqytetit Daka është përfshirë nga zjarri.

 

Takimi i kryediplomatëve të Rusisë dhe SHBA, në Moskë

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri (John Kerry), mbërrin sot në Moskë për të biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë.Bisedimet do të fokusohen në konfliktin e Sirisë dhe luftën kundër terrorizmit.Kërcënimet bërthamore nga Irani dhe Koreja e Veriut, pastaj Afganistani, tregtia dhe çështjet e të drejtave të njeriut do të diskutohen po ashtu.Kerry do të qëndrojë dy ditë në Moskë dhe do të takojë edhe shoqërinë civile të Rusisë.

Kjo është vizita e parë e tij në Federatën Ruse prejse është bërë kryediplomat i Shteteve të Bashkuara, në muajin shkurt

 

Diskutohet situata  rrethë Koresë së Veriut

Presidentja e re e Koresë së Jugut Park Hye-Geun, takohet në Uashington të martë me presidentin amerikan Barak Obama, për bisedime që pritet të mbizotërohen nga shqetësimet mbi Korenë e Veriut.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney thotë se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar shumë ngushtë me Seulin për trajtimin e sfidave të paraqitura nga sjellja e Koresë së Veriut.

 Ai thotë se të dy udhëheqësit do të diskutojnë lidhjet ekonomike dhe i quajti marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut "jashtëzakonisht të rëndësishme".

Znj. Park e filloi dje vizitën pesëditore në Shtetet e Bashkuara me takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon në Nju Jork.Kreu i OKB-së tha se ai është i gatshëm të kontribuojë për zbutjen e tensionit dhe nxitjen e paqes në gadishullin Korean, pas kërcënimeve të fundit nga veriu për të sulmuar Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

 

Konferencë ndërkombëtare për Somalinë në, Londër

Kryeministri britanik, Deivid Kameron,  është  sot mikpritës i një konference ndërkombëtare në Londër, për të ndihmuar  Somalinë që t’i japë fund konfliktit prej më shumë se dy dekadash.Konferenca do të fokusohet në rindërtimin e forcave të saj të sigurisë dhe trajtimin e përdhunimit, një temë kryesisht tabu në Somali. Somalia konsiderohet si një shtet i dështuar, i goditur nga kryengritja islamike, pirateria dhe uria nga viti 2010 deri më 2012.

Së paku shtatë njerëz janë vrarë nga shpërthimi i një makine bombë në kryeqytetin Mogadishu, të dielën.Grupi Al-Shabab, i cili është pjesë e Al Kaidës, ka thënë se ka kryer sulmin.Takimi i së martës, i cili do të bashkëkryesohet nga Kameroni dhe presidenti i Somalisë, Hasan Sheik Mohamud, pason konferenca të ngjashme në Londër dhe Stamboll, të cilat janë mbajtur vitin e kaluar

 

Nesër , mot me vranësira të ndryshueshme  dhe intervale  me  diell

Sot nëMal të Zi mban mot kryesisht i vranët, vende-vende me te reshura te shiut. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore.

Temperaturat. Tivat 26 gradë, Podgoricë , Tivar e Budvë 25, H. Novi, Ulqin, e B. Pole 24, Beranë 22, Plevle 21, Cetinë, Kollashin e Plavë 20, Nikshiq, Mojkovac e Shavnik 19, Rozhaj 18 dhe në Zhablak 16 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, intervale me diell por do të ketë edhe kushte për reshje të dobëta e bubullimë, kryesisht në viset kontinentale.

Do të fryj erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në 17, kurse më e larta  e ditës prej 16 deri në 27 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се