Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 05. 2013. 17:04 >> 17:20

LAJMET 06.05.2013

06.05.2013

Komisioni per politik ekonomike

Në komisionin për politikën ekonomike , e cila do të  mbahet nesër më qartë do të definohet perspektiva e Minierës së Boksitit. Pritet se do të propozohet zgjidhja dhe udhëzimet Qeverisë për shqyrtim. Më herët është paralajmëruar se në mbledhjen e Komisionit për politikë ekonomike do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e sindikatës së fabrikës. Edhe për kundër paralajmërimeve optimiste minatorët të dhjetën natë me radhë e kaluan në Minierën Bioçki stan.

 

Llukshiq për vizitë të parë zyrtare në Jemen

Ministri për punë të jashtme dhe integrimet evropiane Igor Llukshiq ,do të qëndrojë sot dhe nesër për vizitë të parë zyrtare në Jemen, me ftesën e kolegut Eduard Nallbandian.

Nga Qeveria është kumtuar se përveç takimit me Nallandian , Llukshiq do të ketë takime edhe me krerët e shteteve, Kuvendit dhe Qeverisë Serzh Sargisian , Hovik Abrahamjan dhe me Tigran Sagasian. Theksohet se vizita e Llukshiqit është vizita e parë zyrtare bilaterale e zyrtarit të lartë malazezë në Jemen pas përtëritjes së shtetësisë.

 

Nimanbegu: I pa kënaqur me koalicionin me Partin demokratike të socialistëve.

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu ka thekën se tani për tani nuk ka lëvizje kualitative në respektimin e marrëveshjeve të koalicionit në PDS-n dhe se organet e Partisë së shpejti do të takohen lidhur për këtë. “Para 5 muajsh e kemi nënshkruar marrëveshjen dhe ende nuk ka lëvizje kualitative në bashkëpunim.

Kjo shumë ngadalë mund të realizohet “ ka thënë  Nimanbegu. Ai për Dnevne Novine” ka thënë se beson se zgjedhjet presidenciale ishin një nga shkaqet se pse është prolonguar respektimi i marrëveshjes.  Me marrëveshje është paraparë përmirësimi i statusit të pakicave në Mal të Zi dhe përparimi i kualitetit të jetesës në Komunat e pa zhvilluara.

 

Janë krijuar të gjitha kushtet për vendim pozitiv

Janë krijuar të gjitha kushtet për vendim pozitiv  për kërkesën e qytetarëve të Petnjicës për kthimin e statusit të Komunës kësaj zone , ka thënë njëri nga propozuesit e ndryshimit të ligjit për organizmin territorial, deputeti i PSD ,Rifat Rastoder. Sipas fjalëve të tij, propozim ligji i cili është i renditur si  pika e gjatë e propozimit të rendit të ditës të mbledhjes së tretë të kuvendit ,e cila është dashtë të filloj me 10 prill, mirëpo për shkak të zgjedhjeve presidenciale është shtyrë dhe ka filluar me 30 prill. Ai ka theksuar se propozim ligji ka kaluar procedurën në tërësi, të komplikuar dhe të gjatë. Ai po ashtu ka thënë se Petnjica është tërësi kompakte gjeografike , ekonomike dhe kulturologjike. Ajo përfshin hapësirën prej 173 kilometra katror me 28 lagje në të cilat sipas regjistrimit të vitit 2011 ,pa  punëtorët në punë te përkohshme në shtetet e ndryshme evropiane dhe në shtetet e tjera ,jetojnë 6.713 banorë. Me bujqësi si veprimtari primare ka shtuar ai ,merren 1.137 amvisëri.

 

Ekziston mundësia që Kuvendi pozitivisht të vendos për kërkesat nga protesta

Qëndrimi pozitiv i Kuvendit lidhur me kërkesat nga protesta qytetare do të shkaktonte probleme tektonike në skenën politike, mirëpo edhe gjëra të tilla mund të ndodhin dhe nuk duhet që përpara të hudhet asnjë mundësi, konsiderojnë në Malin e Zi Pozitiv. Anëtari i Kryesisë së Malit të Zi Pozitiv Goran Tuponja , ka vlerësuar se në Parlamentin malazezë kanë filluar të ndodhin gjërat të cilat inkurajojnë. “Partia demokratike e socialistëve nuk e ka kontrollin absolut, mirëpo do të shohim se deri kur do të zgjas sjellja progresive e partnerit të vogël të koalicionit “, ka thënë Tuponja për agjencinë MINA.

 

Plani i zbatimit, ekipi i Prishtinës niset në Bruksel

Delegacioni i Republikës së Kosovës, ka udhëtuar në Bruksel për takimin e radhës për planin e implementimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Republikës së Kosoëvs dhe Serbisë, ka bërë me dije kabineti qeveritar përmes një komunikate për media.
"Delegacioni i Kosovës shkon me qëllimin për të arritur marrëveshjen për implementimin, duke përfshirë çështjet e implementimit dhe definimet për afatet kohore, aktorët e implementimit dhe çështjet konkrete", thuhet në njoftim."Ne theksojmë nevojën që marrëveshja të implementohet sa më shpejtë, në mënyrën e paraparë në marrëveshje, për çka pala kosovare është e gatshme dhe pret një gatishmëri të tillë edhe nga pala serbe dhe faktorët ndërkombëtarë, si KFOR-i dhe EULEX-i", citohet të ketë thënë para nisjes, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.
Delegacioni i Kosovës kryesohet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, në të cilin marrin pjesë edhe koordinatori për bisedime, Blerim Shala, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

 

Marrëveshja ndihmon edhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-BE

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar thotë se marrëveshja për normalizimin marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ndihmon edhe në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për Redaksinë serbe të Radio Kosovës, Zhbogar ka përsëritur se marrëveshja është në të mirë të serbëve që jetojnë në veri. Duke mos dhënë ndonjë përgjigje nëse pritet që tani pas marrëveshjes Kosovë – Serbisë, pesëshja evropiane që nuk e ka njohur Kosovën do të ndërroj qëndrim, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samule Zhbogar, beson se marrëveshja ndihmon në këtë drejtim. Përfaqësuesi i BE-së në Kosovës, Zhbogar, ka përsëritur bindjen e tij se marrëveshja është në të mirë të serbëve të veriut si dhe fuqizon praninë e tyre në Kosovë. Ai ka thënë se tani po punohet në përcaktimin e agjendës për implementim, ndërsa ka shtuar se Zyra e tij, do të kujdeset për mbikëqyrjen e zbatimit të saj.

 

Mustafa dyshon që Serbia do ta zbatojë marrëveshjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa shprehu dyshimin në seriozitetin dhe gatishmërinë e Serbisë për zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Serbi. ”Serbia po përdor marrëveshjen për t’i hapur vetes rrugë për integrime evropiane. Nëse zbatimi i saj nuk fillon deri me 20 qershor, ky do të ishte mashtrimi i radhës, jo vetëm për Kosovën por edhe për bashkësinë ndërkombëtare”, tha Mustafa.
Keto komente Mustafa i bëri pas nderimeve të figurës së Fehmi Aganit. Ai gjithashtu ka folur edhe për çështjen e reformës zgjedhore, ndërsa ka thën se janë përafruar qëndrimet mes subjekteve politike për zonën zgjedhore, që të ketë vetëm një zonë zgjedhore. Ai tha se janë përafruar qëndrimet që në zgjedhje të shkohet me lista të hapura.

 

Arrestohet Naser Kelmendi

Është arrestuar Naser Kelmendi, një afarist me origjinë shqiptare nga Kosova, me nënshtetësi të Bosnjës e Hercegovinës.
Kelmendi është për një kohë të gjatë në listën e më të kërkuarve të Policisë së Bosnjës, dhe po ashtu kryeson listën e personave më të rrezikshëm në Evropë, të administratës amerikane.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Naser Kelmendi është arrestuar nga forcat e rendit, të dielën, por pa dhënë detaje se ku është prangosur i dyshuari, përveç se për të kishte një fletarrest ndërkombëtar.
Bashkë me Kelmendin sipas Policisë së Kosovës, është prangosur edhe një person tjetër për dhënie të ndihmës të dyshuarit Kelmendi. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, në qershor të vitit të kaluar, pati dërguar në Kongres emrin e Naser Kelmendit, duke e apostrofuar si një njeri të rrezikshëm. Sipas autoriteteve boshnjake, Kelmendi, dyshohet të jetë i përfshirë në shumë aktivitete të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka kohë që është në arrati, dhe vazhdon të mohojë akuzat njëra prej të cilave e cilëson atë si organizator kryesor në tregtinë me drogë në Ballkan.

 

Në Uashington sot seancë dëgjimore për Shqipërinë

Komiteti Amerikan i Helsinkit zhvillon sot një seance për Shqipërinë.
“Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare në qershor, kjo seancë shpreson të vlerësojë shkallën në të cilën progresi ka nisur të bjerë poshtë pritshmërive në vend dhe jashtë, dhe se çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar rrugën për reformat e mëtejshme sa i përket qeverisjes së mirë”.
Kështu shkruhet në njoftimin zyrtar që i paraprin seancës degjimore për Shqipërinë në Komisionin për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë.
Sipas komisionit, “Pavarësisht progresit, Shqipëria vazhdon të hasë probleme në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, përfshi respektimin e ligjeve”.

 

Nimic, përgjigje nga Shkupi dhe Athina para samitit të BE-së

Ndërmjetësuesi Methju Nimic pritet në fillim të qershorit të kërkojë përgjigje nga Maqedonia dhe Greqia për propozimet të cilat i prezantoi në takimin e fundit me ambasadorët Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis, shkruan gazeta greke "Etnos".
Edhe pse e kupton peshën e detyrës, Nimic dëshiron të marrë përgjigje nga të dyja palët para samitit të BE-së në qershor, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
"Nëse ndodh kjo gjë komisari Fyle do të mundet më lirshëm të lëvizë, i cili dëshiron të bëjë presion sa më të madh mbi Athinën që Shkupi t'i fillojë negociatat inkuadruese me BE-në", shkruan "Etnos".
Sipas gazetës, "Athina nuk planifikon në mënyrë kategorike ta hedh poshtë propozimin e fundit të Nimicit, por pritet të kërkojë ndryshime sa më të gjera që të kthehet baraspesha të cilën duhet ta ketë propozimi që të ruhen shpresat për arritjen e marrëveshjes".

 

Sërish përleshje midis Afganistanit e Pakistanit

Forcat e Afganistanit dhe të Pakistanit kanë shkëmbyer sërish zjarr në rajonin e kontestuar kufitar.
Zyrtarët kanë konfirmuar se përleshjet kanë ndodhur në qarkun Goshta të provincës Nangarhar.
Ato janë zhvilluar në të njëjtën zonë, ku javën e kaluar forcat afgane kanë shkatërruar një postbllok kufitar, të ngritur së fundmi nga Pakistani, pranë Linjës Durand.
Një polic kufitar i Afganistanit është vrarë në këto përleshje.
Pakistani e sheh Linjën Durand si kufi ndërkombëtar, ndërsa Afganistani ka kërkuar disa herë largimin e saj duke thënë se gjendet në territorin e tij.

 

Dhaka, protesta të dhunshme të islamistëve

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 60 të tjerë janë lënduar pas përplasjes së policisë me protestuesit islamistë në kryeqendrën e Bangladeshit, Dhaka.Protesta ishte organizuar nga grupimi Hefazat-e Islam, ndërsa për të shpërndarë atë, policia ka përdorur plumba gome dhe granata mashtruese.
Sido që të jetë, më vonë betejat janë përhapur në zonën biznesore të qytetit dhe kanë vazhduar nga dita e diel në ditën e hënë.
Gati gjysmë milioni islamistë ishin mbledhur në sheshin e qytetit për të kërkuara politika më të ashpra islamike.

 

Shpërthim në Pakistan, ka viktima

Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi gjatë fushatës zgjedhore në Pakistanin veri-perëndimor. Shpërthimi besohet të ketë ndodhur në afërsi të skenës ku po mbahej fushata e partisë religjioze Jamaat Ulema Islam.
Sipas gazetarëve lokalë, të paktën edhe 20 persona të tjerë janë plagosur si rezultat i shpërthimit.
Ky është sulmi më I fundit në një sërë sulmesh të ngjashme që kanë karakterizuar fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen më 11 maj në këtë vend.

 

Tërmet pranë centralit bërthamor në Iran

Një tërmet me fuqi prej 5.1 shkallësh të Richterit ka goditur Iranin.
Mësohet se dridhjet janë regjistruar rreth 100 kilometra në juglindje të reaktorit bërthamor Bushehr.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA nuk ka përmendur veçanërisht Bushehrin, por ka theksuar se tërmeti nuk ka shkaktuar të vdekur.

Sipas saj, epiqendra ka qenë jo larg qytetit Kaki. Një tërmet më i fuqishëm ka goditur zonën e njëjtë të Iranit muajin e kaluar, duke shkaktuar vdekjen e 37 personave.
Pas tërmetit janë dëgjuar po ashtu thirrjet për një numër më të mëdha të inspektorëve ndërkombëtarë të sigurisë në reaktorin Bushehr.
Irani, megjithatë, ka raportuar se pas këtij tërmeti, Bushehri nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

 

Kerry takon nesër Putinin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takojë të martën Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.
Kryediplomati amerikan do të nisë nesër udhëtimin dyditor në Moskë.
Vizita ndodh në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë qëndrime diametralisht të kundërta për konfliktin civil në Siri, birësimin e huaj të fëmijëve dhe Ligjin Magnitsky, me të cilin SHBA-ja sanksionon zyrtarët rusë, të cilët dyshohen për shkelje të të drejtave të njeriut.
Kerry pritet t’i bëjë presion Moskës për të hequr dorë nga mbështetja për presidentin sirian, Bashar al-Assad.
Putini do të takojë edhe presidentin amerikan, Barack Obama, muajin e ardhshëm, në margjinat e Samitit të G8-ës, në Irlandën e Veriut.

 

Nese, mot me vransira

Ne  Mal të Zi mban mot kryesisht me vranësira mesatare. Frynë erë e dobët deri mesatare, vende- vende edhe e fortë kryesisht nga drejtimet e Jugut.

Temperaturat: Tivar 32, Podgoricë 30, Ulqin e Budvë 29, B. Pole 27, H. Novi , Beranë e Andrievicë 26, Nikshiq, Plevle e Cetinë 25, Kollashin, Plavë, Rozhaj e Shavnik 24, Mojkovac 22 dhe në Zhablak 19 g.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme, kohë pas kohe me reshje të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare , vende- vende edhe fortë nga drejtimet jugore.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 6 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 15 deri në 26 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се