Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 05. 2013. 16:11 >> 16:16

LAJMET 03.05.2013

03.05.2013

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Sot është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Tre maji ka marrë këtë epitet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vitin 1993 dhe liria e shprehjes është ruajtur në Nenin 19 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Në raportin që shënon 20-vjetorin e kësaj dite, organizata Amnesty International ka thënë se rebelët sirianë dhe trupat e regjimit janë përgjegjës për vrasje, arrestime dhe keqtrajtime të gazetarëve. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka publikuar ndërkohë listën vjetore të vendeve, ku gazetarët vriten rregullisht dhe qeveritë dështojnë të zgjidhin krimet. Edhe organizata Freedom House ka publikuar raportin vjetor për lirinë e mediave në botë, ku sivjet ka konstatuar rënie në shumicën e vendeve. Freedom House e ka klasifikuar Malin e Zi sipas lirisë së mediave si vend pjesërisht i lirë dhe se Mali i Zi e ka zënë pozicionin e 74, së bashku me Serbinë dhe Hungarinë. Shqipëria dhe Kosova edhe këtë vit janë radhitur në mesin e vendeve pjesërisht të lira sa i përket lirisë së mediave. Nga 197 vende dhe territore në të cilat organizata Freedom House ka bërë vlerësimin, 63 shtete janë vlerësuar si të lira, 70 si pjesërisht të lira dhe 64 si jo të lira.

 

Pesë minuta heshtje për të drejtat e punëtorëve mediatik

Sindikata e mediave i ka ftuar të punësuarit në këtë sferë shoqërore që ti bashkohen aksionit rajonal me titull “Pesë minuta të zëshëm heshtje”, dhe që prej orës 11 e 55 minuta deri në ora 12 në mënyrë simbolike të tregojnë solidaritet profesional dhe vendosmëri në përpjekje për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Dita botërore e lirisë së mediave shënohet sot. Të punësuarve në mediat shkruara, sindikata u ka rekomanduar që në ora 11 e 55 minuta protestën ta fillojnë në vendet e punës. Gjatë protestës anëtari i sindikatës së mediave duhet të lexojë në zë proklamatën me rastin e 3 majit Ditës botërore të mediave, ka rekomanduar sindikata mediatike. 

 

Kavariq, të propozoj hapat e mëtejmë të qeverisë

Nënkryetari i qeverisë Vuica Llazoviq, do të kërkojë nga ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq që të martën që vjen në mbledhjen e Komisionit për politikën ekonomike të kumtoj se cilat janë perspektivat e minierës së boksitit në pikëpamjen afatshkurtër dhe afatgjatë  dhe të propozojë se çka mund të ndërmarr qeveria në këtë drejtim. Llazoviq ka theksuar për agjencinë  Mina Biznes ka theksuar se këtë do ta kërkojë për shkak të interesimit që ka për fatin e të punësuarve, pa marrë para sysh, siç ka theksuar, raportin me pa përgjegjësi të punëdhënësit. Llazoviq në reagimin ndaj deklaratave të përfaqësuesit të sindikatës s pavarur të minierës së boksitit, se ai e mbanë tërë përgjegjësinë për ngjarjet e mëtejme në ndërmarrje, Llazoviq ka theksuar se është e çuditshme se si dikush dëshiron që përgjegjësinë e punëdhënësit, për organizimin e prodhimtarisë dhe pagesën e rregullt të të ardhurave ta transferojnë në nënkryetarin e qeverisë për politikë ekonomike. Përndryshe, punëtorët e Minierës së Boksitit në Nikshiq të cilët në zgafellen “Bioçki Stan” qëndrojnë tash 8 ditë me radhë edhe për kundër kushteve të vështirësuara, për ç’gjë shpesh janë të detyruar të kërkojnë edhe ndihmën mjekësore, janë të vendosur dhe do të qëndrojnë brenda. Në Sindikatën e kësaj ndërmarrjeje vlerësojnë se mbledhja e caktuar për të martën e Komisionit për politikën ekonomike paraqet hapë përpara në zgjidhjen e problemeve të këtyre punëtorëve të grumbulluara tash sa kohë. 

 

Zbritet parashikimi i rritjes ekonomike

Komisioni Evropianë në prognozat pranverore i ka zbritur vlerësimet për rritjen e ekonomisë malazeze gjatë këtij viti në 1.8 % nga 2.2 sa kishte paraparë në muajin shkurt. Nga Komisioni Evropianë kanë theksuar se shkalla e papunësisë në Mal të Zi gjatë këtij viti do të duhej të jetë 19.3 % kurse në vitin e ardhshëm 18,9 %. Sipas projektimit, deficiti gjatë këtij viti duhet të jetë 3.2 % i Bruto Prodhimtarisë së Brendshme (BPB), kurse borxhi publikë 52.7 %. Për vitin e ardhshëm Komisioni Evropian parasheh deficit prej 2.2 %, kurse borxhi publik është projektuar në 54 për qind të BPB-së. Ndërsa, Komisioni Evropian ka kumtuar sot se recesioni i sivjetmë në Eurozonë do të jetë më i keq sesa që pritej. Komisioni njoftuar se Bruto Prodhimi i Brendshëm parashikohet të bie në 0.4 %, krahasuar me parashikimet e mëparshme për 0.3 %. Komisioni po ashtu njoftoi se Franca, ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës, do të rrëshqasë këtë vit në recesion, me rritjen negative prej 0.1 %. Papunësia në gjithë Eurozonën pritet të arrijë një mesatare prej 12.2 %. Megjithatë, në vitin 2014, 17 vendet e zonës euro mund të shohin një rritje prej 1.2 %.

 

Lekiq nuk meriton që të vihet në lojë politike

Lideri i Frontit Demokratik Miodrag Lekiq, si individ është personalitet me kredibilitet, mirëpo, disa bashkëpunëtorë të tij bëjnë lojë politike, ka vlerësuar nënkryetari i delegacionit të Parlamentit Evropianë për Evropën jug-lindore Jellko Kacin. Sipas mendimit të tij, shtabi zgjedhor i Lekiqit ka qenë i befasuar me rezultatin e arritur në zgjedhje.

Ata ishin pozitivisht të befasuar, mirëpo nga ana tjetër ishin të demoralizuar sepse mungonin vetëm shumë pak vota. Më pas kanë filluar ti shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat e mundshëm të krijojnë njëfarë baze për veprimtarinë e ardhshme politike, ka theksuar Kacin në intervistën për gazetën “POBJEDA”. Megjithatë, ka shtuar ai përmes disa gabimeve kanë bërë dëm vetes së tyre duke humbur një pjesë të madhe të besimit edhe të atyre që kanë votuar për kandidatin Lekiq. 

 

Nuk ekzistojnë shkaqe për zgjedhje të parakohshme

Pushteti në Podgoricë funksionon me kapacitet të plotë dhe nuk ekziston asnjë kusht i arsyeshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale, ka theksuar kryetari i Këshillit të PDS në këtë qytet Vlladan Vuçeliq. Ai ka theksuar se është e pa nevojshme të shpenzohet energjia në licitimin rreth datave të zgjedhjeve lokale në Podgoricë, sepse, siç ka theksuar ai, zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e kryeqytetit sipas kalendarit janë paraparë për 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm. Megjithatë, pa marrë para sysh datën e mbajtjes së zgjedhjeve PDS është partia më e fortë dhe më e organizuar dhe gjithmonë i pret  e gatshme zgjedhjet dhe në bazë të programit kualitativ rregullisht gëzon besimin e shumicës së qytetarëve. Me siguri kështu do të jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale në Podgoricë ka theksuar Vuçiniq në intervistën për agjencinë MINA. 

 

Sot kremtohet e premtja e madhe

Kisha ortodokse shënon sot të Premten e Madhe, vuajtjet dhe vdekjen e Jezu Krishtit dhe ditë zie për të gjithë të krishterët e botës. E premtja e madhe dita e fundit më e rëndësishme në javën e vuajtjeve të Krishtit, shënohet me rituale të veçanta në të gjitha kishat ortodokse. Me ringjalljen e vetë, Krishti me të vërtetë ka tretuar dhe ka vërtetuar se në fakt është i pari dhe i fundit, fillimi dhe fundi i çdo gjëje ekzistuese.

“Andaj, nuk është e rastit kur apostulli popullor Pali ka thënë; nëse Krishti nuk është ringjallë atëherë është i kotë predikimi ynë dhe është e zbrazët feja jonë”, thuhet në mesazhin e Pashkëve të arqipeshkvit të Cetinës e Mitropolit i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfillohije. E Premtja e Madhe për të gjithë krishterët është ditë agjërimi dhe sipas kanonit ortodoks kjo do të thotë të ushqehesh vetëm me bukë e ujë. Edhe redaksia jonë, të gjithë besimtarëve ortodoksë urojmë që të kenë gjithmonë paqe, shumë begati dhe harmoni. Le të jetë kjo festë që të shënojë urim që të mbretërojë paqja, mirëkuptimi e toleranca. Gëzuar Pashkët. 

 

Thaçi priti në takim Majkon

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ish-kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko. Temë kryesore e bisedimeve të tyre ka qenë marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Thaçi ka thënë se marrëveshja reflekton në të mirë për Kosovën, Serbinë dhe për të gjithë evropianizimin e rajonit. Majko ka thënë se ajo paraqet një moment jashtëzakonisht sfidues, por “pa dyshim se ka përkrahje të gjerë të të gjithë klasës politike”. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve më 19 prill në Bruksel. Sfidë tani mbetet zbatimi i saj.

 

Nikolliq: Kosova kurrë shtet

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar se Kosova kurrë nuk do të jetë shtet, sepse një gjë e tillë “nuk mund të ndodhë pa pajtimin e Serbisë”. “E dimë se Serbia do t’i ekspozohet presionit të tmerrshëm për të pranuar Kosovën, por ne nuk do ta bëjmë kurrë”, ka thënë Nikolliq për gazetën “Jerusalem Post”, transmetojnë mediat serbe. “Sigurisht se Bashkimi Evropian do të thotë se, po qe se njohim Kosovën, fëmijët tanë do të kenë të ardhme më të mirë. Por, ne nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë. Nuk bëhet fjalë për nacionalizëm, as për urrejtje.

Bëhet fjalë për dashurinë – dashurinë ndaj popullit tonë, ndaj vendit tonë”, ka thënë Nikolliq. Duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar së fundmi midis Prishtinë dhe Beogradit, ai është shprehur: “Jemi ballafaquar me dilemën: ose të jemi në konflikt të vazhdueshëm me shqiptarët, ose ta zgjidhim këtë çështje. Nuk kemi pasur shumë fuqi në duart tona. Kemi pasur argumente të mira dhe drejtësinë në anën tonë, por mediat ndërkombëtare mbështesin shqiptarët shumë hapur”.

 

S’e pranojmë marrëveshjen

Kryetari ilegal i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq, ka thënë se “nuk ka shanse” që qëndrimet e serbëve të Kosovës, sa i përket Marrëveshjes së Brukselit, të afrohen me qëndrimet e Qeverisë së Serbisë. “Marrëveshja, e cila serbët do t’i vinte nën Kushtetutën dhe ligjet e Prishtinës, është e papranueshme për cilindo serb në Kosovë. Lufta jonë kryesore është që të mbetemi në sistemin e Serbisë, gjë që na garanton edhe Kushtetuta e Republikës”, ka thënë Ristiq për gazetën beogradase “Politika”. Serbët e veriut të Kosovës kanë kundërshtuar marrëveshjen, duke kërkuar fillimisht nga Beogradi referendum për të, ndërsa pastaj nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë që të japë mendimin në lidhje me ligjshmërinë e saj. Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se javën e ardhshme, në mes të 7 dhe 12 majit, do të vizitojë Kosovën.
Ristiq ka thënë se Vuçiq është i mirëpritur në veri të Kosovës, por ka këmbëngulur se qasja e serbëve nuk do të ndryshojë. Për Beogradin është i rëndësishëm zbatimi i marrëveshjes me Kosovën, pasi synon që në muajin qershor të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

Rama dhe Berisha bien dakord për tri ligjet e Integrimit

Edi Rama ka pranuar të votojë tri ligjet e integrimit me kusht që ato të hyjnë në fuqi me krijimin e Parlamentit të ardhshëm. Formula e konsensusit u paraqit nga kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Ndërsa Kryeministri Berisha ritheksoi edhe njëherë gatishmërinë e tij për të mos mbajtur peng integrimin e vendit. Ndërsa legjislatura aktuale përgatitet të shkojë drejt fundit, politika duket se ka gjetur konsensusin për të zhbllokuar 3 ligjet e integrimit. Formulën e paraqiti Ilir Meta, duke marrë si shembullin ligjin për gjykatën e Lartë. Ndonëse ka refuzuar për muaj të tërë të votojë këto ligje në Parlament, kryesocialisti Rama pranoi në studion e “Opinion” se me këtë formulë është i gatshëm t’i votojë ato. Berisha ka qenë gjithmonë i gatshëm, gjithsesi gjatë takimit të tij të fundit me gazetarët, konfirmoi edhe një herë tjetër qëndrimin e tij. Mos miratimi i projekt ligjit për nëpunësin civil, atij për Gjykatën e Lartë dhe rregullorja e Kuvendit, kanë mbajtur peng statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Pengesë të cilën politika mund ta heqë që në seancën parlamentare të së hënës, duke i miratuar ato.

 

Rusët do të kujtojnë me protesta protestat anti-Putin

Aktivistët opozitarë në Rusi do të shënojnë të hënën përvjetorin e parë të protestave në Sheshin Bolotnaja të Moskës. Këshilli Kooridnues i opozitës ka sigurar lejen nga autoritetet për tubimin e 30,000 njerëzve. Ndërkaq, kërkesa për të marshuar nëpër qytet është refuzuar. Më 6 maj të vitit të kaluar, në Sheshin Bolotnaja janë tubuar dhjetëra mijëra aktivistë për të protestuar kundër rizgjedhjes së Vladimir Putinit në krye të Rusisë. Protesta është përshkallëzuar në dhunë dhe dhjetëra aktivistë janë akuzuar për krime, që lidhen me pjesëmarrjen e tyre në protestë.

 

Ban - përpjekje për zgjidhje diplomatike të Sirisë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka biseduar me ambasadorët e Këshillit të Sigurimit rreth bllokimit të përpjekjeve diplomatike për fundin e konfliktit në Siri. Bisedimet kanë pasuar raportet se i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për konfliktin në Siri, Lakhdar Brahimi, po përgatitet të largohet, për shkak të zemërimit me mosmarrëveshjet ndërkombëtare. Pikëpamjet e kundërta mbi konfliktin kanë penguar formimin e një fushate të unifikuar ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Qeveria siriane të lërë pushtetin, ndërsa Rusia ka refuzuar vazhdimisht ndërhyrjen ndërkombëtare.

 

Ashton takon Jalilin më 15 maj

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të takojë kryenegociatorin e Iranit për çështjet bërthamore, Saeed Jalili, më 15 maj në Stamboll. Ashton përfaqëson pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Gjermaninë. Takimi do të pasonte bisedimet e 5 dhe 6 prillit në Almati, ndërmjet Iranit dhe këtyre gjashtë fuqive. Po ashtu më 15 maj, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore pritet të rinisë bisedimet me Iranin për programin e tij bërthamor. Shumica e komunitetit ndërkombëtar dyshon se Irani ka për qëllim krijimin e armës atomike, por Teherani thotë se aktiviteti i tij bërthamor është ekskluzivisht paqësor.

 

Karzai kërkon nga SHBA mbylljen e Guantanamos

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të mbyllin objektin e tyre të paraburgimit në Guantanamo. Karzai i ka bërë këto komente gjatë vizitës në Danimarkë.


Ai ka thënë se Kabuli kërkon nga Shtetet e Bashkuara që të lirojnë të burgosurit afganë në Guantanamo, duke kujtuar se Afganistani, për vite të tëra, është angazhuar edhe me Uashingtonin, edhe me Kombet e Bashkuara për këtë çështje. Rreth 100 nga 116 të burgosurit në Guantanamo janë në grevë urie dhe Karzai ka kërkuar nga SHBA-ja që të aplikojë “konsideratat humanitare” ndaj tyre. Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë fushatës së tij të parë zgjedhore, është zotuar se do ta mbyllë objektin, por deri më tash nuk e ka bërë një gjë të tillë.

 

Musharraf merret në pyetje

Është vrarë sot prokurori kryesor në rastin e vrasjes së ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Bhuto. Policia ka bërë të ditur se persona të armatosur kanë sulmuar makinën e prokurorit të shtetit, Kaderi Zulfikar. Po sipas policisë, nga sulmi është vrarë edhe një pasagjere, ndërsa është plagosur roja e prokurorit. Zulfikar ka hetuar vrasjen e Bhutos më 2007. Prokurorët kanë akuzuar ish-sunduesin ushtarak të Pakistanit, Pervez Musharraf, se nuk ka ofruar siguri të mjaftueshme për Bhuton. Ndërkohë, policia e Pakistanit ka arrestuar formalisht ish-sunduesin ushtarak të vendit, Pervez Musharraf, në lidhje me vrasjen e një lideri fisnor në vitin 2006, por ai akuzohet edhe se ka dështuar të mbrojë ish-kryeministren Benazir Bhutto, e cila është vrarë në dhjetor të vitit 2007.

 

Mbi 500 të vdekur në Bangladesh

Zyrtarët në Bangladesh thonë se numri i të vdekurve nga shembja e fabrikës pranë kryeqytetit Daka, ka kaluar 500. Mbi 100 njerëz mësohet se janë ende të pagjetur. Ndërtesa tetëkatëshe është shembur më 24 prill në Savar, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Dakas. Rreth 3,000 punëtorë tekstili kanë qenë në kompleks, në kohën e katastrofës. Kolapsi ka qenë i fundit në serinë e aksidenteve që kanë prekur industrinë e tekstilit, e cila përbën 80 për qind të eksporteve të Bangladeshit. Paga mesatare e një punëtori të tekstilit në këtë vend thuhet të jetë më pak se 40 dollarë në muaj.

 

Chelsea dhe Benfica në finale të Ligës së Evropës

Chelsea dhe Benfica janë tashmë dy ekipet finaliste që do të luftojnë për vendin e parë të Ligës së Evropës, më 15 maj në Amsterdam. Në Londër, Chelsea anglez ka arritur të mposhtë Baselin zviceran me rezultatin 3:1 dhe kësisoj, me dy fitore kundër tij, ka siguruar biletën për finale. Në Lisbonë, ndërkaq, Benfica portugeze ka mundur Fenerbahchen turke, me rezulat 3:1. Takimi i parë mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar në favor të Fenerbaches, por kjo nuk i ka ndihmuar ekipit turk që të avancojë në finale.

 

Edhe nesër reshje të mundshme e të dobëta të shiut

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta e lokale të shiut. Fryn erë e dobët deri mesatare, vende- vende e fortë nga drejtimet jugore.  Temperaturat: më Herceg Novi 23 gradë, Podgoricë, Plevle, Tivarë e Budvë 22, Ulqin 20, Cetinë, Plavë e Rozhaj 19, Nikshiq e B. Pole 18, Zhablak 16 dhe Kollashin 15 g.  Për nesër parashihet t mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale të gjata me diell. Megjithatë do të krijohen edhe kushte për reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 30 g. C 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се