Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

19. 05. 2017.   >>  17:59 0

Lajmet 19.05.2017

19.05.2017

Grumbullimi i tatimeve është rritur disa milion euro

Vendosmëria e Qeverisë së Malit të Zi që të rris disiplinën fiskale ka dhënë rezultate përmes grumbullimit  të tatimeve dhe është rritur disa milion euro krahasuar me vitin e kaluar dhe me planet për këtë vit , por edhe përmes ndryshimit të ndërgjegjes së tatimpaguesve se shteti duhet respektuar dhe se obligimet ndaj tij të kryhen me kohë, është theksuar gjatë takimit të kryeministrit Dushko Markoviq me drejtorët e Drejtorisë të doganave Vlladan Jokoviq, të Drejtorisë se tatim pagimeve  Miomir Mugosha dhe të Drejtorisë për punët inspektive, Bozhidar Vuksanoviq. Markoviq  ka vlerësuar pozitivisht përkushtimin e këtyre drejtorive  drejtë këtij qëllimi ,si dhe rezultatet e arritura duke e përsëritur përpjekjet se çdo euro duhet të derdhjet në arkën e shtetit dhe se nuk duhet të ketë kompromis as të privilegjuar . Duke e vlerësuar pozitive shkallën më të lartë të koordinimit të ndërsjellë , drejtorët kanë theksuar se realizojnë kontakte të mira edhe me Bashkësinë afariste e cila i kupton përpjekjet e shtetit dhe përgjigjet më mirë ndaj obligimeve ligjore dhe ndaj masave të cilat i realizojnë në terren organet kompetente.

Darmanoviq në Nikozi

Ministri i punëve të jashtme, Srgjan Darmanoviq, merr pjesë në mbledhjen e komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës e cila mbahet në Nikozi. Siç është kumtuar ,pjesëmarrja e Darmanoviq në mbledhjen ministrore, në vitin në të cilin shënohet 10 vjetori i anëtarësimit të Malit të Zi në Këshillin e Evropës vërteton bashkëpunimin e mirë me këtë Këshill. Pjesëmarrja do të kontribuojë afirmimit të mëtejmë të Malit të Zi si anëtarë me përgjegjësi dhe partner konstruktiv i Këshillit të Evropës, thuhet në kumtesë. Siç është kumtuar ,Darmanoviq në margjinat e mbledhjes së Komitetit do të ketë disa takime bilaterale me shefat e delegacioneve të vendeve anëtare të UE ,si dhe me zyrtarët më të lartë të Këshillit të Evropës. Kjo mbledhje i kushtohet çështjeve me rëndësi të madhe për forcimin e sigurisë demokratike në Evropë .

Norvegjia e përkrah Malin e Zi në Integrimet  Euroatlantike

Norvegjia i përkrah proceset reformiste në Mal të Zi dhe do të vazhdojë që përmes programeve të ndihmës zhvillimore të përkrah integrimin  e Malit të Zi në BE dhe në NATO, është thënë gjatë bisedimeve të ministrit të Malit të ZI për punët evropiane dhe të Norvegjisë ,Aleksandar Andrija Pejoviq dhe Frank Bake –Jensen. Kjo , siç është theksuar , në veçanti ka të bëjë me harmonizimet me standardet evropiane përmes ndërtimit të institucioneve , reformave në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjen e mjedisit etj. Ai ka theksua se Norvegjia edhe pse nuk është anëtare e BE  ka bashkëpunim të ngushtë me të dhe ndan projekte të përbashkëta, siç është tregu i përbashkët , gjegjësisht  rajoni i Shëngenit . Pejoviq e ka njoftuar bashkëbiseduesin me situatën aktuale në procesin negociator dhe aktivitetet e para në hapjen dhe mbylljen e kapitujve , si dhe për vazhdimin e proceseve reformuese në shumë sfera. Pejoviq është takuar edhe me nënkryetaren e parlamentit Marit Nibak dhe me anëtarët e këshillit për punë të jashtme dhe mbrojtje në Parlamentin e Norvegjisë ,me sekretarin e shtetit në Ministrin e punëve të jashtme Marit Nerger Roslland dhe me drejtorin e përgjithshëm për Evropën në Ministrin e punëve të jashtme Nills Engellsin.

Të harmonizohet legjislatura në sferën e akcizave

Mali i Zi në kapitullin negociues i cili ka të bëjë me tatim pagimet i ka implementuar principet bazë të tatimit në vlerën shtesë, kurse në sferën e akcizave pret harmonizimin e legjislaturës në fushën e energjisë elektrike ose në prodhimet e duhanit dhe të pijeve alkoolike. Drejtori i përgjithshëm në Drejtorin për sistemin tatimor dhe doganor në Ministrinë e financave e shef i grupit punues për kapitullin 16-te Novo Radoviq ,ka theksuar se në përgjithësi nuk mund të harmonizohen të gjitha tatimet me trashëgimin juridike të BE , por harmonizimi juridik arrihet përmes koordinimit të sistemeve aktuale tatimore. Harmonizimi duhet të bëhet me qëllim të vendosjes së funksionimit pa pënges të tregut të përbashkët të BE. Harmonizimi me trashëgimin juridike bëhet në sferën e tatimeve direkt dhe indirekte dhe bashkëpunimit administrativ ndërmjet administratave tatimore, ka theksuar Radoviq në penel diskutimin me temën “Kapitulli 16”. Të theksojmë se kapitulli 16 është hapur kah fundi i marsit të vitit 2015.

Nuk është qëllim të ndalohen protestat

Qëllimi i Ministrisë së punëve të brendshme nuk është që të pengohet e drejta legjitime në lirinë e tubimeve paqësore , por të gjendet balancim adekuat ndërmjet atyre që protestojnë dhe qytetarëve të tjerë që ti gëzojnë të drejtat e veta, të cilat po ashtu, i janë të garantuara me kushtetutë , është kumtuar nga Ministria e punëve të brendshme. Të përkujtojmë se nga sektori joqeveritar është vlerësuar para do kohe se ndalimi i organizimit të tubimeve publike në rrugë është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi dhe me standardet ndërkombëtare. Ata konsiderojnë se ligji për tubimet publike ka shfaqur mangësi të caktuara në zbatim dhe për këtë arsye , siç konsiderojnë ,janë të domosdoshme ndryshimet me qëllim të avancimit të disa zgjidhjeve të caktuara.

Velijaj; Cetina, shembull pozitiv në rajon 

Cetina është shembull pozitiv në rajon se në ç’ mënyrë udhëhiqet vetëqeverisja lokale, ka deklaruar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili  ka pritur në kryeqytetin e Shqipërisë kryebashkiakun e Cetinës Aleksandar  Bogdanoviq.  Bogdanoviq e ka njoftuar  Veijajn me projektet kyçe në Cetinë, në veçanti me ato që kanë të bëjnë me hapjen e vendeve të reja të punës dhe  me tërheqjen e investimeve nga jashtë. Ai, në veçanti ka theksuar aktivitetet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar , falë të cilës Cetina, në katër vitet e kaluara ka fituar donacione në shumë prej më tepër se 19 milion euro.

Velijaj është shprehur i kënaqur që i jepet rasti të jetë nikoqir i kryebashkiakut  Bogdanoviq duke theksuar se Cetina është shembull në rajon si duhet administruar me vetëqeverisjen lokale.  

Ndryshe, Bogdanoviq, mori pjesë në konferencën rajonale dyditëshe  mbahet në Tiranë, nën moton “Ofrimi i shërbimeve publike në rajonin e Ballkanit perëndimor”.

Kushte jo humane në Entin për vuajtjen e sanksioneve penale

Kushtet e punës dhe hapësirat në të cilat qëndrojnë nëpunësit e sigurimit dhe e trajtimit në Entin për vuajtjen e sanksioneve penale nuk kënaqin dhe për këtë arsye fitohet bindja e pakënaqësisë , apatisë dhe pesimizmit të punësuarve , ka vlerësuar avokati i popullit Shuqko Bakoviq. Ai , në bazë të disa ankesave të nëpunësve të sektorit dhe sigurimit dhe të sektorit për tretman në kushtet në të cilat veprojnë ka formuar ekipin , ka zhvilluar hetime dhe e ka përgatitur raportin lidhur me këtë. Ky dokument është prezantuar sot në Entin për vuajtjen e sanksioneve penale. Avokati i popullit  ka vlerësuar se mungojnë kushtet elementare për qëndrim human të nëpunësve të sigurimit në lokalet punuese.

Hedhën poshtë 70 për qind të fletëpadive

Gjatë 5 viteve të kaluara në Mal të ZI prej  më tepër se 10 mijë fletë padi penale janë procesuar rreth 30 për qind , kurse për shkak të vjetërsisë janë hedhur poshtë 70 për qind të tyre , është kumtuar sot në prezantimin e publikimit të aleancës qytetare ( jo ) puna e prokurorisë , vështrim  anash. Në publikim ,siç është theksuar, janë përmendur disa raste të cilat pasqyrojnë punën dhe dobësitë e sistemit prokuror , shumë të rëndësishme për rregullimin shtetëror dhe banorët e tij . Prokuroria , siç theksohet , është njëra ndër shtyllat e aparatit efektiv dhe efikas të shtetit dhe gjithherë në shënjestrën e opinionit . Njëra ndër hallkat kyçe në mekanizimin gjyqësor nuk mund të lejojë luks sepse shteti i ngadalëson proceset demokratike.

Shtëpitë e shëndetit që do të punojnë gjatë festave

Shtëpia e shëndetit Podgorica gjatë ditëve të festës , të hënën me 22 dhe të martën me 23 maj do tu ofrojë qytetarëve mbrojtjen shëndetësore në Bllokun 5, Nova Varosh , në Konikë, në Tuz dhe në Zetë. Mjekët e zgjedhur për të rritur do të punojnë në objektet shëndetësore në Bllokun 5, Nova Varosh dhe në Konikë prej orës 7 deri në ora 21, kurse mjekët e zgjedhur për fëmijë do të punojnë në Nova Varosh 24 orë në ditë, thuhet në kumtesë. Gjatë ditëve të festës Shtëpitë e shëndetit në Tuz dhe në Zetë do të punojnë prej orës 7 deri në ora 15.

Sot afati i fundit për dorëzimin e  listave zgjedhore

Sot është afati i fundit për dorëzim të listave për kandidat të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas afateve që ka përpiluar KQZ nga sot, fillon certifikimi i kandidatëve për deputetë, transmeton lajmi.net. Përveç Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ende as një parti nuk përpiluar listën përfundimtare. PDK sipas zyrtarëve të saj është në përfundim e sipër, ndërsa LDK mbrëmë ka mbajtur Këshillin e Përgjithshëm ku është diskutuar për listën në të cilën siç ka raportuar lajmi.net ka pasur pakënaqësi të mëdha. As Lëvizja Vetëvendosje e cila është subjekti i  vetëm që do të garojë e vetme në zgjedhje nuk ka hartuar listën për deputetë.

Përgjigje pozitive për të monitoruar zgjedhjet

Bashkësia ndërkombëtare i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit, Hashim Thaçi, për të monitoruar procesin zgjedhor në Kosovë. Në ditën e caktimit të datës për zgjedhjet e parakohshme nacionale presidenti Thaçi kërkoi nga Bashkimi Evropian të kenë sa më tepër vëzhgues, dhe të kemi pjesëmarrje sa më të madhe edhe të organizatave joqeveritare, medieve, dhe vëzhguesve ndërkombëtarë. Ambasada e Amerikës në Kosovë ka konfirmuar për arbresh.info se do të ketë ekipet e vëzhgimit të zgjedhjeve në mbarë Kosovën. Pas ftesës së presidentit Thaçi edhe  Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përkatësisht e Nataliya Apostolovës, i ka thënë arbresh.info se po shqyrtojnë në mënyrë intensive mundësinë për monitorimin e zgjedhjeve. Tashmë edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka shprehur gatishmërinë për mbështetje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit. Edhe institucionet e tjera përgjegjëse janë zotuar për një proces të besueshëm, transparent dhe të pranueshëm nga i gjithë spektri politik kosovarë dhe faktori ndërkombëtarë.

Daçiqit  i “vjen keq” për mungesë përparimi në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke marrë fjalën në takimin ministror të Këshillit të Europës, që po mbahet në Nikozi të Qipros, shprehi “keqardhjen” pse në Kosovë nuk shënohen përparime, raportojnë mediet e Beogradit, transmeton Koha.net.“Serbia me keqardhje vë re se edhe pas zbatimit shumëvjeçarë të projekteve të ndryshme të Këshillit të Europës nuk janë shënuar përparime të dukshme në respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore në Kosovë e Metohi”, citohet të ketë thënë ai.“Kjo, - siç është shprehur ai, - vihet re në jetën e përditshme të personave që nuk i përkasin komunitetit shqiptar, kryesisht serbëve”.

Mogherini dhe Hahn, përshëdesin arritjen e marrëveshjes në Tiranë

Me anë të një deklarate për shtyp, Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn, kanë “përgëzuar partitë politike shqiptare për marrëveshjen e arritur, që do të bëjë të mundur mbajtjen e zgjedhjeve në datën 25 qershor”."Përgëzojmë partitë politike në Shqipëri për marrëveshjen e arritur, që do të çojë në mbajtjen e zgjedhjeve në 25 qershor 2017 me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Udhëheqësit politikë u janë përgjigjur pritshmërive të qytetarëve të tyre dhe treguan pjekuri demokratike”, thuhet në deklaratë.“Ky ishte një hap i parë thelbësor. Duke qenë se vota në Parlament për ngritjen e organeve të vetting-ut është pjesë e marrëveshjes, ne përsërisim rëndësinë e një implementimi solid dhe të besueshëm të procesit të vetting-ut, që është kyç për progresin drejt anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë dhe aspiratat legjitime të popullit të saj për një të ardhme më të mirë”, shtohet në deklaratën e përbashkët të Mogherini dhe Hahn.

Franca, përshëndet vendimin e presidentit, Ivanov

Ministria e Jashtme e Francës e ka përshëndetur vendimin e kryetarit Gjorge Ivanov, për të mandatuar Zoran Zaevin për të krijuar qeverinë e re të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tyre, kjo është një mundësi e rëndësishme për vendin që të del nga kriza politike e thellë. Franca shpreson se qeveria e re do të formohet sa më parë dhe u bën thirrje forcave politike në Kuvend që të dialogojnë në kuadër të institucioneve. Franca pret reforma urgjente për stabilizimin afatgjatë të vendit dhe përparimin në rrugën euro-atlantike.

Takim i liderëve të Ballkanit në Bruksel

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 24 maj, me diplomaten më të lartë të Bashkimit Evropian, për të diskutuar për mënyrat e kapërcimit të tensioneve në rritje dhe përparimin e synimeve të tyre për pranim në BE. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, i ka ftuar liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar për zhvillimin më të shpejtë politik, gjatë një darke punuese në Bruksel.Zyra e saj ka njoftuar mbrëmë se “do të diskutohet situata në rajon” dhe “do të shikohet së bashku rruga përpara”.Aktualisht, Maqedonia është përfshirë në krizë të thellë politike, e cila duket se ka filluar të zgjidhet pasi këtë javë është nominuar mandatari i ri për formimin e qeverisë, ndërsa Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme pas votës së mosbesimit për qeverinë aktuale.

Suedia e ndali hetimin kundër Assanges lidhur me akuza për dhunim

Kryeprokurorja e Sudeisë, Marianne Ny, thotë se e ka hedhur poshtë hetimin lidhur me akuzat për dhunim kundër themeluesit të faqes në Internet, WikiLeaks, Julian Assange.Assange, 45 vjeçar, ka gjetur strehim në Ambasadën e Ekuadorit në Londër prej vitit 2012, pasi ai iu shmang pagesës së shumës financiare të caktuar nga gjykata, për ta evituar esktradimin në Suedi.Megjithatë, policia e Londrës ka njoftuar se pas shpalljes së autoriteteve të Suedisë, Assange ende do të arrestohej, nëse largohet nga kompleski i ambasadës, për shkak se fletarresti është ende i vlefshëm. Policia “është e obliguar ta ekzekutoj fletarrestin nëse ai largohet nga ambasada”, ka kumtuar policia e Londrës.

Trump, fillon turneun e tij të parë të jashtëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sot niset në turneun e tij të parë të jashtëm, derisa Uashingtoni është i përfshirë nga një krizë e thellë lidhur me hetimin për lidhjet e ndihmësve të presidentit me zyrtarët e Rusisë.Administrata Trump shpreson se vizatat në Arabinë Saudite, Izrael, Itali, Vatikan dhe Bruksel, do t’i ndihmojnë zotit Trump, për t’i përforcuar lidhjet e afërta të Shteteve të Bashkuara me aleatët kryesorë, veçanërisht në Lindjen e Mesme.Pritet që gjatë turnueut të tij, presidenti Trump do të takohet edhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe me Papën Françesk në Vatikan.Në Bruksel, zoti Trump do të takohet me kolegët nga vendet anëtare të NATO-s.

Afganistan: Pesë policë janë vrarë nga kolegu i tyre

Një polic afgan mbrëmë i ka vrarë pesë kolegë të tij në provincën Nangarhar, derisa ata ishin duke fjetur, kanë njoftuar zyrtarët lokalë.Sipas këtyre zyrtarëve, sulmuesi i identifikuar me emrin Nasratullah, i kishte mbledhur armët e kolegëve të vrarë dhe kishte ikur. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme. Por, grupi ekstremist, Shteti Islamik, dhe miliatntët talibanë janë aktivë në provincën Nangarhar, që është në kufi me Pakistanin. Para dy ditësh, katër sulmues të armatosur kanë depërtuar me dhunë në kompleksin e ndërtesës së televizionit në kryeqytetin e kësaj province, Xhalalabad, me ç’rast është shkaktuar një përleshje e armatosur katërorësh me forcat e sigurisë. Për këtë sulm, nga i cili janë vrarë 10 vetë, përfshirë sulmuesit, përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik.

Nesër, mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë  e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperaturat; Podgoricë e Bjello Pole 26, Kolalshin e Plevlë 25, Ulqin, Budvë,Shavnik, Mojkovac e Beranë 24, Tivar e Herceg Novi 23, Cetinë, Plluzhinë, Plavë e Rozhajë 22, dhe në Zhablak 19 gradë.

Për nesër paradite parashihet të mbaj mot kryesisht me diell, kurse pas dite vranësim  gradual dhe gjatë orëve të mbrëmjes vende –vende me të reshura të përkohshme.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, pas dite vende -vende e fortë e drejtimeve jugore. Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 27 gradë celsius.  

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se