Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

18. 05. 2017.   >>  17:06 0

Lajmet 18.05.2017

18.05.2017

Markoviq masat e reja të konsolidimit fiskal do të duhej ta eliminojnë deficitin buxhetor

Kryeministri Dushko Markoviq ka deklaruar se masat e reja të konsolidimit fiskal do të duhej ta eliminojnë deficitin buxhetor deri në fund të vitit 2019, kur Mali i Zi do të duhej të kalojë në fazën e suficitit buxhetor. Ai në konferencë për shtyp, pas takimit me nënkryetarin e Bankës botërore, Sirillo Miller, ka thënë se ka për qëllim që me masat e reja të konsolidimit të sigurohet stabilitetit fiskal. Plani ynë është që masat e reja të konsolidimit fiskal, mbi të cilat diskutojmë në këtë moment me Bankën Botërore, si partner yni, do të duhej të na çojë në situatë që brenda tri vjetësh ta eliminojmë deficitin buxhetor dhe të kalojmë në fazën e suficitit buxhetor dhe, gjithashtu, në këtë periudhë borxhi publik të marrë trend rënieje, ka thënë Markoviq. Kryeministri ka kumtuar se viteve të kaluara më shumë është shpenzuar se fituar.Kjo praktikë duhet të ndërpritet. Nuk ka më marrje të borxheve për shpenzime, por, vetëm për zhvillim, gjë që do të duhej ta nxisë ekonominë tonë, të krijojnë vende të reja pune për punësimin e të rinjve dhe valorizimin më të shpejtë dhe më cilësor të resurseve dhe potencialeve natyrore të pakontestueshme që i posedojmë, ka thënë Markoviq. Miller, nga ana tjetër, ka thënë se në këtë moment Banka Botërore përkrahë tre projekte në Mal të Zi. Përtëritjen e stabilitetit fiskal, si shtyllë kryesore të programit qeveritar. Prioriteti i dytë është forcimi i rritjes së sektorit privat dhe hapja e vendeve të reja të punës, kurse prioritet i tretë është sigurimi i qëndrueshmërisë së ambientit jetësor. Prioriteti më urgjent është vendosja e qëndrueshmërisë fiskale dhe më duhet të them se jam i impersionuar me qëndrimin e qeverisë që të merret me këtë çështje, prandaj do ta përkrahim në këtë rrugë. Këtu nuk bëhet fjalë për shkurtime, por për investime në të ardhmen, ka thënë Miller.

Në prokuroritë shtetërore të Malit të Zi vitin e kaluar janë arritur 167 marrëveshje për pranim faji

Në prokuroritë shtetërore të Malit të Zi vitin e kaluar janë arritur 167 marrëveshje për pranim faji, nga të cilat në 13 prokuroritë themelore dhe në dy prokurori të larta 139, kurse në Prokurorinë speciale shtetërore janë nënshkruar 28 marrëveshje. Këto të dhëna qëndrojnë në raportin mbi punën e Këshillit prokurorial dhe të Prokurorisë shtetërore për vitin 2016, të cilin e ka paraqitur kryeprokurori shtetëror Ivica Stankoviq në mbledhjen e Këshillit për sistem politik gjyqësor dhe administrativ. Në bazë të marrëveshjes për pranimin e fajit me vendime të Gjykatave kompetente janë zgjidhur çështjet kundër 167 kryesve të veprave penale, nga të cilat tek prokuroritë themelore dhe të larta shtetërore 139 marrëveshje, kurse në prokurorinë speciale 28, për shkak të veprave më të rënda penale të korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar.Në përfundime theksohet se është e domosdoshme që të përparohet raporti proaktiv i prokurorëve specialë gjatë ushtrimit të detyrës së ndjekjes të kryesve të veprave penale, posaçërisht në lendet e krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit krimet e luftës dhe pastrimit të parave.

Shqepanoviq ka kërkuar nga Stankoviq, që deputetët e F.D Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq të mos i dërgojë në paraburgim

Në mbledhjen e Këshillit për sistem politik, gjyqësor dhe administrativ, deputetja e Partisë Demokratike të Socialistëve, Marta Shqepanoviq ka kërkuar nga njeriu i parë të prokurorisë, Ivica Stankoviq, që ta sqarojë vendimin e tij që deputetët e Frontit Demokratik Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq të mos i dërgojë në paraburgim. Shqepanoviq ka pyetur nëse ky ka qenë vendim politik. Kryeprokurori shtetëror, Ivica stankoviq, ka thënë se mbi çështjen që është e plotfuqishme nuk jep mendim. Paraburgimi zbatohet vetëm kur është i domosdoshëm, kjo është masë e fundit. Vendimi im nuk ka lidhje me politikën, ka thënë Stankoviq duke shtuar se nuk mund t’i vendosim të gjithë në paraburgim.

Abazoviq - Pa datë të zgjedhjeve të reja nuk ka ndërprerje bojkoti

Pa datë të zgjedhjeve të reja nuk ka ndërprerje bojkoti, kthim në parlament dhe zhbllokim të jetës politike, ka thënë lideri i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq, në intervistën dhënë Televizionit të Malit të Zi. Abazoviq është i bindur se Partia Demokratike e Socialistëve do të pranojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke theksuar se kjo do të jetë më pak e dhimbshme se të presin zgjedhjet e reja në vitin 2020. Ne kemi të njëjtin regjim si në Maqedoni, por ky i yni ka përkrahje ndërkombëtare, kurse regjimi i deritashëm në Maqedoni e ka humbur, ka thënë Abazoviq. Lideri i URA-s thotë se Brukseli nuk përfshihet në mënyrë të drejtpërdrejtë në ngjarjet e brendshme në Mal të Zi për arsye të veta. Ata tani nuk dërgojnë ndërmjetësues në Mal të Zi sepse do t’i binte se ndërmjetësojnë në një vend, të cilin pikërisht tani w kanë pranuar në NATO, ka thënë Abazoviq.Për Malin e Zi, është i bindur Abazoviq, do të ishte më së miri ndryshimi demokratik i pushtetit e për këtë qëllim Ura do të bashkëpunojë me të gjithë, pra edhe me Frontin Demokratik.

Për katër të akuzuar paraburgimi me kohëzgjatje prej 30 ditësh

Katër të akuzuarve për vepra penale të krijimit të organizatës kriminale dhe pastrim të parave u është caktuar paraburgimi me kohëzgjatje prej 30 ditësh. Paraburgimi i është caktuar drejtorit të Lëvizjes për ndryshime Dejan Vujisiq, dilerit lokal të devizave Gordan Konatar, biznesmenit Miomir Nikoliq dhe sekretarit teknik të lëvizjes për ndryshime Zhelko Shqepanoviq. Ata sot e kanë mohuar fajin para Gjykatësit hetues Mirosllav Bashoviq. Paraburgimi është caktuar për shkak të mundësisë së ndikimit në dëshmitarë. Avokati Drazhen Medojeviq ka thënë se klientët e mi, Nikoliq, Vujisiq dhe Shqepanoviq natyrisht edhe sot e kanë mohuar veprën penale me të cilën ngarkohet. Është e nevojshme të merren në pyetje 20 dëshmitarë që i kanë dhënë donacione Lëvizjes për ndryshime gjatë fushatës parazgjedhore.

Beogradi (s')mund ta krijojë listën unike për zgjedhjet në Kosovë

Beogradi zyrtar do të përpiqet, që pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, të ndikojë tek politikanët serbë, të cilët pritet t’i fitojnë mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, për të krijuar një grup të përbashkët parlamentar, thonë njohësit serbë të zhvillimeve politike në Kosovë. Sipas tyre, tashmë është e dukshme që përfaqësuesit politik dhe subjektet politike të serbëve të Kosovës, nuk do t’i qasen të unifikuar zgjedhjeve, të cilat pritet të mbahen me 11 qershor në Kosovë. Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, Beogradi zyrtar pati mbështetur krijimin e Listës Serbe, siç ishte thënë, për të unifikuar zërin e serbëve të Kosovës në institucionet e vendit. Rangjel Nojkiq, ish deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se as në Listën Serbe, përfaqësuesit e saj nuk kanë pasur qëndrim të unifikuar dhe kjo është vërtetuar me ndarjet brenda saj, të cilat kanë ndodhur muajt e fundit, rezultat i të cilave janë dy subjekte politike. Deri me 19 maj, kur përfundon afati i çertifikimit të subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhje, siç thotë Nojkiq, pritet që në garën zgjedhore të hyjnë disa subjekte politike serbe, të pakënaqura me përfaqësimin e deritashëm të komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Mendim të përafërt ka edhe Petar Miletiq, ish deputet i Kuvendit të Kosovës i cili ka theksua se Beogradi zyrtar përsëri do të përpiqet të krijoj një listë të ngjashme, sikurse në zgjedhjet e kaluara parlamentare, me të cilën synon numrin më të madh të mandateve të deputetëve.

Takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Basha

Takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha përfundoi rreth 01:15 minuta të ditës së sotme me arritjen e një marrëveshje mes palëve, baza e së cilës është “Paketa Mëkallister Plus”. Kjo paketë, u ofrua si zgjidhje dy ditë më parë nga zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hot Ji, në përpjekje për të bindur opozitën të hyje ne zgjedhje. E finalizuar pas takimit Rama-Basha në kryesine e Kuvendit, që zgjati mbi tre orë, detajet e marrëveshjes pritet të zbardhen gjatë 24 orëve në vijim. Pas takimit, në daljen para gazetareve, kryetari i PD-së pohoi arritjen e marrëveshjes: “kemi arritur një marrëveshje që do të formalizohet brenda 24 orëve dhe vetëm më pas do të kemi një komunikim publik”, u shpreh shkurt Basha. Të pyetur për datën e zgjedhjeve, Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk dhanë asnjë përgjigje. “Jam 100% dakord me çfarë tha Basha” u shpreh kryeministri.Ndërkohe, kryetari i maxhorances dhe ai i opozitës u përshëndeten në ikje me një shtrëngim duarsh. Ndërkohë Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha zhvillojnë takimin e dytë në pak orë, pas rënies dakord mbi zgjidhjen e krizës politike. Burime nga qeveria bëjnë me dije se ky takim i dytë ka të bëjë me diskutimet rreth modaliteteve e teknaliteteve të paktit.

 

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot u shty seanca e parë për nëntë të akuzuar

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot u shty seanca e parë për nëntë të akuzuar për dhunën në Kuvend që ndodhi më 27 prill. Gjykimi është shtyrë për 23 maj për shkak mungesës së njërit prej të akuzuarve, i cili duhej të sillet nga arresti shtëpiak. Ata akuzohen për pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale dhe pjesëmarrje në turmë që do të pengoj personin zyrtar në ushtrimin e detyrës zyrtare. Në gjykatë janë thirrur si dëshmitarë edhe persona të tjerë, mes të cilëve edhe pjesëtarë të sigurimit të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, anëtarë të sigurimit të brendshëm të Kuvendit të RM-së dhe sigurimit të ish ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Për dhunën në Kuvend të dyshuar janë 30-të persona prej të cilëve pjesës më të madhe u janë shqiptuar masa të kujdesit, një pjese arrest shtëpiak, ndërsa dy, gjegjësisht babë e birë, janë në paraburgim për tentim për vrasje.Në ngjarjet e 27 prillit u lënduan disa deputet mes të cilëve më rëndë lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela. Ministria e Punëve të Brendëshme kumtoi se punon në gjetjen e të gjithë personave të dyshuarve dhe në zbardhjen e tërësishme të ngjarjeve. Para ndërtesës të Gjykatës Themelore Shkupi 1 sot e mbledhur një grup qytetarësh në mbështetje të të dyshuarve. Presidenti Gjorge Ivanov në intervistën e djeshme për Tv Kanal 5 i bëri thirrje Kuvendit të vendos për amnisti eventuale të pjesëmarrësve në incidentet në Kuvend.

Ji, paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Hot Brajan Ji, paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan. Duke folur para një nënkomiteti të SHBA-së për marrëdhënie me jashtë, zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato. Por, shtoi Ji, Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike. Ji e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë. Ai po ashtu tha se një qendër humanitare e Rusisë në Nish të Serbisë me siguri synon ndikimin në formimin e opinionit publik. Ji tha se Moska po përpiqet të nxisë edhe Republikën Serbe të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ish-shefi i FBI-së heton lidhjet e dyshuara Trump-Rusi

Departamenti amerikan i Drejtësisë emëroi ish-drejtorin e FBI-së,Robert Mueller, si këshilltar të posaçëm për mbikëqyrjen e hetimeve për marrëveshje të mundshme midis bashkëpunëtorëve të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Rusisë. Ky veprim, i cili u mirëprit edhe nga demokratët, edhe nga republikanët në Kongres, erdhi pas rritjes së kërkesave për hetime të pavarura të dyshimeve se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, në favor të zgjedhjes së Trumpit president. Zëvendësi i prokurorit të përgjithshëm të SHBA-së, Rod Rosenstein, tha se ka vendosur të emërojë një këshilltar të posaçëm jo sepse ai beson se “janë kryer krime”, porse beson se “këshilltari i posaçëm është i nevojshëm, në mënyrë që populli amerikan të ketë besim të plotë në rezultatin e hetimeve”. “Interesi publik kërkon nga unë që t’i vendos hetimet nën autoritetein e një personi, i cili ushtron një shkallë pavarësie nga zinxhiri normal komandues”, tha Rosenstein. Një këshilltar i posaçëm konsiderohet i pavarur, sepse ai ka autoritetin për të kryer hetime me staf të zgjedhur nga ai dhe pa konsultuar ose informuar Departamentin e Drejtësisë ose Shtëpinë e Bardhë për rrjedhën e hetimeve të tij. Këshilltari i posaçëm po ashtu është i autorizuar të ndjekë penalisht çdo krim të zbuluar nga hetimet e tij. Dyshimet që Shtëpia e Bardhë mund të ketë bërë përpjekje të ndikojë hetimet e Departamentit të Drejtësisë për çështjen ruse, janë ngritur pasi presidenti Trump ka shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Comey, një javë më parë. Dyshime të tjera janë ngritur më 16 maj, pas raporteve se Trump i ka kërkuar Comeyt të përfundojë hetimet mbi ish-këshilltarin e tij për siguri kombëtare, Michael Flynn. Flynn ka dhënë dorëheqje në muajin shkurt, pasi ka keqinformuar nënpresidentin për kontaktet e tij me zyrtarët rusë. Disa kongresistë kanë thënë se nëse Trump ka kërkuar ndërprerjen e hetimeve për Flynnin, ai mund të ketë penguar drejtësinë – gjë që është vepër penale në SHBA.

Fushata e Trumpit ka pasur "18 kontakte të pazbuluara" me Rusinë

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se këshilltarë të fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump, kanë qenë në kontakt me zyrtarët rusë dhe të tjerë në Kremlin në së paku 18 thirrje dhe mesazhe elektronike, gjatë shtatë muajve të fundit të garës presidenciale më 2016. Duke cituar zyrtarë dhe ish-zyrtarë amerikanë, Reuters tha se shkëmbimet janë pjesë e materialit që po shqyrtohet nga hetuesit që hetojnë ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhje dhe marrëveshjet e mundshme midis Moskës dhe fushatës së Trumpit. Gjashtë nga kontaktet e pazbuluara më parë, kanë qenë thirrje telefonike midis ambasadori rus në SHBA, Sergei Kislyak, dhe këshilltarëve të Trumpit, përfshirë ish-këshilltarin për siguri kombëtare, Michael Flynn, raportoi Reuters. FBI dhe Kongresi janë duke bërë hetime të ndara të akuzave. Më 17 maj, ish-drejtori i FBI-së, Robert Mueller, është emëruar këshilltar i posaçëm për mbikëqyrjen e hetimeve të agjencisë. Emërimi është bërë pas rritjes së kërkesave për hetim të pavarur.

 

OKB: Edhe 200,000 civilë mund të ikin nga Mosuli

Kombet e Bashkuara thanë se edhe 200,000 civilë mund të ikin nga Mosuli pasi luftimet në këtë qytet të Irakut janë intensifikuar. "Numri i njerëzve që po zhvendosen është i madh. Po bëhet gjithnjë e më vështirë për t'iu siguruar civilëve ndihmën dhe mbrojtjen e nevojshme", tha koordinatorja për çështje humanitare e OKB-së, Lise Grande. Afro 700,000 njerëz tashmë janë zhvendosur nga Mosuli, pasi në tetor forcat ushtarake kanë nisur një operacion të madh për rikthimin e kontrollit të qytetit nga grupi militant Shteti Islamik. Të mbështetura nga një koalicion që udhëheq SHBA-ja, forcat irakiane kanë dëbuar militantët nga pjesa më e madhe e Mosulit, por ata mbeten ende në disa qarqe perëndimore, përfshirë Qytetin e Vjetër. Grande tha se banorët po largohen "në kushte shumë të vështira" dhe se shumica prej tyre nuk kanë ushqime, qasje në ujë të pastër dhe në barna. Mosuli ka rënë nën kontrollin e militantëve në verë të vitit 2014.

 

Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimet lidhur me perleshjet në Turqi

Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimet te Turqia, pasi pjesëtarë të sigurimit të presidentit turk, Recep Tajip Erdogan, u përleshën me protestues në Uashington."Dhuna nuk është kurrë përgjigje e përshtatshme ndaj fjalës së lirë. Ne e mbështesim të drejtën e njerëzve kudo, për shprehje të lirë dhe protestë paqësore", tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heater Nauert. Erdogan ka qenë në Uashington më 16 maj, për bisedime me presidentin Donald Tramp, por vizita e tij u përshkua me dhunë midis truprojave të tij dhe demonstruesve pro-kurdë. Dëshmitarët thanë se truprojat turke shtynë kordonin e policisë jashtë rezidencës së ambasadorit turk në Uashington dhe sulmuan protestuesit me grushte dhe këmbë. Një zëdhënës i policisë e përshkroi ngjarjen si "sulm brutal mbi një protestë paqësore". Dy të dyshuar u arrestuan në vendngjarje dhe 11 veta u lënduan.

 

Komisioni Evropian gjobit rrjetin social Facebook me 110 milionë euro

Komisioni Evropian gjobiti rrjetin social Facebook me 110 milionë euro për dhënie të informacioneve të pasakta rreth blerjes së aplikacionit Whats App.
"Vendimi i sotëm dërgon sinjal të qartë te kompanitë, se ato duhet të veprojnë në përputhje me të gjitha rregullat e BE-së, përfshirë obligimin për të dhënë informacione të sakta", tha komisionarja e BE-së për çështje të konkurrencës, Margret Vestager. Në përgjigje, Facebook tha se ka bashkëpunuar me Komisionin dhe se gabimet nuk kanë qenë të qëllimshme. Sipas Komisionit Evropian, Facebook, kur e ka njoftuar Komisionin për blerjen e Whats App-it në vitin 2014, ka thënë se "nuk do të jetë në gjendje të krijojë një përputhshmëri të besueshme automatike midis llogarive të përdoruesve në Facebook dhe llogarive të përdoruesve në Whats App". Megjithatë, Whats App, më 2016, ofroi mundësinë që përdoruesi të lidhë numrin e telefonit me profilin në Facebook, tha Komisioni Evropian.

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot mban mot kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, në veri me zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare. Temperaturat në orën 13: Ulqin 28, Herceg Novi 27, Podgoricë 27, Tivar 24, Cetinë 22, Nikshiq e Plevle 20, Kollashin 16 dhe në Zhablak 13 gradë.

Për nesër pritet mot kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë. Pasdite në viset kontinentale me zhvillim të vranësirave mesatare, vende-vende janë të mundshme edhe të reshura të përkohshme shiu. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 28 gradë.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se