Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

17. 05. 2017.   >>  17:41 0

Lajmet 17.05.2017

17.05.2017

D. Markoviq; Nuk ka përsëritje të zgjedhjeve

Kryeministri Dushko Markoviq ka porositur se as që e ka ndërmend të ftojë më opozitën në dialog. Ai ka theksuar se Qeveria e Malit të Zi është e përkushtuar çështjeve jetësore dhe ka shtuar se edhe opozita do të duhej të dal nga kafenetë në sheshin Vektra dhe të marr përgjegjësitë.

Kreu i qeverisë në hapjen e punimeve të tunelit nëpër Bjellasic, ka thënë se ata që rrinë në shtëpi dhe marrin rroga nga dy mijë euro nga buxheti shtetëror do të presin në ftesën e tij. Ne jemi të hapur për dialog të cilin e kemi kumtuar dhe është koha që opozita të marr përgjegjësitë për atë që qytetarët ua kanë besuar në zgjedhje.

Kjo do të thotë që të gjithë së bashku , pushteti dhe opozita, të punojnë në interesin e vendit , të kërkojnë mekanizma politikë , në parlament dhe jashtë parlamentit të ndërrojnë pushtetin, por të gjithë së bashku duhet të punojmë në interesin e vendit , ka porositur Markoviq.

Brajoviq, nesër në Samitin e kryetarëve të parlamenteve, në Varshavë

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, do të marr pjesë në samitin e kryetarëve të parlamenteve të Evropës Qendrore dhe lindore i cili mbahet nesër në Vashavë. Nga kabineti i tij është kumtuar se në samitin e Varshavës do të marrin pjesë më tepër se 30 kryetarë të parlamenteve të vendeve evropiane.

Siç është sqaruar , në këtë samit do të diskutohet lidhur me deklaratën për vlerat të cilat përbëjnë bazën e bashkëpunimit mes vendeve dhe popujve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Temë e kësaj konference do të jetë edhe situata e sigurisë në rajon dhe roli i parlamenteve nacionale në gjetjen e formave të bashkëpunimit si dhe rrugëve të reja të zhvillimit.

Brajoviq do të flas në kuadër të temës “Situata e sigurisë në rajon”.

Procesi i bashkëngjitjes BE-së, në përmirësim të standardit të shoqërisë

Mali i Zi krahas përgatitjeve optimale dhe institucione më efikase në të gjitha nivelet ligjdhënëse, të pushtetit dhe legjislaturës , do të fitojë përkrahjen e duhur politike të vendeve anëtare të BE, për bashkëngjitje Bashkimit Evropianë, ka deklaruar ambasadori gjermanë në Podgoricë, Hans Ginter Matern .

Ai mbrëmë ishte mysafir i kafesë evropiane të organizuar nga Qendra për arsimimin qytetarë në bashkëpunim me fondacionin Fridrih Ebert. Ai ka biseduar me përfaqësuesit e sektorit civil në temën “Mali i Zi në udhëkryq – në ç’ drejtim shkon Mali i Zi dhe cilat janë dobitë që mund ti ketë nga procesi i Berlinit”.

Matern, ka rikujtuar se puna e pushtetit malazezë dhe qytetarëve në procesin e bashkëngjitjes BE, nuk i shërben vetëm plotësimit të detyrave të parashtruara nga Komisioni Evropianë por edhe përmirësimit afatgjatë të vendit dhe shoqërisë në të mirë të përgjithshme.

Ndërkaq drejtoresha ekzekutive e Qendrës për arsimim qytetar, Daliborka Ulareviq, ka vlerësuar se procesi i bashkëngjitjes BE, është duke hyrë në fazën në të cilën hetohet lodhja e institucioneve dhe pushtetit malazez andaj janë shumë të rëndësishme dobitë e përfituara nga procesi i Berlinit i cili dëshmon se BE , krahas problemeve të veta të shumta , nuk e ka harruar rajonin.

S.Muk; Qeveria do të duhej të inicoj formë konkrete të bisedimeve

Qeveria e Malit të Zi do të duhej të inicojë formën konkrete të dialogut me partitë opozitare dhe të prezantohet me elemente konkrete për fillimin e këtyre bisedimeve , ka theksuar, Stevo Muk , kryetar i Këshillit drejtues të Instutit Alternativa.

Siç ka vlerësuar , Qeveria në këtë mënyrë do të tregonte se është e gatshme që të kalojë nga fjalët në vepra, respektivisht që retorikën e dialogut bosh ta zëvendësojë me përpjekje reale që dialogu të zhvillohet.

Ai beson se PDS pas arritjes së marrëveshjes do të pranoj mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare së bashku me zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale

Policët malazez kontribuojnë në ruajtjen e paqes ndërkombëtare

Policët malazezë në misionin paqësor të Kombeve të Bashkuara, në Qipro , vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e paqes ndërkombëtare, ka vlerësuar drejtori i drejtorisë së Policisë Sllavko Stojanoviq.

Siç është kumtuar nga drejtoria e policisë , Stojanoviq, ka pritur nëpunësit policor të cilët gjatë këtij viti do të dërgohen në misionin paqësor të Kombeve të Bashkuara në Qipro. Koordinatori për misionet paqësore në drejtorinë e policisë, Valentin Danaj, e ka njoftuar Stojanoviqin, me detyrat dhe obligimet në misionin paqësor si dhe me parapërgatitjet , pasjet dhe stërvitjen e nëpunësve policor të cilët dërgohen në këtë mision.

Në kumtesë shtohet se Mali i Zi, si anëtarë i Kombeve të Bashkuara merr pjesë aktive në ruajtjen dhe vendosjen e paqes botërore kurse pjesëtari i parë i policisë së Malit të Zi është dërguar në Qipro në gusht të vitit 2009.

 

Të zbatohen të drejtat e parapara për barazinë thelbësore

LGBTIQ personat, në Mal të Zi, gjithnjë janë të diskriminuar dhe të keqtrajtuar , është kumtuar nga shënimi i Ditës ndërkombëtare të luftës kundër homofobisë , transfobisë dhe bifobisë, dhe është shtuar se duhet punuar që barazia në shoqëri të jetë esenciale.

Sinisha Bjekoviq, nga institucioni i Avokatit të popullit, ka theksuar se personat LGBTIQ, sipas të gjithë treguesve , janë njëra ndër kategoritë më të diskriminuara në Mal të Zi.

Ai, ka vlerësuar se këta persona gjithnjë përjetojnë diskriminimin shoqëror , keqtrajtimin dhe qëndrimet e shprehura armiqësie.

Shefja e zyrës programore të Këshillit të Evropës në Mal të Zi, Angella Llongo, ka theksuar se qëllimi përkrahës i Këshillit të Evropës qeverisë dhe institucionit të avokatit të popullit, është përmirësimi i përditshëm i jetës së qytetarëve dhe askush të mos jetë i anashkaluar.

Vuliq, kërkon ndjesë atyre që e kanë keqkuptuar

Shefi i delegacionit të Malit të Zi në Evrovizion, Sabrija Vuliq, ka kërkuar falje të gjithëve të cilët gabimesh e kanë kuptuar esencën e mesazhit të tij të cilën e ka publikuar në rrjetin shoqëror facebook pas reagimeve negative ndaj prezantimit të përfaqësuesit malazezë Sllavko Kaleziq.

Përkujtojmë se Vuliq duke komentuar reagimet negative ndaj prezantimit të Kaleziqit , në profilin e vetë të Fejsbukut, ka shkruar se Sllavko e ka prezantuar Malin e Zi në mënyrë të shkëlqyeshme kurse armiqtë festojnë pasi që nuk është kualifikuar .

Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankimimin e PAA për regjistrimin e listave zgjedhore

Kolegji Zgjedhor mblidhet sot në Tiranë, për të marrë një vendim rreth ankimimit të Partisë Agrare Ambjentaliste(PAA), që kërkon shpalljen të pavlefshëm të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e listave të kandidatëve, që sipas saj janë bërë në shkelje të afateve ligjore.

Trupa e Kolegjit Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit, që do të shqyrtojë ankimimin, përbëhet nga pesë gjyqtarë. Në ankimimin e vet, kjo parti pretendon se KQZ ka shkelur Kodin Zgjedhor, duke regjistruar jashtë afatit ligjor prej 50 ditësh listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste dhe të 14 partive të tjera.

Në rast se Kolegji do te pranoje ankimimin e Partisë Aagrare Ambjentaliste, duke rrëzuar vendimmarrjen e KQZ-së, ky vendim pason dhe rrëzimin e datës 18 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, duke detyruar nisjen e procedurave nga e para nga Presidenti i Republikës, qe i duhet të dekretojë një datë të re. /ATSH

Palët drejtë marrëveshjes

Pas shumë javësh protestë dhe negociata, duket se më në fund marrëveshja mes palëve është më pranë se kurrë.

Burime shumë të rezervuara jashtë dy kampeve i kanë pohuar Top Channel se mazhoranca dhe opozita janë më afër se kurrë një marrëveshjeje që kënaq të dyja palët lidhur me pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e ardhshme.

Detajet janë ende të panjohura lidhur me këtë dakortësi të mundshme dhe të shumëpritur me ndërmjetësi amerikane.

 

Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit të madh të posaformuar

Zyrtarisht në zgjedhjet e 11 qershorit, në një koalicion të madh do të garojnë së bashku PDK-AAK-Nisma, me Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër. Këtë koalicion, në AAK e cilësuan si të ‘sforcuar’, derisa Nisma u shpreh se ky bashkim forcash erdhi pas një koalicioni të inatit që nënshkruan LDK-ja dhe AKR-ja, që kishin për qëllim fitoren me çdo kusht, pa asnjë parim.

Në një konferencë të vonë pas mesnatës, anëtari i kryesisë së AAK-së Muharrem Nitaj tha se Ramush Haradinaj do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës, i koalicionit parazgjedhor ndërmjet AAK-Nisma dhe PDK-së.

Madje, Nitaj shtoi se besojnë fuqishëm se kjo është zgjidhja më e mirë dhe kjo është ajo kërkesa e disa viteve të fundit se ky vend ka nevojë të udhëhiqet nga një njeri që ka kredibilitet, dhe ky është Ramush Haradinaj, tha ai.

Ivanov, i ka dorëzuar mandatin për formimin e Qeverisë, liderit të LSDM Z. Zaevit

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov i ka dorëzuar mandatin për formimin e Qverisë së re, liderit të Lidhjes Social Demokrate,Zoran Zaev, pasi ka marrë garancitë e kërkuara për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit.

“Janë tejkaluar të gjitha pengesat për dhënien e mandatit. Sot po i qasemi përmbushjes së nenit 84 alineja 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja e cila ka shumicën në Kuvendin e RM-së, ka propozuar zotin Zoran Zaev që të jet kandidat të cilit do t’i ndahet mandati për formimin e Qeverisë së Maqedonisë”, tha Ivanov, njofton REL.

Ndërkohë Zoran Zaev, i cili kryeson me shumicën parlamentare të përbërë nga partia që e drejton, LSDM-ja dhe partitë politike shqiptare, ka theksuar se në emrin e shumicës parlamentare ashtu siç ka premtuar para qytetarëve edhe Presidentit të shtetit, këtij të fundit i ka dorëzuar një letër si garanci se “zotohet për mbrojtjen e unitetit, sovraniteti, pavarësisë dhe multietnicitetit të shtetit”.

Wasington; Bashkëpunimi SHBA- Turqi, i rëndësishëm për botën

Presidenti Donald Trump priti dje në Shtëpinë e Bardhë Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, një javë pas zemërimit që ngjalli në Turqi vendimi i tij për të autorizuar armatimin e kurdëve të Sirisë. “Ne kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer dhe do ta bëjmë edhe më të mirë. Do të kemi një diskutim shumë, shumë të fortë dhe të shëndoshë, “tha më parë presiednti amerikan, Tramp.

Shtetet e Bashkuara e shohin forcën kurde YPG, si një pjesë kyçe në luftën kundër Shtetit Islamik dhe në përpjekjet për të çrrënjosur militantët nga kryeqyteti i tyre de facto në Siri, Raka.

Turqia i konsideron terroristë luftëtarët e YPG, për shkak të lidhjeve të tyre me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, që vazhdon prej tre dekadash kryengritjen brenda Turqisë.

Erdogan e quajti vendimin e SHBA për të armatosur YPG-në “në kundërshtim me marrëdhëniet strategjike me Turqinë”, njofton gazeta- shqip.com.

Ai tha se bashkëpunimi SHBA-Turqi është “shumë i rëndësishëm për botën” dhe u zotua të zgjerojë lidhjet ekonomike dhe ushtarake midis dy vendeve. “Në të ardhmen e rajonit tonë nuk ka vend për organizatat terroriste,” tha ai.

Ndërkohë, nuk ka kaluar pa incidente vizita zyrtare e presidentit turk Erdogan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas “The Guardian”, ka pasur një përplasje fizike në afërsi të rezidencës së ambasadorit turk në Uashington, mes agjentëve të sigurimit të Erdogan dhe disa protestuesve që mbanin në duar flamuj të partisë kurde.

Deri tani nëntë persona janë lënduar dhe dy të tjerë janë arrestuar. Policia amerikane ka ndërhyrë për të qetësuar situatën mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë së kreut të shtetit turk.

 

Moon, paralajmëron mundësinë e konfliktit në kufirin me Korenë e Veriut

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jea-In ka paralajmëruar se ka “gjasa të që të ndodh një përplasje ushtarake në kufirin me Korenë e Veriut, derisa tensionet janë rritur për shkak të ambicieve bërthamore të Phenjanit.

Moon ka paralajmëruar se programi bërthamor dhe i raketave të Veriut është duke u “avancuar shpejt”.

Këto komente të Moon vijnë disa ditë pasi Koreja e Veriut testoi një raketë balistike.

“Unë kurrë nuk do të toleroj provokimet e Veriut dhe kërcënimet bërthamore”, tha ai, raporton Afp.

“Ne po jetojmë në një realitet ku ka gjasa të mëdha për një përplasje ushtarake”, përgjatë kufirit të Jugut dhe Veriut, ka thënë presidenti jugkorean.

 

Sot, nënshkruhet marrëveshja për udhëtimin pa viza me Ukrainën

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, pritet që sot të nënshkruajnë një marrëveshje për të formalizuar liberalizimin e vizave për Ukrainën.

Pas nënshkrimit në Strasburg, regjimi pa viza për ukrainasit pritet të hyjë në fuqi më 11 qershor.

Qytetarët ukrainas që kanë pasaporta biometrike, do të kenë mundësi që të udhëtojnë për në shtetet e BE-së pa viza.

Pasi anëtarët e BE-së miratuan liberalizimin e vizave më 11 maj, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko tha se shteti i tij ka “finalizuar divorcin ndaj Perandorisë ruse”.

 

Rinisë raundi i ri i bisedimeve për Sirinë

Rebelët sirianë dhe zyrtarët qeveritarë janë duke zhvilluar takime të ndara, me të dërguarin e OKB-së, derisa raundi i ri i bisedimeve për paqe, ka nisur në Gjenevë.

Takimet janë në kuadër të raundit të gjashtë të bisedimeve, që po ndërmjetësohen nga i dërguari i posaçëm i OKB-së, Staffan de Mistura.

Pesë raundet paraprake, kanë dështuar që të arrijnë një marrëveshje, me qëllim që t’i jepet fund konfliktit gjashtë vjeçar, ku janë vrarë mbi 320,000 persona.

 

Nesër, mot kryesisht me diell

Në viset bregdetare sot ka mbajtur mot me vranësira të pakta kurse në viset tjera deri plotësisht i vranët vende vende me te reshua të dobëta. Fryn erë mesatare deri e fort veriore dhe veri lindore.

Temperaturat në orën 14: Budvë e Petrovac 27, H. Novi 26, Tivar 25, Ulqin 23, Podgoricë 21, Nikshiq e Cetinë 20, B. Pole 19, Plluzhinë 18, Shavnik e Beranë 17, Andrievicë 16, Plevle e Rozhaj 15, Kollashin e Plavë 13, dhe në Zhablak 11 g.

Për nesër parashihet mot kryesisht me diell , në viset veriore dukshëm me i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore dhe jug perëndimore .

Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 28 g.c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se