Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

16. 05. 2017.   >>  16:49 0

Lajmet 16.05.2017

16.05.2017

Mali i Zi udhëheq politikë të mençur, si faktor stabiliteti në rajon  

Politika e mençur në vazhdimësi e bënë Malin e Zi, faktor stabiliteti dhe paqe në rajon, është vlerësuar gjatë bisedimeve të kryetarit të parlamentit, Ivan Brajoviq, me përfaqësuesit e Asamblesë parlamentare të OSBE.

Siç është kumtuar, Brajoviq, ka pritur sot nënkryetarin e Asamblesë parlamentare të OSBE-së e përfaqësues special për Evropën Juglindore, Robert Bateli, si dhe shefin e zyrës së Asamblesë parlamentare në Vjenë, Andreas Notell, të cilët qëndrojnë për vizitë në Mal të Zi.

Brajoviq, është shprehur i kënaqur me marrëdhëniet vazhdimisht të mira ndërmjet Malit të Zi dhe OSBE-së, në ç gjë kontribuon  dukshëm misioni i OSBE-së,  në Mal të Zi dhe misionet e përhershme të Malit të Zi në OSBE.

Zyrtarët  e OSBE-s , siç thuhet në kumtesë, kanë konstatuar se nuk ekziston vend i cili nuk merr rekomandime për avancimin e proceseve zgjedhore, me ç’ rast Mali i Zi gjithmonë i ka respektuar rekomandimet duke mënjanur pengesat në këtë proces.

Z.Pazhin; Shteti ka bërë ç’është e mundur në rastin Maroviq

Shteti ka bërë ç’është e mundur lidhur me arrestimin e Svetozar Maroviq , ka kumtuar  ministri i drejtësisë, Zoran Pazhin.

Ai , duke komentuar faktin se, Maroviq, akoma nuk është arrestuar , ka theksuar se tani çdo gjë është në duart e Interoplit. Për Maroviq, është shpallur urdhër arresti ndërkombëtarë dhe tani kjo është çështje e interpolit.

Të gjitha shtetet anëtare, duke u nisur nga evidenca qendrore e cila gjenet në sekretariatin e përgjithshëm të Interpolit në Lion, kanë rastin që të marrin urdhër arrestin dhe të veprojnë sipas saj, u ka deklaruar Pazhin gazetarëve pas konferencës me titull “Qasje e njëjtë e drejtësisë në sistemin gjyqësor penal të Malit të Zi”.

Pazhin ka theksuar se në rastin Maroviq, organet e shtetit  të cilat kanë qenë kompetente kanë vepruar në pajtim me pikëpamjet e veta se si të respektohen ligjet e Malit të Zi.

Ll.Kuper; Përçarjet do të zvogëlohen pasi qytetarët të gëzojnë frytet e anëtarësimit 

Përçarjet të cilat ekzistojnë në Mal të Zi kur është fjala për anëtarësim me siguri do të zvogëlohen pasi  qytetarët të gëzojnë frytet e mbrojtjes të cilat i ofron NATO , konsideron  Llora Kuper,  ushtruese e detyrës e zëvendësit të ndihmës sekretar amerikan  për mbrojtje.

Mendoj se pas hyrjes së Malit të Zi në NATO, rezultatet e këtij anëtarësimi do të jenë të dukshme për banorët. Ajo konsideron se Rusia ka vendosur të jetë konkurruese strategjike e SHBA dhe e Perëndimit në tërësi, andaj mendoj se Mali i zi , ashtu si edhe Amerika do të vazhdojë të përballet me presione nga ana e Rusisë e cila do të vazhdojë të nxisë operacione të përzierjes në demokracitë tona.

SHBA,  do të vazhdojnë të kenë dialog me Rusinë dhe shpresojmë që ajo të ndërtojë rrugë tjetër , ka theksuar Kuper për “Vijesti”.

Hrapoviq, kërkon kujdes në dhënien e antibiotikëve 

Minisri i shëndetësisë, Kenan Hrapoviq,  u ka bërë apel të gjithë drejtorëve dhe menaxhuesve të institucioneve shëndetësore që në bashkëpunim me mjekët e vetë të kenë kujdes për numrin e antibiotikëve të lëshuar.

Hrapoviq, pas “Medicall konferencës” , e cila është mbajtur në Beçiq , ka kumtuar se këtë apel e dërgon nga shkaqet e mbrojtjes së shëndetit të pacientëve.

Ai, ka paralajmëruar dërgimin e doktorëve dhe kuadrit tjetër mjekësor në edukim dhe në këtë drejtim është arritur marrëveshja me Turqinë.

Gjatë këtyre ditëve duhet të postojmë regjistrin nga të gjitha institucione shëndetësore të doktorëve të cilët do të jenë në dispozicion të shkojnë për edukim në Turqi, ka theksuar Hrapoviq.

Nënkoloneli Bakraç, fiton medaljen për merita nga presidenti Tramp

Nënkoloneli, Velibor Bakraç, shef i drejtorisë për bashkëpunimin ndërkombëtarë në drejtorinë për politikën mbrojtëse të ministrisë së mbrojtjes , është dekoruar nga presidenti Donald Tramp, me  dekoratën për merita , dekorim ky më i lartë ushtarak amerikanë të cilin mund ta fitojë një pjesëtarë i ushtrisë së jashtme.

Nënkolonelit Bakraç urdhrin ia ka dorëzuar, Llaura Kuper, ushtruese e detyrës të zëvendësit të ndihmës sekretarit amerikanë për mbrojtje gjatë punës së forumit 2BS, i cili është mbajtur në Budva me 11 dhe 12 maj.

Siç është kumtuar nga ministria e mbrojtjes në arsyetim vendim thuhet se nënkoloneli Bakraç,  ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në rolin e përfaqësuesit ushtarako diplomatikë të Malit të Zi në SHBA,  në periudhën prej shtatorit të vitit 2011 deri në gusht të vitit 2016, respektivisht në forcimin e bashkëpunimit mbrojtës bilateral të Malit të Zi dhe SHBA, dhe në këtë mënyrë janë vërtetuar marrëdhëniet e përgjithshme miqësore ndërmjet dy shteteve.

Darmanoviq, në Letoni 

Shefi i diplomacisë të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, prej sot qëndron për vizitë punë në Letoni, me ftesën e ministrit të punëve të jashtme të Letonisë, Edgars Rinkeviçs . Darmanoviq, përveç me mikpritësin do të bisedojë edhe me ministrin e mbrojtjes Raiomondas Begmanis, dhe me kryetarin e Këshillit për punë të jashtme të parlamentit të atjeshëm, Ojars Karninsh .

Delegacioni i Malit të Zi do të vizitojë në Riga qendrën komunikuese strategjike të NATO-s ku Darmanoviq do t bisedojë me drejtorin Janis Sarts.

Ekipi koordinues do të analizoj rezultatet e deritashme

Ekipi koordinues për avancimin e cilësisë së arsimit do të analizojë rezultatet aktuale dhe rekomandimet për përmirësimin e rezultateve për testimin e ardhshëm PISA dhe do të përgatis planin aksionar si bazë për punë të mëtejme, është kumtuar nga Ministria e arsimit. Në ministri është mbajtur mbledhja e parë e ekipit koordinues për përmirësimin e cilësisë së arsimimit në të cilin ka filluar puna në hartimin e rekomandimeve për avancimin e cilësisë së arsimimit.

Ekipin e përbëjnë përfaqësuesit e ministrisë së arsimit , të Qendrës për provime , të Entit për shkolla , të Entit për botimin e librave dhe mjeteve mësimore , të Qendrës për arsimimin profesional, përfaqësuesit e Universitetit të Malit të Zi, të Unionit të drejtorëve të Malit të Zi dhe të Akademisë së shkencave dhe të artëve të Malit të Zi, me përkrahjen e ekspertëve ekipit do t’ia ofroj zyra e UNICEF në Mal të Zi.

Iniciativa “Shkenca për paqe”, në funksion të përmirësimit të standardit  

Iniciativa për themelimin e Institutit ndërkombëtarë për teknologji të qëndrueshme në Evropën Juglindore,  me misionin “Shkenca për paqe” , është e rëndësishme për rajonin dhe ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e standardit dhe në zvogëlimin e papunësisë . Kjo është kumtuar pas takimit të ministres për shkencë të Malit të Zi, Sanja Damjanoviq,  me ministren e arsimit , shkencës dhe sportit të Sllovenisë, Maja Makovec Brençiç, në Lublanë,  me ç rast Damjanoviq, ka prezantuar iniciativën për themelimin e institutit ndërkombëtarë për teknologjitë e qëndrueshme në Evropën Juglindore me misionin “Shkanca për paqe” .

Nesër, pagesa e kompensimeve sociale

Ministria për punë dhe përkujdesjen sociale i ka siguruar mjetet për pagesën e kompensimeve sociale për muajin prill të këtij viti në shumë prej 9 milion e 318 mijë e 522 euro .

 Pagesa e kompensimeve sociale  do të fillojë nesër.

 

Të asfaltohet rruga Fundna-Triesh -Koritë

PSP,  i ka ftuar organet kompetente që të fillojnë asfaltimin e aksit rrugor Fundëna-Triesh-Koritë, sepse  çdo zvarritje e mëtejme mund të ketë pasoja negative në punimet e kryera përgatitore .

Siç ka kumtuar këshilltari në Kuvendin e kryeqytetit, Kolë Lulgjuraj , PSP i është drejtuar me letër kompetentëve në kryeqytet duke kërkuar se çka planifikohet në realizimin e këtij projekti dhe cili është afati për përfundimin e tij.

Duke pasur para sysh se ky aks rrugorë i lidh shumë fshatra të Fundnave, Kojës, Trieshit, dhe gjithnjë deri në bjeshkën Koritë, në PSP konsiderojnë që është e domosdoshme që sa më parë të fillohet asfaltimi i kësaj rruge me gjatësi 25 km. Theksohet se ky projekt i rëndësishëm kryesisht realizohet me mjetet e mërgimtarëve nga Trieshi, të cilat kapin shumën e rreth 700 mijë dollarë amerikanë.

Nëse llogarisim këtu edhe dhënien e tokës nga banorët vendas pa kurrfarë  kompensimi , atëherë me siguri mjetet e përgjithshme arrijnë shifrën mbi 1 milion dollar amerikanë, ka theksuar Lulgjuraj.

Ulqin; Kuvendi, nesër debaton, mes tjerash, plotësimin e programit për rregullimin e hapësirës  

Nesër do të mbahet mbledhja e dytë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Kyretari i  parlamentit vendor, Loro Nrekiqi, për këtë mbledhje  ka propozuar   tetë pika të rendit të ditës. Dy pikat e para të rendit të ditës kanë të bëjnë  me propozim plotësimin e programit të rregullimit të hapësirës për  këtë vit dhe propozim vendimin për transferimin e të drejtave të disponimit të patundshmërive në Qeverinë e Malit të Zi .  Pikat e tjera  kanë të bëjnë me  blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të  parcelave urbanistike në zona të ndryshme  urbane të qytetit dhe  me propozimin e raportit  për administrimin e vendit të gjuetisë” UlQIN” për sezonin e gjuetisë 2016/2017.

Ekspertë të Këshillit të Evropës kërkojnë nga  Serbia, të njohë zyrtarisht masakrën e Srebrenicës   

Ekspertët e Këshillit të Evropës i kërkuan sot Serbisë të njohë zyrtarisht masakrën e Srebrenicës në Bosnje Hercegovinë si një gjenocid, në një raport që shpreh gjithashtu shqetësim edhe për frazat plot urrejtje të përdorura nga grupet raciste të tifozëve të futbollit.

“Drejtuesit politik duhet të pranojnë zyrtarisht se masakrat e kryera në Srebrenicë, në lindje të Bosnje Hercegovinës përbëjnë një gjenocid”, theksoi presidenti i Komisionit Evropian kundër racizmit dhe intolerancës (Ecri) i Këshillit të Evropës, suedezi Christian Ahlund, transmeton AFP.

Komisioni i Këshillit Evropian theksoi se Parlamenti dhe presidenti serb kanë kërkuar falje për masakrën e Srebrenicës.

Megjithatë, ai shprehu keqardhje për faktin që asnjëri prej tyre nuk ka pranua që këto masakra përbëjnë një gjenocid ashtu si i kanë cilësuar gjykatat ndërkombëtare.

Sonte, në  mesnatë skadon afati për paraqitjen e koalicioneve të mundshme 

Partitë politike deri sonte në mesnatë kanë afat ta njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë për koalicionet e mundshme që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentarë që do të mbahen më 11 qershor.

Përndryshe, partitë kryesore politike në vend janë duke punuar intensivisht për koalicione parazgjedhore, duke synuar kështu të fitojnë më shumë vota të qytetarëve.

Deri më tani zyrtarisht vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se në zgjedhje do tč dali  bashkë me Nismën për Kosovën.

KS i OKB, diskuton sot raportin tremujor për Kosovën 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot raportin e ri tremujor për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë.

Në raportin për periudhën 16 janar - 15 prill, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësimin për pengesat në zhvillimin e dialogut Kosovë-Serbi, për zbatimin e marrëveshjeve nga ky dialog dhe për rritjen e nacionalizmit.

Guterres, mes tjerash, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, "është mekanizmi më i mirë në dispozicion për zgjidhjen paqësore të dallimeve, në dobi të të dyja palëve".

Në pritje të përgjigjes për paketën McAllister  

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të japë sot një përgjigje zyrtare për paketën e Brukselit ose e njohur ndryshe si paketa McAllister.

Ndërkohë zëvendës/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee pas takimeve intensive të  një dite më parë mësohet se është  larguar mëngjesin e sotëm drejt SHBA.

Ndërkohë, ka përfunduar  takimi Basha-Berisha, kurse më pas, siç është paralajmëruar, pas takimit me ish-kryeministrin, kreu i PD-së pritet te mbledhë Kryesinë.

Ivanov, paralajmëron mundësinë për të mandatuar  Z.Zaev për kryeministër 

Kabineti i presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov,  lajmëron në mënyrë joformale mediat se po planifikon që një ditë para se të skadojë afati kushtetues prej dhjetë ditësh, t’ia japë mandatin kreut socialdemokrat Zoran Zaev.

Ivanov po shqyrton garancitë të cilat ditë më parë Zaev ia dorëzoi, ku garantohet sistemi unitar i shtetit, citojnë mediat lokale në Shkup.

Presidenti Ivanov, jashtë kompetencave të tij kushtetues, nuk ia ndau mandatin shumicës së re parlamentare me arsyetimin se e ashtuquajtura “Deklaratë e Tiranës” rrezikon Maqedoninë. Pas kësaj, vijoi presioni ndërkombëtar ndaj tij për  respektim të Kushtetutës dhe të normave demokratike, transmeton gazeta Lajm.

Mesa duket ishe takimi me diplomatin e lartë nga Uashingtoni Hoyt Bryan Yee, para rreth dhjetë ditëve, ai që ia ndryshoi qëndrimin Ivanovit për mosdhënien e mandatit liderit të shumicës së re parlamentare.

Mbi 180 njerëz të vdekur nga kolera në Jemen 

Kolera ka vrarë 184 njerëz në Jemen që nga muaji i kaluar, tha Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Sana dhe kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare.

Sana kontrollohet nga lëvizja e armatosur Huthi, e cila lufton forcat qeveritare.

Mbi 10,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga lufta dyvjeçare në Jemen, e cila po ashtu ka shkatërruar infrastrukturën e vendit.

Kryqi i Kuq tha se janë raportuar edhe 11,000 raste të dyshuara të kolerës.

Takimi Tramp-  Erdogan, në Washington

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, takon sot në Uashington presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Erdogan tha se vizita e tij në SHBA mund të shënojë një “fillim të ri” në marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s, të cilat janë lëkundur me vendimin e SHBA-së për të armatosur forcat kurde në Siri.

Ankaraja konsideron se kurdët në Siri kanë lidhje më Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, grup i shpallur terrorist, i cili ka luftuar forcat turke me dekada.

Erdogan, i cili ka pasur marrëdhënie të tensionuara me ish-presidentin amerikan, Barack Obama, tha se takimi me Trumpin mund të jetë vendimtar.

“Këtë vizitë në SHBA e shoh si fillim të ri në marrëdhëniet tona”, tha Erdogan.

Programi bërthamor i Koresë së Veriut, po përparon shumë shpejt 

Programi raketor i Koresë së Veriut po përparon më shpejt sesa pritej, tha të martën ministri i mbrojtjes i Koresë së Jugut, disa orë pasi Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kërkoi që Veriu t’i ndalë të gjitha testet e raketave bërthamore dhe balistike dhe dënoi nisjen e provave të së dielës.

Koreja e Veriut, e cila ka sfiduar të gjitha thirrjet për të frenuar programet e saj të armëve, madje edhe nga aleatja e saj e vetme, Kina, është duke punuar në një raketë me kokë bërthamore, e aftë për të goditur kontinentin e SHBA-së.

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka bërë thirrje për ndalim të menjëhershëm të provokimeve nga  Koreja e Veriut, dhe ka paralajmëruar se "epoka e durimit strategjik" me Korenë e Veriut ka mbaruar.

Ajo,  në  mënyrë të vazhdueshme ka kërcënuar se do të shkatërrojë Shtetet e Bashkuara, dhe e akuzon atë se duke kryer stërvitjet e fundit ushtarake me Korenë e Jugut dhe Japoninë, po e çon gadishullin Korean në prag të luftës bërthamore.

Nesër mot kryesisht me diell. Pasdite vranësim gradual  

Në Mal të Zi mban mot ma vranësira të pakta.

Frynë erë mesatare vende vende e fortë nga drejtimet e veriut.

Temperaturat: Podgoricë, H. Novi Ulqin e Budvë 29 gradë, Tivar 26, Cetinë 24, Nikshiq e B. Pole 23, Beranë 22, Shavnik e Rozhaj 21, Plevle 20, Kollashin e Plavë 19,

 Plluzhinë 18 dhe në Zhablak 14 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Pasdite, në viset veriore, vranësim gradual dhe reshje të mundshme e lokale të shiut.

 Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri lindore.

Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej prej 12 deri në 27 g. C.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se