Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

12. 05. 2017.   >>  17:41 0

Lajmet 12.05.2017

12.05.2017

V.Medenica; Janë krijuar kushtet për shpalljen e urdhërarrestit ndaj Maroviq

Janë krijuar kushtet për shpalljen e urdhërarrestit qendror për ish funksionarin e PDS, Svetozar Maroviq, ka theksuar kryetarja e Gjyqit suprem Vesna Medenica.

Ajo, duke u përgjigjur në pyetjen nëse ekziston mundësia që Maroviq, dënimin ta vuaj jashtë Malit të Zi, ka theksuar se janë krijuar kushtet për shpalljen e urdhër arrestit qendror. Në esencë, kur të shpallet urdhër arresti qendror, atëherë në provim janë edhe organet tjera të shteteve  tjera, të cilat siç pritet duhet edhe të veprojnë, ka thënë Medenica  me rastin e prezantimit të informatorit për dëshmitarët, viktima të dëmtuara  të veprave penale të tregtisë  me njerëz dhe të dhunës në familje.


Duke komentuar largimet e paralajmëruara nga gjykatat, Medenica ka theksuar se nuk është e njoftuar nga pushteti ekzekutiv se ekziston qëllimi për largime në administratën gjyqësore.        

 

D.Markoviq; Anëtarësimi në NATO, për më shumë paqe

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka shprehur bindjen se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, paraqet ngjarje e cila shtetit i sjellë më tepër paqe dhe ka premtuar se Mali i Zi, gjatë pesë viteve të ardhshme do ti plotësoj të gjitha kriteret e Aleancës.

Ai, duke  folur në 2BS Forumin, i cili po mbahet në Budvë, ka theksuar se do të përpiqemi që të jemi shtyllë e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, duke kontribuar kështu në ruajtjen e paqes në këto hapësira.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes së Atlantikut për Malin e Zi, Savo Kentera, u ka dëshiruar mirëardhjen mysafirëve në shtetin anëtar më të ri të Aleancës së NATO-s, duke theksuar se ka pas mjaft beteja, luftëra dhe vuajtje, por me anëtarësimin në nATO, kemi shkruar faqe të re të historisë dhe shpresojmë se më nuk do të ketë lot dhe përfundimisht do ti forcojmë shtigjet e paqes, ka thënë Kentera.  

 

Hojt B.Ji; Deputetët që bojkotojnë Kuvendin, heqin dorë nga përgjegjësitë e veta

Deputetët të cilët bojkotojnë punën e  Parlamentit, e refuzojnë përgjegjësinë e vet, ka vlerësuar zëvendësi i ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Hojt Brajan Ji. Ai, në hapje  forumit 2BS, i cili sot mbahet në Budva, ka theksuar se hyrja e malit të Zi në NATO, është ndryshimi më dramatik edhe pse gjatë këtij viti ka ndodhur shumëçka në rajon. Ji, ka shtuar se anëtarësimi  në Aleancë, është arritje fenomenale. Amerika mbetet pranë malit të Zi në çdo hap në rrugën drejtë NATO-s, ka thënë Ji. “Amerika po ashtu, do të përkrah çdo vend të rajonit i cili i ka këto aspirata.

Do të përkrahim edhe NATO-n, si shtyllë të sigurisë globale dhe partneriteti SHBA – BE nuk do të ndryshojë, ka thënë më tej JI. Sipas fjalëve të tij, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, forcon qëndrueshmërinë e politikës të dyerve të hapura, por zbulon vendosmërinë e Rusisë që të pengoj progresin e Ballkanit në rrugën Evropiane dhe Euroatlantike, duke filluar nga plani famëkeq për Podgoricën dhe me përkrahjen e lëvizjeve në Bosnje deri tek përpjekjet për izolimin e Kosovës. Qeveritë e rajonit, siç ka shtuar ai, përfshirë këtu edhe Malin e Zi, duhet të luftojnë kundër korrupsionit. Parlamentet duhet të prezantojnë dhe ti mbrojnë  interesat e e qytetarëve,. Deputetët të cilët e bojkotojnë punën e Parlamentit, heqin dorë nga përgjegjësia e vet dhe injorojnë këshillën e ish presidentit amerikan Theodor Ruzvelt, i cili ka thënë se është më mirë të jesh lider guximtar në arenë se sa kritik ose vëzhgues anash”, ka thënë mes tjerash Ji.    

 

Banka Botërore, paralajmëron mundësinë e përkrahjes buxhetore për Malin e Zi

Guvenatori i Bankës qendrore të Malit të Zi, Radoje Zhugiq, me bashkëpunëtorët, dhe delegacioni i Bankës botërore, në krye me shefen e zyrës për Malin e Zi dhe BH, Tatjana Proskurjakova, kanë shqyrtuar mundësinë e kontraktimit të programit të përkrahjes buxhetore për Malin e Zi. Në këtë kontekst bashkëbiseduesit kanë shqyrtuar mundësitë dhe masat të cilat duhet realizuar drejtë konkretizimit të aranzhmaneve, është kumtuar nga Banka qendrore.

Kur është fjala për aktivitetet nga kompetencat e bankës qendrore, gjatë takimit është arritur pëlqimi i plotë dhe është caktuar afati kohorë për implementimin e  masave të cilat ë shpejti do të harmonizohen edhe formalisht e që para së gjithash kanë të bëjnë me forcimin e mëtejmë të suazave rregullatore, futjen e standardeve Evropiane dhe me implementimin e  praktikave më të mira. Guvernatori Zhugiq, po ashtu ka lavdëruar planin e konsolidimit fiskal të ciline  ka përgatitur ministria e financave duke shprehur besimin se Banka botërore përmes lejimit të programit të përkrahjes buxhetore do të njohë përkushtimin e  Qeverisë në realizimin e  këtij plani.     

 

Në muajin prill, në mal të Zi 18 paralajmërime të rrejshme

Gjatë muajit prill në Mal të Zi, ka pas 18 paralajmërime të rrejshme për vendosjen e bombave dhe për njërën prej tyre, është dyshuar Vlladimir Roganoviq nga Herceg Novi, ka theksuar ndihmës drejtori i drejtorisë së policisë, Enis Bakoviq.

Kemi dyshime bazë se një vepër të tillë penale e ka kryer Vlladimir Roganoviq, nga Herceg Novi, i cili është arrestuar në Serbi për shkak të falsifikimit të dokumentave ka thënë Bakoviq në konferencën për gazetarët, transmeton portali Antena M.

Në vazhdim janë hetimet dhe policia nuk ka zbuluar detaje tjera. Akoma nuk dihet se cilat janë motivet për paralajmërimin e bombave të rrejshme.     

 

R.Krivokapiq; Kthimi në Parlament, kundër qëllimeve të përtëritjes demokratike 

Kthimi i opozitës në parlament para pranimit të Qeverisë se dëshiron të bisedojë rreth përsëritjes së zgjedhjeve, do të ishte kundër qëllimeve të përtëritjes demokratike dhe reformave në Mal të Zi, ka vlerësuar kryetari i PSD, Ranko Krivokapiq. Duke u përgjigjur në pyetjen se zëvendësi i ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Hojt Brajan Ji, i ka dërguar mesazh opozitës që të futet në arenë dhe të luftoj e jo të vëzhgoj anash, Krivokapiq ka theksuar se PSD, është në arenë dhe mjaft aktive.

Duke theksuar se me anëtarësimin në NATO, ka përfunduar një fazë e rëndësishme, Krivokapiq ka shtuar se PSD, ka pritur që pas 27 vjetësh, të realizoj qëllimin nga themelimi i vet.

 

Në vitin e kaluar 21.422 qytetar kanë dhuruar vullnetarisht gjakun 

Në vitin e kaluar, në Mal të Zi, janë paraqitur 21.422 qytetar dhurues vullnetar të gjakut, dhe janë grumbulluar 17.433 njësi dhe kështu është realizuar niveli i dhurimit të gjakut prej 2.81%, ka theksuar ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq. Kryqi i kuq i malit të Zi, në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë,  e kanë shënuar 11 majin, Ditën e dhuruesve vullnetar të gjakut në Mal të Zi.

Siç është kumtuar nga Kryqi i Kuq, ministria e shëndetësisë, për të 18-ën vjet me radhë, ka ndarë mirënjohje dhe dhurata simbolike personave më meritorë për zhvillimin e kësaj veprimtarie në vitin e kaluar, kurse mirënjohjet i ka dorëzuar ministri Hrapoviq.     

Klubi më aktiv i dhuruesve të gjakut në vitin e kaluar, ka qenë Shoqata  e dhuruesve vullnetar të gjakut Plava. 

 

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, më 11 qershor

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka marrë vendim që zgjedhjet e ardhshme, të parakohshme në Kosovë të mbahen më 11 qershor.

Vendimin e tij, Thaçi e ka marrë pas një takimi konsultativ me përfaqësuesit e partive politike.Shumica e partive politike kanë favorizuar datën 11 qershor, ndërkaq kishte edhe propozime që zgjedhjet të mbahen më 18 qershor.

Megjithatë, në fund, Thaçi, ka konfirmuar kabineti i tij, ka marrë vendim që data të jetë 11 qershori.

Diskutimet për datën e zgjedhjeve, pasuan vendimin e Presidentit, Hashim Thaçi për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, që u mor pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

 

Delegacioni i Dhomës së përfaqësuesve të Kongresit të SHB-a, për vizitë zyrtare në Kosovë

Një delegacion i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së, po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizite në disa vende të Ballkanit, për të diskutuar çështje të ndryshme që ndërlidhen me rajonin.

Delegacioni dypartiak i Kongresit amerikan i udhëhequr nga kryetari i Komisionit juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresisti Bob Goodlatte,  ka nisur vizitën në Kosovë me takimet  zyrtare  qeveritare, ministrin e jashtëm, Enver Hoxhaj dhe kryeministrin, Isa Mustafa.

Delegacioni, sipas agjendës, takohet edhe me një pjesë të shoqërisë civile.

Vizita e përfaqësuesve të Kongresit amerikan në Kosovë bëhet pas qëndrimit në Maqedoni dhe Shqipëri dhe bisedave me zyrtarët e lartë atje për çështjet që ndërlidhen me dy vendet.

Delegacioni i Kongresit amerikan zhvillon vizitën në Kosovë në kohën kur janë shpallur zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare, të nxitura nga shpërbërja e Kuvendit, pas një mocioni mosbesimi për Qeverinë nga ligjvënësit e Kosovës.

 

J.Hahn; demokracia nuk duhet penguar përmes bojkotimit të zgjedhjeve

Demokracia nuk duhet të pengohet me bojkotimin e institucioneve dhe mospjesëmarrje në zgjedhje, thuhet në letrën Johannes Hahn,  komisionerit të BE-së për Politikat e Zgjerimit dhe të Fqinjësisë, drejtuar qytetarëve të Shqipërisë,  në prag të protestës masive të opozitës, nesër, më 13 Maj, për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Rama dhe hapur rrugën krijimit të një qeverie teknike, që sipas PD-së, do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, edhe pse data e zgjedhjeve mbeti 18 qershori dhe PD-ja nuk do të marrë pjesë.

Në këtë situatë   komisioneri Hahn nuk përjashton trazira të mundshme dhe akte dhune, qoftë edhe në  protestën e nesërme. Ai paralajmëron në letrën e tij se "dënon fuqishëm  çdo njoftim për të thirrur për "veprime”që do të dëmtonin të drejtën e çdo qytetari për të votuar dhe liritë e tjera themelore. Këto”veprime” nuk mund të justifikohen dhe nuk janë në përputhje me standartet e BE-së", shkruan ai.

"Zgjedhjet do të zhvillohen  më 18 qershor pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës. Duhet ta respektojë me keqardhje të thellë, nga pikpamja demokratike, këtë vendim.  Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje që ofrojnë një ofertë të gjerë politike dhe me standarde demokratike, shkruan mes tjerash eurokomisioneri Hahn. . 

 

Tramp, fton kryediplomatët në vendosjen  e paqes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka postuar në Twitter fotografi nga dy takimet e ndara që ka pasur me diplomatët nga Ukraina dhe Rusia, duke bërë thirrje që dy vendet t’i japin fund konfliktit dhe të “bëjnë paqe”.

“Dje, në të njëjtë ditën, unë kam pasur takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe me ministrin e Jashtëm ukrainas, Pavlo Klimkin”, ka shkruar Trump, në përshkrimin e fotografive me dy diplomatët në Zyrën Ovale.

“Le të bëjmë paqe”, ka shkruar Trump.

 

Zyrtarët Amerikan dhe të Turqisë, diskutojnë rreth armatimit të kurdëve sirianë 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis është takuar me kryeministrin turk, në përpjekje për të zbutur tensionet në mes të dy shteteve, pas vendimit të SHBA-së për të furnizuar me armë grupin e kurdëve sirianë, të cilët po luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Në takimin me kryeministrin turk, Binali Yildirim në Londër, Mattis ka shprehur përkushtimin e SHBA-së për mbrojtjen e Turqisë, në atë që ai tha se ishte një diskutim “i sinqertë, transparent dhe i dobishëm”.

Mattis ka pranuar shqetësimet e Turqisë se armët që do t’i jepen kurdëve në Siri, mund të përfundojnë në duart e militantëve kurdë në Turqi dhe Irak, të njohur si Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK). SHBA dhe Turqia e cilësojnë PPK-në organizatë terroriste.

 

Autoritetet turke arrestojnë 57 persona të dyshuar se kanë lidhje me F.Gulen

Autoritetet turke kanë arrestuar mbi 50 persona, si pjesë e një hetimi për bursën e Stambollit.

Agjencia e lajmeve, Anadollu ka raportuar sot se 57 persona janë arrestuar në 6 provinca të ndryshme, nën dyshimin se kanë lidhje me klerikun Fethullah Gulen.

Më herët, gazeta Haberturk ka raportuar se të arrestuarit ishin ish-punonjës të bursës së Stambollit, të cilët u shkarkuan nga postet e tyre, pas grusht-shtetit të dështuar të korrikut të vitit të kaluar.

Dhjetëra mijëra persona janë arrestuar dhe më shumë se 140,000 shërbyes civilë, personel të sigurisë dhe akademikë janë larguar nga puna pas grusht-shtetit të dështuar.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pritet që të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump më 16 maj në Uashington.

 

Të  paktën 10 vetë u vranë nga një shpërthim në pakistan 

Në Pakistan raportohet se nga shpërthimi i një bombe ka goditur një konvoj të një ligjvënësi të lartë , i cili po udhëtonte përmes provincës Baloçistan. Nga shpërthimi raportohet sejanë vrarë të paktën 10 vetë.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodhi në qarkun Mastung, kur konvoji po dilte nga një xhami.

Zyrtari policor, Mohamed Akbar ka thënë se dhjetëra persona janë lënduar dhe që të gjithë janë dërguar për trajtim në spitalin kryesor në Mastung.

 

Nesër, mot me vranësira të ndryshueshme

Në Mal të Zi sot mban mot i ndryshueshëm. Frynë erë dobët deri mesatare jugore dhe lindore. Temperaturat: Podgoricë e Tivar 25 gradë, Ulqin 24, Bjello Pole e Plevlë 23, Rozhajë 22, Beranë, Herceg Novi e Plavë 21, Mojkovac 20, Shavnik 19, Nikshiq 18, Cetinë e Plluzhinë 17 dhe në Zhablak 16 gradë.

Për nesër parashihet të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale të gjata me diell. Vende vende janë të mundshme edhe të reshura të përkohshme  të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve jug perëndimore. Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 27 gradë celsius.   

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se