Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

09. 05. 2017.   >>  17:10 0

Lajmet 09.05.2017

09.05.2017

Markoviq: në samitin në Bruksel, do të jemi prezent praktikisht si anëtar të NATO-s

Kryetari i Qeverisë Dushko Markovqi ka thënë që pret që Spanja në dy ditë të ardhshme ta përfundojë procedurën e ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe është dakorduar që instrumentet e veta të anëtarësimit t’i dorëzojmë më 5 qershor. Kjo do të thotë se Mali i Zi këtë ditë formalisht do të bëhet anëtar i NATO-s, edhe pse në samitin në Bruksel, kah fundi i këtij muaji, do të jetë prezent praktikisht si anëtar, ka thënë Markoviq në intervistën dhënë Zërit të Amerikës. Ai ka theksuar se një nga temat e bisedës së tij me sekretarin shtetëror Reks Trilerson ka qenë presioni i Rusisë ndaj Malit të Zi dhe prania e fuqishme e këtij vendi në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Kam thënë që Mali i Zi ka qenë i ekspozuar presionit të fuqishëm, se ka pasur përmbajtje politike, financiare dhe të sigurisë, kurse posaçërisht krejt aksioni ka pasur plan destabilizimin e vendit në kuptimin e shkaktimit të incidenteve dhe përleshjeve të armatosura, madje edhe organizimin e likuidimit të ish kryeministrit Millo Gjukanoviq”, ka thënë Markoviq. Sipas fjalëve të tij, “për fat të mirë shërbimet tona me kohë e kanë zbuluar këtë skenar dhe kanë arrestuar aktorët e kësaj ngjarjeje”. Markoviq ka shtuar se qëndrimi i Tilersonit është se veprimi i Rusisë në Mal të Zi nuk është rast i veçuar, por shembuj ka edhe në vendet e tjera të Evropës dhe më gjerë dhe se është konstatuar që presioni po rritet. Kryeministri ka theksuar se presioni i Rusisë në Mal të Zi është shtuar nga terreni politik dhe të sigurisë në atë ekonomik. Në interesimin e gazetarit mbi skenën e brendshme politike, Markoviq ka thënë se kërkesa e opozitës për zgjedhje të jashtëzakonshme nuk mund të pranohet për arsye politike. Ky do të ishte terren i ri për destrukcion nga Rusia dhe për shkaqe juridike, por edhe vëzhguesit kanë vlerësuar se zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar kanë qenë më të mirat deri më tash dhe se ato pasqyrojnë vullnetin e popullit.

Dobi të shumta nga anëtarësimi në UE

Nën organizimin e Delegacionit të UE në Mal të Zi, në Podgoricë është shënuar sot 9 maji, Dita e Evropës. Për nderë të kësaj date, ambasadat e shteteve anëtare të UE kanë prezantuar kulturën dhe kuzhinën e vetë tradicionale, kurse ambasadorët përmes bisedës me qytetarët kanë treguar dobitë e anëtarësimi në UE. Në Info qendrën të UE në Podgoricë, në stendat e ambasadave anëtare është ekspozuar ushqimi tradicional si dhe brendet e të gjitha shteteve anëtare. Shefi i delegacionit të UE në Mal të Zi Aivo Orav ka theksuar sot festohet Dita e Evropës, por edhe 60 vjetori i nënshkrimit të kontratës së Romës. Ekziston listë e gjatë dhe dobi e madhe nga UE sepse me ndihmën e UE në Mal të Zi kemi cilësi më të mirë të ujit , shërbime më të mira mjekësore, rrugë më të mira etj. Më vjen mirë se 76 për qind e qytetarëve të Malit të Zi e mbështesin UE ,por edhe që UE e përkrah Malin e Zi, ka theksuar Orav. Kryebashkiaku i Podgoricës Sllavolub Stjepoviq ka theksuar se Podgorica , si edhe tërë Mali i Zi sot kremton Ditën e Evropës dhe se si obligim e kanë ruajtjen e paqes.

Edhe parlamenti e shëno Ditën e fitores

Me refuzimin  e  antifashizmit do të mohohej shtetësia malazeze, është theksuar në tubimin me titull “Çka është antifashizmi në Malin e Zi sot”, i cili në parlament është organizuar me rastin e Ditës së fitores kundër fashizmit dhe Ditës së Evropës. Kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq ka theksuar se Lëvizja antifashiste paraqet fillimin e zhvillimit të Malit të Zi modern idetë e të cilës janë ndërtuar në qenien e sotme të shtetit të pavarur dhe evropian. Kryetari i lidhjes së luftëtarëve të LNÇ të Malit të Zi Zuvdia Hoxhiq ka theksuar se Mali i Zi aktual në esencë është antifashist. 

Delegacioni i Malit të Zi ka vendosur kurorë në Goricë

Delegacioni i Malit të Zi ka vendosur sot kurorë në përmendoren e partizanit luftëtarë në Goricë me rastin e shënimit të Ditës së fitores mbi fashizmin. Në delegacion ishin kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq , nënkryetari i qeverisë Zoran Pazhin dhe nënkryetari i Lidhjes së luftëtarëve të LNÇ dhe antifashistëve të Malit të Zi Sllobodan Simoviq. Të theksojmë se dita e fitores  kremtohet në shenjë kujtimi në 9 majin e vitit 1945 dhe kapitullimin e Gjermanisë në Luftën e Dytë botërore.

Maroviq e fiton aktvendimin gjyqësor

Svetozar Maroviq  dhe avokati i tij nga Beogradi Vlladimir Marinkov kanë  marr sot aktvendimin e Gjyqit të lartë në Podgoricë në të cilin theksohet se Maroviq duhet të shkojë në vuajtjen e dënimit në Entin për vuajtjen e sanksioneve penale në Spuzh. Zdravko Beogoviq avokat i Svetozar Maroviqit ka theksuar se në këtë rast janë shfrytëzuar të gjitha subjektet juridike. Ai ka shtuar se klienti i tij nuk  i shmanget asaj që është paraparë me marrëveshjen për pranimin e fajsisë por objektivisht në këtë moment Maroviq nuk është aftë të shkojë në Spuzh. Begoviq konsideron se qëndrimi eksplicit i organeve kompetente lidhur me këtë rast nuk është human.

Raportet midis Malit të Zi dhe Kosovës në fushën e arsimit do të duhet të jenë më përmbajtjesore

Bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë është me rëndësi thelbësore në rajon, në pjesën e rangimit të institucioneve të këtij niveli arsimimi dhe lëvizshmëria e studentëve, është vlerësuar në takimin e ministrit të arsimit Damir Shehoviq dhe ambasadorit të Kosovës në Mal të Zi ,Skënder Durmishi. Shehoviq ka thënë se raportet midis Malit të Zi dhe Kosovës në fushën e arsimit do të duhet të jenë më përmbajtjesore, kurse bazë për përparimin e tyre do të jetë marrëveshja në të cilën duhet të punohet në të ardhmen. Ai ia ka prezantuar ambasadorit reformën e arsimit që po bën ministria me ndryshimin e ligjeve sistemore. Për bashkëpunimin rajonal, me rëndësi të veçantë do të jetë formimi i agjencisë, e cila do të merret me rangimin e institucioneve të arsimit të lartë në rajon, në mënyrë që të sigurohet niveli i caktuar i cilësisë së arsimit, që e ofrojnë këto institucione, ka thënë Shehoviq. Durmishi, siç është kumtuar, ka shprehur kënaqësi për shkak të marrëdhënieve tradicionalisht të mira midis dy vendeve, duke theksuar se gjatë mandatit të tij do të bëjë të gjitha përpjekjet në mënyrë që bashkëpunimi në nivel të arsimit të përparohet. Ai ka theksuar se investimi në arsim jep rezultate në periudhë më të gjatë, kurse lëvizshmëria e studentëve dhe bashkëpunimi në nivelin e arsimit të lartë, përveç dobisë për sisteme të arsimit, edhe më tej do t’i forcojë lidhjet kulturore midis popujve të Kosovës dhe Malit të Zi.

LDK ka çelësin për demarkacion

Lidhja Demokratike e Kosovës besohet ta ketë çelësin në duar për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Kryeministri Isa Mustafa, i cili është edhe kryetar i Lidhjes Demokratike, ka ftuar në mbështetje për t’i bindur deputetët e partisë së tij edhe ambasadorin amerikan, Greg Delawie, si dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostolova. Të dy zyrtarët ndërkombëtar kanë zhvilluar sot një takim me kryeministrin Mustafa dhe deputetët e LDK-së. Një grup prej 17 deputetëve të LDK-së e ka kushtëzuar votën për ratifikimin e demarkacionit me kërkesën që marrëveshja aktuale të rishikohet pas një afati kohor prej dy viteve. Këtë kompromis, ky grup i deputetëve e ka ofruar për të mundësuar vendimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës. Por, një praktikë e tillë e ratifikimit të kushtëzuar të një marrëveshje ndërkombëtare nuk ishte mbështetur nga kryeministri Isa Mustafa. Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës i ka shtuar presionet mbi kryeministrin Isa Mustafa që të dërgoj Marrëveshjen për demarkacionin në Kuvend ku do të shihet nëse e ka apo jo mbështetjen e deputetëve për ratifikim. Varësisht disponimit dhe mbështetjes që do ta ketë qeveria për demarkacionin, si kushti i fundit për liberalizimin e vizave, PDK më pas ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapat, përkatësisht do të vendos nëse do të shkoj në drejtim të prishjes së koalicionit apo vazhdimit të tij deri në fund të mandatit kushtetues. Për ratifikimin e demarkacionit kërkohen 80 vota të deputetëve. Kurse opozita, ka në duar mocionin me nënshkrimet e 42 deputetëve për rrëzimin e qeverisë.

Nesër seanca për rrëzimin e Qeverisë

Zyra për media e Kuvendit të Kosovës edhe zyrtarisht përmes një njoftimi për media ka njoftuar se nesër do të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës. “Shqyrtimi i Mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, të propozuar nga grupet parlamentare: Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja “Vetëvendosje”, mbështetur nga 42 deputetë”, thuhet në njoftim. 

Gazeta Zyrtare publikon vendimin për zgjedhjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi

Talat Xhaferi edhe zyrtarisht është konfirmuar në postin e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë.“Gazeta Zyrtare” ka publikuar vendimin për zgjedhjen e tij në seancën e 27 prillit që u përshkallëzua në dhunë pas pushtimit të Kuvendit nga protestuesit që mbështeten nga VMRO-ja e Nikolla Gruevskit. Pas vendimit të shpallur fillojnë të rrjedhin 10 ditë për dhënien të mandatit për formimin e Qeverisë së re pasi kryeparlamentari Xhaferi të mërkurën e kaluar ka njoftuar presidentin Gjorge Ivanov me formimin e shumicës së re parlamentare. Kjo është konfirmuar edhe nga kabineti i Presidentit prej nga njoftuan se Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës së Maqedonisë. Ivanov deri më tani ka refuzuar të mandatojë për kryeministër Zoran Zaevin e LDM-së, me arsyetimin se koalicioni i tij me partitë shqiptare të cilat në programin e tyre kanë atë që njihet si “Platformë e Tiranës” rrënon karakterin unitar të Maqedoninë.

Situata në Shqipëri, Fleckenstein diskuton me McCain

Situata politike në vend vazhdon të shqetësojë faktorin ndërkombëtar, pavarësisht se ambasadorët janë shprehur qartë se do t’i njohin zgjedhjet edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Kështu, eurodeputeti Knut Fleckenstein, i angazhuar personalisht për zgjidhjen e ngërcit politik në Shqipëri, ka diskutuar për këtë problem me senatorin amerikan John McCain.  Lajmin e ka bërë të ditur vetë eurodeputeti përmes një postimi në rrjetin social Twitter. “Pata një bisedë konstruktive me senatorin John McCain në Uashington. Qëndrimi ynë sa i takon situatës në Shqipëri është i qartë. Ne i kërkojmë PD të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Fleckenstein në profilin e tij.

Në Moskë paradë madhështore që shënon Ditën e Fitores

Presidenti rus Vladimir Putin ka vlerësuar sakrificat e popullit sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, në fjalimin e mbajtur përpara forcave të armatosura në Moskë. “Asnjë forcë nuk do të mund të sundojë popullin tonë”, tha Putin, duke iu referuar rrënimit që sollën nazistët gjermanë gjatë luftës. Bashkimi Sovjetik humbi mbi 20 milionë banorë, më shumë se çdo vend tjetër. Unioni rreshti së ekzistuari në vitin 1991. Parada madhështore e përvitshme, që shënon Ditën e Fitores, për herë të parë këtë vit përfshiu edhe raketa të përshtatura për luftë në Arktik. Rusia po ngre baza të reja në këtë zonë dhe mes armëve që parakaluan në Sheshin e Kuq ishin raketa për mbrojtjen ajrore, raketa balistike ndërkontinentale që mund të transportojnë koka bërthamore. “Për të luftuar terrorizmin, ekstremizmin dhe neo-nazizmin na duhet bashkëpunimi me komunitetet e gjithë botës”, tha Putin në fjalimin e tij të shkurtër.

Rihapet stacioni i trenit në Paris pas alarmit të sigurisë

Stacioni i trenit Gare du Nord në Paris është rihapur pas një alarmi për sigurinë, thanë zyrtarët. Të hënën vonë, platformat e tij janë evakuuar, ndërsa zona është rrethuar nga policë të armatosur rëndë. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për operacionin, por mediat lokale kanë thënë se policia po kërkonte tre të dyshuar. Franca është në gjendje të jashtëzakonshme që prej sulmeve terroriste në Paris, në nëntor të 2015-ës. Njëqindetridhjetë veta janë vrarë në këto sulme, përgjegjësinë për të cilat e ka marrë grupi militant Shteti Islamik. Siguria në Francë është rritur ndjeshëm gjithandej, për shkak të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që është zhvilluar të dielën.

Të paktën 250 të zhdukur në Detin Mesdhe

Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se afro 250 njerëz janë zhdukur dhe dyshohet të kenë vdekur, pas fundosjes së dy anijeve në Detin Mesdhe në ditët e fundit. UNHCR thotë se një nga agjencitë partnere të saj, International Medical Corps, ka njoftuar për përmbytjen e një anijeje në bregun e Libisë, të dielën, me ç’rast 163 njerëz janë zhdukur dhe dyshohet të kenë vdekur. Agjencia e OKB-së tha se një grua dhe gjashtë burra janë shpëtuar nga rojet bregdetare të Libisë. njofton Reuters. Agjencia tha se afro 82 persona të tjerë janë zhdukur dhe druhet se kanë vdekur pasi një gomone me 132 veta u fundos pas disa orë lundrimi. Rreth 50 të mbijetuar u shpëtuan dhe u dërguan në Pozzallo të Sicilisë. Përgjithësisht, UNHCR tha, të martën, se më shumë se 1300 njerëz janë zhdukur dhe besohet të kenë vdekur në përpjekje për të kaluar Detin Mesdhe nga Afrika Veriore drejt Italisë, gjatë këtij viti.

Edhe nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht I vranët dhe në viset veriore me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët , në veri  kohë pas kohe e dobët veriore dhe perëndimore.

     Temperaturat: Podgoricë e Tivar 21, Ulqin  e Nikshiq 18, Budvë 17, H. Novi e Shavnik 16, Plavë e Rozhaj 14, Beranë e Kollashin 12, Cetinë e B. Pole 11, dhe në Zhablak 5 g.

          Edhe për nesër  parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, në jug me interval me diell , kurse në veri me reshje të dobëta e lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore dhe perëndimore. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 11 deri në 22 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se