Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

08. 05. 2017.   >>  17:02 0

Lajmet 08.05.2017

08.05.2017

PDS, ka fituar 12 mandate 

Në zgjedhjet e djeshme lokale në Herceg Novi, sipas rezultateve preliminare, Partia Demokratike e Socialistëve ka fituar 12 mandate, Demokratët  9, Fronti Deokratik 4, Lista e Herceg Novit 3, Partia Socialiste Popullore 2, ndërsa Zgjedhja, koalicioni PSD-URA, Lista Qytetare dhe Socialdemokratet nga 1 mandat. Koordinatori i Partisë Demokratike të Socialistëve Petar Ivanoviq, deklaroi se partia e tij ka pritur përkrahje më të madhe të qytetarëve të Herceg Novit, në këto zgjedhje. Ai tha se, megjithatë Partia Demokratike e Socialistëve ka mbetur subjekti më e fortë në këtë komunë me 31.5 për qind të votave të qytetarëve. Funksionari i Frontit Demokratik, Sllaven Radunoviq, tha se Fronti ka dështuar në këto zgjedhje, por është me rëndësi që ky rezultat i dobët nuk ka ndikuar në fitoren e opozitës.

Markoviq, në Washington, takon sekretarin shtetëror Tillerson

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq qëndron për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me zyrtarë të lartë amerikan. Kryeministri malazez do të bisedojë mes tjerësh, edhe  me sekretarin amerikanë të shtetit, Reks Tillerson.

Ai do të marrë pjesë në konferencën e Uashingtonit, gjegjësisht në takimin e Grupit të veçantë të sigurisë së Mynihut.  Markoviq do të flasë në panelin mbi integrimet trans-atlantike, njoftohet nga kabineti i Qeverisë.

Ndryshe, kjo është vizita e parë e një lideri nga rajoni i cili do të takoj sekretarin shtetëror amerikan në Washington.

I.Brajoviq;Mali i Zi edhe më fuqishëm drejtë integrimeve Ero-atlantike 

Pas miratimit të ligjit mbi vërtetimin e marrëveshjes së veri-atlantikut, Mali i Zi edhe më fuqishëm do të përcaktohet për aktivitetet reformuese në mënyrë që sa më pozitivisht ta përfundojë procesin e bisedimeve për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, deklaroi kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq gjatë takimit që pati me deputetët gjerman në Kuvendin e Malit të Zi. Brajoviq priti sot deputetët e Unionit Kristian Demokrat –CDU, të krahinës gjermane të Saksonisë Anhalt Markus Kurce, Ralf Gaisthard, Daniel Shturm, Detlef Girt dje Zigërfid Borgvart, të cilët janë anëtarët e Grupit punues për çështje federale evropiane dhe media. Brajoviq shprehu kënaqësinë për vizitën e tyre që i kanë bërë parlamentit të Malit të Zi, duke theksuar se kjo do të kontribuojë në forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërparlamentar mes Malit të Zi dhe Gjermanisë dhe është një shenj përkrahjeje e fuqishme ndaj integrimit të vendit në strukturat evropiane dhe euroatlantike. 

Përparim i dukshëm drejtë Integrimeve Euro- atlantike

Britania e madhe dhe Këshilli britanik, do të përkrahin përparimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative si dhe do të kontribuojnë forcimit  dhe ndërtimit të administratës publike moderne dhe efikase në Mal të Zi, ka pohuar ambasadori në largim i këtij i vendi, Ijan Viting.

Ministri për çështjet Evropiane Alksandar Andrija pejoviq, e ka pritur sot në vizitë lamtumirës ambasadorin Viting, me ç’rast,  siç është kumtuar nga kjo ministri, e ka falënderuar ambasadorin e   mbretërisë së bashkuar i cili gjatë mandatit të vet ka kontribuar në avancimin bashkëpunimit mes dy vendeve.

Viting, siç theksohet, ka theksuar se ishte kënaqësi të bashkëpunoj me institucionet malazeze duke shtuar se është  dëshmitar i përparimit të Malit të Zi gjatë periudhës së kaluar. 

Viting, ka pohuar po ashtu, se Mali i Zi ka arritur rezultat serioz të integrimeve, gjë që e vërteton pranimin  e paralajmëruar në NATO si dhe rezultat të mirë në fushën e Integrimeve Evropiane.

Të shtëna me artileri në nderë të 9 Majit

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka urdhëruar  që  me rastin e 9 majit, Ditës së fitores, të kryhen të shtëna të nderit me armë artilerike  e që do të realizohen nga 10 topa dhe 6 armë të artilerisë.

Të shtënat e nderit do të bëhen nga mali  Goricë, në Podgoricë,  në nderë të kësaj dite.      

Nesër, protesta e re e nënave, shfrytëzuese të kompensimeve 

Nënat, shfrytëzuese të kompensimeve në bazë të lindjes së  tre e më shumë fëmijëve, kanë paralajmëruar protestën  radhës për nesër, para ndërtesës së Parlamentit të Malit të Zi, kanë njoftuar  nga këshilli koordinues për organizimin  protestës.

Ato kanë ftuar të gjitha partitë opozitare me kryetarët dhe anëtarët e vet që ti bashkëngjiten protestës në mbrojtje të këtij ligji e të cilin e kanë votuar vetë që ato të jenë shfrytëzuese të kompensimeve.

 Në kumtesën e këshillit thuhet se plotësimet dhe ndryshimet e ligjit për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, janë  miratuar  më 9 janar kurse kanë hyrë në fuqi më 17 janar.

 Nga ekipi koordinues rikujtojnë se më 16 shkurt, nënat shfrytëzuese të kompensimeve, kanë organizuar protestën në Podgoricë dhe po ashtu, kanë theksuar se shfrytëzueset e këtyre kompensimeve, kanë shprehur pakënaqësinë me miratimin e ndryshimeve në Kuvend, me votat e partisë në pushtet dhe partnerëve të tyre të koalicionit për zvogëlimin e këtyre kompensimeve .     

Rrëshqitjet ndërpresin komunikacionin Podgoricë- Cetinë

Komunikacioni në rrugën magjistrale Cetinë – Budvë është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut në vendin Llapçiqi. Ekipet kanë dalë në teren dhe janë duke pastruar vendin, thuhet në njoftimin e Lidhjes Auto- Moto të Malit të Zi.

Shtyhet votimi për demarkacionin deri të mërkurën

Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e paraparë të mbahet sot, është shtyrë.

Pas diskutimeve të partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u arrit marrëveshja  që mbledhja e kabinetit qeveritar ku do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të mbahet pas seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, që do të zhvillohet të mërkurën.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj të plotë, që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në, të adresojë me prioritet dhe përkushtim të plotë çështjen e Ratifikimit të Kufirit Shtetëror me Malin e Zi, si një prej vendimeve më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Nëse miratohet demarkacioni, heqja e vizave pas 90 ditësh 

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kanë zhvilluar takim me përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Kosovë, për tu dakorduar në lidhje me votimin demarkacionit me Malin e Zi.

Mediat marrin vesh se Veselit dhe Mustafës i është thënë se nëse votohet demarkacioni me Malin e Zi, qytetarët e Kosovës për 90 ditë do të lëvizin pa viza në BE.

Në takimin e Mustafës dhe Veselit ka marrë pjesë edhe ambadasori I SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie. 

KQZ, ka miratuar renditjen e partive pjesëmarrëse në zgjedhje 

KQZ në Shqipëri,  miratoi sot fletën e votimit dhe renditjen e partive, ku vihet re se PS është e fundit në listë dhe LSI e parafundit. Mbledhja e KQZ u përfshi nga debatet pasi të djathtët në komision kërkuan që vendimi për fletën e votimit të merret të shtunën, por kjo kerkese u hodh poshte nga kater anetaret e mbeshtetur nga maxhoranca në KQZ. Sipas përfaqësuesit ligjor të PD-së, vendimmarrja e KQZ-së ishte e parakohshme dhe se miratimi i fletës bëhet pasi vendoset kush garon.

Z.Zaev; Qeveria e re deri në fund të muajit

Qeveri të re do të ketë deri në fund të muajit, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili pret t’ia ndajë mandatin presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov për të formuar Qeverinë e Maqedonisë.

Zaev zotohet se Qeveria e re do të angazhohet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të Kumanovës, rastin Monstra, Brodecin etj, ku, siç thotë, në hetimin e këtyre rasteve do të përfshihet dhe faktori ndërkombëtar.

Nëse mbetemi pa iu përgjigjur këtyre çështjeve, ato mbeten tabu në shoqërinë tonë, në atë rast në esencë ne konfirmojmë se nuk jemi shtet normal. Qytetarët kanë nevoja të ndryshme, familjet duan të dinë të vërtetën, familjarët e të vrarëve po edhe familjarët e të burgosurve, por e di se edhe familjet e përgjegjësve, etnitetet nuk duan të kenë mbi vete ndjesinë e keqe.

E.Macron, presidenti i ri i Francës

Emmanuel Macron u zgjodh Presidenti i ri i Francës me 66.06% të votave, ndërkohë që në votimin e së dielës rivalja e tij Marine Le Pen, u ndal në 33.94%.

“Sot hapet një faqe e re shprese dhe besimi!” Është kjo deklarata e parë e Presidentit Macron.

 “Sot zgjodhët guximin, dhe guximin do e çojmë përpara pasi është kjo ajo që francezët presin prej nesh dhe gjithë bota e pret prej nesh. Presin që Franca t’i habisë dhe atë do të bëjmë”, deklaroi Presidenti i ri, shkruan noa.al.

Më tej ai përshëndeti rivalen e tij Marine Le Pen, duke u kërkuar të pranishmëve të mos vërshëllejnë.

Macron tha se me votimin e djeshëm Franca fitoi, “Kush thoshte ‘nuk është e mundur’, nuk e njeh Francën”.

Putin, i gatshëm të bashkëpunojë me Macron

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar telegram presidentit të zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, për t’i uruar fitoren në zgjedhje.

Kremlini tha se Putin është shprehur i gatshëm për të punuar me Macronin në çështje dypalëshe dhe globale.

 “Në kushte të tilla, është veçanërisht e rëndësishme të kapërcejmë mosbesimin reciprok dhe t’i bashkojmë përpjekjet për të siguruar qëndrueshmëri dhe siguri ndërkombëtare”, ka thënë Putin.

Macron, gjatë fushatës së tij, ka thënë se do të bëjë përpjekje të punojë me presidentin rus, Putin, për të zgjidhur çështje rajonale si konfliktet në Siri dhe Ukrainë, porse përtej kësaj, “nuk beson se Franca dhe Rusia ndajnë të njëjtat vlera dhe prioritete”.

Pas tre vjetësh  robëri lirohen 82 vajzat e qytetit Çibok, në Nigeri  

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, takoi 82 vjazat e qytetit Çibok, të cilat u liruan pas tre vjetësh robëri nën ekstremistët islamikë të Boko Haramit.

Fotografitë e postuara në Twitter treguan dhjetëra vajza në rezidencën e presidentit më 7 maj, një ditë pasi qeveria e tij siguroi lirimin e tyre në këmbim të të burgosurve të Boko Haramit.

Pas takimit, këshilltari i presidentit, Femi Adesina, tha se Buhari “ka premtuar se do të bëhet gjithçka e nevojshme për t’i riintegruar vajzat në shoqëri”.

Vajzat kanë qenë në mesin e 276 nxënëseve të rrëmbyera nga Boko Harami në prill të vitit 2014 nga një shkollë e mesme në qytetin Çibok.

Shënohet 72 vjetori i çlirimit të kampit Mauthausen  

Rreth 7 mijë persona kanë marrë pjesë në një ngjarje në afërsi të qytetit Linz në Austri, për të shënuar 72 vjetorin e çlirimit nga trupat amerikane, të kampit të përqendrimit Mauthausen.

Mauthausen, ishte njëri prej kampeve më të mëdha të përqendrimit në kohën naziste.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen dhe kancelari, Christian Kern, kanë bërë thirrje për solidaritet dhe tolerancë.

Ata kanë thënë se “me nacionalizëm, me shkeljen e dinjitetit njerëzor, me refuzimin e të huajve, nuk zgjidhet asnjë problem por ndodh e kundërta dhe  krijohen probleme të reja”, raporton DPA.

Në mes të viteve 1938 dhe 1945, rreth 200 mijë të burgosur kanë qëndruar në Mauthausen dhe 49 kampet e tij të jashtme. Në këto kampe, 119 mijë të burgosur u vranë ose vdiqën si rezultat i kushteve jonjerëzore, në të cilat janë mbajtur ata. Në mesin e të burgosurve ka pasur hebrenj, pjesëtarë të komunitetit rom dhe të burgosur politikë nga e gjithë Evropa.

Gjendje e jashtëzakonshme  nga përmbytjet në Kanada 

Për shkak të shirave të dendur dhe nivelit të lumit ende në rritje në lindje të Kanadasë, kryetari i Montrealit, Denis Kodere ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka urdhëruar evakuim të detyruar nga viset e rrezikuara.

“48 orët e ardhshme do të jetë vendimtare”, u ka thënë ai gazetarëve, transmeton AFP.

Nesër, mot i ndryshueshëm 

Në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare. Frynë erë e lehtë e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në orën 13: në Podgoricë 20 gradë, Tivar 19, Ulqin e Herceg Novi 18, Cetinë e Nikshiq 15, Plevle 14, Kollashin 11 dhe në Zhablak 8 gradë.

        Për nesër parashikohet mot i vranët, pasdite edhe me reshje të përkohshme të shiut dhe  bubullimë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimet e veriut dhe perëndimit. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 9 deri në 22 gradë celsius.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se