Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

30. 04. 2024. 00:00 >> 18:15

Ditari 30.04.2024

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

Dushko Knezheviq, është ekstraduar sot në Mal të Zi

Kryetari i Grupit Atlas, Dushko Knezheviq, është ekstraduar sot në Mal të Zi nga Britania e Madhe, njoftoi Drejtoria e Policisë. Siç bëri me dije policia, Knezheviq është në kërkim për kryerjen e disa procedurave penale në Mal të Zi, keqpërdorim të pozitës në biznes përmes nxitjes, shpërdorim të autoritetit në ekonomi përmes nxitjes, krijim të organizatës kriminale dhe pastrim të parave.

Procedura e ekstradimit u krye në një kohë shumë të shkurtër nga Drejtoria e Policisë dhe Prokuroria Speciale e Shtetërore e Malit të Zi nga njëra anë dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Britanisë së Madhe, me mbështetjen e Zyrës së Ndërlidhjes, thuhet në deklaratë. Policia njoftoi se ekstradimi është kryer herët në mëngjes në një fluturim special mes Londrës dhe Podgoricës, me masa të larta sigurie. Dushko Knezheviq është dërguar në Gjykatën e Lartë në Podgoricë për procedim të mëtejshëm.

 

Ekstradimi i Knezheviqit është rezultat i koordinimit ndërmjet autoriteteve gjyqësore malazeze dhe britanike

Ekstradimi i Dushko Knezheviqit është rezultat i punës së përkushtuar dhe koordinimit ndërmjet autoriteteve gjyqësore malazeze dhe britanike, njoftoi Ministria e Drejtësisë. Siç thuhet në njoftim, para se të merrej vendimi për ekstradim, Ministria e Drejtësisë konfirmoi dje garancitë e dhëna më parë për respektimin e të drejtave të njeriut në përputhje me Konventën Evropiane.

 

Kuvendi: Në rend të ditës Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen shëndetësore

Në rend të ditës së seancës së sotme të Kuvendit është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen shëndetësore. Propozues të këtyre amendamenteve janë deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve Nermin Abdiq, Ivan Vukoviq, Jevto Erakoviq, Sonja Millatoviq dhe Andria Nikoliq. Erakoviq beson se zbatimi i këtij ligji do ta ketë qëllimin e tij të plotë nëse arrijnë ta zbatojnë në mënyrën e duhur. Ne do të shpëtojmë qindra jetë njerëzish. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do të jetë përgjegjës për tenderët, tha ai. Deputeti i Lëvizjes Evropa Tani, Tonqi Janoviq, theksoi se duhet të ketë siguri financiare për këtë ligj. Ai përsëriti se nuk do të mbyllet Fondi i Mbrojtjes Shëndetësore, dhe as Fondi i Sigurimit pensionist e Invalidor.

 

Presidentet e Gjermanisë dhe Çekisë kërkuan një konferencë në Pragë

Me rastin e 20-vjetorit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, presidentët e Gjermanisë dhe Republikës Çeke kërkuan në një konferencë në Pragë që Ballkani Perëndimor të mos lihet të presë për një kohë të gjatë para portave të Bashkimit. Siç theksuan ata, rajoni nuk duhet të mbetet një zonë gri për shkak të, siç theksojnë, ndikimit shkatërrues të Rusisë. Kryeministri çek vuri në dukje se zgjerimi në Ballkan është i domosdoshëm për sigurinë e kontinentit dhe vetë Bashkimit Evropian.

 

Mali i Zi ka guximin dhe vizionin për të qenë anëtari i ardhshëm i BE-së

Mali i Zi ka guximin dhe vizionin për të qenë anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian (BE), tha Ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq në një takim jozyrtar me Ministrat e Çështjeve Evropiane (GAC) në Bruksel.

Siç është njoftuar nga Ministria e Çështjeve Evropiane (PE), Gorçeviq ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë së Malit të Zi që deri në fund të mandatit ta bëjë vendin gati për anëtarësim.

"Nuk ka rrugë të shkurtra apo privilegje në atë rrugë, as nuk i presim ato. Përparimi ynë është dhe do të jetë një reflektim i punës sonë dhe rezultateve që tregojmë," tha Gorçeviç.

Ajo shtoi se kjo është mënyra e vetme për ta bërë shtetin dhe shoqërinë të gatshme politikisht, ekonomikisht dhe financiarisht në mënyrë që të jenë të pajtueshëm dhe të qëndrueshëm brenda familjes së BE-së.

 

Koprivica: Qeveria është e përkushtuar për përmirësimin e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit

Qeveria është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, si dhe në përmirësimin e gjyqësorit dhe forcimin e sistemit politik në përputhje me standardet evropiane, tha zëvendëskryeministri për Sistemin Politik, Drejtësinë dhe Antikorrupsionin, Momo Koprivica, në një bisedë me ambasadorin e Hungarisë në Mal të Zi, Jozhef Negjeshi.

Nga kabineti i Koprivicës kanë njoftuar se në një bisedë konstruktive dhe miqësore janë diskutuar për iniciativat dhe synimet kryesore që qeveria planifikon t'i arrijë, si dhe është theksuar rëndësia e reformave për përparimin e mëtejshëm të shoqërisë.“Koprivica theksoi përkushtimin e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e gjyqësorit dhe forcimin e sistemit politik në përputhje me standardet evropiane”, thuhet në komunikatë. Negjesh, siç u tha, edhe një herë konfirmoi mbështetjen e tij të fuqishme dhe premtoi të gjitha llojet e ndihmës nga Hungaria në rrugën e integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.Nga kabineti i Koprivicës kanë thënë se Negjeshi i vlerësoi përpjekjet e deritanishme të qeverisë malazeze në zbatimin e reformave. “Theks i veçantë u vu në rëndësinë e perspektivës evropiane, ruajtjen e stabilitetit dhe përmirësimin e prosperitetit të rajonit, të cilat do të jenë elemente kyçe të bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

 

Nënat e Srebrenicës falënderuan Spajiqin për vendimin që Mali i Zi të mbështesë rezolutën e KB për gjenocidin në Srebrenicë

Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar kryeministrin Millojko Spajiq për vendimin që Mali i Zi të mbështesë rezolutën e Kombeve të Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë. Eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e NATO-s, Millan Niç, ka shkruar në rrjetin X se Spajiq i ka thënë se Mali i Zi do të mbështesë Rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, por nuk do ta sponsorizojë atë. Nënat e Srebrenicës u kanë shprehur mirënjohje përmes rrjetit X edhe deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve, Lëvizjes Qytetare URA, Socialdemokratëve, Partisë Boshnjake, Lëvizjes Evropa Tani, Andrija Vuksanoviqit, si dhe partive shqiptarëve.

 

Paralajmërimin i Spajiqit për mbështetjen e rezolutës së Srebrenicës, Dodiku e vlerëson si katastrofë  

Paralajmërimi i kryeministrit Millojko Spajiq se do të mbështes rezolutën për Srebrenicën është moralisht, politikisht dhe historikisht katastrofike, tha presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik. Nëse nuk morën parasysh stigmën që kjo rezolutë i imponon gjithë popullit serb, ata së paku mund ta pyesnin veten se si do të ndiheshin afër 40 për qind e qytetarëve të Malit të Zi që e identifikojnë veten si serbë, ka shkruar Dodik në rrjetin X. Ai deklaroi se ish-presidenti Millo Gjukanoviq u mund në zgjedhje, por se “për fat të keq fitoi politika që, si rregull, është në dëm të serbëve në Mal të Zi”. Këtë sonte e ka konfirmuar kryeministri Spajiq, ka thënë Dodik.

 

Murinë: Ceremoni përkujtimore për viktimat nga bombardimet e Nato-s

Në Murinë, në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ku humbën jetën gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë, u mbajt një ceremoni përkujtimore për viktimat. Familjet e viktimave janë ende në pritje të drejtësisë dhe dëmshpërblimit, sepse edhe pse atë ditë NATO-ja informoi se ku do të vepronte, në Murinë nuk u dëgjuan sirena të rrezikut ajror dhe as paralajmërim tjetër. Në përkujtimore morën pjesë presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq, kryeparlamentari Andria Mandiq dhe zëvendëskryeministri Momo Koprivica, si dhe ambasadorët e Serbisë dhe Rusisë.

 

Spajiq: Qeveria do të gjejë mënyrë për të kompensuar familjet e viktimave

Qeveria do të gjejë mënyrën që familjet e viktimave të bombardimeve të NATO-s në Murinë të kompensohen, tha kryeministri Millojko Spajiq.Ai në rrjetin social X ka deklaruar se Mali i Zi nuk do t'i harrojë kurrë vajzat dhe djemtë e humbur tragjikisht.“30 prilli është dita kur kujtojmë me pietet të veçantë viktimat e tragjedisë së Murinës, përfshirë edhe tre fëmijë”, tha Spajiq. Familjet, tha ai, nuk do t'i shërojnë kurrë plagët e humbjes së njerëzve të tyre të dashur. “Por pas 25 vitesh, kjo Qeveri në bashkëpunim me deputetin nismëtar Millun Zogoviq do të gjejë mënyrën për të kompensuar familjet e viktimave. Është detyrimi ynë që të mos bëjmë dallim mes viktimave dhe ngjarjeve, por të tregojmë të njëjtin trajtim për të gjithë”, tha Spajiq.

 

Velijaj është paraqitur në Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kryebashkiaku do të dëshmojë para oficerëve të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me incineratorin e Tiranës. Paraqitjen e sotme në SPAK e njoftoi vetë Veliaj disa ditë më parë, kur bëri me dije se do të dorëzonte një dosje për incineratorin. Por para ambienteve të Prokurorisë, Veliaj u përplas me qytetarët. Këta të fundit i janë drejtuar Veliajt me fjalët ‘hajdut”, “s’kemi ujë”, akuza të cilave kryebashkiaku iu kundërpërgjigj duke thënë “kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”.

 

Qeveria e re e Serbisë përbëhet kryesisht nga njerëz të vjetër

Qeveria e re e Serbisë e propozuar nga mandatari Millosh Vuçeviq, përbëhet kryesisht nga njerëz të vjetër, të cilën emërohen në poste të reja apo rikthehen në poste që kishin dikur. Siç paralajmëroi mandatari, qeveria e tij do të përbëhet nga 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol. Në pozitën e zëvendëskryeministrit emërohet i sanksionuari nga SHBA, Aleksandar Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës serbe-BIA. Ministri i jashtëm Ivica Daçiq, rikthehet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa ministër i Mbrojtjes është propozuar Bratisllav Gashiq, deri më tash ministër i Policisë. Marko Gjuriq, ish-ambasador i Serbisë në SHBA, i cili së fundmi u pa në fotografi me udhëheqësin e sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq, do të jetë ministër i Punëve të Jashtme. Në qeverinë e re serbe po ashtu janë propozuar edhe njerëz të tjerë që mbajnë lidhje me Rusinë dhe që janë sanksionuar nga Perëndimi, siç është Nenad Popoviq, i cili do jetë ministër pa portofol.

 

Në Rripin e Gazës kanë humbur jetën 47 palestinezë ndërsa 61 të tjerë janë plagosur

Është rritur në 34.535 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës. Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 47 palestinezë, ndërsa 61 të tjerë janë plagosur. Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 34.535, ndërsa i të plagosurve në 77.704.Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – ka thënë të shtunën se është duke e shqyrtuar një propozim të ri të Izraelit për armëpushim në Gazë.

 

Katër të vrarë, 28 të plagosur nga një sulm rus me raketë në Odesa

Një sulm vdekjeprurës rus me raketa të hënën në portin e Odesës në Detin e Zi, shkaktoi vdekjen e të paktën katër personave dhe plagosjen e të paktën 28 të tjerëve, mes tyre dy fëmijë dhe një grua shtatzënë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përcolli ngushëllimet për familjet që humbën të dashurit nga sulmi dhe tha se ata që u plagosën po marrin kujdes mjekësor. Ai përsëriti thirrjen për dërgimin urgjent të armëve nga aleatët. Mes tjerash ai tha se bisedoi të hënën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg mbi rëndësinë e dërgimit në kohë të armëve në Ukrainë.

 

SHBA, tre pjesëtarë të forcave të rendit vriten në Karolinën e Veriut

Të paktën 4 oficerë policie që u sulmuan me armë në shtëpinë ku shkuan për të kontrolluar në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut humbën jetën dhe 4 policë të tjerë u plagosën.Oficerët e policisë të cilët shkuan për të kontrolluar një shtëpi me urdhër gjykate në orët e mbrëmjes në Charlotte të Karolinës së Veriut, u sulmuan me armë.Në deklaratën e tij për incidentin, shefi i policisë në Charlotte, Johnny Jennings tha se është hapur zjarr me pushkë ndaj policëve teksa po hynin për kontroll në shtëpinë ku ndodhej i dyshuari i përfshirë në një krim.Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan Joe Biden është informuar për incidentin dhe se ai po ndjek nga afër zhvillimet.

 

Kenia: 169 viktima në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut

Është rritur në 169 numri i viktimave në përmbytjet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura të shiut prej rreth dy javësh në Kenia.Në një deklaratë nga Qeveria e Kenias thuhet se është rritur në 169 numri i personave që kanë humbur jetën dhe në 91 numri i të zhdukurve në përmbytjet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura prej rreth dy javësh. Përmbytjet kanë prekur edhe kryeqytetin Nairobi ndërsa disa rrugë janë mbyllur dhe janë përmbytur shumë zona. Presidenti i Kenias, William Ruto ka udhëzuar Shërbimin Kombëtar të Rinisë për sigurimin e hapësirës për t'u përdorur me qëllimin për kamp të përkohshëm për të prekurit nga përmbytjet. Përveç Kenias, edhe vende të tjera të Afrikës Lindore si Tanzania, Burundi dhe Republika Demokratike e Kongos janë prekur negativisht nga përmbytjet.

 

Shtëpitë e shëndetit në Bllokun pesë, Tuz dhe Zetë kujdestare për Ditën ndërkombëtare të punës

Shtëpitë e shëndetit në Bllokun pesë, Tuz dhe Zetë do të jenë kujdestare me 1 dhe 2 maj.

Siç është njoftuar nga Shtëpia e shëndetit Podgoricë, mjekë të përzgjedhur për të rritur dhe fëmijë gjatë ditëve të pushimit do të punojnë në Bllokut pesë në dy turne, nga ora 07:00 deri në 14:00 dhe nga ora 14:00 deri në 21:00.

Shtëpitë e shëndetit në Tuz dhe Zetë do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 15:00.

Në ditët e festave nga ora 07:00 deri në orën 21:00 do të jetë e hapur edhe qendra për diagnostikim laboratorik në Blloku pesë.

 

Neser mot me vranësira të ndryshueshme me intervale me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell, në veri me vranësira të pakta deri mesatare. Frynë erë e dobët deri mesatare, vende-vende deri e fortë nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 14: Ulqin 28, Podgoricë27, Herceg Novi e Budvë 26, Bijello Pole 25, Tivar e Shavnik 24, Nikshiq, Cetinë e Plluzhinë 23, Plevle e Beranë 22, Petnjicë 21, Kollashin, Rozhajë e Guci 20 dhe në Zhablak 17 gradë.

Për nesër pritet mot me vranësira të ndryshueshme me intervale me diell, pasdite vende-vende me reshje të dobëta deri mesatare të shiut dhe bubullima, kryesisht në rajonet jugore dhe qendrore, ndërsa në veri me periudha të gjata të motit të thatë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende-vende deri e fortë nga jugu. Temperatura e mëngjesit nga 2 deri në 17, kurse më e lartë ditore prej 16 deri në 27 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се